Tag: avdylit

  • Dosja ‘Revanshi’/ Aldo Avdylit i komunikohet mbyllja e hetimeve, materialet pritet t’i kalojnë GJKKO

    Dosja ‘Revanshi’/ Aldo Avdylit i komunikohet mbyllja e hetimeve, materialet pritet t’i kalojnë GJKKO

    Aldo Avdylit i është komunikuar këtë të premte, mbyllja e hetimeve për dosjen “Revanshi”, dhe materialet tashmë pritet t’i kalojnë GJKKO-së me kërkesën për gjykim, raporton gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.

    Ndërkohë që prej korrikut të këtij viti, GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marrë mes të tjerëve, Emiliano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Në total janë 14 të pandehur, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale por për Aldo Avdylin për shkak të arrestimit të mëvonshëm, gjykimi pritet të bëhet veç. 

    Lidhur me këtë dosje, ndaj tij kishte një masë në mungesë prej muajit maj 2024, pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj Durim Bamit. Avdyli përfshihet në një grup prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eliminimin fizik të Bamit, qëllim që nuk u arrit.

    Për këtë dosje, u kërkua arrestimi i 51 personave dhe u zbulua bashkëpunimi i 7 grupeve kriminale në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fushë-Krujë, Kurbin, Shijak e Rrëshen.

    Për të ekzekutuar Durim Bamin, një të shumëkërkuar tashmë për drejtësinë,  për llogari të Arben Nokës që e akuzonte për vrasjen e të vëllait, bashkëpunuan disa persona mes të cilëve anëtarë të familjes Avdyli, Ervis Martinaj, etj.

    Një tjetër procedim penal të bazuar kryesisht në transkriptet e SKY ECC, ekspozojnë Aldo Avdylin në një tjetër ngjarje, vrasjen e Edmir Bregut më 21 janar të vitit 2021 në Durrës. SPAK lëshoi disa masa sigurie mes të cilave edhe për Aldo Avdylin, por që për disa kohë nuk u ekzekutua. Pas disa muajsh i riu lokalizohet në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë ku kishte marrë një apartament me qira dhe arrestohet.

    Sipas SPAK, Avdyli ishte drejtues dhe koordinator i grupit kriminal, ndihmës në krim ishte Enea Kume, ndërsa ekzekutor Alfred Doka. Vrasja e Bregut thotë SPAK u krye me porosi të Astrit Avdylit në shenjë hakmarrjeje, pasi më herët viktima kishte tentuar të vriste nipin e tij Aldo Avdylin. Në lidhje me këtë çështje, Aldo Avdyli akuzohet për “vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje, “kryerje të veprave nga organizata kriminale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”.

  • Aldo Avdylaj “i dyshuari kryesor” për zhdukjen e Ervis Martinajt, SPAK drejt tërheqjes së dosjes!

    Aldo Avdylaj “i dyshuari kryesor” për zhdukjen e Ervis Martinajt, SPAK drejt tërheqjes së dosjes!

    Aldo Avdylaj dhe Ervis Martinaj

    TIRANË-Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga zhdukja e tij, deri më tani Policia nuk ka asnjë version të besueshëm dhe përfundimtar. Por operacioni i fundit i zhvilluar nga SPAK mund të çojë në detaje të reja.
    Gazetari Elton Qyno shkruan se arrestimi i Elidon (Aldo) Avdylajt në Tiranë, ka shumë gjasa që tashmë të kthejë sytë e SPAK, tek zhdukja e biznesmenit, Ervis Martinaj. Në 2022 dosja u regjistrua për akuzën e “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” kryer në formën e bashkëpunimit. Por pas disa vite hetim çështja nuk solli asgjë, veç disa kontrolleve në banesat e Astrit Avdylit, Jasin Avdylit dhe Aldo Avdylit.
    Kontrollet nuk sollën asnjë rezultat për hetimin, por për Policinë dhe Prokurorinë e Lezhës, Aldo Avdylajt, ka qenë një ndër personat kryesorë të dyshuar se ka marrë pjesë në zhdukjen e Ervis Martinaj. Pas kapjes së Aldo Avdylajt në zonë e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, mësohet se SPAK ka shfaqur interes për tërheqjen e akteve të kësaj dosje me qëllim studimin dhe pyetjen e mëtejshme në burg të Aldo Avdylit.
    Në bisedat e zbardhura nga SPAK, Astrit Avdylaj rezultoi se ka pasur komunikime dhe aleancë të ngushtë me grupin e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe ish-bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili është zhdukur pa gjurmë që në 9 gusht të vitit 2022.  Në një episod të dosjes së SPAK, që ZËRI ka zbardhur, Aldo Avdyli ndihmohet nga grupi i ish-deputetit Arben Ndoka për të hyrë në Shqipëri për të marrë pjesë në atentatin ndaj Durim Bamit. Më 3 korrik të 2020, Avdyli ka dalë jashtë Shqipërisë dhe ka kërkuar që të futet në Shqipëri prapë, por kësaj herë përmes doganës së Malit të Zi.

