Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj bankave të nivelit të dytë. Sipas njoftimit zyrtar, është hapur procedura e hetimit të thelluar në tregun e ndërmjetësimit për sigurimin e jetës për kreditë të cilat kërkojnë sigurim jete për ndërmarrjet. Para pak muajsh, Autoriteti Konkurrencës nisi një hetim paraprak që përfshinte hapjen e procedurave hetimore për të shmangur pengimet, kufizimet, shtrembërimet e konkurrencës në tregun e sigurimeve të jetës për kredi. Në vlerësim të të dhënave të marra gjatë fazës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të jetës për kredi, Autoriteti konkludoi se sjellja e ndërmarrjeve mund të përbëjë shkelje të nenit 4 të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës që përfshin marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi, ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit, dhe të tjera.
Ndërkohë, sjellja e ndërmarrjeve mund të përbëjë dhe shkelje të nenit 9 për abuzim me pozitën dominuese në treg. Për këto arsye, u vendos hapja e procedurës së hetimit. Hetimi i thelluar përfshin periudhën kohore nga nëntori i vitit 2021 deri në mars të 2025. Nga hetimi paraprak, pothuajse të gjitha bankat janë të licensuara si “Broker” në sigurime nga Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare. Megjithatë jo të gjitha aplikojnë sigurimin e detyrueshëm të jetës në rast huamarrje. Gjatë monitorimit u vu re se, bankat e licensuara si “Broker” paraqesin portofolin e shoqërive të sigurimit me të cilat kanë kontrata aktive, dhe më pas lejojnë klientët të bëjnë përzgjedhjen e tyre pasi u janë shpjeguar kushtet e ndërmjetësimit për sa i përket produktit të sigurimit të jetës. Pavarësisht shpjegimit të sjellë në mënyrë shkresore nga bankat e nivelit të dytë, rezulton se përqindja e tregut total të sigurimit të jetës sipas raportit statistikor të AMF për vitin 2023, nuk reflektohet tek ndarja e portofolit të sigurimit të jetës për hua. Nisur nga fakti që një përqindje e tillë tregu për një produkt të vetëm, nuk reflekton ndarjen totale të tregut të sigurimit të jetës, mund të vijë si pasojë e sjelljeve përjashtuese me karakter anti-konkurrues, duke bërë që klientët mos të jenë të lirë të zgjedhin sigurimin e jetës për kredi nga shoqëri sigurimi të përzgjedhura nga vetë ata.
Tag: autoriteti
-

Vendosen nën hetim të thelluar bankat tregtare, Autoriteti i Konkurrencës: Abuzim në tregun e sigurimit të jetës për…
-

Interneti nën kontrollin e qeverisë, si përdoret DPI nga autokracitë më të zëshme në botë, ekspertët ngrenë…
Prej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri ka ngritur alarmin për rreziqet e përdorimit të pajisjeve të njohura si “Deep Packet Inspection”, DPI, në ndihmë të vendimit të qeverisë shqiptare për të bllokuar rrjetin social TikTok për një periudhë 1-vjeçare. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pretendon se DPI janë një teknologji që do t’i ndihmojë ata në mbylljen e plotë të TikTok, por ekspertët e teknologjisë theksojnë se kjo mund të cenojë privatësinë dhe të dhënat personale të shqiptarëve. Besmir Semanaj, ekspert i sigurisë dhe teknologjisë i tha BIRN se implementimi i kësaj teknologjie pa asnjë bazë ligjore rrezikon t’i hapë rrugën shkeljes së të drejtave dixhitale të qytetarëve shqiptarë.
Ai theksoi gjithashtu se DPI përdorej aktualisht për censurë apo survejim nga regjime diktatoriale apo autokratike. “Nëse ata vendosin të aplikojnë një teknologji të tillë, do ishte mirë të kishte një bazë ligjore,” tha Semanaj, duke iu referuar qeverisë shqiptare dhe autoriteteve përgjegjëse për sigurinë kibernetike. “…kemi shtete të tjera si Irani dhe Turqia që i përdorin këto pajisje për censurë,” shtoi ai, duke theksuar se baza ligjore është e domosdoshme për të parandaluar keqpërdorime të tilla. “Deep Packet Inspection” është një teknologji e avancuar që monitoron dhe filtron aktivitetin e përdoruesve të internetit në mënyrë të detajuar, duke mundësuar më tej kufizimin apo bllokimin e disa faqeve apo linqeve të caktuara.
Detajet
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, i zhvlerësoi shqetësimet në një përgjigje me shkrim për BIRN, duke theksuar se qëllimi i përdorimit të DPI lidhej me zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për Mbylljen e TikTok-ut. AKSK sqaroi më tej se përdorimi i DPI-ve ishte pjesë e masave të ndërmarra në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike për ndërprerjen e përkohshme të aksesit të TikTok, përfshirë edhe ngritjen e një grupi teknik për gjurmimin e DNS-ve, SNI-ve dhe IP që përdorin platformën TikTok. Por ndryshe nga ekspertët, Autoriteti pretendon se teknologjia DPI nuk përpunon të dhëna personale, por identifikon aplikacionet që përdoren dhe shërben për mbrojtjen kibernetike.
“Deep Packet Inspection mund të konsiderohet si një zyrtar poste, që nuk e hap dot letrën e mbyllur, por shikon zarfin, madhësinë, destinacionin dhe shpeshtësinë e dërgesës dhe në bazë të kësaj, mund të marrë vendime ose të bëjë analiza,” e përshkroi AKSK rolin e teknologjisë DPI që po planifikon të implementojë për bllokimin e TikTok. “Kjo teknologji mund të kuptojë cilin aplikacion po përdor (p.sh., TikTok), dhe mund të bllokojë disa lloje trafiku, për shembull një platformë të caktuar, sulmet volumetrike (DDoS), sulmet kërcënuese (malëare, ransomëare), fushatat phishing, etj,” shtoi Autoriteti. Sipas AKSK, platforma DPI e instaluar në operatorët e ofrimit të shërbimit të internetit është në përputhje me standardet e sigurisë së informacionit dhe rregulloren europiane të mbrojtjes së të dhënave,
GDPR. Por Semanaj theksoi se veprimi në përputhje me GDPR nuk është bërë e qartë. “Shtetet europiane që e përdorin këtë teknologji kanë specifika të saktësuara, sipas ligjit të GDPR për mbrojtjen e të dhënave personale për mënyrën si do të përdoren, nga kush dhe përsa kohë, por në Shqipëri nuk ka një bazë ligjore,” përfundoi ai.
Alarmi i ekspertit
Gjithashtu eksperti Besmir Semanaj tregoi në një studio televizive të dhënat që mund të marrin nga ne. “Kjo pajisje dallon çfarë aplikacionesh përdor, në çfarë faqesh lexoj unë, përshembull nëse lexoj faqe të komunitetit mysliman, më profilizojnë si mysliman, e me radhë. Mund të shohin preferencat sekusale, e me radhë. Marrim një politikan apo qytetar të thjeshtë, hap faqet të papërshtatshme…”, tha ai ndër të tjera. -

