Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmet e raportuara nga mediat, se SPAK ka pranuar një letërporosi të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila konfirmon pagesa lobimi përtej Atlantikut për ish-LSI.
Kjo letërporosi thuhet se është prezantuar dhe dje në seancën e gjykimit paraprak për Ilir Metën, por kreu i Partisë së Lirisë thotë se ai ka zbatuar të gjitha rregullat dhe asnjë marrëveshje e firmosur prej tij, nuk ka lidhje me lobim të paligjshëm.
“Midis kompanisë GSIS dhe LSI ka patur një kontratë shumë të detajuar e të mirëpërcaktuar se si realizohej çdo shërbim dhe çdo pagesë dhe kjo është në dispozicion të SPAK-ut e do bëhet publike nga ne pas seancës paraprake të gjykimit. Vija e kuqe e theksuar në këtë kontratë ishte respektimi i ligjit antikorrupsion në SHBA për të mos pranuar asnjë pagesë të parregullt”, shkruan Ilir Meta.
Mirëpo, nga shënimi i tij dhe nga raportimet mediatike, ka dyshime se kushëriri biznesmen i Monika Kryemadhit, ish-bashkëshortja e Ilir Metës, mund të ketë kryer pagesa ekstra lobimi tek kompania e kontraktuar dikur nga LSI në Amerikë, GSIS.
“Ndaj nëse është e vërtetë se GSIS ka pranuar pagesa nga biznesmeni shqiptaro-amerikan A.SH apo kushdo tjetër për llogari të LSI kjo i vlen vetëm drejtësisë amerikane për të proceduar kompaninë në fjalë për shkeljen e ligjeve amerikane por edhe të kontratës së nënshkruar me përfaqësuesin e autorizuar të LSI në shkurt 2016.
Po kështu nëse kjo është e vërtetë edhe shtetasi A.SH e kushdo tjetër duhet të procedohet nga drejtësia amerikane për shkelje të ligjeve amerikane. Nëse dikush nga LSI ka autorizuar shtetasin A.SH të bëjë veprime të tilla të paligjshme padiskutim që duhet të përgjigjet maksimalisht para ligjit shqiptar”, vijon Ilir Meta.
Personi që presidenti i Partisë së Lirisë e përmend me iniciale, është biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, i cili rezulton në disa fashikuj të dosjes hetimore që SPAK ka kopsitur ndaj tij, Monika Kryemadhit dhe bashkëpunëtorëve të afërt.
“Por është e padiskutueshme që unë Ilir Meta, as kam autorizuar njeri dhe as kam patur dijeni për veprime të tilla dhe kjo do të provohet në gjykatat shqiptare dhe amerikane”, thekson Ilir Meta, duke u zotuar se ai nuk ka firmosur asnjë marrëveshje të paligjshme, por nëse kjo është bërë nga të tjerët, ai i kërkon drejtësisë që të merret me ta.
Reagimi i Ilir Metës
Provat amerikane të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes!
Dje u shpërnda lajmi i “madh” për të njëqindën herë në mediat e regjimit nga SPAK-u i Duman zëmekurit një natë më parë në Kuvendin e Shqipërisë se kishte mbërritur prova “amerikane” kundër Ilir Metës me letërporosi nga matanë Atlantikut.
Dua të garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se “prova amerikane” kundër Metës është si tigrat nga Bangladeshi që solli Kimetja, që nuk prodhojnë energji për shqiptarët.
Edhe kjo “provë” nuk prodhon dot as fakt penal dhe as fajësi për Ilir Metën.
Midis kompanisë GSIS dhe LSI ka patur një kontratë shumë të detajuar e të mirëpërcaktuar se si realizohej çdo shërbim dhe çdo pagesë dhe kjo është në dispozicion të SPAK-ut e do bëhet publike nga ne pas seancës paraprake të gjykimit.
Vija e kuqe e theksuar në këtë kontratë ishte respektimi i ligjit antikorrupsion në SHBA për të mos pranuar asnjë pagesë të parregullt.
Ndaj nëse është e vërtetë se GSIS ka pranuar pagesa nga biznesmeni shqiptaro-amerikan A.SH apo kushdo tjetër për llogari të LSI kjo i vlen vetëm drejtësisë amerikane për të proceduar kompaninë në fjalë për shkeljen e ligjeve amerikane por edhe të kontratës së nënshkruar me përfaqësuein e autorizuar të LSI në shkurt 2016.
