Tag: aviacionit

  • Ekspertët e aviacionit: Ngritja dhe uljet janë manovrat më të rrezikshme të fluturimit

    Ekspertët e aviacionit: Ngritja dhe uljet janë manovrat më të rrezikshme të fluturimit

    Një fluturim i Air India, i cili po udhëtonte për në Londër, me 242 pasagjerë dhe ekuipazh, u rrëzua sot menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Ahmedabadit. Videoja tregon aeroplanin që përpiqet të ngrihet përpara se të përplaset në një zonë banimi disa minuta më vonë.

    Ndërsa shpesh na thuhet se fluturimi me aeroplan është një nga mënyrat më të sigurta të transportit, pilotët dhe ekspertët e aviacionit thonë se ngritja dhe ulja janë pjesët më të rrezikshme të një fluturimi .
    Analistja e Transportit e CNN, Mary Schiavo, ia atribuon përqindjet më të larta të aksidenteve në këto faza të fluturimit rreziqeve dhe manovrave të nevojshme për t’u ngritur dhe ulur në një aeroport.
    Ngritjet dhe uljet nuk janë të lehta. Pilotët trajnohen dhe ritrajnohen për të reaguar nëse diçka shkon keq gjatë këtyre momenteve kyçe.

    Top Channel

  • Tragjedia ajrore në Indi, reagon Trump: Një nga aksidentet më të këqija në historinë e aviacionit

    Tragjedia ajrore në Indi, reagon Trump: Një nga aksidentet më të këqija në historinë e aviacionit

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik ajror në Indi, ku një avion me 242 persona në bord u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pak minuta pas ngritjes nga pista e aeroportit.
    Në një deklaratë publike, Trump tha se vendi i tij do t’u ofrojë gjithçka që mundet autoriteteve indiane pas “aksidentit të tmerrshëm”.
    “Askush nuk kishte idenë se çfarë ndodhi, në fillim dukej se fluturonte mirë”, ishte deklarata fillestare e Trump.
    Më pas Trump tha: “Besoj se është një nga aksidentet më të këqija në historinë e aviacionit”.

    Të paktën 204 persona humbën jetë sot pasi një avion i Air India – që po fluturonte drejt Londrës me 242 njerëz në bord – u rrëzua disa minuta pas ngritjes nga aeroporti në qytetin perëndimor të Indisë, Ahmedabad, të enjten.
    Trupat e viktimave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes nga ekipet e shpëtimit, me ndihmën e ushtrisë së Indisë. Por, nuk dihet se sa i përkasin viktimave që gjendeshin në avion dhe sa janë nga personat që gjendeshin në vendin ku u përplas avioni.
    Ndërkaq, një zyrtar tjetër policor i tha AFP-së se pret që të ketë “më shumë viktima”, për shkak se avioni u rrëzua mbi një zonë të banuar.
    Avioni ishte nisur drejt aeroportit Gatwick në Mbretërinë e Bashkuar, tha Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se ai u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit.
    Reuters raporton se, në mesin e 242 udhëtarëve ishin 217 të rritur dhe 11 fëmijë. Nga këta, 169 ishin shtetas indianë, 43 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez.
    Sipas faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar24, avioni ishte Boeing 787-8 Dreamliner, një nga avionët e udhëtarëve më modernë në përdorim.
    “Në këtë çast po e verifikojmë hollësitë dhe do të njoftojmë për to”, tha Air India në platformën X.
    Sipas kanaleve televizive, avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Një kanal shfaqi pamjet e avionit duke fluturuar mbi një zonë banimi, përpara se të zhdukej nga ekrani dhe një re e madhe zjarri të ngrihej në qiell përtej shtëpive.
    Sipas kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Ahmedabad, avioni u nis në orën 13:39 me kohën lokale nga pista 23. Ai bëri një thirrje emergjente “Mayday”, por më pas nuk u dëgjua asnjë përgjigje nga avioni.
    Flightradar24 tha gjithashtu se sinjali i fundit nga avioni u mor disa sekonda pas ngritjes.
    “Avioni i përfshirë është një Boeing 787-8 Dreamliner me regjistrim VT-ANB,” u tha në deklaratë.
    Zyra e ministrit indian të Aviacionit tha se kryeministri Narendra Modi kishte urdhëruar që të ofrohet menjëherë gjithë mbështetja për përpjekjet e shpëtimit.
    Të gjitha agjencitë përkatëse janë në gjendje gatishmërie dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar, shtoi zyra e ministrit të Aviacionit.
    Ahmedabad është qyteti kryesor në shtetin Gujarat, vendlindja e Modit.
    Aeroporti i Ahmedabad njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet ajrore me efekt të menjëhershëm.
    Aksidenti i fundit ajror në Indi ndodhi në vitin 2020 dhe përfshiu kompaninë Air India Express.
    Avioni Boeing-737 doli jashtë një piste në Aeroportin Ndërkombëtar Kozhikode në Indinë jugore. Ai rrëshqiti jashtë pistës, ra në një humnerë dhe u përplas me pjesën e përparme në tokë.
    Në atë aksident humbën jetën 21 persona.
    Air India, e cila më parë ishte në pronësi shtetërore, u ble nga kompania indiane Tata Group në vitin 2022 dhe u bashkua me Vistara – një ndërmarrje e përbashkët mes këtij grupi dhe Singapore Airlines – në vitin 2024.
    Tata njoftoi se ka aktivizuar një qendër emergjente dhe ka ngritur një ekip mbështetës për familjet që kërkojnë informacion.

