Tag: avokatin

  • Miratohen te “Ligjet” 26 emrat për Avokatin e Popullit, tani vendimi u përket deputetëve/ Ja si do të veprohet

    Miratohen te “Ligjet” 26 emrat për Avokatin e Popullit, tani vendimi u përket deputetëve/ Ja si do të veprohet

    Emrat e 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit janë miratuar sot, 17 nëntor, në Komisionin e Ligjeve. Tanimë, ata duhet të sigurojnë firmat e nevojshme të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. 
    Këta emra, si më poshtë, u bënë publikë më 3 nëntor, ku më të spikaturit janë Adriana Kalaja, Endrit Shabani, kryetar i “Nisma Thurje”, si dhe avokati Saimir Vishaj. 
    Lista e plotë e kandidatëve për Avokatin e Popullit 

    AdrianaKalaja 
    AranitaBrahaj
    AntonKosteri
    AntonLleshaj
    BesimNdregjoni
    DardanMustafaj
    EndriPapajorgji 
    Endrit Shabani
    FatjonaMale 
    GentaTafa
    GertiShella 
    GëzimAllaraj
    IsmailTafani 
    JolaHysaj 
    JulianaHoxha 
    LauretaRoshi 
    LulzimHamitaj 
    MirelaBiba 
    MyrtezaMyftari 
    RobertGajda
    SaimirVishaj
    ShkëlqimSulo
    SuelaKoçibellinj 
    TartarBazaj
    ValentinaTeodoresku 
    SkënderHaluci

     Kujtojmë se kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar dy javë më parë se “nuk mund të mbahet më pezull zgjedhja e Avokatit të Popullit”. 
    “Prej 3 vitesh nuk është zgjedhur pasardhësi i Avokatit të Popullit që pas mbarimit të mandatit, ndërkohë që ligji thotë 30 ditë pas mbarimit të mandatit, nuk është bërë kjo“, tha ai. 
    “Qoftë në komision apo në një tryezë tjetër, të ulemi dhe ta zgjedhim”, ishte ftesa e tij drejtuar opozitës. 
    Vlen të theksojmë se zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvend kërkon 84 vota, ndërsa Erinda Ballanca e ka ushtruar detyrën e saj përtej afateve kushtetuese. Asaj i ka mbaruar mandati që prej marsit të vitit 2022. 

  • Debat i ashpër/ Skandal në Gjykatën e Kukësit: Gjyqtarja përjashton avokatin nga salla dhe e revokon nga çështja

    Debat i ashpër/ Skandal në Gjykatën e Kukësit: Gjyqtarja përjashton avokatin nga salla dhe e revokon nga çështja

