Tag: avionët

  • Ngrihet sërish alarmi nga NATO, dy avionë ushtarakë rus kalojnë në territorin e Lituanisë 

    Ngrihet sërish alarmi nga NATO, dy avionë ushtarakë rus kalojnë në territorin e Lituanisë 

    Tensionet mes Rusisë dhe NATO-s janë rritur sërish pasi dy avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Lituanisë, një vend anëtar i Aleancës Atlantike. 
    Sipas njoftimit zyrtar të ushtrisë lituaneze, incidenti ndodhi të enjten rreth orës 15:00, kur avionët rusë kaluan kufirin ajror nga rajoni i Kaliningradit. 
    Dy avionët qëndruan në hapësirën ajrore lituaneze për rreth 18 sekonda, përpara se të ktheheshin në territorin rus. Autoritetet ushtarake dyshojnë se avionët mund të kenë qenë në një mision stërvitor për furnizim ajror, por pavarësisht kësaj, kalimi konsiderohet shkelje e sovranitetit. 
    Në reagim të menjëhershëm, avionë Eurofighter Typhoon të Forcës Ajrore Spanjolle, të vendosur në kuadër të misionit të NATO-s për patrullimin e Baltikut, u ngritën në ajër për të identifikuar dhe monitoruar avionët rusë. NATO konfirmoi se incidenti është nën hetim dhe se avionët aleatë po vazhdojnë patrullimet ajrore në zonë për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të Lituanisë. 
    Kjo nuk është hera e parë që avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të vendeve baltike. Sipas autoriteteve lituaneze, raste të tilla janë shtuar ndjeshëm që prej fillimit të luftës në Ukrainë, duke rritur ndjeshëm tensionet në kufijtë lindorë të NATO-s. 
     
     

  • NATO ngre sërish alarmin, dy avionë ushtarakë rusë kalojnë në territorin e Lituanisë

    NATO ngre sërish alarmin, dy avionë ushtarakë rusë kalojnë në territorin e Lituanisë

    Tensionet mes Rusisë dhe NATO-s janë rritur sërish pasi dy avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Lituanisë, një vend anëtar i Aleancës Atlantike.

    Sipas njoftimit zyrtar të ushtrisë lituaneze, incidenti ndodhi të enjten rreth orës 15:00, kur avionët rusë kaluan kufirin ajror nga rajoni i Kaliningradit.
    Dy avionët qëndruan në hapësirën ajrore lituaneze për rreth 18 sekonda, përpara se të ktheheshin në territorin rus. Autoritetet ushtarake dyshojnë se avionët mund të kenë qenë në një mision stërvitor për furnizim ajror, por pavarësisht kësaj, kalimi konsiderohet shkelje e sovranitetit.
    Në reagim të menjëhershëm, avionë Eurofighter Typhoon të Forcës Ajrore Spanjolle, të vendosur në kuadër të misionit të NATO-s për patrullimin e Baltikut, u ngritën në ajër për të identifikuar dhe monitoruar avionët rusë. NATO konfirmoi se incidenti është nën hetim dhe se avionët aleatë po vazhdojnë patrullimet ajrore në zonë për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të Lituanisë.
    Kjo nuk është hera e parë që avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të vendeve baltike. Sipas autoriteteve lituaneze, raste të tilla janë shtuar ndjeshëm që prej fillimit të luftës në Ukrainë, duke rritur ndjeshëm tensionet në kufijtë lindorë të NATO-s.

    Top Channel

  • Dy avionë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë

    Dy avionë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë

    FOTO ILUSTRUESE

    LITUANI-Dy avionë ushtarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Lituanisë, anëtare e NATO-s, për 18 sekonda. Konkretisht dy avionët, një luftëtar Su-30 dhe një tanker Il-78, ndoshta ishin në një mision stërvitjeje për furnizim me karburant kur shkelën kufirin rreth orës 15:00 GMT, duke hyrë në Lituani nga rajoni i Kaliningradit.
    Avionët spanjollë Eurofighter Typhoon nga misioni i Policisë Ajrore Baltike të NATO-s u ngritën në ajër në përgjigje dhe patrulluan zonën.
    Vetëm disa javë më parë, tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë “pa leje”  javën e kaluar, duke shkaktuar një takim urgjent të NATO-s. Avionët luftarakë thuhet se fluturuan mbi ishullin Vaindloo dhe qëndruan atje për gati 12 minuta./ZËRI

  • Pse avionët që fluturojnë nga lindja në perëndim nuk janë më të shpejtë, ndonëse Toka rrotullohet?