  • Autoriteti Turk i Aviacionit merr vendimin, kush ngrihet nga vendi para fikjes së shenjës së rripit të sigurimit merr gjobë

    Autoriteti Turk i Aviacionit merr vendimin, kush ngrihet nga vendi para fikjes së shenjës së rripit të sigurimit merr gjobë

    Autoriteti Turk i Aviacionit Civil ka miratuar një rregullore të re që ndalon pasagjerët të ngrihen nga vendet e tyre përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit pas uljes së avionit.

    Shkelja e këtij rregulli do të ndëshkohet me një gjobë prej 70 dollarësh (rreth 62 euro).
    Vendimi vjen si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë në bord dhe për të minimizuar kaosin gjatë zbarkimit. Autoritetet kanë theksuar se pasagjerët shpesh ngrihen përpara kohe, duke rrezikuar të shkaktojnë lëndime dhe ndërhyrje të panevojshme në punën e ekuipazhit, si dhe duke mos respektuar udhëzimet e sigurisë.
    Sipas rregullores, e cila bazohet në nenin 143 të Ligjit të Aviacionit Civil Turk nr. 2920, pasagjerët duhet të qëndrojnë të ulur me rripin e sigurimit të lidhur derisa avioni të ndalet plotësisht në pozicionin e parkimit dhe shenja për rripin e sigurimit të çaktivizohet.
    Gjithashtu, ata duhet të presin që të thirret rreshti i tyre për të zbritur nga avioni.
    Autoriteti ka kërkuar nga të gjitha linjat ajrore që operojnë në Turqi të informojnë qartë pasagjerët për këto rregulla të reja, si gjatë njoftimeve audio në bord ashtu edhe përmes materialeve vizuale.
    Turkish Airlines ka përditësuar tashmë njoftimet standarde të uljes për të përfshirë paralajmërime specifike për penalizimet në rast të mosrespektimit.
    Ky hap i ri shënon një përpjekje të shtuar për të kultivuar më shumë disiplinë dhe respekt ndaj rregullave të sigurisë në fluturime, sidomos në kohën kur industria ajrore përballet me një numër në rritje të pasagjerëve dhe incidenteve të sjelljes së pahijshme në bord./Tar

    Top Channel

  • Finlandë/ Sindikata e aviacionit në grevë, anulohen 110 fluturime

    Finlandë/ Sindikata e aviacionit në grevë, anulohen 110 fluturime

    Kompania ajrore finlandeze Finnair njoftoi se ka anuluar 110 fluturime për shkak të një greve të sindikatës. Sipas raportimeve të transmetuesit publik YLE, punonjësit e Sindikatës Finlandeze të Aviacionit (IAU) kanë vendosur të hyjnë në grevë, duke ndaluar disa prej operacioneve të kompanisë.

