Tag: avionit

  • Rrëzimi i avionit ushtarak me 20 pasagjerë, Turqia: Nuk ka asnjë të mbijetuar

    Rrëzimi i avionit ushtarak me 20 pasagjerë, Turqia: Nuk ka asnjë të mbijetuar

    Të 20 personat që gjendeshin një aeroplanin transportues ushtarak të Turqisë, që u rrëzua në Gjeorgji teksa po kthehej nga Azerbajxhani, janë vrarë thanë autoritetet turke më 12 nëntor, një ditë pas incidentit.

    “Bashkëluftëtarët thanë u martirizuan më 11 nëntor 2025, kur aeroplani ynë transportues ushtarak C-130, që ishte nisur nga Azerbajxhani për t’u kthyer në Turqi, u rrëzua pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Yaser Guler, përmes një postimi në X, ku publikoi 20 fotografi të të vrarëve.
    Rrëzimi i fluturakes ishte konfirmuar më herët nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë dhe ajo e Brendshme e Gjeorgjisë. Autoritetet thanë se aeroplani u rrëzua rreth 5 kilometra larg nga kufiri i Gjeorgjisë me Azerbajxhanin.
    Autoritetet turke dhe gjeorgjiane raportohet se kanë nisur inspektimet në vendngjarje, në komunën Signagi në qarkun Kaketi të Gjeorgjisë.
    Shumë udhëheqës botërorë, përfshirë nga Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, por edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje.
    Përmes një postimi në X, Tom Barrack, ambasador amerikan në Stamboll, shprehu solidaritetin e shtetit të tij me Turqinë pas rrëzimit të aeroplanit.
    Lockheed Martin, kompania amerikane që prodhon avionin C-130 Hercules, shprehu ngushëllimet dhe deklaroi se është e përkushtuar të ndihmojë Turqinë gjatë hetimit.
    Disa video të rrëzimit të avionit – të verifikuara nga Radio Evropa e Lirë – kanë qarkulluar në rrjetet sociale, njëra prej të cilave tregon trupin e avionit dhe fragmentet e tij që bien në tokë në pjesë të ndara. /rel

    Top Channel

  • Rrëzimi i avionit ushtarak turk në Gjeorgji, ministria e mbrojtjes: Asnjë i mbijetuar, mjeti u shpërbë në ajër para se të binte

    Rrëzimi i avionit ushtarak turk në Gjeorgji, ministria e mbrojtjes: Asnjë i mbijetuar, mjeti u shpërbë në ajër para se të binte

    Njëzet ushtarë turq humbën jetën pas rrëzimit të një aeroplani transporti ushtarak C-130 në lindje të Gjeorgjisë, të martën, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

    Autoritetet turke publikuan emrat dhe fotot e viktimave, por ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e mundshme të aksidentit.
    Sipas Ankarasë, në bord ndodheshin 20 ushtarë dhe asnjë prej tyre nuk mbijetoi, duke e bërë këtë incidentin më tragjik ushtarak për Turqinë që nga viti 2020. Aeroplani ishte nisur nga Ganja, në Azerbajxhanin perëndimor, me destinacion Turqinë, por u rrëzua menjëherë pasi hyri në hapësirën ajrore gjeorgjiane.

    pic.twitter.com/FmJM9Shmzs
    — T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) November 12, 2025

    #SonDakika | Türk Hava Kuvvetleri’ne ait C-130 askerî kargo uçağına ait düşüş anının farklı açısı pic.twitter.com/TLKUyGFIAw
    — World of Türkiye (@worldofturkiye) November 11, 2025

    Mbetjet e avionit u gjetën pasdite, disa kilometra nga kufiri me Azerbajxhanin. Pamjet amatore të publikuara në rrjete sociale tregojnë aeroplanin teksa bie me shpejtësi, duke lëshuar tym të bardhë përpara se të përplaset në tokë dhe të shpërthejë në flakë të mëdha. Në video duket se avioni është dëmtuar rëndë që gjatë rënies.
    Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e cilësoi tragjedinë si “një humbje të rëndë për kombin turk”, duke folur për “martirët” e rënë në shërbim. Udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehën ngushëllimet e tyre për Turqinë. Edhe ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barrack, deklaroi solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me popullin turk.
    Ndërkohë, autoritetet gjeorgjiane kanë nisur një hetim të plotë për të sqaruar shkaqet e rrëzimit. Avionët C-130 Hercules, të prodhuar nga Lockheed Martin, janë në përdorim ushtarak që nga vitet 1950 dhe mbeten një nga modelet më të përdorura në botë për transport trupash ushtarake dhe furnizimesh.