Po kështu nëse kjo është e vërtetë edhe shtetasi A.SH e kushdo tjetër duhet të procedohet nga drejtësia amerikane për shkelje të ligjeve amerikane.
Nëse dikush nga LSI ka autorizuar shtetasin A.SH të bëjë veprime të tilla të paligjshme padiskutim që duhet të përgjigjet maksimalisht para ligjit shqiptar.
Por është e padiskutueshme që unë Ilir Meta, as kam autorizuar njeri dhe as kam patur dijeni për veprime të tilla dhe kjo do të provohet në gjykatat shqiptare dhe amerikane.
Nëse prodhimi i lajmeve të tilla e ndihmon Dumanin të rregullojë frymëmarrjen e rënduar në Kuvend ia mirëkuptoj hallin, por nuk mund t’ia zgjidh dot unë.
Ai është mësuar të ngatërrojë ligjin me Maliqin, siç mund të ngatërrojë Amerikën me Bangladeshin dhe McGonigalin me Amerikën.
Verifikojini se mos letërporositë për Charles McGonigal i kanë mbetur në ishujt Azore se Hulusiu është i fortë në gjeografi.
E garantoj Dumanin se kjo histori nuk është një lojë “Kaladibrançe” dhe fundi i saj do jetë i merituar për këta mercenarë pa Atdhe dhe pa nder.
Tag: autorizuar
-

Letërporosia nga SHBA, Ilir Meta “shet” kushëririn biznesmen të Monikës: Nëse A.Sh ka paguar lobim për LSI, le të merret drejtësia
-

Trump thotë se ka autorizuar CIA-n për operacione në Venezuelë
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se ai ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të kryer operacione të fshehta në Venezuelë.
Ky njoftim i bërë më 15 tetor shënon një përshkallëzim në përpjekjet e Uashingtonit për t’i bërë presion Qeverisë së presidentit venezuelas, Nicolas Maduro.
The New York Times fillimisht raportoi për direktivën e klasifikuar, duke cituar zyrtarë amerikanë që kishin informacione për këtë vendim, duke thënë se strategjia e administratës së Trumpit për Venezuelën synon rrëzimin e Maduros nga pushteti. Administrata ka ofruar 50 milionë dollarë shpërblim për informacion që çon në arrestimin dhe dënimin e tij për akuza të trafikut të drogës.Sipas The New York Times, autoriteti i ri t’i lejojë CIA-s të kryejë operacione vdekjeprurëse në Venezuelë dhe të zhvillojë një sërë operacionesh në Karaibe.
I pyetur pse e autorizoi CIA-n të operojë në Venezuelë, Trump u tha gazetarëve se arsyet për këtë vendim kishin të bënin me migrimin e venezuelasve drejt SHBA-së dhe trafiku i drogës.
“E autorizova për dy arsye”, tha Trump. “Së pari, ata i kanë zbrazur burgjet e tyre në SHBA… ata erdhën përmes kufirit. Ata erdhën sepse ne kishim një kufi të hapur”, tha ai për gazetarët në Zyrën Ovale. “Dhe, arsyeja tjetër janë drogat”, shtoi udhëheqësi amerikan.
Trump nuk ofroi dëshmi lidhur me pretendimin e tij se Venezuela po dërgon në SHBA ish të burgosur.
Presidenti amerikan shtoi se shteti i tij ka bërë përparim në ndalimin e dërgesave të drogës përmes detit dhe se përpjekje të tjera po bëhen për të ndërprerë linjat tokësore të kontrabandës.
Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar që të japë detaje se për çfarë veprimesh specifike presidenti ka autorizuar CIA-n.
CIA ka një historitë të gjatë të operacioneve në Amerikën Latine, veçmas gjatë Luftës së Ftohtë dhe ka ndihmuar në rrëzimin e perandorive të trafikut të kokainës në Amerikën e Jugut në fund të shekullit XX.
Qeveria e Venezuelës tha se deklaratat e Trumpit përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe shtoi se veprimet e Uashingtonit kanë për qëllim të legjitimojnë një operacion të “ndryshimit të regjimit” me synim të marrjes nën kontroll të burimeve të naftës që ka vendi.