    Pse avionët që fluturojnë nga lindja në perëndim nuk janë më të shpejtë, ndonëse Toka rrotullohet?

    Një diskutim i fundit online shkaktoi konfuzion te disa njerëz, duke e vënë në dyshim pse avionët që fluturojnë nga lindja në perëndim nuk arrijnë destinacionin shumë më shpejt, për shkak të rotacionit të Tokës. Dikush pyeste: “Një avion fluturon me 300 mph nga lindja në perëndim, ndërsa Toka rrotullohet me 1,400 mph nga perëndimi në lindje. Si nuk arrin ai avion 1,400 mph më shpejt?”

    Përgjigja e saktë është se avionët, kur ngrihen, mbajnë shpejtësinë rotacionale të Tokës për shkak të inercisë. Për shembull, në ekuator, Toka rrotullohet me rreth 1,037 mph, dhe nëse hipni lart, nuk do të përfundoni më larg, sepse ju dhe Toka po lëvizni me të njëjtën shpejtësi. Avionët, po ashtu, nuk fillojnë nga një shpejtësi zero në tokë, por mbajnë shpejtësinë e rotacionit të Tokës që e bartin me vete.

    Po ashtu, atmosfera lëviz në sinkron me Tokën përmes forcave fërkuese, që do të thotë se avionët nuk fluturojnë në një atmosferë të palëvizshme. Kjo është arsyeja pse nuk përjetojmë erë të fuqishme nga perëndimi që të mbështesë shpejtësinë e rotacionit të Tokës.

    Në përfundim, rotacioni i Tokës ndikon në dinamikën e fluturimit përmes kushteve atmosferike, por avionët nuk janë “më të shpejtë” kur fluturojnë perëndim dhe nuk mund të qëndrojnë në ajër për të mbërritur më shpejt në destinacion. Ky është një iluzion, ndërsa inercia dhe atmosfera dinamike janë ata që e bëjnë fluturimin më të ndërlikuar.

  • Bllokimi i monopatinave, ironizon avokati: Të ndalojnë edhe avionët e makinat që të mos ketë aksidente

    Bllokimi i monopatinave, ironizon avokati: Të ndalojnë edhe avionët e makinat që të mos ketë aksidente

    Avokati Gylsen Zhllima ka folur në lidhje me bllokimin e monopatinave, një aksion policor i zhvilluar ditën e djeshme pas urdhrit të ministres Albana Koçiu. Avokati tha se nuk është e drejtë të merren vendime të tilla, kur sipas tij, paraprakisht nuk është bërë normimi ligjor i tyre. Ai ka ironizuar duke u shprehur se fton policët të heqë nga rrugët edhe makinat e motorët apo të ndalojë avionët, në mënyrë që të shmangen të gjitha aksidentet.
    “Ftoj policinë të bllokojë edhe të gjithë avionët dhe makinat dhe nuk do kemi më aksidente.
    Kemi një rend kushtetues dispozitë ligjore, një Kod Rrugor. Duhet normuar kuadri ligjor, jo të bëhet një aksion i tillë sepse në sytë e qytetarëve ka humbur besimi te policia. Nuk mund të ndalohen disa gjëra që nuk janë të parashikuara në ligj. Nuk mundet një polic të marrë pronën tënde private, na kujton 1944, por atëherë të paktën bëhej edhe ligj”, tha ai.

