Tag: aviacionit

  • Shqipëria “fluturon” drejt NATO-s, njihet zyrtarisht Autoriteti i Aviacionit Civil

    Shqipëria “fluturon” drejt NATO-s, njihet zyrtarisht Autoriteti i Aviacionit Civil

    Shqipëria ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar, këtë herë nga NATO.
    Në një video të postuar këtë mëngjes, në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë është njohur zyrtarisht nga Aleanca e Atlantikut për Vlefshmërinë Ajrore. Sipas tij, vendi ynë ka përmbushur në mënyrë të plotë të gjitha standardet që kërkohen nga NATO në këtë drejtim.
    “MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
     
    Një arritje që forcon më tej pozitat e Shqipërisë brenda NATO-s dhe rrit besueshmërinë e infrastrukturës ajrore shqiptare në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

  • Rama: Hap i rëndësishëm, NATO certifikon Aviacionin Civil Shqiptar për vlefshmërinë ajrore

    Rama: Hap i rëndësishëm, NATO certifikon Aviacionin Civil Shqiptar për vlefshmërinë ajrore

    Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë të ditur se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur zyrtarisht nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke plotësuar të gjitha standardet e kërkuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.
    Rama e cilësoi një lajm të mirë për vendin dhe një dëshmi të përparimit të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve ndërkombëtare në sektorin e aviacionit.
    “Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri.

  • “Kujdesu për babanë tim”/ Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India përpara tragjedisë që i mori jetën 260 personave

    “Kujdesu për babanë tim”/ Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India përpara tragjedisë që i mori jetën 260 personave

    Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja që po trondisin opinionin publik dhe industrinë e aviacionit.

    Sipas një raporti paraprak të autoriteteve indiane dhe burimeve amerikane të përfshira në hetim, kapiteni Sumeet Sabharwal, 56 vjeç, dyshohet se ka ndërprerë furnizimin me karburant të avionit, vetëm sekonda pas ngritjes nga pista. Dy çelësa të karburantit, që zakonisht mbeten të aktivizuar gjatë gjithë fluturimit, rezultojnë të jenë vendosur në pozicionin “Cutoff”, çka bëri që motorët të ndalonin së punuari.
    Avioni Boeing 787 Dreamliner, i nisur nga Ahmedabad drejt Londrës më 12 qershor në orën 13:38, qëndroi në ajër për vetëm 30 sekonda para se të përplasej në një zonë të banuar. Nga përplasja humbën jetën 241 persona në bord dhe 19 të tjerë në tokë, ndërsa vetëm një pasagjer mbijetoi në mënyrë të pabesueshme.
    Zyrtarisht, nuk është konfirmuar se kush nga pilotët mbylli furnizimin me karburant. Por regjistrimet nga “black box” tregojnë një dialog alarmant në kabinë, ku njëri pilot pyet: “Pse u ndërpre?” dhe tjetri përgjigjet: “Nuk isha unë.”
    Sipas hetuesve amerikanë dhe raportimeve të Wall Street Journal, provat tërheqëse nga komunikimi sugjerojnë se veprimi mund t’i përkasë kapitenit Sabharwal, i cili ishte në rolin e monitoruesit në atë moment, ndërsa bashkë-piloti Clive Kunder, 28 vjeç, ishte në kontroll të avionit gjatë ngritjes.
    Kapiten Sabharwal ishte një pilot me mbi 8,200 orë fluturimi dhe gëzonte reputacion të lartë në komunitetin e aviacionit. Miq dhe kolegë e përshkruajnë atë si një njeri të qetë, profesionist të përkushtuar dhe “shpirt të butë”. Ai nuk kishte pasur asnjë incident serioz gjatë karrierës së tij dhe ishte i njohur për sjelljen e tij të respektueshme.
    Por pas tragjedisë, autoritetet po shqyrtojnë edhe aspektin psikologjik të kapitenit. Burime të afërta me hetimin kanë treguar se Sabharwal kishte kaluar një periudhë të vështirë personale pas vdekjes së nënës në vitin 2022, duke u ndarë më pas nga bashkëshortja dhe u transferua në Mumbai për t’u kujdesur për të atin 90-vjeçar.
    Disa pilotë të tjerë të Air India kanë përmendur probleme të mundshme me shëndetin mendor, ndonëse kompania ajrore kishte dhënë leje mjekësore për fluturimin, pas kontrolleve rutinë dhe analizave të alkoolit, të cilat rezultuan të pastra.
    Pak orë përpara fluturimit fatal, Sabharwal i kishte thënë rojës së kompleksit ku banonte: “Kujdesu për babanë tim. Do të kthehem shpejt.”
    Ende nuk është e qartë nëse ndërprerja e karburantit ishte një gabim fatal, një akt i qëllimshëm apo një defekt teknik. Ekspertët e aviacionit e kanë përshkruar vendosjen e çelësave në “Cutoff” menjëherë pas ngritjes si një veprim “absolutisht të pashpjegueshëm”.
    Hetimet janë në zhvillim, ndërkohë që raporti përfundimtar pritet të sqarojë nëse kemi të bëjmë me gabim njerëzor, vetëvrasje me pasoja masive apo një zinxhir ngjarjesh tragjike që çuan në katastrofën ajrore më të rëndë të Indisë në dekadat e fundit.