    Ngjarja është e dokumentuar me audio-regjistrime të seancës.Seanca është zhvilluar më 16 tetor 2025, me objekt padie “dëmshpërblim nga marrëdhënia e punës”.
    Gjyqtarja që drejtonte procesin, znj. Ajshe Xhafa, ka hyrë në debat të hapur me avokatin mbrojtës të palës paditëse, duke e akuzuar se “nuk po bënte mbrojtje efektive” dhe duke bërë komente paragjykuese për profesionin e tij dhe mënyrën si“funksionojnë avokatët në Kukës”.
    “E di shumë mirë si funksionojnë avokatët në Kukës… Mund të të ketë përdorur pjesën që jam nga Hasi”, dëgjohet të thotë gjyqtarja në regjistrim.“Për çfarë punojnë avokatët atëherë?”, shton ajo në një moment tjetër.
    Pas këtij debati, gjyqtarja ka urdhëruar punonjësin e policisë gjyqësore që të nxjerrë jashtë sallës avokatin, duke ndërprerë menjëherë përfaqësimin ligjor të qytetarit.
    Revokimi i avokatit nga gjykata:
    Në vijim të seancës, gjyqtarja ka deklaruar se “revokon avokatin mbrojtës” dhe i ka kërkuar qytetarit të vazhdojë gjykimin pa avokat, pavarësisht kundërshtimeve të tij.
    “Tash, përderisa ma përzune ti, a s’kam të drejtë ma e marrë avokatin që pata?”, pyet qytetari.“Unë revokoj me vendim, revokoj”, përgjigjet gjyqtarja, duke i rënë tavolinës me stilolaps.
    Ky veprim, sipas ekspertëve të drejtësisë, nuk ka asnjë bazë ligjore. Sipas Ligjit për Avokatinë (nr. 55/2018) dhe Kodit të Procedurës Civile, përfaqësimi nga një avokat është zgjedhje e lirë dhe ekskluzive e palës, dhe asnjë gjykatë nuk mund ta revokojë përveçse në raste papajtueshmërie ligjore të verifikuar.
    Avokati kërkon mbrojtje dhe anonimitet
    Pas ngjarjes, avokati ka depozituar ankesë urgjente pranë disa institucioneve:
    Dhomës Kombëtare të Avokatisë
    Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD)
    Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ)
    Ministrisë së Drejtësisë
    Në ankim thuhet se gjyqtarja “ka denigruar figurën e avokatit përpara palës që ai përfaqësonte”, “ka përdorur gjuhë paragjykuese dhe përçmuese” dhe “ka cënuar rëndë të drejtën e mbrojtjes së qytetarit”.
    Për shkak të denigrimit publik dhe dëmit ndaj reputacionit profesional, avokati ka kërkuar që identiteti i tij të mos bëhet publik në media, duke theksuar se qëllimi i tij është vetëm informimi i institucioneve të drejtësisë dhe sensibilizimi për sjellje të papranueshme në sallat e gjyqit.
    “Në 18 vite punë si jurist dhe avokat nuk më ka ndodhur kurrë një situatë e tillë. Jam i tronditur dhe i detyruar të kërkoj ndërhyrjen e institucioneve”, thuhet në ankesën që ai ka depozituar më 29 tetor 2025.
    Gjyqtarja, më herët nën hetim disiplinor Kjo nuk është hera e parë që emri i gjyqtares Ajshe Xhafa përmendet në lidhje me sjellje të papërshtatshme në ushtrimin e detyrës.
    Në prill 2025, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), pas një hetimi të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), i ka dhënë asaj masën disiplinore “vërejtje publike”, për shkelje të rregullave të solemnitetit dhe marrëdhënieve profesionale me magjistratët e tjerë.
    Vendimi është marrë pas një procesi verifikimi që nisi në shtator 2024. Ky është rasti i dytë brenda këtij viti ku emri i gjyqtares Xhafa përmendet për sjellje që ngjallin debat publik dhe institucional mbi etikën në gjykata.
    Institucionet pritet të nisin verifikimet për rastin e ri. Burime nga sistemi gjyqësor konfirmojnë se Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) se ka marrë dosjen ankimuese të çështjes dhe pritet të kërkojë zyrtarisht regjistrimet audio të seancës për të verifikuar nëse ka pasur shkelje disiplinore dhe etike nga ana e gjyqtares.
    Nëse faktet provohen, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) mund të vendosë masa të reja disiplinore që variojnë nga “vërejtje e rëndë” deri në pezullim nga detyra.
    E drejta për përfaqësim është e shenjtë
    Juristët dhe përfaqësues të Dhomës së Avokatisë theksojnë se e drejta për përfaqësim ligjor është një nga shtyllat themelore të drejtësisë së drejtë dhe të paanshme.
    Sipas nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, asnjë person nuk mund të detyrohet të përfaqësohet pa avokat në një çështje civile kur ai ka zgjedhur të ketë mbrojtje ligjore. Ndërhyrja e një gjyqtari për ta penguar këtë të drejtë konsiderohet shkelje e rëndë e etikës profesionale dhe e pavarësisë së avokatisë.

  • Dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak me garanci pasurore avokatin e Kryemadhit

    Dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak me garanci pasurore avokatin e Kryemadhit

    Apeli i juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga arresti shtëpiak avokatin Redi Llanaj, i cili dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës
    Apeli vendosi të lirojë avokatin e Monika Kryemadhit me garanci pasurore ( 5 mln lek te vjetra ) duke caktuar ndaj tij masën detyrim paraqitje.
    Mungesa e Llanajt në procesin gjyqësor të dosjes Meta u bë shkak për shtyrjen e radhes të seancës paraprake këtë të martë në GJKKO.