    Top Channel

  • Rrëzimi i avionit të mallrave shkaktoi 9 viktima, guvernatori i Kentakit shpall gjendjen e jashtëzakonshme

    Rrëzimi i avionit të mallrave shkaktoi 9 viktima, guvernatori i Kentakit shpall gjendjen e jashtëzakonshme

    Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet amerikan, pasi një avion mallrash i UPS-it u rrëzua pak pasi u nis nga aeroporti në Luisvill, duke vrarë të paktën nëntë persona.
    Pak pas nisjes nga aeroporti, avioni u përfshi nga flakët dhe më pas u rrëzua, duke shkatërruar dy biznese që gjendeshin afër aeroportit dhe duke shkaktuar vonesa në operacionet e kësaj kompanie të transportimit të mallrave.Lexo edhe :Related Posts
    Beshear u tha gazetarëve se pret që numri i viktimave të rritet, pas aksidentit që ndodhi të martën. Avioni u rrëzua pranë një zone industriale, duke goditur një kompani të naftës.

    Beshear tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmojë në përgjigjen e shtetit për aksidentin, duke lejuar që në vendngjarje të dërgohen “më shpejt burime”.
    Avioni i mallrave i llojit MD-11, i prodhuar para 34 vjetësh u përfshi nga flakët dhe hetuesit nga Bordi Kombëtar amerikan për Sigurinë e Transportit pritet që të japin detaje pse ndodhi ky aksident.
    Fluturakja, sipas kompanisë UPS, kishte tre anëtarë të ekuipazhit dhe sipas zyrtarëve amerikanë asnjëri nga ta nuk i mbijetoi aksidentit.
    Rreth 200 zjarrfikës dhe personel të emergjencës, si dhe 50 kamionë, u thirrën të martën për të luftuar flakët e shkaktuara nga rrëzimi i avionit. Megjithatë, guvernatori Beshear tha se një qendër e konventave që ndodhet afër, një restorant dhe një fabrikë e Ford Motor Co nuk janë prekur nga zjarri.
    Zyrtarët thanë se 11 persona u dërguan nëpër spitale të martën, ndërsa një zyrtar qeveritar i tha agjencisë Reuters se të paktën 10 persona të tjerë konsiderohen të zhdukur. Beshear tha se dy persona janë në gjendje kritike.
    Aeroporti ndërkombëtar i Luisvillit u rihap për trafik ajror të mërkurën, megjithatë pista ku ndodhi aksidenti pritet të mbetet e mbyllur për edhe 10 ditë, sipas zyrtarëve.
    UPS tha se ka ndaluar disa operacione pas kësaj ngjarjeje.
    Prodhimi i avionit MD-11 u ndal në vitin 2000 dhe shërbimi për pasagjerë zyrtarisht përfundoi më 2014. Për operacionet për transportin e mallrave, rreth 50 avionë MD-11 operohen nga FedEx dhe UPS në mbarë botën, ndërkaq edhe dy avionë të tjerë të këtij lloji vazhdojnë të përdoren.
    GE Aerospace, që prodhon motorët e avionit, tha se ka ofruar mbështetje për UPS dhe për autoritetet amerikane.
    Fluturakja me tre motorë ishte mbushur me karburant që do t’i zgjaste për fluturimin e planifikuar prej tetë orësh e gjysmë për në Honolulu.
    Ky ishte avioni i parë i mallrave i UPS-it që është rrëzuar që nga gushti i vitit 2013, kur një avion Airbus u përplas teksa po tentonte të ateronte në aeroportin ndërkombëtar të Birmingham, Alabama, duke vrarë të gjithë anëtarët e ekuipazhit./REL

