Tag: avokatin

  • VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

    VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

    Partia Demokratike ka vendosur të kandidojë për Avokatin e Popullit, sekretaren për Marrëdhënien me Publikun në vetë selinë blu.
    Teksa ditën e djeshme u raportua se Jola Hysja s’ka mbledhur dot as 28 firma, sot të tjera detaje dalin në pah. Video e mëposhtme tregon se ajo me krenari ka pohuar para Komisionit të Ligjeve s’e nuk është dorëhequr nga funksionet në PD.
    Ky është një nga kriteret bazë për kandidatët për AP, që përcaktohet në Nenin 61 të Kushtetutës, në nenin 10 të Ligjit për Avokatin e Popullit si dhe në kriteret e vendosura nga Kuvendi ku thuhet se: Kandidatët nuk bëjnë pjesë në parti apo organizata politike, nuk kryejnë veprimtari tjetër politike, shtetërore etj.
    Për të plotësuar të njëjtin kriter, Adriana Kalaja u dorëhoq nga postet e saj në PD duke e deklaruar edhe publikisht tëheqjen në emër të gareës për Avokat të Popullit. Por duket se për Hysajn nuk kanë rëndësi ligjet dhe rregullat e lojës, e aq më pak për Berishën që ka zgjedhur ta kandidojë si pa të keq.

  • PS mbështeti Endri Shabanin, PD tërheq firmat për Avokatin e Popullit: Do propozojmë ndërtimin e procesit transparent

    PS mbështeti Endri Shabanin, PD tërheq firmat për Avokatin e Popullit: Do propozojmë ndërtimin e procesit transparent

    Partia Demokratike ka vendosur që të tërheqë firmar për kandidaturën e Avokatit të Popullit.
    Në një njoftim të shpërndarë ëpr mediat, PD bën me dije se kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë.
    “Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se:

    Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit.
    Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë.  Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej.
    Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend”, thuhet në njoftimin e PD.
    Kjo lëvizje erdhi menjëherë pas mbështetjes që PS id ha kandidaturës së Endri Shabanit./vizionplus.tv

  • Votimi për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat për të gjithë kandidatët: Presim Peleshin për të vijuar procedurën

    Votimi për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat për të gjithë kandidatët: Presim Peleshin për të vijuar procedurën

    Partia Demokratike ka tërhequr ditën e sotme firmat për të gjithë kandidatët për Avokatin e Popullit duke theksuar se mbeten ende në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

    Sipas tyre, nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve dhe pas vendimit të Komisionit deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë.
    “Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se:
    Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit.
    Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë. Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej.
    Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend”, shkruan PD.

    Top Channel

  • Përplasja për Avokatin e Popullit: Berisha propozon Besim Ndregjonin

    Përplasja për Avokatin e Popullit: Berisha propozon Besim Ndregjonin

    Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca nuk do të propozojë kandidat për Avokatin e Popullit, ndërsa tha se do të shqyrtohen kërkesat që vijnë nga PD-ja.
    Ndërkohë në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se PD ka disa emra për Avokat të Popullit, madje njëri prej tyre është i njohur dhe publik.
    Sipas tij, emri i Besim Ndregjonit duhet të votohet në Parlament si Avokat i Popullit.
    “Ne kemi disa kandidatë që do t’i paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por ai i ndryshon deklaratat nga mëngjesi në darkë.
    Por ne kemi kandidatët, i kemi të listuar, janë të njohur. Njëri prej tyre Besim Ndregjoni, ka qenë në seancë. Në cdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare ai duhet të ishte votuar dhe duhet të votohet”, tha Berisha.

  • PS ia lë ‘topin’ për Avokatin e Popullit PD-së, Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat

    PS ia lë ‘topin’ për Avokatin e Popullit PD-së, Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat

    Parti Socialiste nuk do të propozojnë asnjë kandidat për Avokatin e Popullit. Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai tha se do të shqyrtohen kërkesat që vijnë nga PD-ja.
    “PS nuk do propozojë asnjë kandidat për Avokat të Popullit. Do shqyrtojmë kandidaturat qe do vijnë nga opozita. Me pas do vendosim se cilen kandidature do mbështesim.”, tha ai.
    Deklarata e Balles vjen pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

