Tag: avion

  • Veprimi që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike në avion

    Veprimi që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike në avion

    Ekziston një rregull që pasagjerët duhet të shmangin vendosjen e sendeve në xhepat e ulëseve në avion, veçanërisht nëse bëhet fjalë për ushqimin dhe pijet. Një stjuardesë ka zbuluar arsyet pse nuk duhet ta bëni këtë veprim.

    Kur ulemi në një sedilje avioni, duket logjike t’i ruajmë gjërat në xhepin e pasmë të ulëseve përballë, kështu që nuk duhet të gërmojmë në çantat tona për t’i nxjerrë jashtë gjatë fluturimit. Por ka një arsye shumë josanitare pse duhet të shmangim pikërisht këtë sa herë që hipim në aeroplan.
    Stjuardesa Beth Windsor ka punuar në avionë për më shumë se një dekadë. Ajo ka shpjeguar se xhepat e ulëseve janë shpesh një nga vendet më të pista në avion, sepse shumë rrallë pastrohen nga një fluturim në tjetrin.

    Ajo tregoi se ka parë disa pasagjerë duke vendosur gjëra të tmerrshme në to. “Aeroplanët pastrohen sa herë që zbarkojnë diku, por shpesh nuk ka kohë të mjaftueshme për të dezinfektuar plotësisht pjesën e brendshme të çdo xhepi ndenjëse midis fluturimeve”, – tha ajo.
    “Në shumë prej avionëve në të cilët kam punuar, ajo ndarje zakonisht nuk lahej derisa avioni të kthehej në bazë për një pastrim të thellë. Duhet të kuptohet që pasagjerët nuk duhet të përdorin xhepin e ulëseve për të ruajtur gjëra, unë kam hasur në një numër të madh pelena dhe të brendshme të ndotura në ndarje. Prandaj, mendoni dy herë para se të ruani ndonjë ushqim atje”.

  • Avioni i nisur nga Londra bën ulje emergjente në Rusi, pasagjerët s’lejohen të zbresin

    Avioni i nisur nga Londra bën ulje emergjente në Rusi, pasagjerët s’lejohen të zbresin

    Një avion i nisur nga aeroporti i Heathrow në Londër, me destinacion Pekinin që kishte në bord 311 persona bëri një ulje emergjente në Rusi mëngjesin e sotëm. Boeing 777-39L pësoi një problem në motor dhe kërkoi të ulej në qytetin Nizhnevartovsk në Siberi. Pamjet e publikuara nga media ruse “Baza” tregojnë avionin e kompanisë Air China duke u ulur në qytetin e largët në rajonin autonom Khanty-Mansi të Rusisë.
    Avioni u nis nga Heathrow në orën 22:43 dhe u ul në orën 08:17 me orën lokale në Nizhnevartovsk, por autoritetet ruse nuk lejuan pasagjerët të zbrisnin nga avioni pas uljes emergjente, sipas raportimeve.
    ‘Baza’ paralajmëron se pasagjerët mund të përballen me vështirësi pas uljes në këtë qytet, i cili ndodhet 2,300 kilometra në lindje të Moskës.

    “Gjithashtu nuk dihet se ku do të strehohen një numër kaq i madh pasagjerësh derisa të mbërrijë avioni rezervë. Do të jetë e vështirë të vendosen të gjithë njerëzit në zonën e pritjes së aeroportit lokal”, thuhet në raport.
    Nëse rregullat e vizës hiqen dhe lejohet që të qëndrojnë në hotele lokale, pasagjerët britanikë ose europianw nuk do të mund të përdorin kartat e tyre të kreditit, të cilat nuk funksionojnë në Rusi për shkak të sanksioneve nga Perwndimi.
    ‘Baza’ raporton më tej se “shërbimet e aeroportit ishin në gatishmëri të lartë për këtë vizitor të papritur. Nuk ndodh çdo vit që një fluturim nga Mbretëria e Bashkuar të mbërrijë në Nizhnevartovsk. Por u përgatitën shpejt, sepse u soll menjëherë një shkallë për zbritjen nga avioni. Çfarë ndodhi më pas mbetet ende e panjohur. Më së shumti, kompania do të dërgojë një avion rezervë me teknikë dhe pjesë këmbimi, pasi teknikët lokalë me siguri nuk mund të riparojnë një avion kaq të madh në Nizhnevartovsk”.

