Tag: avioni

  • Merr flakë avioni me 300 pasagjerë në SHBA

    Merr flakë avioni me 300 pasagjerë në SHBA

    Një avion është përfshirë nga flakët flakët ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).
    Mediat e huaja shkruajnë se në avion ndodheshin rreth 300 pasagjerë, të cilët  u evakuuan nga avioni duke përdorur daljet e emergjencës.
    Airbus A330 ishte gati të nisej për në Atlanta kur motori i tij mori flakë në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale. FAA ka deklaruar se do të hetojë ngjarjen.

    Në avionin me 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe nuk kishte raportime për lëndime.

  • Tjetër incident në SHBA, avioni me rreth 300 pasagjerë merr flakë në pistën e aeroportit

    Tjetër incident në SHBA, avioni me rreth 300 pasagjerë merr flakë në pistën e aeroportit

    Motori i një avioni të Delta Air Lines u përfshi nga flakët ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

    Pasagjerët, rreth 300, u evakuuan nga avioni duke përdorur daljet e emergjencës.
    Airbus A330 ishte gati të nisej për në Atlanta kur motori i tij mori flakë në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale. FAA ka deklaruar se do të hetojë ngjarjen.
    Një numër incidentesh të ngjashme të kohëve të fundit në aeroportet amerikane kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit.
    Delta tha se fluturimi 1213 kishte 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe nuk kishte raportime për lëndime. Ekuipazhi “ndoqi procedurat e evakuimit” kur vunë re flakë në sistemin e shkarkimit të njërit prej dy motorëve, shtoi ai.

    Top Channel

  • Avioni përplaset me linjat e energjisë dhe rrëzohet e shpërthen në flakë, vdesin të gjithë personat në bord

    Avioni përplaset me linjat e energjisë dhe rrëzohet e shpërthen në flakë, vdesin të gjithë personat në bord

    Kanë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u përplas me linjat e energjisë elektrike dhe u rrëzua në rrugë duke shpërthyer në flakë.
    Ngjarja ka ndodhur në Illinois, SHBA.
    Dy burra dhe dy gra në bordin e aeroplanit me një motor humbën jetën, thanë autoritetet.

    Avioni u përplas me një sërë linjash të energjisë elektrike përpara se të binte drejt tokës, konfirmoi Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB).
    Vendasit dëgjuan shpërthimin e madh në momentin e rrëzimit.
    Administrata Federale e Aviacionit dhe NTSB do të kryejnë hetimet lidhur me ngjarjen.
    Ky aksident fatal ishte i dyti në 48 orët e fundit. Më herët një tjetër aeroplan u rrëzua në lumin Nebraska ku si pasojë humbën jetën tre persona./vizionplus.tv

  • Tragjedia e dytë në dy 48 orë/ Rrëzohet avioni në Illinois, vdesin pasagjerët në bord

    Tragjedia e dytë në dy 48 orë/ Rrëzohet avioni në Illinois, vdesin pasagjerët në bord

    Katër persona humbën jetën në mëngjesin e sotëm pasi një avion i vogël u rrëzua në Illinois, SHBA.

    Sipas autoriteteve amerikane, avioni ishte nisur nga qyteti Menomonie, Wisconsin, dhe u rrëzua rreth orës 10:15 (me orën lokale).
    Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) mori përsipër hetimin për shkaqet e aksidentit, duke e identifikuar avionin si model Cessna C180G.
    Pas aksidentit, rrugët në zonë u mbyllën dhe guvernatori i shtetit, J.B. Pritzker, u bëri thirrje qytetarëve që të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve.
    Aksidenti i dytë në dy ditë
    Tragjedia në Illinois erdhi vetëm një ditë pas një tjetër përplasjeje avioni, kur një aeroplan u rrëzua në një lumë Nebraska të premten mbrëma, duke vrarë të tre personat në bord.
    Brenda të njëjtit muaj, një aeroplan privat u rrëzua në Nju Jork ndërsa po përpiqej të ulej, pa të mbijetuar. Më herët, tre persona humbën jetën në një aksident avioni në zonën e Boca Raton të Floridës.

     

    Top Channel

  • Tjetër tragjedi në SHBA/ Rrëzohet avioni në Illinois, vdesin pasagjerët në bord

    Tjetër tragjedi në SHBA/ Rrëzohet avioni në Illinois, vdesin pasagjerët në bord

    Bota E Diel, 20 Prill 2025 19:13
    Katër persona humbën jetën në mëngjesin e sotëm pasi një avion i vogël u rrëzua në Illinois, SHBA. Sipas autoriteteve amerikane, avioni ishte nisur nga qyteti Menomonie, Wisconsin, dhe u rrëzua rreth orës 10:15 (me orën lokale).
    Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) mori përsipër hetimin për shkaqet e aksidentit, duke e identifikuar avionin si model Cessna C180G.

