Tag: avdullahu

  • Trajneri i Hofenheimit: Treshja e Kosovës po bën befasi edhe në Bundesligë

    Trajneri i Hofenheimit: Treshja e Kosovës po bën befasi edhe në Bundesligë

    Adriatik BALLA
    Kosova ka një kontigjent lojtarësh cilësorë, sidomos elementët që luajnë në Bundesligën gjermane. Si asnjë klub tjetër, Hofenheimi i ka tre lojtarë në përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Madje të tre janë startues dhe tashmë prej më të rëndësishmëve në ekipin e drejtuar nga përzgjedhësi Franko Foda. Bëhet fjalë për mbrojtësin e qendrës, Albian Hajdari, për mesfushorin Leon Avdullahu, dhe për sulmuesin e qendrës, Fisnik Asllani. Por çka thonë në klubin gjerman për faktin se i kanë tre lojtarë te Kosova, që ka arritur sukses historik me sigurimin e “play-off”-it për kualifikimin në Botërorin 2026? Trajneri i Hofenheimit, Kristian Ilzer, ka dhënë disa përgjigje. “Për ne si klub është nder i madh. Kjo tregon se po zhvillojmë lojtarë që janë mjaftueshëm të mirë për të përfaqësuar vendet e tyre.
    Për vetë lojtarët është sigurisht shumë e veçantë të përfaqësojnë dhe të arrijnë sukses me ekipet e tyre kombëtare. Është një nder për ta dhe shenjë për ne se po punojmë në mënyrën e duhur”, ka thënë Ilzer. 23-vjeçari Asllani te Hofenheimi u transferua që në vitin 2020. Ndërkohë kishte periudha huazimi te Austria Vjena dhe tek Elversbergu në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Te Hofenheimi u kthye në verën e këtij viti, tani si lojtar shumë i rëndësishëm.
    Avdullahu u transferua te Hofenheimi më 12 qershor të këtij viti nga Bazeli zviceran. Rrugën e tij e bëri Hajdari më 25 gusht. Por Hajdari u transferua në klubin e Bundesligës nga Lugano, ekipi tjetër zviceran. Edhe te Hofenheimi, njëjtë si te Kosova, Avdullahu, Asllani e Hajdari janë titullarë. “Të tre janë ambientuar shumë shpejt dhe e kanë shfrytëzuar maksimalisht mjedisin këtu për zhvillim të mëtejmë. Është e qartë se ata po integrohen gjithnjë e më shumë në ekip dhe po bëhen anëtarë integralë të skuadrës sonë. Të tre tani luajnë për ekipin përfaqësues të Kosovës dhe ndihen shumë të lumtur atje”, ka shtuar tutje Ilzer.
    Profili i lojtarëve të duhur
    Trajneri austriak vlerëson se Avdullahu, Hajdari e Asllani janë profile të lojtarëve që i janë dashur ekipit dhe vetë atij. Hofenheimi bëri ndryshime të mëdha në skuadër gjatë verës. “Vera ishte fillim i ri për ne, me një grup të ri lojtarësh në ekip. Ne kemi kërkuar profile të caktuara. Leon Avdullahu është perfekt për pozicionin e numrit gjashtë. Albi Hajdari ka cilësitë ideale për qendërmbrojtës. Fisnik Asllani është lidhja perfekte midis mesfushës dhe sulmuesit, si një sulmues i tërhequr. Të tre plotësojnë atë që ne kërkonim”. Hofenheimi luan në Bundesligë rregullisht nga edicioni 2008/09. Edicionin e kaluar e përfundoi në vendin e 15-të. Këtë edicion, pas xhiros së dhjetë, është në vendin e gjashtë me 19 pikë. “Ne shohim potencial të madh për zhvillim te të tre lojtarët. Prej kësaj përfiton edhe Hofenheimi, siç e kemi parë në paraqitjet e tyre së fundi. U urojmë atyre çdo sukses me ekipin e Kosovës dhe shpresojmë që të arrijnë qëllimin e madh për kualifikim në ngjarje të madhe”, ka thënë 48-vjeçari Ilzer. Për të tre Hofenheimi pritet të jetë “stacion” drejt klubeve më të mëdha evropiane.
     

