Tag: avenue

  • Alarm në Nju Jork për rrokaqiellin 96 katësh në Park Avenue, po rrezikohet nga shembja

    Alarm në Nju Jork për rrokaqiellin 96 katësh në Park Avenue, po rrezikohet nga shembja

     

    Alarmi është ngritur në Manhattan për rrokaqiellin 432 Park Avenue, një ndërtesë 96-katëshe dhe 426 metra e lartë, e përfunduar në vitin 2016. E konsideruar si pararendëse e ‘rrokaqiejve të hollë’ të horizontit modern të Nju Jorkut, ndërtesa tani përballet me shqetësime serioze për sigurinë e saj strukturore.

    Sipas inxhinierëve të pavarur dhe dokumenteve gjyqësore të shqyrtuara nga The New York Times, ndërtesa paraqet qindra çarje dhe zona me beton të munguar në fasadën mbajtëse-shenja të një stresi shumë më të madh sesa ishte parashikuar gjatë ndërtimit.

    Kryesisht fajësohen faktorët natyrorë, si era dhe uji. Profesori Jose Torero, ekspert i inxhinierisë strukturore në University College London, thekson se ‘një ndërtesë dhjetëvjeçare nuk duhet të tregojë këtë nivel përkeqësimi’. Ai shton se çdo aspekt i 432 Park Avenue-nga dizajni i jashtëm te hollësia dhe lartësia ekstreme-është ‘shtyrë në kufijtë e lejuar’.

    Me 125 apartamente luksoze, të listuara me çmime që shkojnë në dhjetëra milionë dollarë, 432 Park ka pasur si banorë emra të njohur si Jennifer Lopez, asi i bejsbollit Alex Rodriguez dhe manjati saudit i shitjeve me pakicë Fawaz Alhokair.

    Sipas The Times, pa një rindërtim të thellë dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm-që mund të arrijë qindra milionë dollarë-ndërtesa në të ashtuquajturin ‘Rreshti i Miliarderëve’ mund të bëhet e pabanueshme. Madje, me kalimin e kohës, mund të paraqesë rrezik për kalimtarët nga rënia e mundshme e mbeturinave.

    Megjithëse ndërtuesit pretendojnë se ndërtesa është e sigurt, problemet vazhdojnë. Raportohet për dëmtime të përsëritura, ashensorë që bllokohen, lëkundje të mëdha nga era dhe infiltrime lagështie. Ndërkohë, mosmarrëveshjet ligjore midis banorëve dhe kompanisë ndërtuese thuhet se po pengojnë ndërhyrjet e nevojshme strukturore.

  • Aeroplani me tre pasagjerë rrëzohet pranë një shkolle të mesme në lindje të Torontos

    Aeroplani me tre pasagjerë rrëzohet pranë një shkolle të mesme në lindje të Torontos

    Një aeroplan i vogël me tre pasagjerë u rrëzua në Toronto të hënën në mbrëmje.

    Incidenti ndodhi në Institutin Kolegjial ​​Monarch Park, në jug të Danforth Avenue dhe në perëndim të Coxwell Avenue, sipas CTV News, që raporton se asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua.
    Zjarrfikësit e Torontos thanë se forcat e shpëtimit në vendngjarje kishin nuhatur aromë gazi dhe karburanti. Një sasi karburanti po rridhte jashtë pas rrëzimit të mjetit, por zjarrfikësi e neutralizuan në kohë.
    Sipas autoriteteve, avioni, një 140 Piper Cherokee me katër vende, dyshohet se ka kaluar mbi pemë dhe ka rrëshqitur në një gardh rreth 15 metra larg një fushe ku njerëzit po luanin futboll.