    Pas aksidentit, rrugët në zonë u mbyllën dhe guvernatori i shtetit, J.B. Pritzker, u bëri thirrje qytetarëve që të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve.
    Tragjedia në Illinois erdhi vetëm një ditë pas një tjetër përplasjeje avioni, kur një aeroplan u rrëzua në një lumë Nebraska të premten mbrëma, duke vrarë të tre personat në bord.
    Brenda të njëjtit muaj, një aeroplan privat u rrëzua në Nju Jork ndërsa po përpiqej të ulej, pa të mbijetuar. Më herët, tre persona humbën jetën në një aksident avioni në zonën e Boca Raton të Floridës.

  • Tjetër aksident ajror në SHBA/ Avioni rrëzohet në lumin Nebraska, vdesin 3 persona në bord

    Tjetër aksident ajror në SHBA/ Avioni rrëzohet në lumin Nebraska, vdesin 3 persona në bord

    Tre persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një lumë në Nebraskën lindore të premten mbrëma, thanë autoritetet.

    Avioni po udhëtonte përgjatë lumit Platte dhe u rrëzua në ujë në jug të Fremont në orën 20:15, tha Sgt. Brie Frank, nga Zyra e Sherifit të Dodge County gjatë një konference për shtyp.

    Të tre trupat e personave u gjetën, konfirmoi Frank.

    Autoritetet nuk kanë bërë të ditur menjëherë identitetin e viktimave.

    Zyra e sherifit tha se Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të mbikëqyrin hetimin pranë Fremont, që ndodhet rreth 37 milje (59.5 kilometra) në perëndim të Omaha./ AP.

  • Avioni rrëzohet mbi një fabrikë në Gjermani, humbin jetën dy persona

    Avioni rrëzohet mbi një fabrikë në Gjermani, humbin jetën dy persona

    Një avion i vogël është rrëzuar pranë një fabrike këtë të dielë në Gjermaninë veriore, ku kanë humbur jetën piloti dhe bashkëpiloti.
    Mediat ndërkombëtare raportojnë avioni u ngrit nga fusha ajrore në Salzgitter-Drütte dhe u rrëzua në vendin e fabrikës së çelikut në Salzgitter pas një fluturimi të shkurtër.
    Salzgitter AG është një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Gjermani.

    Mediat theksojnë se avioni u rrëzua mes dy sallave në një fabrikë dhe më pas u përfshi nga flakët.
    Menaxheri i operacioneve të brigadës së zjarrfikësve, Arno Sicks tha se vetëm pjesë të krahëve mund të shiheshin përmes tymit të dendur, duke përshkruar atë që mbeti si një “kornizë çeliku e djegur”.
    Sicks theksoi se rreth 90 persona nga stafi i shërbimeve të urgjencës dolën në vendin e ngjarjes, që ndodhej rreth 50 kilometra në lindje të Hanoverit, dhe se paramedikët shpallën të vdekur dy burrat në aeroplan, pasi zjarri u shua.
    Ndërkohë një zëdhënës i Salzgitter bëri të ditur se vetëm dëme të vogla u shkaktuan në ambientet e kompanisë dhe prodhimi nuk u prek.
    Zyra federale e hetimit për aksidentet e aeroplanëve në qytetin e afërt të Braunschëeig po heton shkakun e rrëzimit.

  • Tragjedi në Florida/ Rrëzohet avioni ‘Cessna 310’, vdesin 3 persona

    Tragjedi në Florida/ Rrëzohet avioni ‘Cessna 310’, vdesin 3 persona

    Një aksident ajror tragjik ka ndodhur në mëngjesin e së premtes në shtetin e Floridës, ku një avion i vogël tip Cessna 310 është rrëzuar vetëm pak çaste pas ngritjes nga aeroporti Boca Raton, duke shkaktuar vdekjen e tre personave që ndodheshin në bord.

    Lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendore dhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA), e cila bëri të ditur se avioni ishte nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar Tallahassee, por humbi kontrollin dhe u përplas në orën 10:20 të mëngjesit.

    Sipas raportimeve të portalit bocanewsnow.com dhe rrjetit NBC South Florida, dy nga trupat e viktimave janë parë të shtrirë pranë rrugës, ndërsa mbeturinat e avionit janë shpërndarë nëpër një zonë urbane, përfshirë një rrugë të frekuentuar dhe një segment të shinave të hekurudhës aty pranë. Gjithashtu, në vendin e aksidentit u konstatua një automjet i dëmtuar, i cili besohet se është goditur nga mbeturinat e avionit në çastin e përplasjes.

    Viktimat nuk janë identifikuar ende, dhe autoritetet janë duke njoftuar familjet e tyre përmes procedurave zyrtare. Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar të tjerë nga toka.

    Shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten ende të paqarta. Hetues nga FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim të thelluar për të përcaktuar faktorët që çuan në aksident. Nuk përjashtohet asnjë pistë, përfshirë gabim njerëzor, defekt teknik apo kushte atmosferike.

    Ngjarje të tilla kanë rritur shqetësimet mbi sigurinë e fluturimeve private me avionë të vegjël, që shpesh operohen jashtë mbikëqyrjes së rreptë të linjave komerciale. Cessna 310 është një model i njohur në mesin e aviatorëve privatë, por kërkon mirëmbajtje rigoroze dhe kontroll të rreptë teknik para ngritjes.