  • Avdullahu dhe Hajdari, dy talente të Bundesligës që zgjodhën të luajnë për Kosovën

    Avdullahu dhe Hajdari, dy talente të Bundesligës që zgjodhën të luajnë për Kosovën

    Adriatik BALLA
    Dy lojtarë në shkëlqim e sipër, të rritur dhe të aktivizuar në Zvicër, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, zgjodhën këtë verë një karrierë në Bundesligë, por dhe me ekipin kombëtar të Kosovës. Gazeta zvicerane “Blick” intervistoi dy lojtarët në Hofenheim për një intervistë të përbashkët. Në Superligën sezonin e kaluar, Leon Avdullahu (21 vjeç) dhe Albian Hajdari (22 vjeç) ende garonin kundër njëri-tjetrit në garën për titull, të dy si lojtarë kyç të padiskutueshëm për klubet e tyre. Por këtë verë ata u bashkuan te Hofenheimi. Pas fitores 3-1 kundër Leipzig, në të cilën Hajdari shënoi golin e tij të parë në Bundesligë për ta çuar rezultatin 1-1, Hofenheim është në vendin e pestë. Të dy jo vetëm që i kthyen shpinën Superligës zvicerane, por zgjodhën të ndryshonin ekipin kombëtar. Tani duke luajtur për Kosovën, dy lojtarët zviceranë po e bëjnë një komb të tërë të ëndërrojë Kupën e Botës.
    Të pyetur sa kohë kanë që njihen, Avdullahu u përgjigj: “Ne njihemi prej vitesh nga akademia e të rinjve të FC Basel, por ishim në grupmosha të ndryshme. Një miqësi u zhvillua kur bëmë së bashku testin tonë të transferimit në Novartis dhe ishim në të njëjtën klasë”. Kurse Hajdari tha: “Dhe luajtëm së bashku një ose dy herë në ekipin U18 të FC Basel para se të më lejohej të bashkohesha me ekipin e parë”. Më tej, pyetjes se cili kishte qenë më i mirë në mësime, Hajdari vlerësoi shokun e tij Leon Avdullahu. Më tej Hajdari tregoi se si u ndje kur mori vesh që Avdullahu u bë pjesë e Hofenheimit. “Herën e parë që ëndërrova për të qenë bashkë ishte këtë pranverë. Kur dëgjova se Leon po transferohej në Hofenheim, i thashë agjentit tonë Sasha Fisher: “Dua të shkoj edhe unë atje!”. Thjesht nuk mund ta përmbaja veten, kisha nevojë të isha pranë tij (qesh). Sigurisht, nuk është e lehtë kur pret një transferim dhe duhet t’u japësh informacione për thashethemet njerëzve përreth teje çdo ditë. Pritja ishte e gjatë dhe ditët vendimtare ishin edhe më stresuese”.
    Titullarë në Bundesligë
    Të dy u bënë menjëherë titullarë te Hofenheim. Gazeta i pyeti si e menaxhuat kaq mirë kalimin nga Superliga zvicerane në Bundesligë. Avdullahu: Kur ndihem rehat, automatikisht luaj më mirë. Kështu që ishte e rëndësishme për mua të përfundoja të gjithë parasezonin në Hoffenheim, për të njohur klubin e ri, njerëzit dhe shokët e mi të ekipit.”
    Të dy pjesë e Kosovës
    Gazeta zvicerane i pyet më pas se si ndihenq ë zgjodhën të luanin për Kosovën. “U përpoqa ta bllokoja të gjithë këtë dhe të përqendrohesha në vendimin që doja vërtet të merrja. Kam një lidhje të ngushtë me të dy vendet. Dëgjova zemrën time dhe ajo thoshte Kosovë”, tha Avdullahu. Edhe Hajdari e konfirmoi të njëjtën gjë. “I vetmi mendim që më interesonte ishte ai i rrethit tim më të ngushtë. E diskutova me ta. Unë dhe Leoni morëm vendimin dhe kjo është një ndjenjë e mirë. Para së gjithash, kemi ndeshjen tonë kundër Sllovenisë, e cila është shumë e rëndësishme për vendin e dytë. Pastaj Zvicra do të duhet të humbasë më shumë pikë që kjo të ndodhë. Shumë variabla. Sidoqoftë, do të jetë një ndeshje e veçantë në shtëpi për ne kundër Zvicrës”, theksoi Hajdari.

  • Ademi për mediat zvicerane: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës

    Ademi për mediat zvicerane: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës

    4 Shtator 2025

    13:27

    Alfred Lleshi

    Agim Ademi foli për “Blick” përpara ndeshjes së kualifikuese të Botërorit mes Zvicrës dhe Kosovës, duke sqaruar zgjedhjen e Leon Avdullahut për të përfaqësuar dardanët: “Zvicra nuk ka pse të ketë frikë prej nesh, jemi miq. Në fund, në futboll fiton ai që merr rezultatin pozitiv”.
    Lidhur me lojtarët me dy shtetësi, Ademi u shpreh: “Diaspora shqiptare në Zvicër është e fortë, ruan gjakun dhe rrënjët. I jemi mirënjohës Zvicrës që na ka pranuar, por askënd nuk e kemi detyruar të luajë për ne. Avdullahu vendosi me zemër”.
    Ai shtoi se projekti i Kosovës mbështetet te gjenerata e re mes 17-20 vjeç: “Leoni është i mençur, por mbi të gjitha ka ndjekur zemrën. Ne e shohim si lider për 10 vitet e ardhshme. Ai mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës”.