    Top Channel

  • “Kujdesu për babanë tim”/ Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India përpara tragjedisë

    “Kujdesu për babanë tim”/ Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India përpara tragjedisë

    Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja që po trondisin opinionin publik dhe industrinë e aviacionit.

    Sipas një raporti paraprak të autoriteteve indiane dhe burimeve amerikane të përfshira në hetim, kapiteni Sumeet Sabharwal, 56 vjeç, dyshohet se ka ndërprerë furnizimin me karburant të avionit, vetëm sekonda pas ngritjes nga pista. Dy çelësa të karburantit, që zakonisht mbeten të aktivizuar gjatë gjithë fluturimit, rezultojnë të jenë vendosur në pozicionin “Cutoff”, çka bëri që motorët të ndalonin së punuari.

    Avioni Boeing 787 Dreamliner, i nisur nga Ahmedabad drejt Londrës më 12 qershor në orën 13:38, qëndroi në ajër për vetëm 30 sekonda para se të përplasej në një zonë të banuar. Nga përplasja humbën jetën 241 persona në bord dhe 19 të tjerë në tokë, ndërsa vetëm një pasagjer mbijetoi në mënyrë të pabesueshme.

    Zyrtarisht, nuk është konfirmuar se kush nga pilotët mbylli furnizimin me karburant. Por regjistrimet nga “black box” tregojnë një dialog alarmant në kabinë, ku njëri pilot pyet: “Pse u ndërpre?” dhe tjetri përgjigjet: “Nuk isha unë.”

    Sipas hetuesve amerikanë dhe raportimeve të Wall Street Journal, provat tërheqëse nga komunikimi sugjerojnë se veprimi mund t’i përkasë kapitenit Sabharwal, i cili ishte në rolin e monitoruesit në atë moment, ndërsa bashkë-piloti Clive Kunder, 28 vjeç, ishte në kontroll të avionit gjatë ngritjes.

    Kapiten Sabharwal ishte një pilot me mbi 8,200 orë fluturimi dhe gëzonte reputacion të lartë në komunitetin e aviacionit. Miq dhe kolegë e përshkruajnë atë si një njeri të qetë, profesionist të përkushtuar dhe “shpirt të butë”. Ai nuk kishte pasur asnjë incident serioz gjatë karrierës së tij dhe ishte i njohur për sjelljen e tij të respektueshme.

    Por pas tragjedisë, autoritetet po shqyrtojnë edhe aspektin psikologjik të kapitenit. Burime të afërta me hetimin kanë treguar se Sabharwal kishte kaluar një periudhë të vështirë personale pas vdekjes së nënës në vitin 2022, duke u ndarë më pas nga bashkëshortja dhe u transferua në Mumbai për t’u kujdesur për të atin 90-vjeçar.

