Tag: avion

  • Avionët britanikë kryejnë mision 12-orësh me SHBA-në dhe NATO-n pranë kufirit rus

    Avionët britanikë kryejnë mision 12-orësh me SHBA-në dhe NATO-n pranë kufirit rus

    Britania njoftoi të shtunën se dy avionë të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) zhvilluan një mision 12-orësh në fillim të kësaj jave, së bashku me forcat amerikane dhe NATO-n, për të patrulluar përgjatë kufirit me Rusinë.

    Ky mision u zhvillua pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore të NATO-s nga dronë dhe avionë rusë kohët e fundit.

    “Kjo ishte një mision i rëndësishëm i përbashkët me aleatët tanë të SHBA-së dhe NATO-s”, tha ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey.

    “Jo vetëm që kjo ofron informata të vlefshme për ta forcuar ndërgjegjësimin operacional të Forcave tona të Armatosura, por gjithashtu u dërgon mesazh të fuqishëm se NATO-ja është e bashkuar (presidentin rus Vladimir) Putinit dhe kundërshtarëve tanë”, shtoi Healey.

    Një avion vëzhgues elektronik, RC-135 Rivet Joint, dhe një avion patrullimi detar, P-8A Poseidon, fluturuan nga rajoni Arktik përgjatë Bjellorusisë dhe Ukrainës të enjten, të mbështetur nga një avion furnizues i Forcave Ajrore të SHBA-së, KC-135.

    Britania tha se operacioni pasoi shkeljet e hapësirës ajrore të disa vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe Estoninë.

    Më herët këtë muaj, udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbështetën planet për të forcuar mbrojtjen e bllokut kundër dronëve rusë./ REL.

  • 12 orë pranë kufirit të Rusisë! Avionët amerikanë dhe britanikë me mision special

    12 orë pranë kufirit të Rusisë! Avionët amerikanë dhe britanikë me mision special

    Britania njoftoi të shtunën se dy avionë të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) zhvilluan një mision 12-orësh në fillim të kësaj jave, së bashku me forcat amerikane dhe NATO-n, për të patrulluar përgjatë kufirit me Rusinë.
    Ky mision u zhvillua pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore të NATO-s nga dronë dhe avionë rusë kohët e fundit.
    “Kjo ishte një mision i rëndësishëm i përbashkët me aleatët tanë të SHBA-së dhe NATO-s”, tha ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey.
    “Jo vetëm që kjo ofron informata të vlefshme për ta forcuar ndërgjegjësimin operacional të Forcave tona të Armatosura, por gjithashtu u dërgon mesazh të fuqishëm se NATO-ja është e bashkuar (presidentin rus Vladimir) Putinit dhe kundërshtarëve tanë”, shtoi Healey.
    Një avion vëzhgues elektronik, RC-135 Rivet Joint, dhe një avion patrullimi detar, P-8A Poseidon, fluturuan nga rajoni Arktik përgjatë Bjellorusisë dhe Ukrainës të enjten, të mbështetur nga një avion furnizues i Forcave Ajrore të SHBA-së, KC-135.
    Britania tha se operacioni pasoi shkeljet e hapësirës ajrore të disa vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe Estoninë.
    Më herët këtë muaj, udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbështetën planet për të forcuar mbrojtjen e bllokut kundër dronëve rusë./REL