  • Dita Europiane e avokatëve/ U arrestua pak ditë më parë, Ulian Barjami: U gjenda viktimë e një ndalimi…

    Dita Europiane e avokatëve/ U arrestua pak ditë më parë, Ulian Barjami: U gjenda viktimë e një ndalimi…

    Në Ditën Europiane të Avokatëve, avokati Ulian Barjami ka reaguar duke kujtuar rëndësinë e rolit të avokatëve si mburojë e qytetarëve përballë padrejtësive. Duke u rikthyer tek përvoja e tij e fundit me një ndalim të paligjshëm, Barjami thekson se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë dhe themelet e shtetit të së drejtës, duke bërë thirrje për reflektim dhe mbrojtjen e dinjitetit të këtij profesioni fisnik.

    Reagimi i avokatit Ulian Barjami:

    Sot, në Ditën Europiane të Avokatëve, ndjej më shumë se kurrë peshën dhe përgjegjësinë që mbart ky profesion fisnik. Ngjarja e fundit, ku u gjenda viktimë e një ndalimi të paligjshëm, nuk ishte vetëm një përvojë personale, ishte një kujtesë e fortë se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë.

    Kjo ditë na kujton se avokatët janë mburoja e qytetarëve përballë çdo padrejtësie. Çdo cenim ndaj tyre është cenim ndaj vetë themeleve të shtetit të së drejtës.

    Le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të reflektuar, për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur dinjitetin e profesionit tonë. Sepse drejtësia nuk ekziston pa avokatin, dhe avokati nuk mund të ekzistojë pa respektin që i detyrohemi si shoqëri.

  • Kandidat për Avokatin e Popullit, Vishaj: Nuk kam asnjë lidhje me partitë politike! Kandidatët e tjerë janë djegur në këtë pikë

    Kandidat për Avokatin e Popullit, Vishaj: Nuk kam asnjë lidhje me partitë politike! Kandidatët e tjerë janë djegur në këtë pikë

    Avokati i njohur Saimir Vishaj ka shpallur kandidaturën e tij për postin e Avokatit të Popullit. Në në lidhje direkte për ‘Studio Live’ me Ermal Qorin, Vishaj tregon se momentalisht po përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ta dorëzojë brenda afatit. 
    Ndër të tjera, Vishaj sqaron se ai është një kandidat serioz dhe mbi të gjitha nuk ka lidhje me asnjë parti politike. Duke komentuar kandidaturat e tjera, avokati thotë se ata janë djegur në këtë pikë pasi vijnë nga lidhje me Partinë Demokratike apo me atë Socialiste. Saimir Vishaj tregon se motoja e tij është ‘Akush mbi ligjin’. 
    “Duke parë shpalljen e vakancës, kam vendosur të paraqes kandidaturën time. Më mjafton 35 vite në sistemin e drejtësisë, më ka bërë të njoh shumë miq nga të gjitha sferat sepse kam qenë nga ata që kam respektuar të drejtat dhe liritë dhe nuk kam parë asnjëherë kahun politik nga vijnë personat që kam mbrojtur. Nisur dhe nga gjendja ime shëndetësore, që aktualisht jam shumë mirë, ka pasur një reagim pozitiv që më ka bërë tepër entuziast, të shohim deri në fund. Ngelem gjithmonë një kandidat serioz për të përfaqësuar denjësisht Avokatin e Popullit. 
    Jo nuk kam komunikuar. Jem në një moment që paraqiten dokumentacionet pranë Komisionit të Ligjeve më pas do të vijë dhe marrja e 28 firmave të deputetëve sepse kalojmë në fazën e parë. Shihet nëse dokumentacionet plotësojnë kriteret në bazë të ligjit për institucionin e Avokatin e Popullit. Pastaj është një fazë më e dytë që krahët politikë do të japin dakortësinë e tyre. Unë nuk e kam problem sepse nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie, as nuk kam marrë pjesë në fushatë. Besoj që edhe këtë kriter duhet ta plotësoj. 
    Mendoj që edhe kandidaturat që janë dhënë kanë atë CV-në e tyre, por kur vijnë nga fushat politike, Avokati i Popullit nuk është institucion politik. Në këtë pikë mendoj se kandidatët e tjerë janë djegur kandidatët për Avokat Populli sepse kanë pasur lidhje politike me subjektet majtas dhe djathtas. Tek unë gjithmonë në prononcimet e mija kam pasur vetëm ligjin. Kjo është arma ime më e fortë për të shkruar në institucioni e Avokatit të Popullit, zbatimi  i ligjit dhe me moton askush nuk është mbi ligjin, kjo është parimi i platformës time që do të shpalos në parlament. 
    Unë sa përfundova të gjitha analizat në SHBA, më kanë dalë shumë mirë. Fitova betejën me kancerin dhe nuk kam arritur të kontaktoj asnjë person. Jam njoftuar vetëm për dorëzimin brenda afatit të dokumentacionit”, tha Vishaj. 
    Aktualisht posti i Avokatit të Popullit mbahet nga Erinda Balanca, mandati i të cilës ka mbaruar që në maj të vitit 2022, por ajo vazhdon dhe qëndron në punë për të pritur pasardhësin e saj. Vakanca për Avokatin e Popullit është shpallur që në legjislaturën e kaluar, ndërsa dhe njëherë në Komisionin e Ligjeve u votua për të njëjtën procedurë. 
    Disa tentativa të parlamentit të shkuar për të gjetur një emër konsensual mes PS-së dhe PD-së dështuan, teksa kombinohej nevoja për 84 vota, si dhe një praktikë e mirë që ky post t’i besohej një emri të propozuar nga opozita. PS ka tashmë 83 vota, dhe me 3 mandatet e PSD-së lehtësisht mund të zgjedhë një Avokat Populli pa përfshirjen e Partisë Demokratike. 
    Megjithëkëtë, PS ende nuk është shprehur nëse do të tentojë sërish konsensusin me demokratët. Në Kuvend janë propozuar figura të spikatura për këtë post ( Vitore Tusha, Bledar Dervishaj, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga), por asnjëherë ata nuk u hodhën në votim, sepse ende nuk është arritur një marrëveshje PS-PD. 
     