  • Trump i kërkoi NATO-s të rrëzojë avionët rus, Moska: Nëse ndodh nis lufta

    Trump i kërkoi NATO-s të rrëzojë avionët rus, Moska: Nëse ndodh nis lufta

    FOTO ILUSTRUESE

    RUSI-Teksa avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, incidenti u diskutua edhe në OKB edhe gjatë takimit të Donald Trump me Zelenskyyn. Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të rrëzojnë avionët rusë të cilët hyjnë në hapësirën ajrore.
    Nga ana tjetër, ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar Perëndimin që rrëzimi i një avioni rus, do të ishte shpallje lufte.
    “Çdo rrëzim i një avioni rus nga NATO në hapësirën e saj ajrore do të shkaktonte një luftë”, ka thënë ai.
    Ndërkohë avionë ushtarakë të NATO-s dhe SHBA u mobilizuan menjëherë pasi avionë rusë fluturuan pranë kufirit të Danimarkës si dhe pranë Alaskës.
    Moska ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara dhe pjesë të një fushate kundër saj. Ambasadori Meshkov përsëriti linjën zyrtare të Kremlinit, duke hedhur poshtë edhe lidhjet me aktivitetet e dyshimta të dronëve të vërejtur në Danimarkë dhe Norvegji në fillim të kësaj jave.

  • Ambasadori rus paralajmëron NATO-n: Nëse rrëzoni avionët tanë, do të ketë luftë

    Ambasadori rus paralajmëron NATO-n: Nëse rrëzoni avionët tanë, do të ketë luftë

    Ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar se çdo përpjekje nga forcat e NATO-s për të rrëzuar një avion rus – edhe nëse justifikohet me pretendime për shkelje të hapësirës ajrore të aleancës – do të çonte në mënyrë të pashmangshme në luftë. 
    Duke folur në një intervistë me stacionin radiofonik francez RTL, Meshkov theksoi se një veprim i tillë do të shënonte një rrugë të drejtpërdrejtë drejt konfliktit të armatosur. 
    Ai gjithashtu theksoi se avionët e NATO-s shpesh kalojnë në hapësirën ajrore ruse, megjithatë asnjëri prej tyre nuk është shënjestruar ndonjëherë nga forcat ruse. 
    Komentet e ambasadorit pasuan deklaratat e fundit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump, i cili argumentoi se shtetet anëtare të NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata shkelin hapësirën ajrore të bllokut. 
    Presidenti francez Emmanuel Macron, megjithatë, mori një qëndrim të ndryshëm, duke thënë se anëtarët e aleancës duhet të përmbahen nga veprime të tilla në situata të ngjashme. 
     
     
     

  • Trump ne OKB: Shtetet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë mbi hapësirën e tyre ajrore

    Trump ne OKB: Shtetet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë mbi hapësirën e tyre ajrore