    Kjo grevë do të ketë ndikim të gjerë, duke përfshirë edhe vonesa dhe shqetësime në trajtimin e bagazheve, si dhe në operacionet tokësore dhe shërbimet e ushqimit në Aeroportin e Helsinkit, aeroporti kryesor i Finlandës.

    Për të lehtësuar pasagjerët, Finnair ka ofruar mbështetje për rirezervimin e fluturimeve alternative, duke siguruar mundësi për ata që janë prekur nga ky ndërprerje. Kompania ka kërkuar gjithashtu mirëkuptimin e pasagjerëve për ndonjë shqetësim që mund të ketë lindur si pasojë e kësaj greve.

  • Balluku poston fotot: Tre modele biznesi në aeroportin e Vlorës, i dizenjuar për fluturime transoqeanike

    Balluku poston fotot: Tre modele biznesi në aeroportin e Vlorës, i dizenjuar për fluturime transoqeanike

    Zv/kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se “Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, është një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e Aviacionit Civil, që krahas zhvillimit të shërbimit në fushën e transportit, do të operojë me tre modele biznesi, që gjenerojnë zhvillim ekonomik dhe punësime të reja”.
    E pranishme sot në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, VLO, ku u krye fluturimi i parë certifikues, duke realizuar edhe dorëzimin e veprës në infrastrukturën ajrore, Balluku tha se “në këtë aeroport do të zbatohen tre modele biznesi”. Sipas saj, komponenti i parë i aviacionit civil është transporti i pasagjerëve; i dyti, mirëmbajtja e avionëve, që jo vetëm do të sjellë të ardhura në ekonomi por dhe punësim dhe e treta është kargo e aeroportit, në 300 ha sipërfaqe për ngarkesa ndërkombëtare.

    Gjithashtu theksoi ajo, aeroporti i Vlorës do të kthehet edhe në një qendër të dijes. “Këtu do të ngrihet Akademia e Aviacionit Civil që do të prodhojë profesionistët e ardhshëm të sektorit, ndërsa parashikohet të ngrihet këtu edhe një akademi ushtarake, që i përket aviacionit ushtarak dhe që do të gjenerojë një fluks të madh punësimesh të reja”, u shpreh Balluku, ndërsa vuri në dukje se, të gjitha këto investime të rëndësishme, janë të ndërlidhura mes tyre.
    Ajo bëri të ditur se ky aeroport do të lidhet me Vlorën përmes një hekurudhe 5 km që vjen nga Rrogozhina në drejtim të Vlorës dhe qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, do zgjedhin se cilin aeroport do të frekuentojnë. “Këto investime janë drejtpërdrejt përfitime për qytetarët”, u shpreh Balluku. Ajo tha se viti 2024 u mbyll me mbi 10 milionë pasagjerë në Aeroportin e Rinasit, ndërsa parashikohet që në Aeroportin e Vlorës të ketë 3 milionë pasagjerë vetëm në vitin e parë.
    “E kemi parë këtë me Aeroportin e Rinasit ku nga 28 destinacione sot kemi 160 të tilla, dhe operojnë 49 kompani ajrore që adresojnë shërbime me kosto konkurrente për qytetarët dhe shërbime më cilësore dhe kjo do të ndodhë edhe me Aeroportin e Vlorës. Aeroporti i Vlorës ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, dhe është i dizenjuar për fluturime transoqeanike, që synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend”, deklaroi Balluku.

