Tag: aviacionit

  • Fundi pa lavdi i flamurit të Ramës/ Aviacioni Civil pezullon Air Albania-n

    Fundi pa lavdi i flamurit të Ramës/ Aviacioni Civil pezullon Air Albania-n

    Pas gati 7 vitesh humbjesh, male me borxhe dhe marrëveshjesh okulte për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit, fati i kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, duket se ka mbërritur në fundin e palavdishëm, por të pashmangshëm. Kapitali ka mësuar se Autoriteti i Aviacionit Civil është detyruar të pezullojë licencën e krenarisë imagjinare të qiellit shqiptar për mospërputhje me legjislacionin.

    Një burim nga brenda kompanisë i tha Kapitalit se vendimi është marrë në fillim të këtij muaji dhe se prej tre ditësh Air Albania nuk kryen më asnjë fluturim.

    “Operimet e Air Albania janë pezulluar përkohësisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil, për mosveprim në përputhje me standardet e aviacionit civil,” i tha Kapitalit një burim brenda qeverisë i informuar për çështjen. Sipas burimit, pezullimi i Air Albania-s do të qëndrojë në fuqi pa afat derisa kompani të plotësojë të gjitha detyrimet e kërkuara nga ligji i Aviacionit Civil.

    Pezullimi nga AAC do të thotë se tashmë kompania nuk ka të drejtë të kryejë më asnjë fluturim dhe çdo shitje biletash është potencialisht një mashtrim.

    Disa ekspertë të tregut të fluturimeve i thanë Kapitalit se plotësimi i detyrimeve nga kompania në kushtet e krizës së thellë financiare në të cilën ndodhet ka shumë pak gjasa të ndodhë dhe me shumë mundësi, pezullimi nga AAC është grushti i fundit që vulos përfundimisht fatin e Air Albanias.

    Air Albania nuk ka operuar fluturime që nga 7 dhjetori

    E ardhmja e kompanisë flamur të shumëtrumbetuar nga qeveria tani duket gjithnjë e më e pasigurt. Të dhënat e FlightAware tregojnë se prej datës 7 dhjetor kompania nuk ka operuar asnjë fluturim dhe vazhdon të anullojë në seri rrugë të planifikuara për në Milano dhe Stamboll nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

    E themeluar në vitin 2018 pasi qeveria shqiptare ia revokoi licencën Albanian Airlines, Air Albania ka qenë krenaria imagjinare e Shqipërisë për shtatë vitet e fundit.

    E financuar pjesërisht nga Turkish Airlines, fati i Air Albania-s duket se u vulos përfundimisht pak javë më parë, kur Turkish njoftoi daljen nga kompania shqiptare dhe shitjen e 49 për qind të aksioneve që zotëronin në këtë kompani.

    Ndërsa linja ajrore kombëtare e Turqisë nuk dha shumë detaje mbi arsyet e shitjes së Air Albania, ajo finalizoi një marrëveshje për të shpenzuar 300 milionë euro për një aksion minoritar në linjën ajrore spanjolle me kosto të ulët, Air Europa, e cila është më e njohur gjerësisht.

    Male me borxhe dhe faliment i pashpallur

    Muajt e fundit Air Albania është përballur me një seri padish në gjykatat ndërkombëtare për mosshlyerje të detyrimeve. Kompania ajrore është paditur të paktën nga dy shoqëri të huaja për mospagesën e qirasë së avionëve, ndërkohë që borxhet e saj vetëm sa shtohen.

    Shifra reale e borxheve të Air Albania mbetet e panjohur pasi kompania nuk publikon asnjë bilanc financiare. Por mali i detyrimeve vlerësohet në dhjetra milionë euro duke përfshirë borxhet ndaj furnitorëve, Tatimeve, aeroporteve dhe punonjësve.

    Por pavarësisht se është praktikisht e falimentuar, Air Albania vazhdon të mos e shpallë falimentin zyrtarisht. Pezullimi i liçencës nga Autoriteti i Aviacionit Civil duket se është goditja finale, që do të hedhë në tokë përfundimisht krenarinë imagjinare të qiellit shqiptar, e cila më shumë se krenari për vendin u themelua për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit.