  • Leon Avdullahu zgjedh Kosovën përpara Zvicrës, para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026

    Leon Avdullahu zgjedh Kosovën përpara Zvicrës, para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026

    Mesfushori 21-vjeçar i skuadrës gjermane TSG 1899 Hoffenheim, Leon Avdullahu, ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në vend të Zvicrës, para ndeshjes midis dy ekipeve kombëtare më 5 shtator, në kuadër të grupeve kualifikuese për Kuptën e Botës 2026.

    Lajmin e konfirmoi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi në Instagram. Avdullahu, i cili është i kualifikuar për të luajtur për të dy vendet për shkak të lidhjes me origjinën e prindërve të tij, ka zgjedhur të ndjekë rrugën e vendit të familjes.

    Federata Zvicerane e Futbollit reagoi me zhgënjim. Trajneri i ekipeve kombëtare të Zvicrës, Pierluigi Tami, deklaroi të martën se ishte i zhgënjyer nga vendimi i lojtarit, duke theksuar:

    “Megjithatë, dua ta bëj të qartë se ne duam vetëm lojtarë në ekipet tona kombëtare që identifikohen 100% me vendin dhe ekipin tonë kombëtar.”

    Kosova dhe Zvicra kanë një histori të ngushtë futbolli, veçanërisht për shkak të migrimit nga ish-Jugosllavia në vitet 1990, që solli yje të mëdhenj si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Marrëdhënia u bë më komplekse pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA në vitin 2016, çka i lejon futbollistët e kualifikuar për më shumë se një vend të ndryshojnë kombëtaret, zakonisht përpara se të luajnë një ndeshje konkurruese për ekipin kombëtar të të rriturve.

    Ky është një zhvillim i rëndësishëm për Kosovën, e cila vazhdon të forcojë ekipin e saj për sfidat ndërkombëtare dhe për të ndërtuar një brez të ri futbollistësh të talentuar./KultPlus.com

  • “Avdullahu nuk vendosi kundër Zvicrës, por zgjodhi Kosovën me zemër për identitetin”

    “Avdullahu nuk vendosi kundër Zvicrës, por zgjodhi Kosovën me zemër për identitetin”

    26 Gusht 2025

    16:58

    Telesport

    Leon Avdullahu është lajmi i ditës në mediat sportive të Zvicrës. 21-vjeçari zgjodhi Kosovën dhe jo Zvicrën. Sigurisht, mund të kishte zgjedhur edhe Shqipërinë.
    Agjenti i tij ka shpjeguar me argumente se pse Avdullahu ka zgjedhur “Dardanët” dhe jo helvetët, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e të tjerë.
    “E kuptoj emocionin dhe zhgënjimin në Zvicër. Leoni është rritur këtu, ka marrë formimin e tij këtu dhe Zvicra për të gjithmonë do të mbetet atdheu i tij. Ai nuk vendosi kundër Zvicrës, por për Kosovën. Ai ka zgjedhur me zemër identitetin e tij familjar”.

  • Sylvinho ‘merr’ mesfushorin e Zvicrës, fton për herë të parë në Kombëtare lojtarin e Bundesligës

    Sylvinho ‘merr’ mesfushorin e Zvicrës, fton për herë të parë në Kombëtare lojtarin e Bundesligës

    Kombëtarja shqiptare e futbollit luan më 4 shtator një miqësore në Gjibraltar, e para me këtë shtet në histori, ndërsa më 9 shtator në ‘Arenën Kombëtare’ të Tiranës kuqezinjtë presin Letoninë për duelin e grupit K kualifikues në Kupën e Botës.
    Trajneri Sylvinho pritet të sjellë risi në ekip, kjo pasi një ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit ka mbërritur në adresën e mesfushorit Leon Avdullahu. 21-vjeçari ka lindur në Solothurn të Zvicrës dhe ka luajtur gjashtë ndeshje me ekipin U-21 të helvetëve.
    Tanimë topi është në fushën e mesfushorit me tipare mbrojtëse, pasi Sylvinho e ka në listën e grumbullimit që do fillojë më 1 shtator. Mesi i fushës është pika nevralgjike e ekipit dhe braziliani kërkon të zbulojë emra të rinj, pse jo të tipit ‘alla-Juljan Shehu’.
    Kush është Leon Avdullahu
    I lindur në Zvicër, 21-vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Basel që në vitin 2019 dhe hap pas hapi ka kaluar nga një grupmoshë te tjetra. Vera e 2023 e pa atë që në moshën 19-vjeçare të firmoste me ekipin e parë dhe për dy sezone vlera e tij të treg të kapte shifrat e 10 milionë eurove. Këtë verë Hoffenheim në Bundesligë i besoi dhe për 8 milionë euro bindi Baselin ta linte të lirë, me kontratën e re në Gjermani që është afatgjatë.
    Me shtetësi të Zvicrës dhe Kosovës, Leon Avdullahu ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, por jo me ekipin e parë.
    Është momenti i mesfushorit për të përzgjedhur se cilin ekip do përfaqësojë, ndërsa ai ka marrë ftesën zyrtare nga Sylvinho dhe gjithashtu Hoffenheim është njoftuar për diçka të tillë.