    Shtetet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore. Këtë e deklaroi Donald Trump pas takimit me Volodymyr Zelensky në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kur u pyet nëse do të mbështeste aleatët e NATO-s, ai u përgjigj se “varet” nga rrethanat.
    Më poshtë janë renditur pikat kryesore dhe kulminante të fjalimit të presidentit Trump.
    Një sulm frontal ndaj Europës, OKB-së, emigracionit dhe politikave të gjelbra. 
    Në fjalimin përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Donald Trump nuk kurseu askënd nga pikat e agjendës planetare. Duke nisur me një pasazh të pafund për sukseset e tij personale dhe duke sulmuar në mënyrë të përsëritur figurën e Joe Biden. Ja, të ndara sipas temave, pohimet e presidentit të SHBA-ve në 57 minutat e ndërhyrjes, më e gjatë se mesatarja e ndërhyrjeve të tjera, larg rekordit prej 4 orë e 29 minuta të Fidel Castros në vitin 1960.
    Lindja e Mesme: Hamas të lirojë menjëherë pengjet
    «Duhet të arrihet një zgjidhje në Gaza. Nuk mund të harrojmë 7 tetorin. Lironi pengjet, ky është mesazhi i këtij momenti».
    ° «Njohja për Palestinën është një shpërblim për Hamasin dhe sulmet e tij të tmerrshme».
    «Irani është sponsori kryesor i terrorizmit dhe qëndrimi im është shumë i thjeshtë: sponsori numër një në botë nuk mund të lejohet të zotërojë armën më të rrezikshme».
    SHBA dhe epoka e artë
    «Vetëm për tetë muaj Shtetet e Bashkuara janë bërë kombi më i fortë në botë».
    «I kam bërë të përfundojnë shtatë luftëra, e meritoj çmimin Nobel për paqe por OKB nuk më ka falënderuar kurrë».
    «Nuk e them për të bërë mburravecun, por kam të drejtë për gjithçka, do të dështoni nëse nuk më dëgjoni».
    Ukraina: BE financon një luftë kundër vetes
    «Europa financon një luftë kundër vetes, duke vazhduar të blejë naftë dhe gaz nga Rusia».
    «Nëse Rusia nuk do të bëjë një marrëveshje, ne jemi gati të vendosim tarifa. Për të qenë efektive, megjithatë, duhet të vendosen edhe nga Europa».
    «Kina dhe India vazhdojnë të blejnë naftë ruse, kjo është e papranueshme».
    Emigracioni emergjenca numër një e kohës sonë
    «Emigracioni i pakontrolluar është emergjenca kryesore e kohës sonë dhe po i shkatërron vendet tuaja. Por OKB e mbështet atë. Nëse nuk e ndaloni do të shkoni në ferr».
    «Ne i kemi ulur në zero hyrjet e paligjshme në SHBA. Nëse hyn ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, do të përfundosh në burg ose do të kthehesh nga ke ardhur, ose ndoshta edhe më larg».
    Green do të thotë falimentim
    «Burimet e rinovueshme nuk funksionojnë, impiantet e erës kalben dhe ndryshken, është energji që na bën të humbasim para».
    «Shumë prej këtyre pajisjeve ndërtohen në Kinë, por ata nuk i përdorin, i eksportojnë vetëm. Ata përdorin gazin dhe qymyrin».
    «Gjermania, përdoruesi më i madh i rinovueshëm në Europë, është në buzë të greminës».
    ^ «Green do të thotë falimentim. Ndryshimi i klimës është mashtrimi më i madh në botë».
    Në mbrojtje të lirisë dhe traditës
    «Mbrojmë lirinë e fjalës dhe të shprehjes. Mbrojmë lirinë fetare, përfshirë fenë më të përndjekur sot në planet, që quhet Kristianizëm».
    «Në Londër, ku ka një kryetar bashkie të tmerrshëm, të tmerrshëm, të tmerrshëm, qyteti ka ndryshuar kaq shumë. Tani duan të kalojnë tek Sheriati, por ju jeni në një tjetër vend. Nuk mund ta bëni këtë».

  • Presidenti Trump i jep leje NATO-s: Rrëzoni avionët e luftës të Rusisë

    Presidenti Trump i jep leje NATO-s: Rrëzoni avionët e luftës të Rusisë

    Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së është takuar me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenski. Kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën ajrore të aleancës. Deklarata vjen pasi vendet e NATO dënuan Moskën për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë.
    “Po, besoj se do ta mbështes”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse do ta mbështeste këtë veprim. Ai njoftoi gjithashtu se planifikon të telefonojë kryeministrin hungarez Viktor Orbán për ta nxitur atë të ndalojë blerjen e naftës ruse, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ushtruar presion mbi aleatët e NATO-s që të ndërpresin lidhjet energjetike me Moskën.

  • Çfarë duhet të bëjnë vendet e NATO-s nëse avionët rusë shkelin hapësirat e tyre ajrore? Trump: Rrëzojini

    Çfarë duhet të bëjnë vendet e NATO-s nëse avionët rusë shkelin hapësirat e tyre ajrore? Trump: Rrëzojini

    Presidenti Donald Trump thotë se vendet anëtare të NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën e tyre ajrore.

    “Po, po”, tha Trump kur bëri një pyetje në lidhje me rrëzimet e avionëve të NATO-s gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    Më vonë, ai nuk tha se Shtetet e Bashkuara do të bashkoheshin në përpjekjet për të rrëzuar avionët rusë që shkelnin rregullat.
    “Varet nga rrethanat. Por e dini, ne jemi shumë të vendosur ndaj NATO-s”, tha ai.
    Anëtarët e NATO-s janë “në alarm” në javët e fundit pasi dronët dhe avionët rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore.Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë pa leje në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës të premten.
    Kjo ndodhi një javë pasi disa dronë dhe avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore polake, duke shkaktuar një ngritje të avionëve luftarakë F-15 dhe F-35.
    Aleatët evropianë paralajmëruan të hënën se do të rrëzonin avionë luftarakë ose dronë rusë të përfshirë në çdo shkelje të mëtejshme të hapësirës ajrore të NATO-s, gjatë një takimi të zjarrtë emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Top Channel