    Ky i fundit është akuzuar nga opozita si shkaktari kryesor i falimentimit të Air Albania-s për shkak të udhëtimeve me Ismailin personal, që iu vu në dispozicion nga Air Albania./KAPITALI

  • Air Albania në kolaps/ I pezullohet licenca, kompania e mbytur në borxhe ndalon fluturimet

    Air Albania në kolaps/ I pezullohet licenca, kompania e mbytur në borxhe ndalon fluturimet

    Pas gati 7 vitesh humbjesh, male me borxhe dhe marrëveshjesh okulte për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit, fati i kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, duket se ka mbërritur në fundin e palavdishëm, por të pashmangshëm. Kapitali ka mësuar se Autoriteti i Aviacionit Civil është detyruar të pezullojë liccencën e krenarisë imagjinare të qiellit shqiptar për mospërputhje me legjislacionin.
    Një burim nga brenda kompanisë i tha Kapitalit se vendimi është marrë në fillim të këtij muaji dhe se prej tre ditësh Air Albania nuk kryen më asnjë fluturim.
    “Operimet e Air Albania janë pezulluar përkohësisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil, për mosveprim në përputhje me standardet e aviacionit civil,” i tha Kapitalit një burim brenda qeverisë i informuar për çështjen. Sipas burimit, pezullimi i Air Albanias do të qëndrojë në fuqi pa afat derisa kompani të plotësojë të gjitha detyrimet e kërkuara nga ligji i Aviacionit Civil.
    Pezullimi nga AAC do të thotë se tashmë kompania nuk ka të drejtë të kryejë më asnjë fluturim dhe ccdo shitje biletash është potencialisht një mashtrim.
    Disa ekspertë të tregut të fluturimeve i thanë Kapitalit se plotësimi i detyrimeve nga kompania në kushtet e krizës së thellë financiare në të cilën ndodhet ka shumë pak gjasa të ndodhë dhe me shumë mundësi, pezullimi nga AAC është grushti i fundit që vulos përfundimisht fatin e Air Albanias.
    Air Albania nuk ka operuar fluturime që nga 7 dhjetori
    E ardhmja e kompanisë flamur të shumëtrumbetuar nga qeveria tani duket gjithnjë e më e pasigurt. Të dhënat e FlightAëare tregojnë se prej datës 7 dhjetor kompania nuk ka operuar asnjë fluturim dhe vazhdon të anullojë në seri rrugë të planifikuara për në Milano dhe Stamboll nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
    E themeluar në vitin 2018 pasi qeveria shqiptare ia revokoi licencën Albanian Airlines, Air Albania ka qenë krenaria imagjinare e Shqipërisë për shtatë vitet e fundit.
    E financuar pjesërisht nga Turkish Airlines, fati i Air Albanias duket se u vulos përfundimisht pak javë më parë, kur Turkish njoftoi daljen nga kompania shqiptare dhe shitjen e 49 për qind të aksioneve që zotëronin në këtë kompani.
    Ndërsa linja ajrore kombëtare e Turqisë nuk dha shumë detaje mbi arsyet e shitjes së Air Albania, ajo finalizoi një marrëveshje për të shpenzuar 300 milionë euro për një aksion minoritar në linjën ajrore spanjolle me kosto të ulët, Air Europa, e cila është më e njohur gjerësisht.
    Male me borxhe dhe faliment i pashpallur
    Muajt e fundit Air Albania është përballur me një seri padish në gjykatat ndërkombëtare për mosshlyerje të detyrimeve. Kompania ajrore është paditur të paktën nga dy shoqëri të huaja për mospagesën e qirasë së avionëve, ndërkohë që borxhet e saj vetëm sa shtohen.
    Shifra reale e borxheve të Air Albania mbetet e panjohur pasi kompania nuk publikon asnjë bilanc financiare. Por mali i detyrimeve vlerësohet në dhjetra milionë euro duke përfshirë borxhet ndaj furnitorëve, Tatimeve, aeroporteve dhe punonjësve.
    Por pavarësisht se është praktikisht e falimentuar, Air Albania vazhdon të mos e shpallë falimentin zyrtarisht. Pezullimi i liçencës nga Autoriteti i Aviacionit Civil duket se është goditja finale, që do të hedhë në tokë përfundimisht krenarinë imagjinare të qiellit shqiptar, e cila më shumë se krenari për vendin u themelua për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit.
    Ky i fundit është akuzuar nga opozita si shkaktari kryesor i falimentimit të Air Albanias për shkak të udhëtimeve me Ismailin personal, që iu vu në dispozicion nga Air Albania./Kapitali.al/

  • Aeroplani kinez “C919” bën debutimin në Lindjen e Mesme në Ekspozitën Ajrore të Dubait 2025

    Aeroplani kinez “C919” bën debutimin në Lindjen e Mesme në Ekspozitën Ajrore të Dubait 2025