  • Avioni rrëzohet pas ngritjes nga aeroporti, raportohet për 3 viktima

    Avioni rrëzohet pas ngritjes nga aeroporti, raportohet për 3 viktima

    Një avion i vogël “Cessna 310R” u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Boca Raton në Florida , sipas autoriteteve lokale.
    Në bordin e avionit ndodheshin tre persona të cilët kanë humbur jetën. Raportet tregojnë se piloti kishte raportuar probleme me timonin dhe po rrotullohej për disa minuta para rrëzimit.
    Shefi i Zjarrfikësve Michael LaSalle tha se avioni pësoi një problem mekanik.

    Administrata Federale e Aviacionit tha se avioni u rrëzua në orën 10:20 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa destinacioni i tij avionit mësohet se ishte Aeroporti Ndërkombëtar Tallahassee.

  • FOTO / Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet flotës së Forcave Ajrore

    FOTO / Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet flotës së Forcave Ajrore

    Forcat Ajrore të SHBA-së e quajnë atë “Frankenjet”, një luftëtar stealth i bashkuar nga pjesët e dy F-35-ve të shkatërruar në aksidente ajrore, që tani është rikthyer në detyrë dhe gati për luftë.
    “‘Frankenjet’ është plotësisht operacional dhe i gatshëm për të luftuar”, u tha të mërkurën në një raport nga Zyra e Programit të Përbashkët të Ushtrisë F-35 (JPO).

    Avioni luftarak i ricikluar e ka origjinën në vitin 2014, kur një F-35A gati të ngrihej në një mision stërvitor nga baza e Forcave Ajrore Eglin të Floridas pësoi “dështim katastrofik të motorit”.
    Avioni, i njohur si AF-27, gjithashtu pësoi dëmtime të mëdha në pjesën e pasme të tij.

    “Pjesët e një krahu të rotorit të thyer të motorit prenë kutinë e ventilatorit të motorit, hapësirën e motorit, rezervuarin e brendshëm të karburantit dhe linjat hidraulike dhe të karburantit përpara se të dilnin përmes trupit të sipërm të avionit”, thuhej në raportin hetimor.
    Zjarri që e pasoi dogji dy të tretat e pasme të avionit luftarak. Më pas, më 8 qershor 2020, pajisja e uljes së hundës në një tjetër F-35A, e njohur si AF-211, dështoi në uljen në bazën e Forcave Ajrore Hill në Utah, duke sjell dëme të rënda për këtë avion luftarak, sipas raporteve mbi incidentin.

    Kështu, Forca Ajrore mbeti me dy pjesë të përdorshme prej 75 milionë dollarësh të avionëve luftarakë – hunda e AF-27 dhe pjesa e pasme e AF-211.
    Në vend që t’i hiqnin qafe të dy avionët si humbje ekipet morën një vendim të guximshëm në vitin 2022 për të hequr hundën nga AF-27 dhe për ta vendosur te pjesa e mbetur e AF-211, duke maksimizuar kursimet dhe duke i shtuar flotës amerikane një avion operacional.

    Scott Taylor, inxhinieri kryesor mekanik për prodhuesin “Lockheed Martin” tha se të gjitha seksionet e avionëve mund të çmontohen dhe ri-bashkohen teorikisht, por kjo nuk ishte bërë kurrë më parë.
    “Ky është F-35 i parë “Frankin-bird” deri më sot. Kemi bërë histori”, tha Taylor.
    Puna u krye në Hill AFB, me vegla dhe pajisje krejtësisht të reja, unike të specializuara. Pothuajse dy vjet e gjysmë riparime dhanë rezultat në janar, kur Frankenjet fluturoi për herë të parë, nga Hill AFB në objektin e F-35 të Lockheed Martin në Teksas.

    “Në fluturimin e parë avioni i rindërtuar performoi sikur sapo kishte dalë nga linja fillestare e prodhimit”, tha në një njoftim për shtyp Jeffrey Jensen, inxhinieri kryesor i variantit F-35A.
    Në fund të muajit të kaluar, Frankenjet u kthye në Hill AFB dhe u caktua që t’i shërbejë krahut të 338-të luftarak, e njëjta njësi të cilës avioni AF-211 i përkiste fillimisht.

    Projekti Frankenjet i kushtoi Forcave Ajrore amerikane 11.7 milionë dollarë, duke i kurseyer Pentagonit dhe taksapaguesve 63 milionë dollarë.
    Forca Ajrore e SHBA ka 383 F-35A në flotën e saj, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike. F-35A është një nga tre versionet e luftëtarit stealth të ushtrisë amerikane. Trupat e Marinës fluturojnë F-35B – një avion me ngritje të shkurtër, ulje vertikale – dhe Marina fluturon F-35C, i projektuar për operacionet e aeroplanmbajtësve.
    F-35 janë bërë gjithashtu një zgjedhje popullore për aleatët dhe partnerët e SHBA-së, me 17 vende që kanë blerë avionë të tillë, sipas Lockheed Martin.