Tag: avokatin

  • Avokati i Popullit jo më monopol i opozitës, PS prish traditën dhe paralajmëron se është gati të zgjedhë emrin…

    Avokati i Popullit jo më monopol i opozitës, PS prish traditën dhe paralajmëron se është gati të zgjedhë emrin…

    Avokati i Popullit duket se nuk do të jetë më monopol i opozitës, teksa mazhoranca mund të tërhiqet nga projekti fillestar për t’ia dhënë këtë institucion minorancës. Dje grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh për të shqyrtuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme: një për Reformën Zgjedhore dhe një tjetër për Reformën Administrative Territoriale. Po ashtu u diskutua edhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla komentoi shpalljen e vakancës për Avokatin e Popullit, duke theksuar nevojën për një proces gjithëpërfshirës dhe larg ndikimeve politike. Ai shprehu dëshirën që ky pozicion të plotësohet brenda vitit, përmes një marrëveshjeje me opozitën.
    Por shtoi se zgjedhja e Avokatit të Popullit do bëhet, me apo pa opozitën. “Përpjekjet e shumicës parlamentare tanimë në kufijtë e 3/5 është që t’i japim Shqipërisë një avokat populli edhe në vizion Shqipëria 2023, për t’i dhënë avokat popullit dikë që përmbush profesionalisht parashikimet që ka kushtetua për avokatin dhe  jo anëtar të një partie politike, por një përfaqësues i shoqërisë civile me kontribute në fushën sociale. I bëj thirrje të gjithëve kush përmbush kriteret për të aplikuar. Kësaj radhe nuk e kanë më të drejtën ta mbajnë peng zgjedhjet e avokatit të popullit. Të ndërtojmë së bashku një proces.
    Jemi këtu në këtë situatë 3 vite me vonesë për zgjedhjet e avokatit të popullit për shkak të mungesës së dëshirës për t’u bërë pjesë e këtij procesi. Nuk e kanë më as mbajtjen peng se nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, ne jemi të detyruar të zgjedhim Avokatin e Popullit. Shpresoj që të zgjidhet brenda krishtlindjeve. Ne do t’i japim Shqipërisë avokatin e popullit me shpresën që do ti japim një personalitet në fushën e të drejtave të njeriut”, deklaroi dje Balla.
    PS shpall vakancën
    Ndërkohë Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka shpallur dje për herë të dytë vakancën për pozicionin e Avokatit të Popullit, duke hapur një afat 20-ditor për dorëzimin e dokumentacionit nga kandidatët e interesuar. Vendimi u mor vetëm me votat e deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa 5 përfaqësuesit e opozitës bojkotuan procesin, duke e cilësuar atë të paligjshëm dhe politikisht të motivuar. Sipas opozitës, nuk ka nevojë për një shpallje të re, pasi vakanca është shpallur që në legjislaturën e kaluar dhe procedura duhet të vazhdonte aty ku kishte mbetur. Në atë seancë, PD kishte kërkuar futjen urgjente në rendin e ditës të votimit për emërimin e Avokatit të ri të Popullit, duke propozuar kandidaturën e Besim Ndregjonit.
    Kërkesa u injorua nga mazhoranca dhe çështja mbeti pezull. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, hodhi poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se firmat e mbështetjes së kandidaturave të mëparshme janë të pavlefshme, pasi disa nga deputetët e legjislaturës së kaluar nuk janë më pjesë e Kuvendit. Sipas tij, kjo e bën të domosdoshme nisjen nga e para të procesit. Nga ana tjetër, ky qëndrim interpretohet si përpjekje për të kontrolluar emërimin e një figure institucionale që duhet të jetë mbi palët dhe garant i të drejtave të qytetarëve.
    Kujtojmë se Erinda Balanca e ka përfunduar mandatin që në maj 2022, por ka vazhduar të mbajë detyrën për më shumë se tre vite për shkak të mungesës së një zëvendësuesi të dakordësuar. Përveç shpalljes së vakancës për Avokatin e Popullit, komisioni miratoi me 13 vota edhe hapjen e procedurës për plotësimin e vakancës në Komisionin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Opozita e konsideron këtë një tjetër provë se mazhoranca po uzurpon institucionet përmes kontrollit të procedurave dhe përjashtimit të zërave kundër.

  • Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

    Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

    Në Komisionin e Ligjeve u shpall sërish vakanca për Avokatin e Popullit.

    Opozita doli kundër procedurës pasi sipas saj, vakanca është shpallur një herë gjatë legjislaturës së kaluar.
    Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se ky argument bie, pasi një pjesë e deputetëve të legjislaturës së kaluar, që kanë firmosur në mbështetje të kandidaturave, sot nuk janë më pjesë e Kuvendit.
    Vakanca u shpall me tetë vota pro nga Partia Socialiste, ndërsa pesë deputetët e opozitës e bojkotuan votimin.