  • 60 metra nga konflikti botëror, avioni kinez provokon atë të NATO-s

    60 metra nga konflikti botëror, avioni kinez provokon atë të NATO-s

    Një avion ushtarak kanadez, pjesë e një misioni ndërkombëtar të mbikëqyrjes, është përgjuar nga avionë luftarakë të Kinës ndërsa po fluturonte mbi Detin e Kinës Lindore. Incidenti ndodhi gjatë një operacioni të inteligjencës për të zbuluar anije të Koresë së Veriut që dyshohet se kryejnë aktivitete të paligjshme, në shkelje të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.
    Avioni CP-140 “Aurora” i Forcave Ajrore Mbretërore Kanadeze po vepronte në kuadër të Operacionit NEON, pjesëmarrja e Kanadasë në një mision shumëkombësh që synon zbatimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut. Fluturimi u ngrit nga baza ajrore Kadena në Japoni, një pikë strategjike për forcat aleate në rajon.
    Sipas “CBS News”, avionët luftarakë kinezë iu afruan me shpejtësi avionit kanadez që ndodhej në hapësirën ajrore ndërkombëtare. “Jam një avion kanadez që operon në hapësirë ndërkombëtare, duke kryer detyra në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” u përgjigj kapiteni kanadez.
    Një nga avionët kinezë kaloi në një distancë vetëm 60 metrash, ndërsa disa orë më vonë një tjetër avion luftarak i armatosur u afrua përsëri. Komandanti i operacionit, gjenerali Jeff David, tha se “sa kohë që ndërveprimet mbeten profesionale e të sigurta, misioni do të vazhdojë”.

  • Sherr në avion mes pasagjeres dhe stjuardesës, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Kretë. Pamjet bëhen ‘virale’

    Sherr në avion mes pasagjeres dhe stjuardesës, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Kretë. Pamjet bëhen ‘virale’

    Ky është momenti tronditës kur një pasagjere detyroi një avion të devijonte për në Kretë pasi shtyu një stjuardesë dhe u bërtiti pasagjerëve të tjerë. 

    Dëshmitarët kanë përshkruar se si 38-vjeçarja britanike gërvishti dhe gjakosi punonjësen e guximshme të ekuipazhit, ndërsa shante dhe kërcënonte udhëtarët e tjerë pas një grindjeje të shkaktuar nga dikush që i goditi me shqelm pjesën e pasme të sediljes së saj.
    Pasagjerja, e cila po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijën e saj të vogël në një avion që shkonte për në Egjipt , thuhet se ishte shumë e dehur dhe u bë aq agresive sa kapiteni u detyrua të ndërronte drejtim për arsye sigurie.
    Pamjet e tmerrshme të filmuara brenda avionit tregojnë gruan duke shkaktuar kaos dhe duke ofenduar, ndërsa ekuipazhi i lutet vazhdimisht të ulet.
    Udhëtarë të tjerë dëgjohen duke i thënë asaj “thjesht të qetësohet” dhe “të relaksohet”, por kjo nuk e ka qetësuar situatën.
    Pas devijimit dhe uljes emergjente, gruaja u arrestua dhe pritet të përballet me prokurorët në Kretë, ndërsa partneri dhe vajza e saj vijuan udhëtimin drejt Egjiptit.

    Top Channel

  • Një avion rus fluturon pranë Alaskës/ Alarmohen SHBA-të, ngrenë në fluturim 4 “luftarakët” F-16

    Një avion rus fluturon pranë Alaskës/ Alarmohen SHBA-të, ngrenë në fluturim 4 “luftarakët” F-16

    Një avion ushtarak rus që fluturonte pranë Alaskës, në hapësirë ajrore ndërkombëtare, alarmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
    Menjëherë në fluturim u ngritën 4 avionë luftarakë F-16. Në fluturim u ngrit edhe një avion mbikëqyrës amerikan. 
    Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut, që interceptoi mjetin e fluturimit, bëri me dije se avioni rus qëndroi në hapësirë ajrore ndërkombëtare dhe nuk hyri në hapësirën ajrore amerikane ose kanadeze. 
    Vendet e NATO janë në gatishmëri pas disa rasteve të javës së kaluar, kur avionë dhe dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s në Evropë. 
    Megjithatë, rasti i sotëm nuk shihet si kërcënim, pasi aktiviteti rus në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore ndodh rregullisht. 