    Kjo veprimtari pesëditore filloi të hënën në “Dubai World Central” dhe është një nga ekspozitat më të rëndësishme aerohapësinore në botë, me shfaqje mahnitëse të teknologjisë dhe pajisjeve të përparuara të aviacionit. Edicioni i sivjetshëm, me temën “E ardhmja është këtu”, ka shënuar një rekord të ri për përmasat këtë vit, duke tërhequr më shumë se 1 500 kompani aerohapësinore dhe të mbrojtjes nga 47 vende e rajone, ndërsa numri i vizitorëve pritet të arrijë në 148 000. 
    Për herë të parë, dy nga avionët reaktivë “C919” të Kinës po shfaqen në këtë ekspozitë ajrore, së bashku me një avion “C909”. 
    Një “C919 ” në ekspozitë, një model me konfigurim me tre klasa dhe 164 vende, nga “China Southern Airlines”, ka një dizajn të brendshëm unik me “elegancë orientale” të krijuar për të shtuar komoditetin. Në ditën e hapjes, pjesëmarrësit pritën në radhë të gjata për të hipur në avion, për të eksploruar kabinën e tij dhe për të bashkëvepruar me ekuipazhin e fluturimit në kabinën e pilotit. 
    Deri më tani, janë dorëzuar gjithsej 26 avionë reaktivë “C919”, të cilët operojnë në mbi 30 itinerare fluturimi dhe kanë transportuar më shumë se 2 milionë udhëtarë që nga vënia në funksionim komercial. 
    Përveç “C919”, ka edhe një gamë e gjerë produktesh të aviacionit kinez për qëllime civile dhe ushtarake. Një model në shkallë 1:1 i dronit “Wing Loong-X” ekspozohet jashtë vendit për herë të parë, duke tërhequr vëmendjen me aftësitë e  tij për ngarkesa të rënda dhe rrezen e gjatë të fluturimit. Aeroplanë të tjerë përfshijnë avionin luftarak “J-10CE”, avionin luftarak të pakapshëm nga radarët “J-35A” dhe avionin e madh të  transportit “Y-20”. 
    Në sektorin e motorëve, Korporata Kineze e Motorëve të Mjeteve Ajrore merr pjesë gjithashtu për herë të parë, duke shfaqur disa produkte kyçe, si motorët “Taihang” e “AES100” dhe turbinat me gaz, çka thekson vizionin e kompanisë për t’u integruar në mënyrë aktive në zinxhirin global të industrisë së aviacionit dhe për të zgjeruar vazhdimisht hapjen e nivelit të lartë. 

  • Ushtarët amerikanë dhe letonezë të KFOR-it me manovra për të rritur efikasitetin operativ

    Ushtarët amerikanë dhe letonezë të KFOR-it me manovra për të rritur efikasitetin operativ

    Kosova E Diel, 16 Nëntor 2025 16:58
    KFOR-i ka bërë të ditur se ushtarë nga Letonia, së bashku me personelin e Aviacionit të Ushtrisë Amerikane të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje zhvilluan trajnim me ngarkesë me litar në kampin në Novosellë.
    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet trajnimi me ngarkesë me litar u mundëson njësive të aviacionit të KFOR-it të transportojnë furnizime thelbësore shpejt dhe në mënyrë të sigurt, madje edhe në kushte të vështira.“Aktiviteti përqendrohet në rritjen e shpejtësisë, saktësisë dhe efikasitetit operativ, duke forcuar njëkohësisht ndërveprimin midis elementëve shumëkombësh”, thuhet në njoftim.
    KFOR shton se këto seanca trajnimi thelbësore sigurojnë që forcat e KFOR-it të mbeten të gatshme për mision dhe të afta për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave logjistike në mjedise dinamike, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në të gjithë Kosovën.

  • Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin

    Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin

    Takimet elektorale të kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, të mbështetur nga opozita, vijuan sot në zonën e Fushës së Aviacionit.
    Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Binaj u njoh nga afër me problematikat e tyre dhe kërkoi mbështetjen për të sjellë ndryshimin në kryeqytet. Banorët u shprehën me besim se ai do të mund ta bëjë Tiranën një qytet më të jetueshëm dhe me dinjitet për të gjithë.
    “Kjo gjë nuk bëhet vetëm,” – theksoi Binaj, duke iu përgjigjur një banori që kërkonte “rrotullimin”.
    “Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi,” – shtoi ai me humor dhe vendosmëri.
    Në fund të takimit, Binaj u kujtoi qytetarëve se fuqia për ndryshim është në duart e tyre:
    “Një gurë në dorë kemi,” – tha ai, duke apeluar për pjesëmarrje dhe votë të ndërgjegjshme më 17 nëntor.

