Tag: autoriteti

  • 52 kg luleshtrydhe me pesticide të importuara nga Greqia, AKU: E gjithë sasia rezulton e shitur

    52 kg luleshtrydhe me pesticide të importuara nga Greqia, AKU: E gjithë sasia rezulton e shitur

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se një sasi prej 52 kilogramësh luleshtrydhe të importuara nga Greqia ka rezultuar me përmbajtje të lartë pesticidesh, duke mos përmbushur standardet ligjore në fuqi.
    Sipas AKU-së, produkti u mor në analizë më 17 shkurt 2025, si pjesë e një monitorimi të bazuar në vlerësimin e riskut. Pas daljes së rezultateve laboratorike që konfirmuan praninë e pesticideve, autoriteti përdori sistemin e gjurmueshmërisë për të lokalizuar dhe tërhequr produktin nga tregu. Megjithatë, bazuar në faturat e shitjes të paraqitura nga operatori ushqimor, rezultoi se e gjithë sasia tashmë ishte shitur.
    Pas këtij incidenti, AKU e ka klasifikuar luleshtrydhen si produkt me risk të lartë dhe ka urdhëruar që të gjitha ngarkesat e reja që hyjnë në vend nga Greqia të bllokohen në pikat kufitare, deri në daljen e rezultateve të analizave përkatëse.
    Masat e reja përfshijnë marrjen e mostrave nga dhjetë ngarkesa të njëpasnjëshme, dhe vetëm nëse analizat janë të pastra, produktet do të lejohen të hyjnë në tregun shqiptar. Përndryshe, ato do të kthehen në vendin e origjinës.
    AKU thekson se për çdo rast të tillë jo-konform, njoftohet edhe sistemi europian i RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin), për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
    Njoftimi i AKU:
    Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.
    Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtrydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.
    Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
    Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
    Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.

  • 52 kg luleshtrydhe me pesticide u shitën në treg, AKU bllokon ngarkesat e tjera nga Greqia

    52 kg luleshtrydhe me pesticide u shitën në treg, AKU bllokon ngarkesat e tjera nga Greqia

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka sqaruar se lidhur me rastin e produktit luleshtrydhe, të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Greqia, u ndoqën procedurat e nevojshme.Në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku, AKU dërgoi produktin për analizim laboratorik më 17 shkurt 2025 dhe, pas daljes së rezultatit, u angazhua për mbledhjen dhe tërheqjen e tij nga tregu përmes sistemit të gjurmueshmërisë.Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet çdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste.Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • 52 kg luleshtrydhe me pesticide, AKU: Sasia është shitur, janë me risk të lartë

    52 kg luleshtrydhe me pesticide, AKU: Sasia është shitur, janë me risk të lartë

    Pas filetove të pulës me salmonelë, konsumatorët kanë blerë edhe luleshtrydhe me pesticide, të importuara nga Greqia. Janë plot 52 kg që janë shitur në treg. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
    Postimi i plotë

    Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.
    Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtrydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.
    Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
    Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
    Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.

  • Skandali me mishin e pulës me salmonelë, AKU kontrolle në disa supermarkete në Vlorë

    Skandali me mishin e pulës me salmonelë, AKU kontrolle në disa supermarkete në Vlorë

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, ka nisur prej disa ditësh një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese të qytetit.

    Ky aksion është përqendruar te subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë.
    Inspektorët e sigurisë ushqimore po vijojnë kontrollet edhe këtë të enjte. Sipas informacioneve, kontrollet janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti.

    Pjesë e kontrolleve do të jenë gjithashtu restorantet dhe fast-food-et e qytetit. Disa prej këtyre subjekteve janë kontrolluar më parë, ndërsa tani po inspektohen të tjera.
    Në hyrje të subjekteve private janë vendosur tabela informuese për klientët, të cilat evidentojnë produktet që përmbajnë salmonelë.

    Njëkohësisht, përmes tabelave u bëhet thirrje qytetarëve që, nëse kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në subjektin ku e kanë blerë.
    Gjithashtu, nëse e kanë konsumuar, mund të raportojnë rastin. Për këtë qëllim, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, rajoni Vlorë, ka vënë në dispozicion numra kontakti për qytetarët.

  • Grevë në Greqi, Aviacioni Civil njofton pasagjerët: Anulohen fluturimet më 9 prill

    Grevë në Greqi, Aviacioni Civil njofton pasagjerët: Anulohen fluturimet më 9 prill

    Foto ilustruese

    TIRANË- Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) ka njoftuar qytetarët se të gjitha fluturimet për dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më 9 prill. Sipas AAC, fluturimet janë anuluar pasi, Shërbimi Civil në Greqi ka njoftuar se do të mbajë një grevë 24 orëshe.
    Autoriteti i Aviacionit Civil lajmëron pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të marrë më shumë informacion.
     