  • Avioni rus pranë Alaskës, SHBA ngre me urgjencë avionët F-16

    Avioni rus pranë Alaskës, SHBA ngre me urgjencë avionët F-16

    Një avion ushtarak rus që fluturonte pranë Alaskës, në hapësirë ajrore ndërkombëtare, alarmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Menjëherë u ngritën në fluturim 4 avionë luftarakë F-16, si dhe një avion mbikëqyrës amerikan për të monitoruar situatën.

    Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut bëri me dije se avioni rus nuk hyri në hapësirën ajrore amerikane apo kanadeze, duke qëndruar brenda hapësirës ndërkombëtare.

    Vendet anëtare të NATO-s janë në gatishmëri, pas disa incidenteve të javës së kaluar ku avionë dhe dronë rusë kaluan në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s në Evropë.

    Megjithatë, zyrtarët amerikanë theksuan se rasti i sotëm nuk shihet si kërcënim, pasi aktiviteti rus në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore ndodh rregullisht.

  • Situatë e frikshme me avionin Air Force One që transportoi Trumpin, një avion Spirit iu afrua

    Situatë e frikshme me avionin Air Force One që transportoi Trumpin, një avion Spirit iu afrua

    Incidenti që përfshinte një avion Spirit që iu afrua avionit të presidentit amerikan mbi Long Island

    Një ngjarje drithëruese ndodhi mbi Long Island kur një aeroplan pasagjerësh i Spirit Airlines, për arsye të panjohura, fluturoi në distancë të afërt me fortesën fluturuese Air Force One, e cila po transportonte Presidentin e SHBA-së Donald Trump për në Londër, të martën pasdite (16/09).

    Një alarm u dha menjëherë në kullën e kontrollit, ku kontrollorët po përpiqeshin me tërbim të komunikonin me të dy avionët, duke u dhënë atyre udhëzime.
    Tregues janë dialogët e kontrollorit të trafikut ajror me kapitenët e avionëve, të cilët vunë re afërsinë alarmante midis dy avionëve dhe i bënë thirrje vazhdimisht ekuipazhit të Spirit që të ndryshonte menjëherë kursin me 20 gradë.

    Kur nuk mori një përgjigje të menjëhershme, ai e ngriti zërin, me një ankth të madh.

    “Spirit Wings 1300, kthehu 20 gradë MENJËHERË DJATHTAS”

    Në fund pilotët iu bindën urdhrit.

    Inspektori, me një acarim të dukshëm, shtoi:
    “Ka trafik 6 deri në 8 milje në të majtën tuaj. Një Boeing 747. Jam i sigurt që mund ta shihni se kush është.”

    Në video dialogu dramatik midis kullës së kontrollit dhe pilotëve:

    Është e bardhë dhe blu – kujdes!

    Referenca e tij ishte sigurisht për avionin ikonik Air Force One.
    Përpara se të mbaronte komunikimi, ai dha një paralajmërim domethënës:

    “Kujdes! Lëre iPad-in poshtë!”

    Donald Trump më në fund mbërriti shëndoshë e mirë në Londër po atë mbrëmje, për t’u takuar me Mbretin Charles në Kështjellën Windsor.