  • Bylykbashi nga ‘Foltorja 2’: Rama po bën avokatin e Ballukut, nuk e shkarkon sepse është i përfshirë kokë e këmbë

    Bylykbashi nga ‘Foltorja 2’: Rama po bën avokatin e Ballukut, nuk e shkarkon sepse është i përfshirë kokë e këmbë

    Në “Foltoren 2”, të organizuar para Kryeministrisë Oerd Bylykbashi deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën avokatin e Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese.
    Bylykbashi akuzoi kryeministrin Rama se po grabit paratë e shqiptarëve.
    Gjithashtu ai bëri thirrje që çdo qytetar t’i bashkohet protestës, dhe të reagojnë për vjedhjen deri “në shporrjen” e kësaj qeverie.
    “Kanë bërë përsëri të njëjtin projekt po dalin të dhëna që është e njëjta skemë grabitje si me tunelin e Llogarasë. Këto 1 miliard euro do t’i paguajnë shqiptarët një e nga një. Vjet kanë marrë 100 milion euro taksa shqiptare. Për atë që e quajnë buxheti i shtetit, jo nuk është nga xhepi i shqiptarëve. Kanë arritur aty ku nuk I sheh më syri fare. Edi Rama pasi kemi SPAK që vendos të hyjë në lojën e Ramës e Ballukut, Edi Rama bën dhe Avokatin në Gjykatë Kushtetuese të Belinda Ballukut. Edi Rama pse nuk e shkarkon? Është kokë e këmbë ai se nuk ka mundësi si me inceneratorit të kalojë aq shpejt. Por po mbron veten e vet dhe askënd tjetër. Është detyra jonë ta ndezim revoltën e shqiptarëve, për këtë që është shumë më tepër se vjedhje. Po bien themelet e shtetit një e nga një. Duhet që dhe ata që janë indiferentë t’i bëjnë të ndërgjegjshëm që kjo qeveri të shporret.”, ka thënë ndër të tjera Bylykbashi.

  • Bardhi pyet Ramën: Çfarë të detyron që të bësh avokatin e të pandehurës së SPAK?

    Bardhi pyet Ramën: Çfarë të detyron që të bësh avokatin e të pandehurës së SPAK?