  • Sulmet ajrore indiane, aeroportet dhe hapësira ajrore e Pakistanit mbeten plotësisht funksionale

    Sulmet ajrore indiane, aeroportet dhe hapësira ajrore e Pakistanit mbeten plotësisht funksionale

    Të gjitha aeroportet Pakistanit mbeten plotësisht funksionale, thotë autoriteti i aviacionit të vendit, pas ofensivës ushtarake nga India.

    Autoriteti i Aeroporteve të Pakistanit (PAA) shton se hapësira ajrore e vendit është gjithashtu e hapur dhe “e sigurt për aktivitetet e aviacionit civil”.
    “Pakistani i ka përcjellë zyrtarisht shqetësimet e tij Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) në lidhje me rreziqet serioze që i paraqiten sigurisë së aviacionit civil nga veprimet e pamatura dhe provokuese të Indisë“, thuhet në deklaratë.
    Sulmet ajrore të Indisë kanë lënë të plagosur dhjetëra njerëz, ndërkohë që Pakistani është zotuar se do të hakmerret.
    India tha se kreu sulme “precize” kundër “terroristëve” pas një sulmi në Kashmirin, e administruar nga India, dy javë më parë, kur u vranë 26 turistë hindu.
    India tha më herët se dy ose tre të dyshuar të atij sulmi ishin shtetas pakistanezë, por nuk dhanë detaje apo ndonjë dëshmi. Pakistani ka mohuar se është i përfshirë në këtë sulm.

    Top Channel

  • Aeroporti i Vlorës, gati për uljen e avionit të parë, pritet të nxisë turizmin

    Aeroporti i Vlorës, gati për uljen e avionit të parë, pritet të nxisë turizmin

    Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po përmbyllen punimet për detajet e fundit, me avionin e parë që pritet të ulët më 8 maj, për të vazhduar më pas me certifikimet dhe fluturimet zyrtare gjatë sezonit veror.Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi ecurinë e punimeve në këtë projekt madhor dhe u shpreh se ky aeroport do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së aviacionit civil dhe turizmit në jug të Shqipërisë.“Ky është një projekt strategjik për të përmirësuar lidhjet ajrore dhe për të nxitur turizmin. Aeroporti i Vlorës do të jetë një portë e rëndësishme e hyrjes në jug dhe një hap i madh për zhvillimin e sektorëve të aviacionit dhe të mallrave,” tha Balluku.Pritshmëritë janë të mëdha, pasi ky aeroport i ri, me një pistë prej 3,2 kilometrash, do të shërbejë jo vetëm për transportin e pasagjerëve, por dhe për ngarkesat, duke ofruar mundësi për aviacionin civil, mirëmbajtjen e avionëve dhe operacione kargoje.Ky projekt parashikon gjithashtu hapjen e 1200 vendeve të reja pune dhe do të përmbushë të gjitha standardet e aviacionit civil të BE-së, duke ofruar një platformë të re për rritjen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.Me një fluks pasagjerësh në rritje dhe një objekt të nivelit ndërkombëtar, Aeroporti i Vlorës pritet të bëhet një nga nxitësit kryesorë të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë shqiptare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po përmbyllen punimet për detajet e fundit, me avionin e parë që pritet të ulët më 8 maj, për të vazhduar më pas me certifikimet dhe fluturimet zyrtare gjatë sezonit veror.Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi ecurinë e punimeve në këtë projekt madhor dhe u shpreh se ky aeroport do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së aviacionit civil dhe turizmit në jug të Shqipërisë.“Ky është një projekt strategjik për të përmirësuar lidhjet ajrore dhe për të nxitur turizmin. Aeroporti i Vlorës do të jetë një portë e rëndësishme e hyrjes në jug dhe një hap i madh për zhvillimin e sektorëve të aviacionit dhe të mallrave,” tha Balluku.Pritshmëritë janë të mëdha, pasi ky aeroport i ri, me një pistë prej 3,2 kilometrash, do të shërbejë jo vetëm për transportin e pasagjerëve, por dhe për ngarkesat, duke ofruar mundësi për aviacionin civil, mirëmbajtjen e avionëve dhe operacione kargoje.Ky projekt parashikon gjithashtu hapjen e 1200 vendeve të reja pune dhe do të përmbushë të gjitha standardet e aviacionit civil të BE-së, duke ofruar një platformë të re për rritjen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.Me një fluks pasagjerësh në rritje dhe një objekt të nivelit ndërkombëtar, Aeroporti i Vlorës pritet të bëhet një nga nxitësit kryesorë të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë shqiptare.