     

  • “Arrestimi i avokatit Bajrami, vrasje ndaj drejtësisë”/ Beqiri bën deklaratën e fortë: Kjo dënohet deri në 12 vite burg

    “Arrestimi i avokatit Bajrami, vrasje ndaj drejtësisë”/ Beqiri bën deklaratën e fortë: Kjo dënohet deri në 12 vite burg

    Për avokatin Idajet Beqiri arrestimi i avokatit të Elbasanit Ulian Bajrami, është vrasje ndaj drejtësisë. I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ai tha se prokurori dhe avokati janë të barabartë në gjyq.
    ‘Avokati është institucion, ai është mbrojtja. Gjykatësi shikon ca ofron prokurori dhe mbrojtja dhe merr vendim ndaj të pandehurit. Të arrish deri aty sa një institucion është i barabartë me mbrojtjen si prokurori dhe mbrojtësi është njësoj sikur në seancën gjyqësore të bëjë debat me prokurorin dhe të them arrestoni prokurorin. Nuk mund ta arrestosh avokatin, ka masa paralajmëruese njëherë. Ta arrestosh avokatin atëherë kjo i bie e ke vrarë sistemin e drejtësisë.
    Masa e arrestit nuk është dënim, është e rëndë sepse ajo masë që jep prokurori për gjykatën sepse ajo mund ta çoj edhe në arrest shtëpie janë mbushur burgjet plotë, por ata paguhen nga taksat e shqiptarëve. Nëse do të ketë prova ai do hetohet dhe nëse dënohet do të shkojë në burg. Masa të tilla sigurimi, jo’, tha ai.
    Beqiri u ndal edhe tek sulmet e kreut të PD Sali Berisha, për gjyqtaren Irena Gjoka, ditën e sotme nga SPAK ku shkoi në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”. Ai tha se Berisha nuk duhet që të sulmojë gjyqtarët dhe prokrurorët.
    ‘Është zënë me presh në dorë duke bërë korrupsion, u hoqe shqiptarëve 500 mln euro dhe ja dhe vajzës dhe dhëndrit tënd. Dhe nga i akuzuar kthehesh në akuzator dhe nuk lë gjë pa dhënë dhe pa intimuduar ata që zbatuan ligjin, kjo do të thotë se jo vetëm kemi të bëjmë me njerëz kriminel që nuk duan që të ndryshojnë dhe është e frikshme të mendosh se këta njerëz e kanë udhëhequr vendin tonë. Në ‘97 ai vrau njerëz dhe më pas i vodhi me firmat piramidale, i vrau në 21 janar pse ngriheni ju në protestë. Qytetarët e këtij vendi kanë qenë në duart e hasmit. Nuk ke punë me gjyqtarët dhe prokurorët që gjykojnë çështjen tënde, mbrohu ligjërisht. Ti je nën akuzë për korrupsion pasiv dhe kjo dënohet deri në 12 vite burg’, tha ai.