  • Sulmi i kullave binjake në SHBA, 24 vite nga akti terrorist i 11 shtatorit

    Sulmi i kullave binjake në SHBA, 24 vite nga akti terrorist i 11 shtatorit

    Mëngjesin e 11 shtatorit 2001, qytetarët e New Yorkut u zgjuan për të përjetuar njërën nga ditët më tragjike në historinë moderne. Në orën 08:46, një avion i rrëmbyer nga terroristët goditi njërën nga kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, dhe vetëm 17 minuta më vonë një avion i dytë goditi kullën tjetër. Dy ndërtesat 110-katëshe u përfshinë nga flakët, ndërsa qindra zjarrfikës dhe punonjës të emergjencës vrapuan për të shpëtuar jetët e njerëzve të ngujuar brenda.
    Sulmet nuk përfunduan në New York. Në orën 09:37, një avion i tretë u përplas mbi Pentagon, ndërtesën e Departamentit të Mbrojtjes në Washington, ndërsa avioni i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët ndërhynë kundër rrëmbyesve. Në total, 2,977 persona humbën jetën në sulmet e 11 Shtatorit, pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve.
    Përgjegjës për sulmet ishte grupi ekstremist islamik Al Kaida, i udhëhequr nga Osama bin Laden, që kishte planifikuar gjithçka nga Afganistani. Rrëmbyesit kishin hyrë në SHBA që në vitin 2000 dhe ishin trajnuar në shkolla fluturimi brenda vendit. Sulmet tronditën botën dhe nxiten SHBA-në të shpallë “luftë kundër terrorizmit”.

    Në tetor të po atij viti, SHBA dhe aleatët e saj pushtuan Afganistanin, që qeverisej nga talibanët aleatë të Al Kaidës. Qëllimi ishte shkatërrimi i rrjetit terrorist, kapja e bin Ladenit dhe largimi i talibanëve nga pushteti. Megjithatë, lufta zgjati dy dekada dhe përfundoi vetëm në vitin 2021, kur trupat amerikane u tërhoqën dhe talibanët rimorën kontrollin e vendit.
    Pas 11 Shtatorit, bota ndryshoi. Siguria në aeroporte u rrit ndjeshëm, kabinat e pilotëve u blinduan dhe kontrollet u bënë më të rrepta. Ndërkohë, u raportua rritje e ndjeshme e islamofobisë në shumë vende perëndimore. Sot, në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake, ngrihet “Kulla e Lirisë”, një simbol i qëndresës dhe kujtesës për ata që humbën jetën në atë ditë të zezë.
    /vizionplus.tv

  • Wizz Air zgjerohet në Rinas. Shton një avion modern dhe katër linja të reja në Stokolm, Këln, Billund dhe Tenerife

    Wizz Air zgjerohet në Rinas. Shton një avion modern dhe katër linja të reja në Stokolm, Këln, Billund dhe Tenerife

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bashku me Wizz Air, shpallën sot zgjerimin më të madh të operimeve në Shqipëri. Kompania ajrore lidere në TIA, njoftoi shtimin e flotës me një avion modern Airbus A321neo dhe katër linja të reja nga Tirana drejt Stokholmit, Këlnit, Billundit dhe ishujve Tenerife.
    “Sot shënojmë një hap tjetër të rëndësishëm në udhëtimin e Wizz Air në Shqipëri. Shtimi i avionit tonë të 14-të dhe katër linjat e reja ajrore tregon përkushtimin tonë të fortë për t’iu ofruar pasagjerëve shqiptarë edhe më shumë mundësi udhëtimi të përballueshme dhe destinacione emocionuese. Me këtë rrjet, ne jemi krenarë të zhvillojmë më tej partneritetin tonë me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe të kontribuojmë në rolin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë si një bazë udhëtimi në rajon. Kjo është një ftesë për të gjithë shqiptarët për të planifikuar udhëtimin e radhës”, u shpreh Piotr Trawka, Zyrtar Komercial për Evropën Perëndimore dhe Jugore.