    Ndërsa linjat ajrore britanike dhe perëndimore nuk kalojnë më mbi hapësirën ajrore ruse për shkak të luftës së Vladimir Putinit kundër Ukrainës, linjat ajrore kineze që udhëtojnë nga dhe drejt Mbretërisë së Bashkuar e përshkojnë hapësirën ajrore ruse.
    Raporti thotë se pilotët zgjodhën Nizhnevartovsk “sepse moti ishte perfekt në atë moment, dhe pista ishte shumë e gjatë, duke e bërë atë opsionin më të mirë ndër aeroportet përreth për një avion kaq të madh.”
    Televizioni i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Zvezda, tha se ulja emergjente ndodhi për shkak të “një defekti në një nga motorët e avionit”.
    “Ekuipazhi i Air China dha një sinjal urgjence PAN dhe kërkoi ulje. Me një motor funksional, avioni u ul në pistë dhe u drejtua drejt zonës së parkimit. Kontrollorët iu përgjigjën menjëherë sinjalit dhe i dhanë ekuipazhit informacionin e nevojshëm për aeroportet alternative më të afërta që mund ta pranonin avionin.”

    Media e afërt me Kremlinin, Shot, tha se nuk kishte “asnjë plan” për të lejuar pasagjerët të hynin në terminal. Ajo gjithashtu shtoi se nuk ishte ofruar as ushqim dhe as pije për avionin.
    “Air China nuk ka kërkuar ujë apo ushqim për pasagjerët”, thuhej në raport. “Ata po hanë çfarë ka mbetur në bord. Në të njëjtën kohë, të gjitha shërbimet e nevojshme për pasagjerët në Nizhnevartovsk janë gati për t’u ofruar. Ajri i kondicionuar dhe tualetet në avion po funksionojnë, por dyert e avionit Boeing 777 kanë qëndruar të mbyllura dhe shkallët nuk janë afruar pranë avionit.”

  • SpaceX dërgon një avion ushtarak pa pilot në hapësirë (VIDEO)

    SpaceX dërgon një avion ushtarak pa pilot në hapësirë (VIDEO)

    Një mjet fluturues hapësinor pa pilot, i ndërtuar për ushtrinë amerikane dhe i aftë të qëndrojë në orbitë për qindra ditë pa ndërprerje, u lëshua me sukses mbrëmjen e djeshme (e enjte) nga baza e Cape Canaveral, në Florida, me anë të një rakete Falcon 9 të kompanisë SpaceX.

    Lëshimi u krye në orën 23:50 me orën lokale dhe u transmetua drejtpërdrejt nga kompania e Elon Musk.

    Liftoff! pic.twitter.com/oQFgBJqWg3

    — SpaceX (@SpaceX) August 22, 2025

    Anija pa pilot, e quajtur X-37B, është ndërtuar nga kompania Boeing. Ka pamjen e një mini-anije kozmike dhe ka realizuar tashmë shtatë fluturime afatgjata, duke kaluar mbi 10 vjet gjithsej në hapësirë.
    Ushtria amerikane nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen ose qëllimet specifike të kësaj misioni të ri, megjithatë Boeing ka bërë të ditur se kjo fluturim i tetë do të përdoret për teste shkencore dhe eksperimente për komunikime ndërmjet satelitëve si dhe për përmirësimin e navigimit hapësinor.
    X-37B është një avion pa pilot, me gjatësi rreth nëntë metra, dhe furnizohet me energji nga panele diellore. Edhe pse dërgohet në hapësirë me raketë, është ndërtuar që të kthehet vetë në Tokë.
    Në misionin e tij të fundit, ai u ul në Kaliforni në muajin mars, pasi qëndroi më shumë se një vit në orbitë./vizionplus.tv

  • Në 2018 në Argjentinë u kapën 400 kg kokainë brenda bagazheve, sot ky avion pjesë e delegacionit para takimit Trump-Putin

    Në 2018 në Argjentinë u kapën 400 kg kokainë brenda bagazheve, sot ky avion pjesë e delegacionit para takimit Trump-Putin

    Mes tre avionëve qeveritarë rusë, të mbërritur deri më tani në Ankorazh të Alaskas (SHBA), në pritje të mbërritjes së Presidentit #Putin, ndodhet edhe avioni i famshëm “Ilyushin-II-96” me numër RA-96023.
    Ky avion u bë i njohur në vitin 2018, kur autoritetet argjentinase zbuluan rreth 400 kg kokainë në ndërtesën e ambasadës ruse në Buenos-Ajres.
    Avioni i përdorur për trafikun e drogës në linjën Argjentinë-Rusi-Gjermani dhe që u shfaq në pamjet e publikuara nga organet ligjzbatuese argjentinase, u identifikua në atë kohë se ishte një avion diplomatik rus.