  • Merr flakë motori i avionit në Rinas, udhëtarët evakuohen

    Merr flakë motori i avionit në Rinas, udhëtarët evakuohen

    Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

  • Rrëzimi i avionit në Azerbajxhan ku humbën jetën dhjetëra persona, presidenti Putin e pranon për herë të parë: Rusia është përgjegjëse

    Rrëzimi i avionit në Azerbajxhan ku humbën jetën dhjetëra persona, presidenti Putin e pranon për herë të parë: Rusia është përgjegjëse

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar për herë të parë se mbrojtja ajrore ruse është përgjegjëse për rrëzimin aksidental të një avioni të kompanisë “Azerbaijan Airlines” në dhjetor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 38 persona.

    Putin deklaroi të enjten se raketat e lëshuara nga forcat ruse për të shënjestruar një dronë ukrainas ka shpërthyer pranë avionit civil që po fluturonte nga Baku drejt Groznit, kryeqyteti i republikës së Çeçenisë, më 25 dhjetor 2024. Ai sqaroi se shpërthimi ndodhi ndërsa avioni po përgatitej për ulje, duke shkaktuar dëmtime fatale.
    “Pala ruse do të bëjë gjithçka për të siguruar kompensim dhe për të dhënë një vlerësim ligjor për veprimet e zyrtarëve përgjegjës”, tha Putin gjatë një takimi me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe, ku të dy po merrnin pjesë në një samit të vendeve ish-sovjetike.
    Autoritetet e Azerbajxhanit kishin raportuar më herët se avioni “Embraer 190” u godit aksidentalisht nga raketa ruse dhe tentoi të bënte një ulje emergjente në Kazakistanin Perëndimor, por u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e 38 personave nga 67 pasagjerët në bord.
    Putin ka sqaruar se incidenti ndodhi për shkak të një mosfunksionimi teknik në sistemin e mbrojtjes ajrore, duke shtuar se dy raketa shpërthyen vetëm 10 metra larg avionit civil.
    Ndërkohë, presidenti i Azerbajxhanit kishte kritikuar ashpër përpjekjet e Moskës për të heshtur incidentin, duke thelluar tensionet mes dy vendeve që më parë gëzonin marrëdhënie të ngushta.
    Këto marrëdhënie u tensionuan edhe më shumë pas vdekjes së disa shtetasve të Azerbajxhanit të ndaluar nga policia ruse në qershor dhe nga një sërë arrestimesh të qytetarëve rusë në Azerbajxhan.
    Duke folur pas takimit me Putinin, Aliyev e falënderoi atë për mbajtjen e çështjes nën kontroll personal dhe për përpjekjet për zbardhjen e incidentit. Ai shprehu gjithashtu shpresën për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Top Channel

  • Ekspertët e fluturimeve zbulojnë: Fundi i avionit mund të rrisë rrezikun,  ja arsyet

    Ekspertët e fluturimeve zbulojnë: Fundi i avionit mund të rrisë rrezikun, ja arsyet

    Nëse planifikoni një udhëtim të qetë dhe komod me avion, rreshti i fundit mund të mos jetë zgjedhja më e mirë. Sipas disa ekspertëve të udhëtimeve, pasagjerët që ulen në pjesën e pasme të avionit përballen me më shumë zhurmë, kufizim të hapësirës dhe turbulenca më të forta.
    Andrea Platania nga kompania Transfeero shpjegon se “rreshti i fundit është zakonisht më pak i dëshirueshëm për shkak të mungesës së pjerrësisë së sediljeve, afërsisë me tualetet dhe nivelit më të lartë të zhurmës në kabinë”. Ajo shton se edhe vendet e mesit janë më pak të preferuara, përveçse kur udhëtohet në grup.
    Edhe Nicholas Smith nga “Thomas Cook Holidays” e mbështet këtë qëndrim, duke theksuar se pjesa e pasme ndien më shumë lëkundjet gjatë turbulencave, ndërsa shërbimi i ushqimit është më i ngadalshëm dhe zgjedhjet më të kufizuara. Ai rekomandon që udhëtarët nervozë të zgjedhin vende pranë krahëve të avionit, ku udhëtimi është më i qëndrueshëm.
    Blogerja e udhëtimeve Izzy Nicholls shton se “vendet në fund janë më të zhurmshme për shkak të motorëve dhe aktivitetit të ekuipazhit, ndërsa pasagjerët në ato radhë zbresin të fundit”.
    Ndërkohë, kompania Virgin Australia ka nisur një opsion të ri të quajtur “Neighbour-Free Seating”, që u lejon pasagjerëve të rezervojnë vendin bosh pranë tyre për rreth 30 dollarë australianë, duke shtuar komoditetin për ata që duan të udhëtojnë pa njerëz pranë.
     