    Vrasja e Durim Bamit nuk u arrit dhe në një tjetër episod të dosjes së SPAK, Aldo shprehej i revoltuar me Ervis Martinajn. Në bisedat mes nipit të Astrit Avdylaj dhe Arben Mërkurit, duket se bandat kishim një mosmarrëveshje dhe nga mesazhet e shkëmbyra kuptohet se dyshja nuk kishin marrë lekë nga Vis Martinaj për vrasjen që do kryenin.
    Aktualisht, Aldo Avdyli ka vetëm tre akuza zyrtare siç është ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen e Durim Bamit kryer në formën e Grupit kriminal me 16 persona të tjerë si dhe “Vrasjes me paramendim” kryer në formën e “Grupit kriminal” ndaj Edmir Bregut alias “Malokut”. Aldo Avdyli, i njohur si ‘nipi’ i Astrit Avdylit, në fakt janë kushërinj dhe jo lidhje xhaxha dhe nip.

  • Nga Lul Berisha te Plaurent Dervishaj, zbardhet “lista” e “Rrumit”, si do eliminonte kundërshtarët

    Nga Lul Berisha te Plaurent Dervishaj, zbardhet “lista” e “Rrumit”, si do eliminonte kundërshtarët

    Hetimi i SPAK ndaj dy grupeve kriminale, të dyshuara si të drejtuara nga Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, dhe Astrit Avdylaj, i pari i përfshirë në tjetërsime pronash dhe i dyti në vrasje, ka zbardhur edhe planet për eliminimet fizike të kundërshtarëve.
    Referuar dosjes hetimore, “Rrumi” në disa raste ka premtuar apo shpërblyer me prona personat që do të përdorte për vrasjen e kundërshtarëve. Në një bisedë në aplikacionin SKY të shtatorit 2020, ai i liston Elidon Avdylit (Aldo Avdylit) kundërshtarët:
    “Shoku, koka e grupit është Luli i pari, Cekja, pastaj ky legeni, Lenti. Këta e xhirojnë lojën e qytetit. Të tjerët janë pasiva, të parëndësishëm”, duke iu referuar Lulëzim Berishës, Edmond Koçit (Mond Çekiqit) dhe Plaurent Dervishit.
    “Po je fiks fare, vlla”, i përgjigjet Avdyli, “kjo është, s’të fut njeri ty për terren e për mend. Po kanë mbaruar ata”.
    Më tej, Aleksandër Laho i thotë të heqin Çeken (Edmond Çekiqin), pasi sipas tij ai ishte truri i kundërshtarëve në terren.
    Në një tjetër moment, teksa grupi i Avdylit planifikonte vrasjen e Edmir Bregut, që në biseda i referoheshin me nofkën “Maloku”, Aleksandër Laho i kërkon Aldo Avdylit të sigurohej që mos të dilte huq. Kur bashkëbiseduesi i thotë të kundërtën, me pretendimin se do t’i shkojnë 10 veta, Laho e këshillon:
    “Kjo është kryesorja. Hap thashetheme sikur s’ke bërë gjë ti. Të përzihet opinioni nga puna e shtetit. Se shteti punon. Sikur i kanë gjuajtur për punë malli. Sikur kanë bërë kollare. Përzije opinionin”.
    Në lidhje me tjetërsimet e pronave në bregdetin e Lalzit, Shetajt, Bizës dhe Kërtushës, SPAK ka mundur të provojë ndërhyrje në regjistra kadastralë që datojnë deri në vitet 1920 e 1930. Qindra akt-ekspertime të akteve të marrjes në pronësi të tokës kanë konstatuar shifra dhe vula të falsifikuara, por edhe fletë të futura nëpër regjistrat kadastralë.
    Për llogari të këtij hetimi, SPAK siguroi 8 masa sigurie “arrest në burg”, por pa mundur të gjejë dhe arrestojë Aleksandër Lahën dhe Aldo Avdylin, si dhe një masë “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

  • “Vi sfungjer te barku të dukesh i shnosh”, porositë e Astrit Avdylit për nipin: Rrumi nuk duhet të dijë asgjë për punët tona!