“Misioni ynë i përhershëm në OKB do ta paraqesë këtë ankesë nesër në Këshillin e Sigurimit dhe te sekretari i Përgjithshëm, duke kërkuar llogaridhënie nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”, u tha në një deklaratë të publikuar nga ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, në llogarinë e tij në Telegram.
Trump vazhdimisht ka akuzuar Venezuelën se është qendër për trafikun e drogës vdekjeprurëse fentanil, por të dhënat zyrtare të SHBA-së kanë treguar se Meksika është burimi kryesor i fentanilit.
Një gazetar e pyeti Trump pse nuk kishte urdhëruar Rojet Bregdetare të ndalonin anijet e dyshuara për trafik droge, praktikë kjo që është përdorur nga SHBA për dekada. Trump e quajti një veprim të tillë “politikisht korrekt”, por shtoi se nuk ka funksionuar.
Trump refuzoi të përgjigjej kur u pyet nëse CIA ka autoritet që të ekzekutojë Maduron, duke thënë: “Mendoj se Venezuela po ndien presionin”.
Pentagoni së voni e ka njoftuar Kongresin se Trump ka përcaktuar se SHBA-ja është e përfshirë në një “konfikt të armatosur jondërkombëtar” me kartelet e drogës./rel -

Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe Luan Rama në firmat e lobimit, Ilir Meta në…
Në vitin 1990, kur nisi angazhimin e tij politik si pjesë e lëvizjes studentore që rrëzoi regjimin komunist, Ilir Meta, me siguri, as që e kishte menduar se pas dekadash në majat e pushtetit, do të përfundonte në burg. Jo për lëvizjet e tij personale, sipas tij, por për zullumet e firmave të bashkëpunëtorëvemë të afërt në ish-LSI, duke nisur nga Monika Kryemadhi ish-gruaja e tij, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe deri te Luan Rama, të cilët disa prej tyre rezultojnë dhe me firma të përfshirë në transfertat e dyshimta të parave drejt SHBA përmes kontratave të lobimit. Ilir Meta e ka pranuar se lobimi i LSI-së në SHBA mund të ketë pasur shkelje ligjore, por sipas tij, diferenca shumave që SPAK pretendon si të padeklaruara nuk është përgjegjësi e tij, por e ish-bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i lidh me Monika Kryemadhin. Meta ka thënë gjithë kësaj kohe se të gjitha vendimet për kontratat dhe personat e autorizuar janë marrë nga Kryesia e partisë, dhe se çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve shqiptare dhe atyre amerikane.
Ai mohon të ketë qenë ndonjëherë në dijeni për pagesa të paligjshme apo të ketë autorizuar dikë për veprime të tilla, që i cilëson si “ose diletante ose të qëllimshme”. Meta ka kërkuar nga SPAK të hetojë kush ka kryer këto pagesa pasi ai nuk del në asnjë firmë. Ish-presidenti ka përmendur konkretisht kushëririn e Kryemadhit, Adrian Shatku një emër që del edhe në dosjen hetimore si bashkëpunëtor në biznese me Kryemadhin. Meta shton se Shatku ka kryer pagesa për lobim në SHBA në emër të partisë. Ai ka kërkuar gjithashtu që të merret në pyetje Eriol Braimllari, ish-drejtor kabineti dhe kushëri i Endrit Braimllarit.
Sipas Metës, Eriol Braimllari ka mbajtur për 10 vite të gjithë korrespondencën me kompanitë lobuese në SHBA dhe figuron në dosjen e SPAK. Ndërkohë, nuk kursen as Endrit Braimllarin, ish-sekretarin e përgjithshëm të PL-së, të cilin e akuzon se firmosi kontratën e lobimit dhe kishte për detyrë ndjekjen e saj. Meta përmend gjithashtu edhe ish-deputetin Vangjel Tavo, për të cilin pretendon se ishte ai që propozoi parapagimin e 15 mijë USD për kompaninë lobuese “McKeon Group” në mbledhjen e Kryesisë së LSI.