    Top Channel

  • ‘PD nuk do të mbajë peng Avokatin e Popullit’, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

    ‘PD nuk do të mbajë peng Avokatin e Popullit’, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

    Sali Berisha ka folur dhe për deklaratën e dhënë së fundmi nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se do të zgjidhet Avokati i Popullit, me apo bashkëpunimin e PD-së.
    Berisha u shpreh se kandidatura e opozitës është Besim Ndregjoni, propozim i cili është refuzuar për të kaluar në votim në seancë plenare. Sipas Berishës, kjo është një tjetër lojë e mazhorancës për të marrë të gjitha pushtetet në duart e tyre.
    “Asgjë tjetër, duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur me një ujdi me opozitën. Le a marrin. Ky është Edi Rama i pangopur, do të ketë çdo pushtet në duart e tij. Por nuk do të na imponojnë të votojmë për kandidatë që nuk e meriton.
    Ne kemi një avokat të ri nga shoqëria civile, Besim Ndregjoni, kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë. Kandidatura e tij erdhi në për votim në parlament. Niko Peleshi, zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton, tha do e diskutojmë U diskutua dhe i thamë që këtë kemi kandidat. Nuk e hodhi në votim. Në ligjin e parlamentit, zoti Ngregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, nuk kemi kundërshtim, por rregulli është që duhet të jetë propozim i opozitës”, tha Berisha.

  • ‘PD nuk do të mbajë peng Avokatin e Popullit’, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët! Ne e bëmë propozimin..

    ‘PD nuk do të mbajë peng Avokatin e Popullit’, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët! Ne e bëmë propozimin..

    Sali Berisha ka folur dhe për deklaratën e dhënë së fundmi nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se do të zgjidhet Avokati i Popullit, me apo bashkëpunimin e PD-së. 
    Berisha u shpreh se kandidatura e opozitës është Besim Ndregjoni, propozim i cili është refuzuar për të kaluar në votim në seancë plenare. Sipas Berishës, kjo është një tjetër lojë e mazhorancës për të marrë të gjitha pushtetet në duart e tyre. 
    “Asgjë tjetër, duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur me një ujdi me opozitën. Le a marrin. Ky është Edi Rama i pangopur, do të ketë çdo pushtet në duart e tij. Por nuk do të na imponojnë të votojmë për kandidatë që nuk e meriton. 
    Ne kemi një avokat të ri nga shoqëria civile, Besim Ndregjoni, kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë. Kandidatura e tij erdhi në për votim në parlament. Niko Peleshi, zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton, tha do e diskutojmë U diskutua dhe i thamë që këtë kemi kandidat. Nuk e hodhi në votim. Në ligjin e parlamentit, zoti Ngregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, nuk kemi kundërshtim, por rregulli është që duhet të jetë propozim i opozitës”, tha Berisha. 
     

  • Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

    Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

    Të hënën, më 13 tetor, grupi parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet për të shqyrtuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme: një për Reformën Zgjedhore dhe një tjetër për Reformën Administrative Territoriale. 
    Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, prezantoi strukturën e propozuar për këto komisione, ku sipas tij, shumica e anëtarëve do t’i takojë Partisë Socialiste. 
     “Për komisionin e reformës zgjedhore kemi sugjeruar një variant të parë përbërje me 17 anëtarë. Nëntë nga PS dhe tetë nga grupet e tjera parlamentare. Jemi të hapur për një diskutim me opozitën, sa i përket dhe referencave të kaluara. Jemi të gatshëm ta ruajmë këtë traditë, por rëndësi ka që të ngrihet komisioni i Posaçëm. 
    Kam kërkuar të ngrihet një draft sa më shpejt për financimin e partive politike, një nga detyrat që na ka lënë Komisioni Europian. 
    Ndërsa për komisionin e reformës territoriale, sipas praktikës së mëparshme, drejtimin e merr grupi më i madh parlamentar me një kryetar dhe një zëvendëskryetar,” u shpreh Balla. 
    “Ne do ta zgjedhim avokatin e popullit, me ose pa opozitën!” 
    Balla komentoi edhe shpalljen e vakancës për Avokatin e Popullit, duke theksuar nevojën për një proces gjithëpërfshirës dhe larg ndikimeve politike. Ai shprehu dëshirën që ky pozicion të plotësohet brenda vitit, përmes një marrëveshjeje me opozitën. Por shtoi se zgjedhja e Avokatit të Popullit do bëhet, me apo pa opozitën. 
    “Përpjekjet e shumicës parlamentare tanimë në kufijtë e 3/5 është që t’i japim Shqipërisë një avokat populli edhe në vizion Shqipëria 2023, për t’i dhënë avokat popullit dikë që përmbush profesionalisht parashikimet që ka kushtetua për avokatin dhe  jo anëtar të një partie politike, por një përfaqësues i shoqërisë civile me kontribute në fushën sociale. I bëj thirrje të gjithëve kush përmbush kriteret për të aplikuar. Kësaj radhe nuk e kanë më të drejtën ta mbajnë peng zgjedhjet e avokatit të popullit. Të ndërtojmë së bashku një proces. Jemi këtu në këtë situatë 3 vite me vonesë për zgjedhjet e avokatit të popullit për shkak të mungesës së dëshirës për t’u bërë pjesë e këtij procesi. Nuk e kanë më as mbajtjen peng se nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, ne jemi të detyruar të zgjedhim avokatin e popullit. Shpresoj që të zgjidhet brenda krishtlindjeve. Ne do t’i japim Shqipërisë avokatin e popullit me shpresën që do ti japim një personalitet në fushën e të drejtave të njeriut”, tha Balla. 