     

  • 13-vjeçari afgan udhëton i fshehur te rrotat e avionit nga Kabuli në Delhi

    13-vjeçari afgan udhëton i fshehur te rrotat e avionit nga Kabuli në Delhi

    Një ngjarje tronditëse është raportuar nga autoritetet indiane, ku një djalë 13-vjeçar nga Afganistani u zbulua pasi kishte përshkuar një udhëtim të rrezikshëm nga Kabuli në Delhi, i fshehur në pjesën e gomave të uljes së një aeroplani të linjës ajrore Kam Air.
    Adoleshenti, me origjinë nga qyteti Kunduz në Afganistanin verior, u gjet duke bredhur në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Delhit të hënën, menjëherë pas uljes së avionit. Ai u ndalua nga personeli i sigurisë dhe u mor në pyetje për disa orë përpara se të deportohej sërish drejt Kabulit me të njëjtin fluturim.
    Sipas burimeve zyrtare, djali u shpreh se e ndërmori udhëtimin nga “kurioziteti”, ndërsa raporti i gazetës Indian Express tregon se ai kishte qëllim të shkonte në Iran dhe nuk ishte në dijeni që avioni ishte nisur për në Indi.
    Rasti ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë ajrore dhe gjendjen e të rinjve afganë që përpiqen të largohen nga vendi përmes çdo rruge të mundshme.

  • Rrëzimi i avionit me 260 të vdekur në Indi, familjarët e viktimave ngrenë padi kundër kompanive Boeing dhe Honeywell

    Rrëzimi i avionit me 260 të vdekur në Indi, familjarët e viktimave ngrenë padi kundër kompanive Boeing dhe Honeywell

    Familjet e katër pasagjerëve që vdiqën në rrëzimin e avionit të Air India në Ahmedabad të Indisë, qershorin e kaluar, kanë ngritur një padi në Shtetet e Bashkuara kundër prodhuesit të avionëve Boeing dhe prodhuesit të pjesëve të avionëve Honeywell, duke i akuzuar kompanitë për neglizhencë që çoi në tragjedi.

    Fluturimi 171 i Air India, një Boeing 787 me destinacion Londrën Gatwick, u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke vrarë 260 persona (229 pasagjerë, 12 anëtarë të ekuipazhit të kabinës dhe 19 persona në tokë).

    Padia, e paraqitur të martën dhe e parë nga BBC , thotë se shkaku i rrëzimit ishin ndërprerësit e karburantit me defekt dhe akuzon kompanitë se “nuk kanë bërë asgjë” pavarësisht se janë në dijeni të rreziqeve të natyrshme në projektimin e avionit.

    Ndërprerësit e karburantit janë bërë fokus i hetimit pasi një hetim paraprak zbuloi se furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre disa sekonda pasi avioni u ngrit.

    Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka thënë më parë se çelësat e kontrollit të karburantit në avionët Boeing janë të sigurt.

    Padia pretendon se të dyja kompanitë e dinin për rrezikun e rrëzimit ndërsa zhvillonin dhe tregtonin 787 Dreamliner dhe pjesët e tij.
    Ajo citon një rekomandim të FAA-s të vitit 2018 që i nxiti (por nuk i kërkoi) pilotët të inspektonin mekanizmin e kyçjes në çelësat e karburantit për t’u siguruar që ato nuk mund të lëviznin aksidentalisht, duke ndërprerë furnizimin me karburant.

    Në rastin e fluturimit 171 të Air India, çelësi u zhvendos nga pozicioni “i punës” në pozicionin “ndërprerje”, duke i penguar motorët e aeroplanit të prodhonin shtytje, sipas një raporti paraprak hetimor nga autoritetet indiane.