  • 8-mujori, buxheti dha 9,2 mln euro për ringritjen e shkollës së aviacionit në Vlorë

    8-mujori, buxheti dha 9,2 mln euro për ringritjen e shkollës së aviacionit në Vlorë

    Buxheti i shtetit ka financuar me 901,6 milionë lekë ose rreth 9,2 milionë euro ngritjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë.Ngritja e saj është pjesë e projekteve të forcave të luftimit, një institucion që ka funksionuar në Vlorë para 18 vitesh.Shkolla e Aviacionit është parashikuar të ngrihet në zonën e Akërnisë në Vlorë, pranë infrastrukturës së aeroportit të ri, dhe synon të kthehet në një qendër rajonale trajnimi. Sipas Ministrisë së Brendshme përveç studentëve shqiptarë, në akademi do të mund të pranohen edhe kandidatëve nga vendet fqinje të Ballkanit.Kompania Izraelite Elbit Systems është kontraktuar nga qeveria shqiptare për të sjellë teknologjinë dhe përvojën e saj në trajnimin e pilotëve, duke përfshirë simulatorë të avancuar fluturimi, programe të standardizuara sipas kërkesave ndërkombëtare dhe metoda moderne të mësimdhënies.Akademia e Aviacionit në Vlorë rikthen traditën që ishte ndërprerë prej afro dy dekadash. Në aspektin organizativ, akademia do të ketë një strukturë të ndarë në dy drejtime kryesore: civil dhe ushtarak.Pjesa civile do të fokusohet në përgatitjen e pilotëve për transport ajror, fluturime komerciale dhe menaxhim të navigimit ajror, ndërsa pjesa ushtarake do të përqendrohet në trajnimin e pilotëve të Forcave të Armatosura dhe operacioneve taktike.Përveç pilotëve, akademia do të ofrojë trajnime edhe për kontrollorë ajrorë, duke përfshirë module mbi menaxhimin e trafikut ajror, përdorimin e sistemeve radarike dhe komunikimin ajror sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).Një nga qëllimet e deklaruara është pavarësia e vendit në certifikimin e pilotëve, pra që licencat e lëshuara nga akademia të jenë të njohura ndërkombëtarisht dhe të përputhen me standardet evropiane (EASA). Kjo do të ulë ndjeshëm kostot për studentët shqiptarë, të cilët sot duhet të ndjekin trajnime jashtë vendit për të marrë licenca profesionale.Por teksa infrastruktura për Shkollën e Aviacionit ka bëhet gati ende nuk janë bërë publike detajet mbi tarifat për studentët civilë, kapacitetin total të akademisë apo afatin kur do të nisë trajnimi i parë praktik.Akademia e Aviacionit në Vlorë shihet si një investim në kapitalin njerëzor tw vendit, ndërkohë që i hap rrugë një tregu të ri për formimin profesional të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë në rajon.Në Ballkan shkollat të aviacionit janë aktive në Kosovë, Bosnja me 4 shkolla dhe Serbi gjithashtu katër. Ne Greqi janë më shumë 30 shkolla të aviacionit./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • A janë linjat ajrore me kosto të ulët po aq të sigurta sa ato me çmime më të larta?

    A janë linjat ajrore me kosto të ulët po aq të sigurta sa ato me çmime më të larta?

    Shpesh ekziston perceptimi se linjat ajrore më të shtrenjta ofrojnë edhe fluturime më të sigurta, por ekspertët thonë se kjo nuk është e vërtetë.

    Sipas një raportimi të HuffPost, rregulloret ndërkombëtare të aviacionit i bëjnë standardet e sigurisë të panegociueshme për çdo kompani ajrore, pavarësisht çmimit të biletave. George Novak, president i Shoqatës Kombëtare të Transportuesve Ajrorë dhe ish-avokat i FAA-s, thekson:
    “Transportuesit me kosto të ulët janë po aq të sigurt sa konkurrentët e tyre me kosto më të lartë. Edhe linjat më të vogla duhet të ruajnë standardet minimale të sigurisë.”

    Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) kryen auditime të rrepta mbi autoritetet kombëtare të aviacionit, duke siguruar që çdo kompani të respektojë rregullat bazë të mirëmbajtjes, trajnimit të pilotëve dhe kontrolleve teknike.