  • Arrestohet një grua në Fier, dhunoi në zyrë avokatin e të birit

    Arrestohet një grua në Fier, dhunoi në zyrë avokatin e të birit

    Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Fier, ku një grua 49-vjeçare është arrestuar nga Policia pas dyshimeve për dhunë fizike dhe kërcënime ndaj një avokati.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë “shtetasja V. Xh., banuese në fshatin Mbrostar Ura, është ndaluar në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pasi ka kanosur dhe goditur në ambientet e zyrës avokatin A. K., 59 vjeç, banues në Fier”.
    Avokati i dhunuar përfaqëson djalin e 49-vjeçares në një proces gjyqësor kundër prindërve të tij, çka dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i konfliktit të dhunshëm mes palëve.
    Policia njofton se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

    Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku një 49-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj avokatit të djalit të saj.
    Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për shtetasen V. Xh., banuese në fshatin Mbrostar Ura, e cila akuzohet se ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier.
    Ky i fundit është avokati që përfaqëson djalin e saj në një proces gjyqësor kundër prindërve.
    “Akuzohet se goditi avokatin e djalit Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.”, sqaron policia.

  • “Jep dorëheqjen”/ Debate të ashpra në Kuvend, reagon ashpër Zhupa: Turp të të vijë që bën avokatin e vrasësit

    “Jep dorëheqjen”/ Debate të ashpra në Kuvend, reagon ashpër Zhupa: Turp të të vijë që bën avokatin e vrasësit

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është kthyer ashpër ministrit të Drejtësisë, Besfor Lamallari. Ajo ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe të ministres së Brendshme duke i akuzuar për mosgarantimin e jetës së qytetarëve shqiptarë si dhe të aktorëve të drejtësisë.
    “Turp të vijë ty që sot këtu po bën avokatin e një vrasësi. Turp që si zv ministër i brendshëm nuk i je pagjetur thirrjes për ndihmë që të ka bërë KLGJ. Që sot nuk mban përgjegjësi bashkë me kolegen për vrasjen e gjyqtarit që jepte vendim në emër të Republikës të Shqipërisë.
    Kur policia e shtetit thotë nuk kam kapacitet për të mbrojtur një gjyqtar, çfarë kapaciteti keni ju për të siguruar jetën e qytetarëve shqiptarë. Sot i promovuar pikërisht për këto dështime për papërgjegjshmëri për qytetarët shqiptarë. Këto janë rezultatet e reformës në drejtësi që thua ti? Këto janë rezultatet e keqqeverisjes tuaj që nuk çon policët që të mbrojnë gjyqtarët e shtetit.
    Ne 1 minutë heshtje e mbajmë por nuk do të thotë që Kuvendi duhet të heshti. Ju keni tejkaluar çdo skenar, dhe ato që bëheshin filma sepse Shqipëria sot nuk ofron siguri. të dy jeni skandalozë me qëndrimet që mbani. Të dy duhet të jepni dorëheqjen”, tha Zhupa.

  • Kërcënoi avokatin pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

    Kërcënoi avokatin pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

    Një avokat është kërcënuar nga një qytetar në Tiranë. Sipas policisë, 56-vjeçari ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës 
    “Shpallën në kërkim shtetasin S. A., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës. Punohet për kapjen e shtetasit S. A.”-njofton policia. 
     

  • SPAK e akuzon për ryshfet 8 mijë €, GJKKO liron avokatin Besart Logu

    SPAK e akuzon për ryshfet 8 mijë €, GJKKO liron avokatin Besart Logu

    Besart Logu

    TIRANË-Avokatit Besart Logu i është hequr masa e sigurisë ‘arrest shtëpiak’, pasi SPAK e akuzon për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Gjykata e Posaçme ka vendosur që të heqë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj avokatit Besart Logut, por i ndalohet që të ushtrojë profesionin e tij.
    “Ndryshimin e Vendimit Nr. 92, datë 11.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. Caktimin ndaj Z. B.L. të masës së sigurimit ndalues të parashikuar nga neni 243 i Kodit të Procedurës Penale, duke urdhëruar ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të profesionit të avokatisë. Urdhërohet sekretaria gjyqësore që një kopje të këtij vendimi t’i njoftohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë”, -thuhet në vendimin e GJKKO.
    Në njoftimin e SPAK, thuhet se Logu i ka marrë paratë prej 8 mijë për të ndikuar të funksionarët e drejtësisë, dhe jo për shërbime avokatie, siç pretendoi pak më herët vetë avokati në një reagim në rrjetet sociale. Prokuroria e Posaçme bën me dije se e ka të dokumentuar me përgjime dhe filmime marrjen e parave nga avokati Logu, episod i ndodhur më 13 dhjetor 2024. Hetimi për avokatin ishte regjistruar më herët, në datë 27 nëntor 2024, në bazë të kallëzimit nga vetë klienti i tij./ZËRI