  • Përplasja e avionit me helikopterin në Nju Jork ku vdiqën 67 persona, del raporti tronditës: Ja kush ishte fajtori

    Përplasja e avionit me helikopterin në Nju Jork ku vdiqën 67 persona, del raporti tronditës: Ja kush ishte fajtori

    Pilotja i helikopterit Black Hawk që u përplas me aeroplanin e pasagjerëve të American Airlines nuk zbatoi udhëzimet për të ndryshuar kursin disa sekonda para incidentit fatal, ka zbuluar një raport i ri tronditës.

    Natën e 29 janarit, kapitenja e Black Hawk të Ushtrisë, Rebecca Lobach, po kryente një vlerësim vjetor të fluturimit me bashkë-pilotin e saj, Oficerin Kryesor të Garancisë 2 Andrew Loyd Eaves, i cili shërbente si instruktor i saj i fluturimit.
    Tre muaj më vonë, detaje të reja të publikuara nga The New York Times zbuluan se pilotja kishte bërë më shumë se një gabim, duke çuar në një nga katastrofat më të mëdha në historinë e aviacionit.
    Jo vetëm që Lobach po fluturonte Black Hawk-un shumë lart, por në momentet e fundit para përplasjes, ajo nuk mori parasysh këshillat dhe udhëzimet e bashkë-pilotit për të ndryshuar kurs.
    Aftësitë e Lobach në pilotim po testoheshin gjatë vlerësimit atë natë fatale, përpara se ekuipazhi të njoftohej se një aeroplan ishte afër, sipas raportit.
    Vetëm 15 sekonda përpara përplasjes me aeroplanin komercial, kontrolli i trafikut ajror i udhëzoi Lobach dhe Eaves që të ktheheshin majtas, por ajo nuk e bëri këtë.
    Disa sekonda para përplasjes, bashkë-piloti Eaves iu drejtua Lobach në kabinë dhe i tha se kontrolli i trafikut ajror donte që ajo të kthehej majtas. Ajo sërish nuk ndryshoi kurs.
    Hetuesit mund të mos e kuptojnë kurrë pse Lobach nuk ndryshoi drejtim atë ditë.
    Të dy, Lobach dhe Eaves, kishin pranuar mesazhin se një aeroplan ishte pranë dhe e kishin parë vetë avionin përpara se të kërkonin të vazhdonin fluturimin me “ndarje vizuale.”
    Kjo është një praktikë që u lejon avionëve të shmangin përplasjet duke u bazuar në vëzhgimet e tyre personale, në vend që të ndjekin udhëzimet e kontrollorëve të trafikut ajror.

    “Kërkesa për të fluturuar sipas këtyre rregullave miratohet rregullisht në hapësirën ajrore të mbikëqyrur nga kontrollorët. Shumicën e kohës, ndarja vizuale ekzekutohet pa incidente.
    Por kur menaxhohet keq, ajo mund të krijojë një rrezik vdekjeprurës – një rrezik për të cilin ekspertët e aviacionit kanë paralajmëruar për vite me radhë,” thanë ekspertët për gazetën.
    Raporti deklaronte: “Black Hawk ishte 15 sekonda larg nga kryqëzimi me avionin. Oficeri i Garancisë Eaves më pas ia tërhoqi vëmendjen kapitenes Lobach. Ai i tha se besonte që kontrolli i trafikut ajror kërkonte që ata të ktheheshin majtas, drejt brigjeve të lumit lindor.”
    Nëse ajo do të ishte kthyer majtas, “do të ishte krijuar më shumë hapësirë midis helikopterit dhe Fluturimit 5342,” shtoi raporti.
    Në vend të kësaj, 67 persona – të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi në avion dhe helikopter – humbën jetën.
    Lobach, nga Durham, Karolina e Veriut, ishte oficere aviacioni në Ushtri dhe kishte grumbulluar rreth 500 orë fluturimi. Ajo gjithashtu kishte shërbyer si ndihmëse ushtarake në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Bidenit.
    Një rregull kritik në industrinë e aviacionit është që nëse dy avionë janë në kurs përplasjeje, pilotët duhet të këshillohen nëse pritet që ata të ndërthuren, sipas rregulloreve të Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
    Ekspertët zbuluan se kjo nuk ndodhi atë natë dhe se “ishte e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme” për të parandaluar tragjedinë e tmerrshme që la 67 të vdekur.