  • “Arrestimi i avokatit Bajrami, vrasje ndaj drejtësisë”/ Plas avokati: Nuk ke punë me gjyqtarët dhe prokurorët që…

    “Arrestimi i avokatit Bajrami, vrasje ndaj drejtësisë”/ Plas avokati: Nuk ke punë me gjyqtarët dhe prokurorët që…

    Për avokatin Idajet Beqiri arrestimi i avokatit të Elbasanit Ulian Bajrami, është vrasje ndaj drejtësisë. I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ai tha se prokurori dhe avokati janë të barabartë në gjyq.
    ‘Avokati është institucion, ai është mbrojtja. Gjykatësi shikon ca ofron prokurori dhe mbrojtja dhe merr vendim ndaj të pandehurit. Të arrish deri aty sa një institucion është i barabartë me mbrojtjen si prokurori dhe mbrojtësi është njësoj sikur në seancën gjyqësore të bëjë debat me prokurorin dhe të them arrestoni prokurorin. Nuk mund ta arrestosh avokatin, ka masa paralajmëruese njëherë. Ta arrestosh avokatin atëherë kjo i bie e ke vrarë sistemin e drejtësisë.
    Masa e arrestit nuk është dënim, është e rëndë sepse ajo masë që jep prokurori për gjykatën sepse ajo mund ta çoj edhe në arrest shtëpie janë mbushur burgjet plotë, por ata paguhen nga taksat e shqiptarëve. Nëse do të ketë prova ai do hetohet dhe nëse dënohet do të shkojë në burg. Masa të tilla sigurimi, jo’, tha ai.
    Beqiri u ndal edhe tek sulmet e kreut të PD Sali Berisha, për gjyqtaren Irena Gjoka, ditën e sotme nga SPAK ku shkoi në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”. Ai tha se Berisha nuk duhet që të sulmojë gjyqtarët dhe prokrurorët.
    ‘Është zënë me presh në dorë duke bërë korrupsion, u hoqe shqiptarëve 500 mln euro dhe ja dhe vajzës dhe dhëndrit tënd. Dhe nga i akuzuar kthehesh në akuzator dhe nuk lë gjë pa dhënë dhe pa intimuduar ata që zbatuan ligjin, kjo do të thotë se jo vetëm kemi të bëjmë me njerëz kriminel që nuk duan që të ndryshojnë dhe është e frikshme të mendosh se këta njerëz e kanë udhëhequr vendin tonë. Në ‘97 ai vrau njerëz dhe më pas i vodhi me firmat piramidale, i vrau në 21 janar pse ngriheni ju në protestë. Qytetarët e këtij vendi kanë qenë në duart e hasmit. Nuk ke punë me gjyqtarët dhe prokurorët që gjykojnë çështjen tënde, mbrohu ligjërisht. Ti je nën akuzë për korrupsion pasiv dhe kjo dënohet deri në 12 vite burg’, tha ai.

  • Berisha akuza Dumanit dhe Gjokës, kreu i PD mbron avokatin që u arrestua në Elbasan

    Berisha akuza Dumanit dhe Gjokës, kreu i PD mbron avokatin që u arrestua në Elbasan