    Disa pilotë të tjerë të Air India kanë përmendur probleme të mundshme me shëndetin mendor, ndonëse kompania ajrore kishte dhënë leje mjekësore për fluturimin, pas kontrolleve rutinë dhe analizave të alkoolit, të cilat rezultuan të pastra.

    Pak orë përpara fluturimit fatal, Sabharwal i kishte thënë rojës së kompleksit ku banonte: “Kujdesu për babanë tim. Do të kthehem shpejt.”

    Ende nuk është e qartë nëse ndërprerja e karburantit ishte një gabim fatal, një akt i qëllimshëm apo një defekt teknik. Ekspertët e aviacionit e kanë përshkruar vendosjen e çelësave në “Cutoff” menjëherë pas ngritjes si një veprim “absolutisht të pashpjegueshëm”.

    Hetimet janë në zhvillim, ndërkohë që raporti përfundimtar pritet të sqarojë nëse kemi të bëjmë me gabim njerëzor, vetëvrasje me pasoja masive apo një zinxhir ngjarjesh tragjike që çuan në katastrofën ajrore më të rëndë të Indisë në dekadat e fundit.

  • Mbretëria e Bashkuar heq ndalimin ndaj Pakistan International Airlines pas përmirësimeve në sigurinë ajrore

    Mbretëria e Bashkuar heq ndalimin ndaj Pakistan International Airlines pas përmirësimeve në sigurinë ajrore

    Mbretëria e Bashkuar ka hequr zyrtarisht ndalimin disavjeçar ndaj Pakistan International Airlines (PIA), duke hapur rrugën për rifillimin e fluturimeve drejt dhe nga vendi pas një periudhe të gjatë izolimi ajror.

    Vendimi u bë i ditur të mërkurën nga Komisionerja e Lartë Britanike në Islamabad, Jane Marriott, e cila tha se ky hap pason një “angazhim të gjerë” mes Komitetit të Sigurisë Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Pakistanit.

    Ndalimi u vendos në vitin 2020, pasi ish-ministri i aviacionit të Pakistanit, Ghulam Sarwar Khan, zbuloi publikisht se rreth një e treta e pilotëve në vend kishin kopjuar në provimet e tyre të licencimit. Këto deklarata tronditën opinionin publik dhe pasuan një aksident tragjik të një avioni të PIA-s në qytetin e Karaçit, ku humbën jetën 97 persona.

    Komisionerja Marriott vlerësoi bashkëpunimin mes ekspertëve të aviacionit nga të dy vendet dhe theksoi se rifillimi i fluturimeve do të kërkojë kohë për shkak të çështjeve logjistike. Ajo shtoi se kompanitë ajrore do të duhet të aplikojnë individualisht për leje operimi nga autoritetet britanike.

    “Jam mirënjohëse ndaj ekspertëve të aviacionit si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Pakistan për punën e tyre bashkëpunuese për të përmbushur standardet ndërkombëtare të sigurisë,” deklaroi Marriott. “Mezi pres të përdor një transportues pakistanez kur të vizitoj familjen dhe miqtë.”

    Komisioni i Lartë britanik theksoi se vendimet për heqjen nga Lista e Sigurisë Ajrore merren në bazë të një procesi të pavarur sigurie të mbikëqyrur nga Komiteti i Sigurisë Ajrore. Heqja e ndalimit pritet të ndikojë pozitivisht në jetën e më shumë se 1.6 milion personave me origjinë pakistaneze që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe në marrëdhëniet tregtare dypalëshe.

    Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Mohammad Asif, e përshëndeti vendimin dhe kritikoi ashpër deklaratat e mëparshme të ish-ministrit Khan, të cilat sipas tij “dëmtuan imazhin e vendit dhe i shkaktuan PIA-s humbje të mëdha financiare”.

    Kjo lëvizje nga Londra vjen pas një vale vlerësimesh ndërkombëtare për përpjekjet e Pakistanit në rritjen e sigurisë ajrore. Më herët gjatë këtij viti, edhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) hoqi ndalimin pesëvjeçar ndaj PIA-s, duke e lejuar të rifillojë fluturimet direkte në BE.