  • ‘Digjemi çdo vit nga zjarret’, Tomorri: Rama po përzë dhe ato pak njerëz në fshatra

    ‘Digjemi çdo vit nga zjarret’, Tomorri: Rama po përzë dhe ato pak njerëz në fshatra

    Gazetari Klodian Tomorri gjatë një interviste televizive ka komentuar situatën e zjarreve në vend dhe komentet e sotme të Edi Ramës.
    Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Tomorri u shpreh se, zjarret dhe përmbytjet e përvitshme që po ndodhin në Shqipëri, po largojnë edhe ata pak njerëz që kanë mbetur nëpër fshatra.
    ‘Unë nuk mbaj mend ndonjë vit që të mos jemi djegur nga zjarret. Digjemi çdo vit nga zjarret, përmbytemi çdo vit nga reshjet. Pra jemi çdo vit nën thundrën e fatkeqësive natyrore.

    Një qeveri e përgjegjshme duhej të kishte të dhëna dhe studime serioze, për të parë se sa janë kostot që na shkaktojnë ne çdo vit zjarret, kostot që vijnë nga përmbytjet dhe a është ky buxhet që ne kemi për emergjencat civile i mjaftueshëm.

    Nëse do ta shtojmë këtë buxhet a do të parandalojmë apo do të minimizojmë më shumë këto kostot që na vijnë nga zjarret dhe përmbytjet.
    Ai drejtori i emergjencave civile kur shkon në parlament, këtyre gjërave duhet tu përgjigjet para deputetëve, por nuk e pyet njeri për këto.
    Por nuk e pyet njeri për këto, prandaj njerëzit lihen në mëshirën e fatkeqësive, digjen fshatra të tërë, rrënohen jetë familjesh të tëra, edhe ata pak njerëz që kanë mbetur në Shqipëri.
    Pra ne po djegim dhe po përzëmë edhe ata pak njerëz që kanë mbetur ende nëpër fshatra.
    Dhe kryeministri del sot e thotë nuk kam avion personal. Që ai ka avion personal, këtë e dinë të gjithë se ai ka avion në dispozicion udhëton me ‘Ismailin’ e famshëm.
    Mënyra se si paguhet kjo nuk ka rëndësi, por fakti është se ai udhëton me avion personal, ndryshe nga të gjithë kryeministrat e vendeve të rajonit me ekonomi të ngjashme. Kjo ka rëndësi’, u shpreh ndër të tjera, Klodian Tomorri.

  • “Disa pa mendje kanë ngrënë broçkullën e madhe”, Rama: Nuk kemi blerë asnjë avion, ato s’janë një fjalë goje

    “Disa pa mendje kanë ngrënë broçkullën e madhe”, Rama: Nuk kemi blerë asnjë avion, ato s’janë një fjalë goje

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një komunikim live këtë të enjte në lidhje me zjarret masive në vend.

    Rama: Kemi pasur një avion canader nga Italia, 2 nga Greqia, një canader nga Kroacia, 2 helikopterë nga Hungaria, 1 nga Çekia, 1 nga Sllovakia, 2 suedezë dhe dy black hock nga emiratet, po të kishim vetë avionët tanë do të ishte akoma më mirë askush s’e mohon këtë kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehet pak llogarive, avionët nuk janë një fjalë goje, disa pa mendje ose nga dëshira për ta besuar kanë ngrënë broçkullën e madhe se unë, qeveria paskemi blerë avion për veten, s’ka asnjë avion, avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtime zyrtare, në çdo udhëtim privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen, gjithmonë, këtë e dëshmojnë të gjitha biletat, avioni i përdorur për udhëtime zyrtare nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë tek shumatorja e shpenzimeve të kryera çdo vit nga kryeministri përfshirë nga mesatarja dhe me nder jush paraardhësin tim.

    Top Channel

  • Rama vijon sqarimin për opinionin publik: Broçkull e madhe, avionët nuk janë një fjalë goje

    Rama vijon sqarimin për opinionin publik: Broçkull e madhe, avionët nuk janë një fjalë goje

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një komunikim live këtë të enjte në lidhje me zjarret masive në vend.