Arsyetimet e Metës
Meta akuzoi pak ditë më parë të gjithë të besuarit e tij se kishin vepruar pas shpine dhe në dëm të tij, duke ngritur dyshimet për një komplot. “Lidhur me diferencat që i rezultojnë organit të akuzës për lobimet e LSI në SHBA, theksojmë se çdo veprim nga ana e Z. Meta dhe Kryesisë së LSI, deri në Prill 2017 kur Z. Meta u zëvendësua nga Z. Petrit Vasili si Kryetar i LSI, ka qenë në respekt të plotë të ligjeve shqiptare dhe amerikane. Çdo marrëveshje miratohej në Kryesi dhe një titullar caktohej për të firmosur dhe ndjekur zbatimin e saj sipas klauzolave të rëna dakord me kompanitë përkatëse. Z. Meta kurrë as nuk ka autorizuar e as nuk ka patur dijeni se një person apo kompani në Shqipëri apo SHBA ka bërë pagesa të padeklaruara, partë paligjshme për interes të LSI”, tha ndër të tjera mbrojtja e Ilir Metës disa ditë më parë para gjykatës.
Dokumenti që implikon Braimllarin
SPAK thotë se u pyet shtetasi Braimllari si sekretar i PL-së u pyet për dijeninë për pagesën në vlerën 20 mijë dollarë që ai në emër të LSI-së kishte autorizuar pagesën ndaj kompanisë. Ai sqaroi se nuk e mbante mend arsyen për transferimin e shumës. “U pyet shtetasi Endrit Braimllari i cili për periudhën 2018-2019 ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së. Ky shtetas u pyet për dijenitë që ai kishte lidhur me pagesën në vlerën 20 mijë USD që ai në emër të partisë LSI kishte autorizuar për t’iu paguar kompanisë Jmp Strategic Solution Llc. Deklaruesi Endrit sqaroi se ai nuk e mbante mend arsyen e trasferimit të kësaj shumave në drejtim të kompanisë JMP Strategic Solution Lic por këto shpenzime janë deklaruar pranë KQZ-së në tabelat e shpenzimeve fianciare dhe në dijeninë e tij ishin audituar nga KQZ-ja.
Gjithashtu ai nuk kishte dijeni nëse midis partisë LSI dhe kompanisë JMP Strategic Solution Llc, ishte lidhur një kontratë dhe se ai nuk kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI-ja kishte lidhur me kompanitë e huaja”, thuhet në dosjen e SPAK. Këtë dokument e ka publikuar edhe Ilir Meta, duke u shprehur se e ka pësuar për faj të Braimllarit. “Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës. Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës”, thotë ai.
Provat e reja mund të “fundosin” Vangjel Tavon
Meta gjithashtu publikoi pak ditë më parë se SPAK ka pranuar se nuk ekziston më vepra penale për lobim, pasi dokumentacioni i ardhur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmon se nuk ka pasur pagesë prej 100 mijë eurosh, siç ishte pretenduar më parë. Sipas tij, pagesa ka qenë vetëm 15 mijë euro dhe është ndërprerë më pas, duke mos përmbushur kriteret për të konsideruar këtë veprim si penal. “U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime nga çështja e lobimit në SHBA.
Prokurori e pranoi në seancë se lobimi në SHBA ka rënë si vepër penale për zotin Meta, pasi nga emailet që kanë ardhur nga Departamenti i Drejtësisë vërtetohet se Meta nuk ka kryer pagesë 100 mijë euro siç është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro, që është ndërprerë më pas. “U mbars malli dhe polli një mi. Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më. Ky është një lajm shumë i mirë, sepse është një akuzë që ka ndërtuar korrupsionin ndaj zotit Meta”, u shpreh ai.
Këtë lajm e publikoi dhe Tedi Blushi. Sipas numrit dy të Partisë së Lirisë, provat e reja nuk fajësojnë Presidentin Meta, por të tjerë persona pjesë e kësaj dosje. Kujtojmë se Ilir Meta e drejtoi gishtin nga Vangjel Tavo për akuzën e SPAK se nuk ka deklaruar në KQZ paratë që i ka paguar kompanisë offshore “Dorelita Limited” për lobimin në SHBA. Ai tha se pronari i kësaj kompanie, Iraklis Fidhexis ishte një mashtrues, por çdo kontakt që me të e ka pasur nëpërmjet Vangjel Tavos.
Sipas Metës ishte Tavo që e bindi të paguajë 15 mijë dollarë për lobimin e parë (të deklaruara) dhe është ai që duhet të përgjigjet për pagesat e tjera ndaj kësaj kompanie të padeklaruara. “Çdo kontakt e kam patur me të vetëm përmes Z. Tavo, i cili ishte edhe ndërmjetësi i takimit me të në Greqi, në Nëntor ose Dhjetor 2016”, tha Meta në gjykatë.