    Si ulin kostot kompanitë buxhetore?
    Linjat ajrore me kosto të ulët arrijnë çmime më të lira falë efikasitetit: shtojnë më shumë vende në avion, tarifojnë veçmas bagazhet dhe ofrojnë fluturime “pikë për pikë” duke shmangur aeroportet e mëdha e të shtrenjta. Këto masa mund të ndikojnë në orare e shërbim, por jo në siguri.

    Dean Van Ess, drejtor i Fast Cover Travel Insurance, thekson se rregullatorët ndërkombëtarë kanë fuqi të plotë për të ulur çdo avion në tokë nëse haset ndonjë rrezik.

    Qasja e kompanive të sigurimeve
    Fakti që kur blini siguracion udhëtimi askush nuk ju pyet për linjën ajrore që keni zgjedhur, tregon se për kompanitë e sigurimeve të gjitha janë njësoj të sigurta. “Fitimet tona varen nga vlerësimi i saktë i rrezikut – nëse linjat ajrore me kosto të ulët do të ishin më të rrezikshme, kjo do të reflektohej në primet e sigurimit,” shpjegojnë ekspertët.

    Pse udhëtarët dyshojnë ende?
    Jessica Kameko Rooks, krijuese përmbajtjesh udhëtimesh, thotë se përvoja shpesh perceptohet si më “kaotike” për shkak të pasagjerëve me më pak eksperiencë ose shërbimit të thjeshtësuar. Por, kjo nuk ka lidhje me sigurinë teknike të avionëve.

    Në përfundim, çmimi i biletës nuk është tregues i sigurisë së fluturimit. Siguria garantohet në hangarët e mirëmbajtjes dhe nën mbikëqyrjen e rreptë të autoriteteve globale të aviacionit, jo në shërbimet shtesë që ofron kompania.

  • Pse ka rëndësi avioni i Putinit?!

    Pse ka rëndësi avioni i Putinit?!

    Putini dhe delegacioni rus udhëtuan me një aeroplan Il-96 katërvjeçar të prodhimit rus, të operuar nga Skuadroni i Fluturimeve Speciale i linjës ajrore qeveritare, drejt tokës amerikane për t’u takuar me Trumpin.

    Vendimi i Putinit për të fluturuar me një aeroplan të prodhuar në Rusi, në vend të një aeroplani perëndimor, vjen ndërsa ai përpiqet të ndërtojë një industri të fortë dhe të pavarur të aviacionit.
    Në vitin 2022, Rusia mori një angazhim për të ndërtuar 1,000 avionë deri në vitin 2030 dhe për t’i dhënë fund varësisë nga Boeing dhe Airbus, të cilët përbënin 95% të flotës së saj. Ky veprim erdhi pasi sanksionet perëndimore e bënë të vështirë për Rusinë të aksesonte pjesë këmbimi për të riparuar flotën e saj.
    Vonesat dhe pengesat në prodhim kanë penguar planet për vetëmbështetje, raportoi Reuters këtë muaj.
    “Për të krijuar të gjitha këto nga e para duhen vite, nëse jo dekada”, tha një burim nga industria ruse e aviacionit, i cili nuk pranoi të identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

    Top Channel

  • Njohja e hapësirës ajrore shqiptare nga NATO, strategjike

    Njohja e hapësirës ajrore shqiptare nga NATO, strategjike

    Pak ditë më parë, Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore.
    Kreu i këtij autoriteti rendit disa nga avantazhet që vijnë nga kjo njohje, që nga rëndësia strategjike, por edhe niveli operacional në fushën ajrore.
    “E para është auditi ndërkombëtar nga ICAO ku Autoriteti i Aviacionit Civil u vlerësua me 89% implementim efektiv të standardeve. E dyta është raporti i Komisionit Europian ku Shqipëria vlerësohet me risk të ulët për sa i përket operimeve. E treta është suporti dhe shtytja që ne i japim turizmit në vend.
    E katërta është strategjikisht dhe politikisht arritja më e madhe, rritja e kapaciteteve të Shqipërisë dhe rritja e aseteve të NATO-s për vlefshmërinë e avionëve të saj për misionet e tyre”, tha Maksim Et’hemaj, drejtor ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.
    Vlefshmëria e kësaj njohjeje nga NATO është pa kushte, për aq kohë sa ruhen standardet e përcaktuara.
    Shqipëria mbetet një partnere e rëndësishme e Aleancës së Atlantikut Verior, e sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor për operacione të ndryshme strategjike.
    Klan News

  • Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë njihet nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, Rama: Përmbush standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut

    Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë njihet nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, Rama: Përmbush standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njiohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore.

    Ai thekson se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë përmbush plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut.
    “MIRËMËNGJES
    dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

    Top Channel