    Ish-kryeministri Sali Berisha kreu detyrimin për tu paraqitur në SPAK dy herë në muaj siç ia dikton masa e sigurisë dhe nga ky institucion sulmoi sërish kryeprokurorin Altin Dumani dhe gjykatësen Irena Gjoka.
    “Çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm, është nul sepse është marrë nga një person që nuk mund të ishte gjykatës. Altin Troplinit, avokatit të McGonigal, të krimeve kushtetuese dhe armikut të betuar të pluralizmit, të skllavit të pasurive të tij të paligjshme, apartamenteve etj. Ky është mesazhi”, tha Berisha.
    Nëse po ndikon duke sulmuar ashpër organet e drejtësisë, Berisha u përgjigjet:  Jo përkundrazi, po iu bëj atyre një nder. Arrestojnë avokatin në Elbasan, sepse guxoi t’i thotë prokurorit do të bëj padi penale. Çfarë fyerje dhe çfarë kërcënimi është ky. Kur një njeri në sallën e gjyqit që mbronte një klient i thotë që po shpif dhe ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen. Të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, ky është terrori mbi avokatët që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit. Çfarë drejtësie është kjo”, tha kreu i PD.

    Lideri i demokratëve, akuzohet për “korrupsion pasiv” duke ndikuar në nxjerrjen e akteve nënligjore në favor të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Aktet konsistonin në privatizimin e ish-klubit sportiv, Partizani, mbi trojet e të cilit janë ndërtuar 17 pallate. Dhëndri i tij, i bashkëpandehur akuzohet edhe për pastrim parash me dy biznesmenët, Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe noteren, Andia Pustina.

  • “Arrestimi i avokatit Barjami, terror për mbylljen e gojës”/ Berisha ‘zbërthen’ audioregjistrimin në sallën e gjyqit

    “Arrestimi i avokatit Barjami, terror për mbylljen e gojës”/ Berisha ‘zbërthen’ audioregjistrimin në sallën e gjyqit

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dënuar arrestimin e avokatit Ulian Barjami, duke e konsideruar si një terror ndaj shumë avokatëve të tjerë për t’i mbyllur atyre gojën. Nga jashtë ambienteve të SPAK, Berisha akuzoi kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si anëtar bandë. Ai theksoi se kishte menduar se avokati mund të kishte reaguar me dhunë apo të kishte humbur kontrollin, por deklaroi se, sipas tij, pamjet filmike e përgënjeshtrojnë këtë pretendim.
    Berisha: Që nga koha e diktaturës, arrestojnë avokatin në Elbasan, pse? Sepse i tha prokurorit do të bëj padi penale. Çfarë fyerje dhe kërcënim është ky. Ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen. Më thuaj pak mua? Të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, kjo është terror mbi shumë avoketër, që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit. Çfarë drejtësie është kjo. Kur dëgjova unë mendova se mos avokati ka humbur nervat dhe ka agresuar prokurorin. Por kur pashë me regjistrime se cfarë ka ndodhur, ky është turp, vetëm drejtësi nuk është, nuk ndodh kurrë. Këta që përpiqen të shndërrojnë krimet e shëmtuara në mburojë për drejtësinë, këta janë dy herë kriminele.

  • Arrestimi i Ulian Bajramit, Berisha akuza Prodës: Ushtron terror mbi avokatët që të mbyllin gojën

    Arrestimi i Ulian Bajramit, Berisha akuza Prodës: Ushtron terror mbi avokatët që të mbyllin gojën

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dënuar arrestimin e avokatit Ulian Barjami, duke e konsideruar si një terror ndaj shumë avokatëve të tjerë për t’u mbyllur atyre gojën.
    Nga jashtë ambienteve të SPAK, Berisha akuzoi kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si anëtar bandë.
    Ai theksoi se kishte menduar se avokati mund të kishte reaguar me dhunë apo të kishte humbur kontrollin, por deklaroi se, sipas tij, pamjet filmike e përgënjeshtrojnë këtë pretendim.
    “Arrestojnë avokatin në Elbasan, sepse guxoi t’i thotë prokurorit do të bej padi penale. Çfarë fyerje dhe çfarë kërcënimi është ky. Kur një njeri në sallën e gjyqit që mbronte një klient i thotë që po shpif dhe ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen.
    Të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, ky është terrori mbi avokatët që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit. Çfarë drejtësie është kjo.
    Kur e dëgjova, mendova se mos avokati ka humbur nervat dhe ka agresuar prokurorin dhe thashë kjo është e papranueshme, por kur pashë me regjistrime se çfarë ka ndodhur, kjo është turp. Këta që përpiqen të shndërrojnë krimet e tyre të shëmtuara në mburojë për drejtësinë, këta janë dy herë kriminelë”, tha Berisha.