    Top Channel

  • Foto/ Kush është shqiptari nga Shkodra që u ekzekutua në Kanada

    Foto/ Kush është shqiptari nga Shkodra që u ekzekutua në Kanada

    Policia ka identifikuar shtetasin shqiptar që humbi jetën pas një të shtëne me armë zjarri natën vonë, gjatë fundjavës, në një shesh në zonën e North York. 
    Ngjarja ndodhi pak para mesnatës së së shtunës, në zonën e Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. 
    Inspektori Jonathan Rose deklaroi për mediat se oficerët, pasi mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që kishte pësuar plagë nga armët e zjarrit.  “U morën masa për shpëtimin e jetës, megjithatë, për fat të keq, viktima u shpall e vdekur në vendngjarje,” tha Rose.
    Autoritetet e kanë identifikuar viktimën si Paulin Harusha, 43 vjeç. Vdekja e tij shënon vrasjen e 31-të për vitin 2025 në qytetin e Torontos.  Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një SUV me ngjyrë të çelët, përpara se oficerët të mbërrinin. 
    Detaje të mëtejshme në lidhje me të shtënat dhe identitetin e të dyshuarve nuk janë bërë ende publike.  Hetuesit u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë policinë ose të raportojnë në mënyrë anonime përmes Crime Stoppers. 

  • Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Kanada, babai i dy fëmijëve

    Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Kanada, babai i dy fëmijëve

    Një ngjarje tragjike ndodhi natën vonë gjatë fundjavës në zonën e North York në Toronto, ku një shtetas shqiptar humbi jetën pas një të shtëneje me armë zjarri. Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ndodhi pak para mesnatës, në sheshin mes Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. Oficerët e patrullës mbërritën në vendngjarje dhe gjetën një burrë me plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.
    Inspektori Jonathan Rose njoftoi për mediat se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për shpëtimin e jetës, viktima, i identifikuar si Paulin Harusha, 43 vjeç, nga Shkodra, baba i dy fëmijëve u shpall i vdekur në vendngjarje. “U morën masa për shpëtimin e jetës, megjithatë, për fat të keq, viktima u shpall e vdekur në vendngjarje,” tha Rose, duke shtuar se hetimet janë në vijim për zbardhjen e këtij incidenti tragjik.
    Ky është rasti i 31-të i vrasjes për vitin 2025 në qytetin e Torontos, duke reflektuar një rritje të dhunës me armë në disa zona të qytetit. Policia ka bërë me dije se të dyshuarit janë larguar nga vendngjarja me një SUV me ngjyrë të çelët, dhe hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • U vra me armë në mes të natës, autoritetet kanadeze identifikojnë shqiptarin që vdiq në Toronto

    U vra me armë në mes të natës, autoritetet kanadeze identifikojnë shqiptarin që vdiq në Toronto

    Policia ka identifikuar shtetasin shqiptar që humbi jetën pas një të shtëne me armë zjarri natën vonë, gjatë fundjavës, në një shesh në zonën e North York.

    Ngjarja ndodhi pak para mesnatës së së shtunës, në zonën e Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East.
    Inspektori Jonathan Rose deklaroi për mediat se oficerët, pasi mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që kishte pësuar plagë nga armët e zjarrit.
    “U morën masa për shpëtimin e jetës, megjithatë, për fat të keq, viktima u shpall e vdekur në vendngjarje,” tha Rose.
    Autoritetet e kanë identifikuar viktimën si Paulin Harusha, 43 vjeç. Vdekja e tij shënon vrasjen e 31-të për vitin 2025 në qytetin e Torontos.
    Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një SUV me ngjyrë të çelët, përpara se oficerët të mbërrinin.

    Detaje të mëtejshme në lidhje me të shtënat dhe identitetin e të dyshuarve nuk janë bërë ende publike.
    Hetuesit u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë policinë ose të raportojnë në mënyrë anonime përmes Crime Stoppers.

    Top Channel

  • SHBA, shi… kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe bllokojnë trafikun për të mbledhur paratë

    SHBA, shi… kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe bllokojnë trafikun për të mbledhur paratë

    Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin nga qielli, duke shkaktuar trazira.