    Top Channel

  • Rithemelohet shkolla e Aviacionit në Vlorë, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit, ja detajet

    Rithemelohet shkolla e Aviacionit në Vlorë, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit, ja detajet

    Nënshkruhet në Vlorë memorandumi për rithemelimin e Shkollës së Aviacionit. Kjo u njoftua dje nga kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë të këtij qytetit, ndërsa detajet i dha ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. Ai theksoi se kjo shkollë do nxjerrë pilotë ushtarët dhe civile, sipas nevojave të kërkuara. “Rithemelimi i Shkollës së Acviacionit në Vlorës, në aeroportin e Vlorës, në Akërni, një shkollë e cila do të gjenerojë jo vetëm pilotë ushtarakë, por edhe civilë, jo vetëm kontrollorë ajrorë ushtarakë, por edhe civilë, gjithmonë më një investim të rëndësishëm të dyanshëm”, deklaroi Vengu.

  • Rama: Paga minimale, 650 euro. Lideri socialist në Vlorë: Themelojmë akademinë e aviacionit

    Rama: Paga minimale, 650 euro. Lideri socialist në Vlorë: Themelojmë akademinë e aviacionit

    Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi një takim me studentë e pedagoge në qytetin e Vlorës për të premtuar se në vitin 2030 paga minimale do të jetë 650 euro. Lideri i mazhorancës shpjegoi me shifra punën e qeverisë socialiste në 12 vitet e fundit duke theksuar diferencën mes vitit 2013 kur PS mori drejtimin e vendit dhe sot.
    “Jemi në 400 euro dhe praktikisht me 400 eurot jemi në vendin e tretë në rajon dhe në janar të vitit të ardhshëm do të shkojmë në 500 euro pagën minimale dhe projeksioni ynë për Shqipërinë 2030 është të mos ketë pagë minimale nën 650 euro.”
    Kryeministri Edi Rama nga Vlora premtoi ndryshime edhe në sektorin e shëndetësisë.

    “Në këtë 5-vjeçar, deri në mbyllje të kësaj dekade, t’i japim vendit një mundësi të re përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor, duke zgjeruar kapacitetet tona për të bërë shërbime shëndetësore ekstra, domethënë, nga ato shërbime që nuk bëhen, jo thjesht në Shqipëri, por edhe në vende të tjera dhe që pastaj detyrohen njerëzit të shkojnë diku tjetër dhe, e para, kemi në plan të ndërtojmë dy apo tre partneritete që i kemi në diskutime për QSUT dhe me ambicien që ta bëjmë QSUT në 2030 një qendër ekselence të shëndetësisë së rajonit.”
    Në Vlorë qeveria firmosi marrëveshjen mes kompanisë ushtarake shtetërore të Shqipërisë, KAYO, dhe një kompanie izraelite për themelimin e Akademisë së Aviacionit.
    “Marrëveshja për krijimin e kësaj akademie është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në funksion të mbështetjes së plotë të aviacionit civil, qoftë të forcave tona të armatosura me një kapital njerëzor të kualifikuar cilësisht për kohën që jetojmë.”
    Gjatë këtij takimi u njoftua se më 8 maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën e gjatë prej 3.8 kilometrash.
    /vizionplus.tv