  • Rregullatori i aviacionit indian urdhëron linjat ajrore të inspektojnë disa modele të Boeing pas rrëzimit të Air India

    Rregullatori i aviacionit indian urdhëron linjat ajrore të inspektojnë disa modele të Boeing pas rrëzimit të Air India

    Rregullatori i aviacionit në Indi u ka urdhëruar linjave ajrore që operojnë me aeroplanë Boeing të inspektojnë të gjithë çelësat e kontrollit të karburantit, disa ditë pasi një hetim për rrëzimin e avionit të Air India muajin e kaluar zbuloi se ato ishin fikur, duke i lënë të dy motorët pa karburant.

    Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Indisë deklaroi se direktiva do të zbatohej për Boeing 787 Dreamliner dhe disa variante të Boeing 737, dhe se linjat ajrore duhet të përfundojnë inspektimet dhe t’ia paraqesin gjetjet e tyre rregullatorit deri të hënën e ardhshme.

    Një raport paraprak mbi rrëzimin e avionit të Air India që vrau 260 persona në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, zbuloi se çelësat u zhvendosën brenda një sekonde, duke ndërprerë furnizimin me karburant për të dy motorët.

    Raporti, i publikuar javën e kaluar, nuk ofroi asnjë përfundim në lidhje me shkakun e rrëzimit të avionit. Gjithashtu, nuk tha se si çelësat mund të kenë kaluar nga pozicioni i funksionimit në atë të ndërprerjes gjatë fluturimit.

    Lëvizja e çelësave të kontrollit të karburantit lejon dhe ndërpret rrjedhën e karburantit në motorët e aeroplanit.

    Boeing 787-8 Dreamliner u rrëzua më 12 qershor menjëherë pas ngritjes. Të gjithë nga 242 personat në bord, përveç njërit, humbën jetën, si dhe 19 persona në tokë.

    Raporti, i lëshuar nga Byroja e Hetimit të Aksidenteve të Avionëve, vuri në dukje një këshillë të vitit 2018 nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së, e cila rekomandonte që linjat ajrore që operojnë modele Boeing të inspektojnë funksionin e kyçjes së çelësave të ndërprerjes së karburantit.

    Sipas raportit, regjistrimet zanore në kabinën e pilotit kapën një moment konfuzioni midis pilotëve, ku njëri e pyeste tjetrin pse e kishte ndërprerë karburantin.

    “Piloti tjetër u përgjigj se nuk e bëri këtë”, thuhet në raport.

    Disa ekspertë të aviacionit në Indi spekuluan se rrëzimi u shkaktua nga një gabim njerëzor, bazuar në raportin paraprak. Të paktën dy shoqata pilotësh komercialë i kanë hedhur poshtë pretendime të tilla.

    Shoqata Indiane e Pilotëve Komercialë në një deklaratë të dielën tha se ishte “thellësisht e shqetësuar nga narrativat spekulative… veçanërisht aludimet e pamatura dhe të pabaza për vetëvrasje të pilotëve”.

    Të hënën, drejtori ekzekutiv i Air India, Campbell Wilson, tha se raporti paraprak mbi rrëzimin e aeroplanit me destinacion Londrën, nuk gjeti probleme mekanike ose mirëmbajtjeje me aeroplanin ose motorët e tij.

    Në një memo të brendshme drejtuar stafit të linjës ajrore të parë nga AP, Wilson deklaroi se raporti tregonte se të gjitha detyrat e detyrueshme të mirëmbajtjes për avionin ishin përfunduar.

    “Nuk kishte asnjë problem me cilësinë e karburantit dhe asnjë anomali me rrotullimin e ngritjes. Pilotët e kishin kaluar alkotestin e detyrueshëm para fluturimit dhe nuk kishte vërejtje në lidhje me gjendjen e tyre mjekësore”, tha ai në shënim.

    Pas rrëzimit, autoritetet indiane urdhëruan një ekzaminim të plotë të të gjithë avionëve Boeing 787 Dreamliner të Air India për të parandaluar incidente të ardhshme. Air India ka 33 avionë të këtij modeli në flotën e saj./ Euronews.