    “Shiu i pazakontë i parave” mbi Gratiot Avenue nuk ishte gjë tjetër veçse një homazh prekës për një njeri që la një gjurmë të pashlyeshme në komunitetin lokal.
    Konkretisht, hedhja ajrore e parave ishte në nder të Darrell Thomas – i njohur për shumicën si “Plant” – një pronar lavazhi makinash i cili mbështeti një lagje të tërë përpara se të ndërronte jetë së fundmi për shkak të sëmundjes së Alzheimerit.

    💸The real airdrop.
    In Detroit, a helicopter dumped cash all over the highway.
    Drivers literally abandoned their cars mid-traffic to grab the bills.
    It was the last wish of a local car wash owner who asked for a “rain of money” before he passed away from Alzheimer’s.
    Respect pic.twitter.com/RrJXX8RHWO
    — SDN Insider (@SDNInsider) June 28, 2025

    Ai e donte shumë familjen e tij, i mbështeste fqinjët e tij dhe ishte një koleksionist i zjarrtë i makinave klasike.

    A helicopter dropped money over Gratiot Avenue near Conner St. in Detroit, Michigan 🚁💰
    Video shows the helicopter releasing the cash as people ran into the street to grab it. Traffic was briefly halted.
    We’re told the drop was part of a funeral tribute.
    Source:… pic.twitter.com/aZ9lA6RiQR
    — Michigan News Source (@MINewsSource) June 27, 2025

    Iniciativa (e cila ishte dëshira e tij e fundit) u iniciua nga djali i tij, “Smoke”, i cili, së bashku me familjen dhe miqtë, vendosi të vazhdonte trashëgiminë e bujarisë së lënë pas nga i ati. “Detroit, mund të mos e dini kush ishte babai im, por ai ishte një njeri i madh”, tha Smoke. “Ai ishte një legjendë në komunitetin e tij, ai i bekoi të gjithë dhe kjo ishte dhurata e tij e fundit për të gjithë. Asgjë më shumë.” Trafiku i paparë detyroi policinë lokale të trafikut të bllokonte Gratiot Avenue për rreth gjysmë ore, pasi shumë shoferë braktisën makinat e tyre në mes të rrugës dhe dolën për të mbledhur kartëmonedhat!

    Top Channel

  • Ekzekutohet me armë 19-vjeçari shqiptar në Francë

    Ekzekutohet me armë 19-vjeçari shqiptar në Francë

    Francë– Një 19-vjeçar shqiptar është vrarë pasditen e djeshme, 20 prill në Avenue Charras në Clermont-Ferrand. Autori është larguar me makinë.
    Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.
    19-vjeçari shqiptar ndodhej në fund të Avenue Charras, pranë stacionit të trenit SNCF kur u qëllua për vdekje. Autori, i cili hapi zjarr nga një makinë, ka mundur të arratiset.

    Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i 19-vjeçarit shqiptar./vizionplus.tv

  • VIDEO/ Tronditet Athina, sulm me bombë ndaj kompanisë së hekurudhave

    VIDEO/ Tronditet Athina, sulm me bombë ndaj kompanisë së hekurudhave

    Një bombë me fuqi të konsiderueshme shpërtheu në orën 21:30 (ora locale) në zyrat e Hellenic Train, në Avenue Syggrou.
    Rreth 37 minuta para shpërthimit ka pasur një telefonatë në media online, ku njoftohej sulmi.
    Telefonata është bërë në orën 20:53 dhe personi i panjohur ka dhënë një afat kohor prej 35-40 minutash. Në të vërtetë, rreth orës 21:30 shpërtheu pajisja shpërthyese . Raportimet tregojnë se shpërthimi ishte aq i fortë sa u dëgjua deri në sheshin Sintagma.
    Kamerat e një biznesi pranë Hellenic Train, në Avenue Syggrou, ka fiksuar momentin e shpërthimit të bombës që u vendos nga persona të panjohur dhe shpërtheu në orën 21:30.
    Një moment më parë, në një motoçikletë pa targa është gjetur një çantë shpine. Sipas të njëjtave informacione nga mediat greke, çanta e shpinës ka edhe një shtizë. Në vend ka një prezencë të madhe të forcave policore.