    Rama: Kemi pasur një avion canader nga Italia, 2 nga Greqia, një canader nga Kroacia, 2 helikopterë nga Hungaria, 1 nga Çekia, 1 nga Sllovakia, 2 suedezë dhe dy black hock nga emiratet, po të kishim vetë avionët tanë do të ishte akoma më mirë askush s’e mohon këtë kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehet pak llogarive, avionët nuk janë një fjalë goje, disa pa mendje ose nga dëshira për ta besuar kanë ngrënë broçkullën e madhe se unë, qeveria paskemi blerë avion për veten, s’ka asnjë avion, avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtime zyrtare, në çdo udhëtim privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen, gjithmonë, këtë e dëshmojnë të gjitha biletat, avioni i përdorur për udhëtime zyrtare nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë tek shumatorja e shpenzimeve të kryera çdo vit nga kryeministri përfshirë nga mesatarja dhe me nder jush paraardhësin tim.

  • Ende aktiv zjarri te Syri i Kaltër, 1 avion dhe 1 helikopter po punojnë për shuarjen e flakëve

    Ende aktiv zjarri te Syri i Kaltër, 1 avion dhe 1 helikopter po punojnë për shuarjen e flakëve

    Zjarri në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, që ra pasditen e djeshme me përmasa të mëdha, ka vijuar edhe gjatë natës por me intensitet të ulët.
    Në fshatin Pecë, vatra e zjarrit është fikur gjatë natës. Prej orëve të para të mëngjesit në Syrin e Kaltër po operojnë 1 avion Canadair dhe 1 helikopter.

    Ditën e djeshme u bë evakuimi i vizitorëve nga parku natyror. Qarkullimi Muzinë-Sarandë u mbyll pasi flakët gjigande zbritën deri në rrugë. Problematike u paraqit situata edhe në segmentin Bistricë-Muzinë.

    Situata e rëndë ishte edhe në Finiq, ku prej disa ditësh flakët po kalojnë nga njëri fshat në tjetrin. Në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit u dogjën disa banesa. Edhe në Poliçan të Beratit zjarri mori përmasa të mëdha në mal.
    Një vatër zjarri ra edhe në fshatin Xath të Fushë Arrëzit, ku u evakuuan banorët.

  • Evakuime masive në Finiq, në ndihmë edhe një avion kroat

    Evakuime masive në Finiq, në ndihmë edhe një avion kroat

    Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 38 vatra zjarri në të gjithë vendin, prej të cilave 7 janë ende aktive.
    Situata më e rënduar paraqitet në Finiq, ku 51 familje nga fshatrat Velahovë dhe Livinë janë evakuuar për shkak të rrezikut nga flakët.
    Në vatrën mbi fshatin Bistricë po punojnë mjete zjarrfikëse të MZSH dhe efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa me intensitet vijon puna edhe në zonat mbi fshatrat Dhrovjan dhe Krongj. Për shkak të terrenit të thyer dhe shtrirjes së madhe të flakëve, në operacion janë angazhuar edhe një helikopter i FA dhe një avion kroat Kanadair.
    Aktive vijojnë të jenë edhe vatrat pranë Tunelit të Skërficës, te Maja e Lucës, në Bolenë të Himarës, në Malaj të Epërm në Rrëshen dhe në Malin e Allushit në Klos.
    Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, një zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ullishte është vënë nën kontroll që prej mbrëmjes së djeshme. Ditën e sotme në terren kanë punuar 15 efektivë zjarrfikës të MZSH Poliçan.
    Ndërkohë, një vatër e re është regjistruar në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe, ku po punohet për shuarjen e flakëve në një zonë me shkurre dhe barishte.

  • SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë

    SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë

    Një avion luftarak Lockheed Martin F-35 u rrëzua pranë Stacionit Ajror Detar të SHBA-së në Lemoore në Kaliforninë qendrore.
    Marina Amerikane njoftoi se piloti u nxor me sukses nga avioni dhe është shëndoshë e mirë.
    “Nuk pati viktima midis personelit ushtarak”, sipas një njoftimi për shtyp nga baza.

    Po ashtu nuk u publikuan detaje rreth aksidentit, shkaku i të cilit është nën hetim.
    Prodhuesi i avionëve F-35 nuk iu përgjigj një kërkese të Reuters për koment pas rrëzimit të luftarakut amerikan.