    Bardhi pyet Ramën: Çfarë të detyron që të bësh avokatin e të pandehurës së SPAK?
    Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Ai pyeti Ramën se çfarë e detyron që të bënte avokatin e Ballukut, që është marrë e pandehur nga SPAK.
    “Zoti kryetar i Kuvendit, më lejoni që të sjell në vëmendje se dënimet kolektive i kemi lënë pas në kohën e paraardhësve tuaj. S’ka gjë më etike se t’i kthesh kurrizin një njeriu të korruptuar, një njeri që u paraqit këtu jo si avokat i interesit publik, por avokat i vjedhjes së inceneratorëve, apo i kësaj afere të qeverisë. Ai nisi mbrojtjen se si ne duhet të bëjmë prokurorin ndaj Belinda Ballukut. Ne nuk e bëmë prokurorinë, por sollëm në vëmendje se çfarë ka thënë prokurori. Ne kemi cituar prokurorinë. Po ty çfarë të detyron që të vish në këtë faltore dhe të bësh avokatin e një të pandehure për vjedhje e fondeve publike, prej 50 mln euro. Shqiptarët presin rritje reale të pagave apo pensioneve.”, tha ai.Kreu i grupit parlamentar të PD u ka kërkuar kolegëve socialistë që të reflektojnë dhe t’u vijë turp nga fëmijët e tyre për votën që do të japin për buxhetin.
    Ai ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është tashmë vetëm figurant në qeveri dhe për çdo gjë duhet pyetur zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, e lidhur sipas tij me afera si tuneli i Llogarasë dhe ai i aeroportit të Vlorës.
    Pjesë nga fjala e Bardhit:
    T’ua freskoj edhe një herë kujtesën kolegëve të Partisë Socialiste, se ndoshta, edhe mund t’u vijë turp nga fëmijët e tyre, para se të lexojnë fjalimin që u ka kërkuar partia.Ja, çfarë thuhet mes të tjerash në mesazhin që kompania turke i dërgon Belinda Ballukut disa javë përpara hapjes së tenderit të dytë për tunelin dhe që mjeshtrja e tenderave ia dërgon bashkëpunëtorit të saj.
    “Kjo është një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë. Si përfaqësuesit tanë në Shqipëri, ashtu edhe avokatët tanë në Shqipëri, po vazhdojnë punën dhe negociatat në lidhje me tenderin. Në selinë tonë në Ankara, inxhinierët tanë po përfundojnë dokumentacionin për tenderin dhe po vazhdojnë studimet e kostove. Përveç kësaj, më 18 Gusht, (pra 3 javë para hapjes së tenderit) menaxherët e shoqërisë dhe inxhinierët tanë nga Turqia do të vijnë në Shqipëri për të parë trasenë dhe vendin ku do të ndërtohet tuneli, si dhe për të finalizuar detajet. Si shoqëri, ne do të jemi plotësisht gati për tenderin e Tunelit të Llogarasë përpara datës së tenderit.”
    Pflegekraft verrät ihren Anti-Leck-Trick (ohne Einwegprodukte)Zeitschrift SchönheitSponsored LinksA është Tuneli i Llogarasë rast i izoluar i abuzimit me fondet publike, që as Edi Rama, as Belinda Balluku nuk i prodhojnë vetë, por janë mundi dhe djersa e punës së 2 milionë shqiptarëve?!
    Do ta kisha votuar edhe vetë këtë buxhet, po të kishte qenë kështu, por, fatkeqësisht për vendin, nuk është!
    Pak ditë më parë denoncova të njëjtën skemë korrupsioni. Këtë herë me koncesionin 60 milionë euro të “Portit të Integruar” në Vlorë, të cilit ia kanë dhënë një pensionisti që punon për njërin prej oligarkëve të Ramës. Ju të PS-së e kujtoni të gjithë puthjen e kryeministrit tuaj me Salillarin disa vjet më parë. Tani, ju takon ju, që përpara se të lexoni fjalimet me rritje e progres, t’u thoni votuesve se kush është pronari i vërtetë i koncesionit 60 milionë euro në Triport. Sepse një pensionist, pa asnjë kualifikim, nuk mund të jetë.
    Këtë informacion mund t’ia kërkoni shumë mirë edhe të pandehurës suaj të preferuar Belinda Ballukut.
    Madje, të njëjtën të pandehur mund të pyesni edhe për skemën korruptive të koncesionit me Aeropotin e Vlorës. Mund ta kapni në ndonjë moment sinqeriteti dhe ndoshta mund t’ju tregojë ndonjë lidhje familjare dhe biznesi me aksionerët e pakicës në koncesionin 140 milionë euro të Aeroporit të Vlorës.
    Po ju kërkoj të pyesni Belindën dhe jo Edi Ramën, sepse ju e dini që kryeministrin e keni peng tek Belinda Balluku.
    Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim tjetër që Edi Rama mban ende si krahun e tij të djathtë në qeveri një të pandehur nga SPAK-u.Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim tjetër pse Edi Rama i ka lënë një të pandehure për abuzim me tenderat gati 1 miliard euro fonde tenderash.Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim pse Edi Rama hesht i dorëzuar përpara të pandehurës së SPAK-ut.
    Ata janë së bashku në krimin e vjedhjes së buxhetit të shqiptarëve.
    Prandaj, kolegë socialistë,
    Nëse doni të kuptoni ç’bëhet me qeverinë tuaj të pistë dhe të korruptuar, kush do t’i marrë fondet e këtij buxheti, a do të kenë ndonjë copë miqtë tuaj të dukshëm e të padukshëm që blejnë vota për ju dhe ju duhet t’i shpërbleni – mos e lodhni kryeministrin. Prej 31 Tetorit, ai është vetëm figurant. Pyesni të pandehurën e SPAK-ut, Belinda Balluku. Ajo mban realisht çelësat e qeverisë. Dhe është e vetmja që ka fuqinë të shkarkojë Edi Ramën.
    Ky është çmimi që kryeministri i Shqipërisë po paguan personalisht për sistemin korruptiv që ka ndërtuar vetë.
    o I marrë peng nga zëvendëskryeministrja.o I marrë peng nga partnerët e krimit të organizuar dhe kartelet e drogës, që po shpallen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Kryeministri u krijon atyre lehtësira, leje ndërtimi, licenca kazinoje dhe çdo mundësi tjetër për të pastruar paratë. Ata, në këmbim, blejnë vota për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit të tij.
    Prandaj, ky buxhet nuk është as më shumë dhe as më pak, por fatura e pengmarrjes së kryeministrit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Një faturë që shqiptarët po e paguajnë më shtrenjtë se kushdo. Dhe një faturë, që ne refuzojmë ta firmosim! Sepse ky buxhet është provë se Shqipëria sot nuk qeveriset. Ajo shfrytëzohet.
    • Ne jemi kundër një buxheti që mbron të pandehurit, jo qytetarët.• Jemi kundër një qeverie që i shërben krimit, jo njerëzve.Ne votojmë kundër për të mos u bërë si ju – noterë të pengmarrjes nga krimi dhe korrupsioni.• Ne votojmë KUNDËR — sepse jemi me Shqipërinë dhe jo me pengmarrësit e saj.