  • Kristal Abazaj lë Superioren, i bashkohet Dritës në Kosovë

    Kristal Abazaj lë Superioren, i bashkohet Dritës në Kosovë

    Adriatik BALLA
    Lëvizjet në merkato më parë ndodhin nga Kosova drejt Shqipërisë. Vitet e fundit ka tendencë të kundërt. Shumë prej më të mirëve në Superioren tonë zgjedhin të luajnë në Superligën e Kosovës. Ndërkohë, së fundmi, Kristal Abazaj është zyrtarisht futbollisti i kampionëve të Dritës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije se ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka firmosur për 2 vite me klubin nga Kosova. Abazaj pritet të shtojë cilësitë në radhët e Dritës dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Ramadani.
    “Një tjetër emër i madh i bashkohet skuadrës sonë – mirë se vjen Kristal Abazaj! Jemi të lumtur të njoftojmë përforcimin më të ri të klubit tonë Kristal Abazaj, një lojtar me eksperiencë dhe cilësi të lartë që i shtohet repartit ofensiv. Pas një angazhimi dhe vendosmërie të madhe, drejtori ynë sportiv Valon Zymberi ka arritur të mbyllë me sukses marrëveshjen që sjell Kristalin në radhët tona. Abazaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare. Ai pritet të jetë një armë e fortë për trajnerin Ramadani. Mirë se vjen Kristal!”m shkruan klubi i Dritës në llogarinë e saj në faqen zyrtare.
    Avdullahu bëhet pjesë e Hofenheimit
    Sipas mediave kosovare, me kalimin te Hofenheimi nga Bazeli, Leon Avdullahu ka nisur një kapitull të ri në karrierë. Por 21-vjeçari ende nuk ka vendosur se cilin shtet do ta përfaqësojë. Ai ka mundësi të luajë për Kosovën dhe Zvicrën. Avdullahu ka theksuar se ende nuk ka vendosur, por “blueëin.ch” ka shkruar se Granit Xhaka mund të ndikojë në vendimin e tij. “Ende nuk kam vendosur se për kë do të luajë, për Zvicrën apo Kosovën”, ka deklaruar Avdullahu për mediumin gjerman “Kicker” të premten. Kosova përballet me Zvicrën në ndeshjen hapëse të kampanjës kualifikuese të Botërorit 2026. Ndeshja e 5 shtatorit luhet në Bazel. “U kam thënë të dyja federatave se fillimisht duhet të sistemohem sa më mirë në Hofenheim e më pas do ta marrë vendimin final”. Avdullahu ka thënë se vendimin do ta marrë me zemër. Ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me selektorët e të dyja përfaqësueseve, Franko Fodan e Kosovës dhe Murat Jakinin e Zvicrës.
    Avdullahu ka qenë kapiten i Zvicrës U21, ndërsa është i bindur se mund të jetë zëvendësues i denjë i Granit Xhakës te Zvicra A. Avdullahu është 21-vjeçar ndërsa Xhaka pritet të jetë te Zvicra edhe për dy apo tri vjet të tjera. Avdullahu në intervistën e gjatë për “Kicker” ka deklaruar se Xhaka dhe Serxhio Buskets, janë lojtarët që i ka ndjekur që në moshë të re. Xhaka është kapiten dhe lojtari me më së shumti paraqitje te Zvicra. Avdullahu pjesë e Superligës së Zvicrës me Bazelin ishte për dy edicione dhe më pas e bëri hapin e madh drejt Bundesligës. Tani synon të bëhet lider në mesfushën e Hofenheimit. “Gjithmonë kam qenë lider i lindur, tek ekipet e reja të Bazelit dhe po ashtu në ekipin e parë. Projekti këtu është i përkryer për mua dhe padyshim se jam bindur”, ka shpjeguar Avdullahu që e fitoi titullin dhe Kupën e Zvicrës me Bazelin në edicionin e kaluar.