    “Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën 09 prill janë anuluar. ACAA këshillon të gjithë pasagjeret të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil./ZËRI

  • Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së

    Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së

    U dëshën dhjetëra skandale me ushqimin që qeveria të mendojë të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
    Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të saj thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti kombëtar i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve do të zëvendësohet me fjalët “institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve”.
    Pra e thënë më thjeshtë këto dy struktura ajo e ushqimit dhe e veterinarisë dhe bimëve do të jenë në një institucion të vetëm.
    Këtë e konfirmoi edhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj në një prononcim publik.
    Ligji duhet të vihet në zbatim deri në fund të vitit 2025 pasi ende nuk kanë dalë aktet juridike.
    Në kontrollet që Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka ushtruar gjatë muajit Mars është konstatuar se kanë hyrë në Shqipëri dhjetëra tonelata me mish pule me salmonelë por jo vetëm kaq.
    Më herët tonelata me mandarina të dërguara nga Shqipëria në Kroaci u konstatuan me pesticide.
    Në mes të skandalit të ushqimeve të kontaminuara, për sasinë e mishit të pulës me salmonelë të futur në Shqipëri nga Brazili, Policia e Tiranës shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që i importoi ato dhe procedoi pronarin e kompanisë që i shpërndau në tregun shqiptar.
    Po hetohen gjithashtu edhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.

  • Pas ngjarjeve me ushqimet e kontaminuara, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

    Pas ngjarjeve me ushqimet e kontaminuara, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

    U deshën dhjetëra skandale me ushqime të kontaminuara që shiten në tregun shqiptar, që qeveria të mendojë të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).
    Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të tij thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve do të zëvendësohet me “Institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “Struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve”.
    Neni 60 Per AkuLigji duhet të vihet në zbatim deri në fund të vitit 2025 pasi ende nuk kanë dalë aktet juridike. Në kontrollet që Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka ushtruar gjatë muajit Mars është konstatuar se kanë hyrë në Shqipëri dhjetëra tonelata me mish pule me salmonelë por jo vetëm kaq.
    Më herët tonelata me mandarina të dërguara nga Shqipëria në Kroaci u konstatuan me pesticide. Në mes të skandalit të ushqimeve të kontaminuara, për sasinë e mishit të pulës me salmonelë të futur në Shqipëri nga Brazili, policia e Tiranës shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që i importoi ato dhe procedoi pronarin e kompanisë që i shpërndau në tregun shqiptar.
    Po hetohen gjithashtu edhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.

  • Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e AKU

    Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e AKU

    U deshën dhjetëra skandale me ushqime të kontaminuara që shiten në tregun shqiptar, që qeveria të mendojë të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).
    Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të tij thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve do të zëvendësohet me “Institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “Struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve”.
    Ligji duhet të vihet në zbatim deri në fund të vitit 2025 pasi ende nuk kanë dalë aktet juridike. Në kontrollet që Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka ushtruar gjatë muajit Mars është konstatuar se kanë hyrë në Shqipëri dhjetëra tonelata me mish pule me salmonelë por jo vetëm kaq.
    Më herët tonelata me mandarina të dërguara nga Shqipëria në Kroaci u konstatuan me pesticide. Në mes të skandalit të ushqimeve të kontaminuara, për sasinë e mishit të pulës me salmonelë të futur në Shqipëri nga Brazili, policia e Tiranës shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që i importoi ato dhe procedoi pronarin e kompanisë që i shpërndau në tregun shqiptar.
    Po hetohen gjithashtu edhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.

  • Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

    Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

    U dëshën dhjetëra skandale me ushqimin që qeveria të mendojë të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të saj thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti kombëtar i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve do të zëvendësohet me fjalët “institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “struktura përgjegjëse për inspektimi.
    Pra e thënë më thjeshtë këto dy struktura ajo e ushqimit dhe e veterinarisë dhe bimëve do të jenë në një institucion të vetëm. Këtë e konfirmoi edhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në një prononcim publik. Ligji duhet të vihet në zbatim deri në fund të vitit 2025 pasi ende nuk kanë dalë aktet juridike. Në kontrollet që Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka ushtruar gjatë muajit Mars është konstatuar se kanë hyrë në Shqipëri dhjetëra tonelata me mish pule me salmonelë por jo vetëm kaq.
    Më herët tonelata me mandarina të dërguara nga Shqipëria në Kroaci u konstatuan me pesticide. Në mes të skandalit të ushqimeve të kontaminuara, për sasinë e mishit të pulës me salmonelë të futur në Shqipëri nga Brazili, policia e tiranës shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që i importoi ato dhe procedoi pronarin e kompanisë që i shpërndau në tregun shqiptar. Po hetohen gjithashtu edhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.