Tag: avokatin

  • SPAK kërkon 4 vite burg për avokatin Radovan Çela, akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në drejtësi

    SPAK kërkon 4 vite burg për avokatin Radovan Çela, akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në drejtësi

    Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.

    Gazetari Fatjon Gjinaj i SYRI TV, raporton se prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin e Çelës me 6 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vjet.

    Sipas organit të akuzës, Radovan Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.

    Në seancën e radhës, mbrojta ligjore e Çelës do japë konkluzionet përfundimtare dhe më pas gjykata do japë vendimin.

    Më herët, për të njëjtën dosje, Braho kërkoi edhe dënimin e ish kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka me 3 vjet burg, vendim i cili do shpallet nga GJKKO javën e ardhshme, në datë 20 maj.

  • SPAK shqyrton dosjen ‘Toyota Yaris’, kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

    SPAK shqyrton dosjen ‘Toyota Yaris’, kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

    Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.
    Prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin e Çelës me 6 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vite.
    Sipas organit të akuzës, Radovan Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimarrjen e funksionarëve të drejtësisë.
    Në seancën e radhës, mbrojta ligjore e Çelës do japë konkluzionet përfunditarë dhe më pas gjykata do japë vendimin.
    Më herët, për të njëjtën dosje, Braho kërkoi edhe dënimin e ish kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka me 3 vjet burg, vendim i cili do shpallet nga GJKKO javën e ardhshme, në datë 20 maj.

  • Ne në krah avokatin e Trump, ti bandat!’ Paralajmërimi i fortë i Berishës për Ramën: Nuk i shpëton dot drejtësisë që po vjen

    Ne në krah avokatin e Trump, ti bandat!’ Paralajmërimi i fortë i Berishës për Ramën: Nuk i shpëton dot drejtësisë që po vjen

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • SPAK-u nisi verifikimin e kontratës së lobimit në SHBA, reagon Partia Demokratike

    SPAK-u nisi verifikimin e kontratës së lobimit në SHBA, reagon Partia Demokratike

    Partia Demokratike ka reaguar pasi SPAK njoftoi se ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vlerë prej 6 milionë dollarë.
    Sipas PD, “kontrata me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij”.
    “Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli”, lexohet në deklaratën e PD-së.
    DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
    Pasi e përdori SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë teksa kartelët e drogës në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184! Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë euro për një vepër që nuk ekziston. Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt, jo pa të drejtë! Pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!
    Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli! Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falënderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!
    Sot Partia Demokratike, falë diasporës, është më e fortë se kurrë! Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve brenda dhe jashtë Shqipërisë të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate për të realizuar qëllimin tonë final që është Shqipëria Madhështore! 

  • Skandali i korrupsionit në drejtësi, GJKKO vendos për fatin e ish-gjyqtares së njohur

    Skandali i korrupsionit në drejtësi, GJKKO vendos për fatin e ish-gjyqtares së njohur

    Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka. Vyshka ishte arrestuar për korrupsion rreth 3 vite më parë.
    Gjithashtu, Vyshkajt i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 vjeçare.
    Gjykata e Lartë kishte urdhëruar pas ankimimit dhe rekursit të të pandehurve në Gjykatën e Lartë, e cila urdhëroi rikthimin e çështjes në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
    Por edhe trupa e re la në fuqi shkallën e parë. Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit, i cili për shkak të vuajtjes së dënimit me 1 vit e 4 muaj burg të gjykimit të shkurtuar, lirohet nga izolimi nëse nuk ka vepër tjetër penale.
    Gjyqtarja Zamira Vyshka u arrestua në korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.
    Ky vendim erdhi pas ankimimit dhe rekursit të të pandehurve në Gjykatën e Lartë, e cila urdhëroi rikthimin e çështjes në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
    Por edhe trupa e re la në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë.
    Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit, i cili për shkak të vuajtjes së dënimit me 1 vit e 4 muaj burg të gjykimit të shkurtuar, lirohet nga izolimi nëse nuk ka vepër tjetër penale.
     
     

  • Akuzohet për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj

    Akuzohet për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj

    Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin për korruspion ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka.
    Shkalla e parë kishte dhënë dënimin me 2 vite në shërbim prove, për akuzën e korrupsionit ndaj ish-magjistrates.
    Dënimi i shkallës së parë mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit.

  • Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj

    Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj

    Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka.
    Gjithashtu Vyshkajt i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 vjeçare.
    Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj. Apeli vendosoi pefundimisht denimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.
    Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

  • U arrestua me urdhër të SPAK, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit, për avokatin u vendos…

    U arrestua me urdhër të SPAK, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit, për avokatin u vendos…

    Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin për korrupsion të ish-gjyqtares se Elbasanit Zamira Vyshka. Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj.
    Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.