    “Vi sfungjer te barku të dukesh i shnosh”, porositë e Astrit Avdylit për nipin: Rrumi nuk duhet të dijë asgjë për punët tona!

    Avdylajt

    TIRANE- Në dosjen e SPAK është zbuluar edhe vrasja e Edmir Bregut. Në bisedat mes Astrit Avdylit dhe nipit, Elidonit, se Aleksandër Laho, nuk duhet të dijë për punët e tyre dhe as çfarë njerëzish kanë. Nga biseda rezulton se Astriti dhe Elidoni bisedojnë për vrasjen e disa personave për të cilët Astriti është i paguar, siç do të bëjë ai, Malokun dhe Marli. Në bisedë, Avdyli i thotë: 
    “Të largohet po shko e bëje ok. Në Lezhë rri aty, midis kqyre, kaq. Nuk ka ç’të duash tjetër. Rrimë te hallet tona, s’po pimë rino, cdo grup, ollo po con muskien. Në Lezhë tani. A dhe e ka plazhin çdo ditë, kupto, tona, që të shikojmë punët tona. Sudet e dinë asgjë për ne ata, të shikojmë punët tona. Këta dinë njerëzit kemi ne… ne duhet me i kujdes sudet të morrin gjërat për sipër, që t’i përfshijnë me ne. Ne duhet me i bo veç, vigjilencë mi da me mi me motokë. Ne vetë, po diet men, të flasim ne bëjmë lek, diet të shikojmë punët tona. Këto dinë veç ma fut me i kap, kupto, me na perdoor. Mns e l na i shuh. Ne veç ben noken, atë e kemi mik… vi sfungjer te barku, të dukesh i shnosh, mos e hiq kapuçin. Kupto, ne nuk e bojmë dot ndryshe. Kupto, thjesht haj për ato punë, dun lek ato. Pranoj, veç thojn. M thuj që shtëpinë do t’a lidh çehs, ke ne jemi për vetë e Rumi, kupto, nuk bohem viktimë Rumi, as e Ne, as e Pajes, çdo njeri, ka punët e veta, xhaxh.ben e du fort.kaleshin me ka kalesh ti punët e veta. kupto, nuk më plas k… fare as i kam në lista kaq.ok.koho do i vertetoj.”
    Në këtë bisedë, dokumentohen qëllimet që Elidon Avdyli dhe Astrit Balliu alias Astriti Avdyli kanë pasur për të vrarë personin me nofkën Maloku, identifikuar si Edmir Bregu, i vrarë në datën 24 janar 2021 dhe një person tjetër i quajtur Marlini.
    Nga bisedat që Elidoni ka zhvilluar në platformën SkyEç me Enea Kumen, Aleksandër Lahën, Arben Merkurin dhe Ermir Dedjan, del se Ermiri është “ushtari” i Elidon Avdylit, i cili e ka mbajtur me para, i ka dhënë për konsum lëndë narkotike falas dhe e ka përdorur edhe si shofer të tij dhe të familjes.
    Në datën 22 gusht 2020, ora 18:57, Ermir Dedja i ka shkruar Elidon Avdylit se kishte gjetur bazë të sigurt dhe do të gjente shtëpi ku do të pasqyroheshin në vijim, do të shërbente për strehim të armëve dhe të veprimeve të grupit të gjashtëve që ishin marrin pjesë në ekzekutimin e Edmir Bregut. Ermiri Dedja shkruan se:“E kam gjet po marr njerëzit, po ku k e na mer, shoferi vlla, po ne…”./ZËRI

  • Elton Qyno zbulon detaje nga operacioni i SPAK

    Elton Qyno zbulon detaje nga operacioni i SPAK

    Gazetari Elton Qyno në ‘Çim Peka Live’ zbulon detajet e hetimit të grupit të struktuar kriminal në fushën e vrasjesve dhe tjetërsimit të pronave. 

    “Ka lindur në 2020 kur u arrestua Irgen Kërçuku, avokat, funksionar pranë hipotekës së Durrësit, e Aleksandër Laho, ky në kërkim. SPAK ka bërë kryqëzim procedimesh.  