Çfarë tha Vangjel Tavo?
Por kur prokurorët morën në pyetje Vangjel Tavon, ky i ka mohuar të gjitha. Ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI-së tha se nuk mbante mend asgjë nga këto që thoshte Meta dhe nuk njihte njeri me emrin Iraklis Fixedhis. “Në deklarimin e tij Vangjel Tavo sqaroi se ai nuk e njihte shtetasin grek Iraklis Fidhexis dhe as kompaninë Dorelita Limited me seli në Greqi. Vangjel Tavo deklaroi se ai nuk ka autorizuar ndonjë pagesë për llogari të LSI-së, pasi ai nuk ka mbajtur funksione në parti që të kishin lidhje me financat e partisë si dhe nuk ka qenë person i autorizuar për të kryer pagesa për llogari të partisë LSI.
Vangiel Tavo deklaroi se nuk kishte dijeni për kontratën e konsultimit që LSI-ja kishte lidhur me kompaninë McKeon Group në muajin Janar 2017 dhe se kontratat lidheshin nga kryetari i partisë ose personat e autorizuar prej tij. Vangjel Tavo deklaroi se ai së bashku me Ilir Metaj kishte zhvilluar takime me politikanë të ndryshëm përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit, por nuk kujtonte të kishte zhvilluar takime me përfaqësues të ndonjë kompanie lobimi në Amerikë”, thuhet në dosje. Pra me informacionet e dhëna nga amerikanët situata mund të ndryshojë tani për Vangjel Tavon.
I përfshirë Luan Rama dhe Petrit Vasili
Gjithashtu në dosjen e SPAK del dhe Luan Rama, një nga ish-funksionarët e fuqishëm të LSI, tashmë i larguar nga kjo parti, i cili u thirr dhe në SPAK për këtë çështje. Emri i tij doli në letër-porosinë për formularët e Monika Kryemadhit që sollën amerikanët. Aty thuhej se Luan Rama kishte firmosur në një kontratë.
Nga ana tjetër thuhet se edhe Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.
Meta dhe avokati i tij kanë paralajmëruar se në vijim do të bëjnë gati dosje penale për t’i paraqitur para drejtësisë për ata që kanë dhënë deklarata të rreme para SPAK. Mbetet të shohim se çfarë do të zbulojnë hetimet e SPAK, pasi ato ende vijojnë. -

Sulmet indiane në Kashmir, reagon kryeministri i Pakistanit: Ushtria është e autorizuar të përgjigjet
Kryeministri i Pakistanit ka thënë se forcat e armatosura të vendit janë “autorizuar të ndërmarrin veprime përkatëse” pas sulmeve të Indisë.
“Në përputhje me Nenin 51 të Kartës së OKB-së, Pakistani rezervon të drejtën për t’u përgjigjur, në vetëmbrojtje, në një kohë, vend dhe mënyrë që zgjedh vetë për t’u hakmarrë për humbjen e jetëve të pafajshme pakistaneze dhe shkeljen flagrante të sovranitetit të saj”, thuhej në një deklaratë nga zyra e kryeministrit.
Komiteti i Sigurisë Kombëtare u mblodh sot, tha deklarata, dhe dënoi “aktin e paprovokuar, frikacak dhe të paligjshëm të luftës” të Indisë.
“Këto sulme të paprovokuara dhe të pajustifikuara synuan qëllimisht zonat civile, me pretekstin e rremë të pranisë së kampeve terroriste imagjinare, duke rezultuar në martirizimin e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm, dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile, përfshirë xhamitë”, shkruhej në deklaratë.
Pakistani gjithashtu pretendoi se sulmet shkaktuan “rrezik të madh për linjat ajrore komerciale që i përkisnin vendeve vëllazërore”, duke rrezikuar jetën e “mijëra pasagjerëve në bord”.
Sulmet, sipas Islamabadit, “përbënin në mënyrë të qartë akte lufte sipas ligjit ndërkombëtar”.
India tha se goditi nëntë vende pakistaneze që ofronin “infrastrukturë terroriste” dhe nuk goditi objekte ushtarake.Top Channel