Tag: avantazhin

  • 45′ e para: Spektakël në Limassol, Copenhagen mjaftohet me një gol (video)

    45′ e para: Spektakël në Limassol, Copenhagen mjaftohet me një gol (video)

    26 Nëntor 2025

    19:31

    Telesport

    Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot për në Champions League. Në Limassol, debutesja e këtij sezoni, Pafos, është duke u mundur 1-2 nga Monaco.
    Klubi nga Principata gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, pas një aksioni të shpejtë i cili u finalizua me sukses nga Minamino, pas asistit Akliouche.
    Barazimi i qipriotëve erdhi në minutën e 17-të me brazilianin David Luiz. Veterani shënoi me kokë, pas krosimit të Orsic nga këndi. Megjithatë, francezët gjetën sërish avantazhin me Folarin Balogun, amerikani shënoi pas një topi të dhuruar nga portieri vendas Michail.
    Në Danimarkë, Copenhagen është duke fituar 1-0 ndaj Kairat Almaty. Për danezët shënoi Dadason në minutën e 26-të. Sulmuesi islandez shënoi me gjoks me portën e boshatisur, pas një asisti të marrë nga Robert.
    SHIKOGOLAT

  • Barcelona rigjen “Camp Nou”, flet Laporta: Do të kemi avantazhin e të luajturit në shtëpi

    Barcelona rigjen “Camp Nou”, flet Laporta: Do të kemi avantazhin e të luajturit në shtëpi

    18 Nëntor 2025

    13:54

    Alfred Lleshi

    Barcelona po i afrohet rikthimit në “Camp Nou” për ndeshjen e së shtunës kundër Athletic Bilbao. Presidenti Joan Laporta e përshkroi momentin si “një rikthim në të ardhmen”, duke theksuar emocionin dhe rëndësinë historike të rikthimit në stadiumin e rinovuar. Ai shtoi se aty, Barça do të rifitojë avantazhin e ndeshjeve në shtëpi, diçka që “nuk e kishte në Montjuïc”.
    Laporta shpjegoi se rritja graduale e kapacitetit do të shoqërohet edhe me përshtatje çmimesh, ndërsa abonimet i quajti “më të mirat në Europë”. Sa i përket çështjes “Eintracht”, ai tha se vendimi i UEFA-s pritet së shpejti dhe shpreson të jetë pozitiv, duke theksuar se klubi po i plotëson kërkesat.
    Në La Liga nuk mund t’i izolojnë tifozët kundërshtarë, por ky është detyrim për UEFA, përndryshe Barça rrezikon të mos luajë në shtëpi në Champions. Laporta foli edhe për rikthimin e Lamine Yamal, duke kritikuar standardet e dyfishta të mediave. Për statujën e Messit, ai tha se propozimi nuk i është paraqitur ende familjes, por ceremonia e lamtumirës së tij nga Barcelona dhe statuja do të realizohen.

  • Vora debuton në Superiore, një autogol i jep avantazhin Partizanit në pjesën e parë (video)

    Vora debuton në Superiore, një autogol i jep avantazhin Partizanit në pjesën e parë (video)

    Partizani dhe Vora po përballen në “Arenën e Demave”, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë në Superiore. Kjo është një ndeshje historike për Vorën, pasi kjo është hera e parë që luan në Superiore.
    Partizani i drejtuar nga Mladen Milinkoviç, e nisi me këtë formacion zyrtar: Qirko, Preka, Sembene, Martinez, Buxhelaj, Qokthi, Mehmeti, Ismaili, Gudjufi, Xhudah, Isgandarli.
    Vora e drejtuar nga Arjan Bellai, e nisi me këtë formacion zyrtar: Ruçi, Zuna, Shehi, Repaj, Vrapi, Dalipi, Hasaj, Bardhi, Kasalla, Karrica, Luis Felipe.
    Debutuesit rezistuan vetëm 9 minuta, pasi Partizani gjeti avantazhin falë një autogoli. Paulo Buxhelaj kroson në zonë nga goditja e dënimit, Serjan Repaj i pafat, dërgon topin në portën e tij. Në minutat e mbetura nuk pati ndryshim të rezultatit. Partizani e mbyll pjesën e arë në avantazh 1-0. SHIKOAUTOGOLIN

  • Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

    Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

    Chelsea dhe PSG po luajnë në “MetLife Stadium” të New Jerseyt finalen e madhe të Botërorit të Klubeve.

    Dy skuadrat më të forta të këtij Botërori dhe me një stil krejtësisht të ndryshëm do gtë ndajnë fituesin e trofeut që me sa duket është vendosur që në pjesën e pare.
    Si për çudinë e të gjithëve është Chelsea që ka befasuar PSG-n duke e mbyllur 45 minutëshin në avantazhin e 3 golave.
    Cole Palmer shënon dy herë në portën e Donnarummës në minutat 22 dhe 30, duke i dhënë Chelseat avantazhin e dyfishtë.
    Ndërkohë që për golin e tretë është sërish Palmer protagonist por këtë here duke asistuar pë Joao Pedron në minutën e 43-të.

  • Napoli gjen avantazhin por portieri Meret e “katranos” pjesën e parë (VIDEO)

    Napoli gjen avantazhin por portieri Meret e “katranos” pjesën e parë (VIDEO)

    11 Maj 2025

    21:35

    Telesport

    Napoli dhe Genoa kanë mbyllur 45′ e para në barazim 1-1 teksa ishte skuadra e Contes ajo që kaloi e para në avantazh me sulmuesin Romelu Lukaku, që hapi sfidën në “Maradona Stadium”, por ishte një krosim dhe goditje me kokë pa shumë pretendime që shtangu Napolin dhe pa gabimin e portierit Meret në pritje dhe pozicionim, duke ditur se Interi bën tifo që skuadra vendase të ndalet për të rihapur totalisht garën e titullit kampion.
    GOLI I NAPOLIT – VIDEO
    GOLI I GENOAS – VIDEO
     

  • Asllani i jep avantazhin Interit, mesfushori godet nga…

    Asllani i jep avantazhin Interit, mesfushori godet nga…

    Mesfushori kuqezi Kristjan Asllani ka gjetur sot golin e parë të sezonit në Serinë A me fanellën e Interit, teksa në minutën e 8′-të i dha avantazhin zikaltërve në duelin ndaj Veronës.

    Futbollisti elbasanas e nisi nga minuta e parë dhe pasi VAR akordoi një penallti për ekipin e Simone Inzagit te pika e bardhë e penalltisë u paraqit Asllani.

    Goditja e tij në krahun e majtë të portierit i cili u hodh në të kundërt. Të gjithë përgëzuan futbollistin shqiptar për këtë gol të parë të tij sezonal me Inter.

    Vazhdo leximin

  • Hasani i jep avantazhin Boluspor…

    Hasani i jep avantazhin Boluspor…

    Ish sulmuesi i Tiranës Florent Hasani dha një kontribut të madh në ndeshjen e skuadrës së re Boluspor në ligën e dytë turke.

    Hasani arriti të shënojë në minutën e 12′ golin e parë ndaj Sakarjaspor me të dyja skuadrat që po kërkojnë shpëtimin nga liga ku ndodhen.

    Kur luhen minutat e fundit shifrat janë 2-1 për Boluspor…

    Vazhdo leximin