    Kështu Wizz Air do të forcojë më tej lidhjen e Shqipërisë me tregje dinamike europiane si Danimarkën, Gjermaninë, Spanjën dhe Suedinë. Biletat për linjat e reja janë tashmë në shitje në wizzair.com, me çmime që nisin nga 2,490 lekë. “Mbërritja e avionit të 14-të është një hap i rëndësishëm, duke shtuar kapacitetin e nevojshëm për të përmbushur kërkesën në rritje në tregun lokal dhe jo vetëm. Ne konsolidojmë më tej dy tregje të rëndësishme si Gjermania dhe Spanja dhe hapemi në destinacione krejtësisht të reja. Ky ritëm në rritje thekson rolin e TIA-s si një partner i angazhuar që vazhdon të investojë në infrastrukturë, dixhitalizim dhe përvojën e pasagjerëve, duke synuar efikasitet të lartë operacional”, Piervittorio Farabbi, COO i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
    Ky zhvillim bën që Wizz Air të ketë gjithsej 57 destinacione në 17 shtete nga Tirana, duke ofruar 500 mijë ulëse shtesë në vit dhe duke hapur mbi 350 vende të reja pune në lidhje me aviacionin. Gjithashtu do të rritet frekuenca e fluturimeve për destinacionet ekzistuese si Milano, Bruksel, Torino dhe Berlin. Për të festuar njoftimin, Wizz Air po ofron një zbritje 15% në fluturime të përzgjedhura të rezervuara më 9 Shtator, për fluturime mes 17 Shtatorit dhe 17 Dhjetorit 2025 dhe për anëtarët e Wizz Discount Club.

  • Wizz Air zgjerohet në TIA, shton një avion modern dhe katër linja të reja në Stokolm, Këln, Billund dhe Tenerife

    Wizz Air zgjerohet në TIA, shton një avion modern dhe katër linja të reja në Stokolm, Këln, Billund dhe Tenerife

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, së bashku me Wizz Air, shpallën sot zgjerimin më të madh të operimeve në Shqipëri.

    Kompania ajrore lidere në TIA, njoftoi shtimin e flotës me një avion modern Airbus A321neo dhe katër linja të reja nga Tirana drejt Stokholmit, Këlnit, Billundit dhe ishujve Tenerife.
    “Sot shënojmë një hap tjetër të rëndësishëm në udhëtimin e Wizz Air në Shqipëri. Shtimi i avionit tonë të 14-të dhe katër linjat e reja ajrore tregon përkushtimin tonë të fortë për t’iu ofruar pasagjerëve shqiptarë edhe më shumë mundësi udhëtimi të përballueshme dhe destinacione emocionuese.
    Me këtë rrjet, ne jemi krenarë të zhvillojmë më tej partneritetin tonë me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe të kontribuojmë në rolin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë si një bazë udhëtimi në rajon. Kjo është një ftesë për të gjithë shqiptarët për të planifikuar udhëtimin e radhës”, u shpreh Piotr Trawka, Zyrtar Komercial për Evropën Perëndimore dhe Jugore.
    Kështu Wizz Air do të forcojë më tej lidhjen e Shqipërisë me tregje dinamike europiane si Danimarkën, Gjermaninë, Spanjën dhe Suedinë. Biletat për linjat e reja janë tashmë në shitje në wizzair.com, me çmime që nisin nga 2,490 lekë.
    “Mbërritja e avionit të 14-të është një hap i rëndësishëm, duke shtuar kapacitetin e nevojshëm për të përmbushur kërkesën në rritje në tregun lokal dhe jo vetëm. Ne konsolidojmë më tej dy tregje të rëndësishme si Gjermania dhe Spanja dhe hapemi në destinacione krejtësisht të reja. Ky ritëm në rritje thekson rolin e TIA-s si një partner i angazhuar që vazhdon të investojë në infrastrukturë, dixhitalizim dhe përvojën e pasagjerëve, duke synuar efikasitet të lartë operacional”, Piervittorio Farabbi, COO i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
    Ky zhvillim bën që Wizz Air të ketë gjithsej 57 destinacione në 17 shtete nga Tirana, duke ofruar 500 mijë ulëse shtesë në vit dhe duke hapur mbi 350 vende të reja pune në lidhje me aviacionin.
    Gjithashtu do të rritet frekuenca e fluturimeve për destinacionet ekzistuese si Milano, Bruksel, Torino dhe Berlin. Për të festuar njoftimin, Wizz Air po ofron një zbritje 15% në fluturime të përzgjedhura të rezervuara më 9 Shtator, për fluturime mes 17 Shtatorit dhe 17 Dhjetorit 2025 dhe për anëtarët e Wizz Discount Club.

    Top Channel