  • Gara për Avokatin e Popullit, Komisioni i Ligjeve jep ‘OK’ për 26 kandidatët (emrat)

    Gara për Avokatin e Popullit, Komisioni i Ligjeve jep ‘OK’ për 26 kandidatët (emrat)

    avokati i popullit

    TIRANË- Komisioni i Ligjeve iu ka dhënë “OK” të 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit, ndërsa tashmë është në dorën e Grupeve Parlamentare për të mbështetur me firmë kandidatët në listë. Këta të fundit, duhet të sigurojnë 28 firmash deputetësh që të kalojnë për votim në Kuvend. 
    Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu bëri thirrje grupeve të tjera që të ulen dhe t’i japin fund ngërçit prej tre vitesh dhe të zgjedhin zëvendësuesin e Erinda Ballancës. Ndërkohë që Partia Demokratike ka firmosur për disa kandidatë që vijnë nga radhët e saj, pasi një deputet është lejuar që të mbështesë më shumë se një kandidat. Nga ana tjetër, PS ende s’ka firmosur asnjë deputet. 
    Lista e plotë e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit:
    1.Adriana Kalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Gëzim Allaraj13. Ismail Tafani14. Jola Hysaj15. Juliana Hoxha16. Laureta Roshi17. Lulzim Hamitaj18. Mirela Biba19. Myrteza Myftari20. Robert Gajda21. Saimir Vishaj22. Shkëlqim Sulo23. Suela Koçibellinj24. Tartar Bazaj25. Valentina Teodoresku26. Skënder Haluci
    Mbështetja e kandidatëve duhet të paraqitet brenda datës 2 dhjetor 2025.Avokati i Popullit kërkon 84 vota. Tradicionalisht ky post i është besuar opozitës, por mosmarrëveshjet politike kanë bërë që zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, të zvarritet mbi 3 vjet./ZËRI

  • Gara për Avokatin e Popullit, Komisioni i Ligjeve jep ‘OK’ për 26 kandidatët

    Gara për Avokatin e Popullit, Komisioni i Ligjeve jep ‘OK’ për 26 kandidatët

    Komisioni i Ligjeve iu ka dhënë “OK” të 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit. Tashmë “topi” është në duart e Grupeve Parlamentare për të mbështeut me frimë kandidatët në listë. Që kandidatët të kalojnë për votim në Kuvend, duhet që së pari të sigurojnë 28 firma deputetësh.
    Partia Demokratike ka firmosur për disa kandidatë që vijnë nga radhët e saj, pasi një deputet është lejuar që të mbështesë më shumë se një kandidat, ndërkohë që nga PS, asnjë deputet, ende s’ka firmosur.
    Më herët, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu bëri thirrje grupeve të tjera që të ulen dhe t’i japin fund ngërçit prej tre vitesh dhe të zgjedhin zëvendësuesin e Erinda Ballancës.
    26 Kandidatët
    1. Adriana Kalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Gëzim Allaraj13. Ismail Tafani14. Jola Hysaj15. Juliana Hoxha16. Laureta Roshi17. Lulzim Hamitaj18. Mirela Biba19. Myrteza Myftari20. Robert Gajda21. Saimir Vishaj22. Shkëlqim Sulo23. Suela Koçibellinj24. Tartar Bazaj25. Valentina Teodoresku26. Skënder Haluci