    Familjet pretendojnë se kjo përbënte një “defekt” në dizajn që “lejoi ndërprerjen e paqëllimshme të furnizimit me karburant dhe humbjen e plotë të shtytjes së nevojshme për shtytje” të aeroplanit.

    Honeywell dhe Boeing “nuk bënë asgjë për të parandaluar katastrofën e pashmangshme”, thonë ata .

    Një raport i detajuar mbi rrëzimin pritet diku në vitin 2026.

  • Pasagjeri i avionit të linjës Tiranë-Londër shfaq simptoma të rënda në udhëtim, ndërhyrja e mjekut shqiptar i shpëton jetën

    Pasagjeri i avionit të linjës Tiranë-Londër shfaq simptoma të rënda në udhëtim, ndërhyrja e mjekut shqiptar i shpëton jetën

    Një ngjarje e pazakontë, por me përfundim të lumtur, ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës.

    Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekut shqiptar Dr. Kristo Papa, u arrit të stabilizohej gjendja e një pasagjeri që pësoi shenja serioze shqetësimi shëndetësor në bord.
    Pasagjeri filloi të shfaqte simptoma të rënda, mes tyre lipotimi, marrje mendsh, të vjella, diarre, dhimbje abdominale, dobësi të përgjithshme dhe dhimbje koke. Situata krijoi tension dhe shqetësim mes udhëtarëve, por reagimi i menjëhershëm i Dr. Kristo Papës shmangu përkeqësimin.
    Mjeku organizoi dhënien e ndihmës së parë në bashkëpunim me stjuardesat e avionit dhe pasagjerë të tjerë. Për më shumë se tre orë udhëtim ajror, ai monitoroi dhe u kujdes për pacientin, duke siguruar stabilizimin e tij deri në uljen e avionit në aeroportin Luton të Londrës, ku pacienti iu dorëzua ekipit mjekësor spitalor për trajtim të mëtejshëm.

    Top Channel

  • “Pilotët përdorën harta letre”/ Rusët fikën GPS e avionit të presidentes së KE, Von der Leyen

    “Pilotët përdorën harta letre”/ Rusët fikën GPS e avionit të presidentes së KE, Von der Leyen

    Frikë në lartësi për presidenten e Komisionit Europian. Financial Times raporton për një sulm të mundshëm të Rusisë kundër Ursula von der Leyen, duke i çaktivizuar shërbimet e navigimit GPS, avionit me të cilin ajo po fluturonte drejt Bullgarisë.
    Sipas të dhënave, ndërhyrja kibernetike ka detyruar pilotin e mjetit fluturues që të bënte një ulje në aeroportin bullgar duke përdorur harta prej letre.
    Financial Times, shkruan se avionit, që transportonte presidenten Von der Leyen në Plovdiv të dielën pasdite, i ishin fikur sistemet e navigimit elektronik pasi i ishte afruar aeroportit të qytetit. Sipas 3 burimeve të ndryshme të cituara nga media prestigjoze, bëhet fjalë për një incident të konsideruar si një operacion të ndërhyrjes së Rusisë.
    Një prej zyrtarëve i ka thënë Financial Times se piloti është detyruar që të bëjë një ulje manuale pasi qëndroi në ajër për një orë duke iu sjellë rreth e qark aeroportit në Plovdiv.
    Autoritetet bullgare konfirmojnë se që prej shkurtit të vitit 2022 është vënë re një aktivitet në rritje të ndërhyrjeve në sistemet GPS.
    “Këto ndërhyrje në sinjale shkaktojnë sfida të ndryshme operative për sistemet ajrore dhe tokësore”, shkruhet në një deklaratë të autoriteteve bullgare.
    Ndërhyrja përmes “jamming dhe spoofing GPS”, që pamundëson qasjen në sistemin e navigimit satelitar, përdoret tradicionalisht nga shërbimet ushtarake dhe të inteligjencës për të mbrojtur zona të një rëndësie të veçantë. Por po përdoret gjithnjë e më shumë nga Rusia si një metodë për të shkaktuar telashe për jetën civile.