  • Aeroporti i Vlorës do të shërbejë edhe për qëllime ushtarake, konfirmon Ethemaj

    Aeroporti i Vlorës do të shërbejë edhe për qëllime ushtarake, konfirmon Ethemaj

    Aeroporti i ri i Vlorës nuk do të shërbejë vetëm për fluturime civile, por do të ketë edhe një funksion të rëndësishëm ushtarak. Lajmin e konfirmoi kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj, gjatë një interviste për “A2 CNN”, ku foli për planet strategjike të qeverisë në lidhje me zhvillimin e aviacionit në Shqipëri.Sipas Ethemajt, aeroporti i Vlorës dhe ai i Rinasit do të jenë pjesë e një infrastrukture të integruar që do të mbështesë jo vetëm udhëtimet komerciale, por edhe zhvillimin e industrisë së mirëfilltë të aviacionit civil dhe ushtarak në vend.“Sot operojmë me më shumë mundësi zhvillimi si industri; futja e organizatave të mirëmbajtjes dhe hapja e shkollave ushtarake e civile do të maksimizojë Aviacionin Civil. Të dy aeroportet, i Vlorës dhe i Rinasit, janë pjesë e kësaj infrastrukture për të komanduar zgjerimin e aviacionit në Shqipëri,” tha Ethemaj.Ai shtoi se qëllimi nuk është vetëm për të rritur numrin e fluturimeve apo uljeve, por për të ofruar akses më të lehtë në rivierën shqiptare dhe për ta kthyer aviacionin në një shtyllë të rëndësishme ekonomike.“Nuk ka rëndësi sa avionë do të ulen, por sa të lehtë do ta kenë pasagjerët të aksesojnë rivierën për një orë,” u shpreh ai, duke vënë theksin te potenciali turistik që sjell ky zhvillim.Ky zhvillim vjen në kohën kur Shqipëria po përpiqet të pozicionohet si një qendër strategjike në rajon për turizmin, logjistikën dhe sigurinë. Funksioni i dyfishtë i Aeroportit të Vlorës pritet të rrisë ndjeshëm rolin e vendit në skenën rajonale, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe atë ushtarak.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Aeroporti i ri i Vlorës nuk do të shërbejë vetëm për fluturime civile, por do të ketë edhe një funksion të rëndësishëm ushtarak. Lajmin e konfirmoi kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj, gjatë një interviste për “A2 CNN”, ku foli për planet strategjike të qeverisë në lidhje me zhvillimin e aviacionit në Shqipëri.Sipas Ethemajt, aeroporti i Vlorës dhe ai i Rinasit do të jenë pjesë e një infrastrukture të integruar që do të mbështesë jo vetëm udhëtimet komerciale, por edhe zhvillimin e industrisë së mirëfilltë të aviacionit civil dhe ushtarak në vend.“Sot operojmë me më shumë mundësi zhvillimi si industri; futja e organizatave të mirëmbajtjes dhe hapja e shkollave ushtarake e civile do të maksimizojë Aviacionin Civil. Të dy aeroportet, i Vlorës dhe i Rinasit, janë pjesë e kësaj infrastrukture për të komanduar zgjerimin e aviacionit në Shqipëri,” tha Ethemaj.Ai shtoi se qëllimi nuk është vetëm për të rritur numrin e fluturimeve apo uljeve, por për të ofruar akses më të lehtë në rivierën shqiptare dhe për ta kthyer aviacionin në një shtyllë të rëndësishme ekonomike.“Nuk ka rëndësi sa avionë do të ulen, por sa të lehtë do ta kenë pasagjerët të aksesojnë rivierën për një orë,” u shpreh ai, duke vënë theksin te potenciali turistik që sjell ky zhvillim.Ky zhvillim vjen në kohën kur Shqipëria po përpiqet të pozicionohet si një qendër strategjike në rajon për turizmin, logjistikën dhe sigurinë. Funksioni i dyfishtë i Aeroportit të Vlorës pritet të rrisë ndjeshëm rolin e vendit në skenën rajonale, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe atë ushtarak.

  • Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?

    Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?

    “Hapësira ajrore e Shqipërisë është po aq e rrezikuar nga Irani sa vetë Europa”. Kështu u shpreh në një intervistë përA2CNN, kreu i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj. Ai shpjegon ndërkohë efektet e tjera me të cilat po përballet aviacioni shqiptar si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.
    “Përsa i përket sigurisë së Shqipërisë ka po aq rrezik sa për të gjithë kontinentin. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe gëzon të njëjta privilegje e detyrime sa i përket sovranitetit të vendit dhe nga pikëpamja e Aviacionit Civil,(hapësira ajrore) Shqipëria është e mirëintegruar në sistemin europian. Nëse Europa do të vuajë, do të vuajë dhe Shqipëria. Shqipëria do të vuajë si një kontinent i tërë”, tha ai për A2 CNN.
    Ai thekson se kjo krizë do të rrisë ngarkesën në kontrollin dhe menaxhimin e trafikut ajror europian.
    “Kemi që nga viti 2022 që jemi në një cikël krizash dhe ai që ka vuajtur më shumë është aviacioni civil. Për shkak të konfliktit Rusi Ukrainë kemi 25% më pak hapësirë ajrore në Europë. Kriza në Izrael ka bërë që hapësira e Sirisë, Irakut, Iranit, Jordanisë dhe Izraelit është e mbyllur. Avionët civilë e anashkalojnë këtë duke rritur numrin e operimeve në Shqipëri e Greqi. Nuk shoh rrezik për sigurinë, por ngarkesë të shtuar për sistemin europian të aviacionit civil e kontrollin e trafikut ajror në lidhje me fluksin e menaxhimit të fluturimeve”, deklaroi ai.

  • Ja kur pritet të nisë nga puna Aeroporti i Vlorës

    Ja kur pritet të nisë nga puna Aeroporti i Vlorës

    Aeroporti i Vlorës është ende në fazë certifikimesh. Ulja e avionit pak ditë para zgjedhjeve ishte një test për të parë elemente e pistës më shumë se sa një inagurim.
    Maksim Ethemaj, kreu i Autoriteti të Aviacionit Civil tha se aeroporti është ende në fazë plotësimi të kritereve teknike.
    Por kur pritet të përfundojnë procedurat e certifikimit?
    “Për ne është më e rëndësishme plotësimi i kritereve teknike dhe të sigurisë që nevojiten. Jemi ende në proces. Ne presim që nga korriku ky proces të përfundojë. Më pas janë kompanitë ajrore që do të miratohen për të operuar në këtë aeroport”, tha Ethemaj.
    Por cilat janë parashikimet në vitin e parë të operimit?
    “Në planin tonë fillestar projekti parashikonte që në vitin e parë aeroporti do të priste 360 mijë pasagjerë. Nëse sot më pyesni sa parashikohen mund t’iu them se do të jenë 1.2 milion pasagjere, katër herë më shumë nga plani fillestar. Është kjo arsyeja pse adoptuam këtë kërkesë në rritje me planin tonë fillestarë sepse kërkesa për fluturime është rritur”, tha kreu i Aviacionit.
    Këtë viti aeroporti Nënë Tereza pritet të arrijë një rekord të ri prej 12 milion pasagjerë.
    Kjo rritje e shpejtë dhe e qëndrueshme shtron nevojë për nisjen sa më parë të operimit të aeroportit të Vlorës.

  • Ushtarë të aviacionit amerikan, stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbinë

    Ushtarë të aviacionit amerikan, stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbinë

    Ushtarë të aviacionit amerikan, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, realizuan një futje ajrore të trupave këmbësore amerikane në mbështetje të një patrullimi të pavarur në veri të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë.

    KFOR tha se kjo lloj stërvitjeje është “thelbësore për ruajtjen e gatishmërisë dhe bashkëveprimit ndërmjet njësive, si dhe për të mbajtur efektshmërinë e nevojshme në veprimet e KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

    KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR-i punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, në përputhje me rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.