    Kanë aq shumë për të arestuar, sa kanë nisur t’i planifikojnë çdo muaj e çdo javë po kemi arrestimi. Një javë më parë kishim arrestimet e Kolaverëve në zonën e Mamurrasit për vrasjen e Burrelit. 

    Avdylët kanë mbështetur një jetë socialistët. Aleksandër Laho është në kërkim. Kush e di çfarë ka bërë me Sky nuk pret që ti vijë SPAK tek dera e shtëpisë. Ka ikur në mos ka ikur nga Shqipëria ka ikur në një vend të sigurtë.Strategjia hetimore është bërë që të dalë bipolarë.

    SPAK ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut i cili është ekzekutuar me urdhër të Astrit Avdylit për shkak të një atentatit ndaj nipit të tij, Aldo Avdylit.  Astrit Avdylit I është komunikuar masa e sigurisë në burg, ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi Shijakut, pasi kishte ngritur një grup kriminal për vjedhjen dhe tjetërsimin e pronave në zonën bregdetarë të Durrësit. Pjesë e këtij grupi rezulton dhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist të Durrësit, Loer Kume  i cili ka marrë pjesë në ekzekutimin të Edmir Bregut.

  • SYRI TV/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut në Durrës, SPAK: Hakmarrje për atentatin ndaj Aldo Avdylit

    SYRI TV/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut në Durrës, SPAK: Hakmarrje për atentatin ndaj Aldo Avdylit

    Një grup i strukturuar kriminal në fushën e vrasjeve dhe tjetërsimit të pronave është goditur nga Prokuroria e Posaçme. Nga 11 masa sigurie, 7 janë ekzekutuar, ku mes tyre janë emra të njohur të botës së krimit. SPAK ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut, i cili është ekzekutuar me urdhër të Astrit Avdylit për shkak të një atentati ndaj nipit të tij, Aldo Avdylit. Astrit Avdylit i është komunikuar masa e sigurisë në burg, ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, pasi kishte ngritur një grup kriminal për vjedhjen dhe tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Durrësit. Pjesë e këtij grupi rezulton edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist të Durrësit, Loer Kume, i cili ka marrë pjesë në ekzekutimin e Edmir Bregut.

    Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut, i njohur ndryshe si Ilir Kuçi ose Maloku, si dhe një skemë të mirëorganizatruar kriminale për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, me drejtues Aleksandër Lahon, ndryshe Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Vrasja e Bregut, sipas SPAK, u urdhërua nga Astrit Avdyli në shenjë hakmarrje për një atentat të dështuar ndaj nipit të tij, Aldo Avdyli, alias Elidon Avdyli. Pjesë e këtij grupi kriminal rezulton edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume.

    Në lidhje me faktin tjetër penal, të tjetërsimit të pronave, shtetasi Aleksandër Laho, në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka formuar një grup të strukturuar kriminal, ku bëjnë pjesë shtetasit: Vullnet Muça (vëllai i Aleksandër Lahos), Agron Bejdolli, Vllash Brahja dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.

    “Mekanizmi i përdorur përfshin falsifikimin e plotë të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), falsifikimin e pjesshëm të AMTP-ve origjinale, përmes shtimit të numrit të parcelave, prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe futjen ilegalisht të tyre në arkivën e ish-ZVRPP Durrës, duke i paraqitur si vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Këshillit të Qarkut Durrës. Po ashtu, ka pasur heqje të fletëve të regjistrave të kartelave të pasurisë, ku ishin të regjistruara prona të zërit kadastral “Pyll” dhe “Pa frut”, dhe zëvendësimin e tyre me fletë të reja të falsifikuara në formë dhe përmbajtje.

    Sipas SPAK, pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët, në pjesën më të madhe të rasteve, nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.

    Nga 11 masa sigurie, në total, 7 janë ekzekutuar. Në pranga janë vënë: Vullnet Muça (vëllai i Aleksandër Lahos), Enea Kume, Agron Bejdolli (shoferi i “Rrumit”), Vllash Brahja, Astrit Avdyli (i arrestuar më herët), dhe është vendosur ndalim jashtë vendit për Ermira Avdylin. Gjithashtu, janë sekuestruar 254 mijë metra katrorë tokë në zonën bregdetare të Shetajt.