BIRN: Masat për mbylljen e TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e të dhënave personale
Prej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri ka ngritur alarmin për rreziqet e përdorimit të pajisjeve të njohura si “Deep Packet Inspection”, DPI, në ndihmë të vendimit të qeverisë shqiptare për të bllokuar rrjetin social TikTok për një periudhë 1-vjeçare.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pretendon se DPI janë një teknologji që do t’i ndihmojë ata në mbylljen e plotë të TikTok, por ekspertët e teknologjisë theksojnë se kjo mund të cenojë privatësinë dhe të dhënat personale të shqiptarëve.
Besmir Semanaj, eskpert i sigurisë dhe teknologjisë i tha BIRN se implementimi i kësaj teknologjie pa asnjë bazë ligjore rrezikon t’i hapë rrugën shkeljes së të drejtave dixhitale të qytetarëve shqiptarë. Ai theksoi gjithashtu se DPI përdorej aktualisht për censurë apo survejim nga regjime diktatoriale apo autokratike.
“Nëse ata vendosin të aplikojnë një teknologji të tillë, do ishte mirë të kishte një bazë ligjore,” tha Semanaj, duke iu referuar qeverisë shqiptare dhe autoriteteve përgjegjëse për sigurinë kibernetike.
“…kemi shtete të tjera si Irani dhe Turqia që i përdorin këto pajisje për censurë,” shtoi ai, duke theksuar se baza ligjore është e domosdoshme për të parandaluar keqpërdorime të tilla.“Deep Packet Inspection” është një teknologji e avancuar që monitoron dhe filtron aktivitetin e përdoruesve të internetit në mënyrë të detajuar, duke mundësuar më tej kufizimin apo bllokimin e disa faqeve apo linqeve të caktuara.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, i zhvlerësoi shqetësimet në një përgjigje me shkrim për BIRN, duke theksuar se qëllimi i përdorimit të DPI lidhej me zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për Mbylljen e TikTok-ut.
AKSK sqaroi më tej se përdorimi i DPI-ve ishte pjesë e masave të ndërmarra në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike për ndërprerjen e përkohshme të aksesit të TikTok, përfshirë edhe ngritjen e një grupi teknik për gjurmimin e DNS-ve, SNI-ve dhe IP që përdorin platformën TikTok.
Por ndryshe nga ekspertët, Autoriteti pretendon se teknologjia DPI nuk përpunon të dhëna personale, por identifikon aplikacionet që përdoren dhe shërben për mbrojtjen kibernetike.
“Deep Packet Inspection mund të konsiderohet si një zyrtar poste, që nuk e hap dot letrën e mbyllur, por shikon zarfin, madhësinë, destinacionin dhe shpeshtësinë e dërgesës dhe në bazë të kësaj, mund të marrë vendime ose të bëjë analiza,” e përshkroi AKSK rolin e teknologjisë DPI që po planifikon të implementojë për bllokimin e TikTok.
“Kjo teknologji mund të kuptojë cilin aplikacion po përdor (p.sh., TikTok), dhe mund të bllokojë disa lloje trafiku, për shembull një platformë të caktuar, sulmet volumetrike (DDoS), sulmet kërcënuese (malëare, ransomëare), fushatat phishing, etj,” shtoi Autoriteti.
Sipas AKSK, platforma DPI e instaluar në operatorët e ofrimit të shërbimit të internetit është në përputhje me standardet e sigurisë së informacionit dhe rregulloren europiane të mbrojtjes së të dhënave, GDPR.
Por Semanaj theksoi se veprimi në përputhje me GDPR nuk është bërë e qartë.
“Shtetet europiane që e përdorin këtë teknologji kanë specifika të saktësuara, sipas ligjit të GDPR për mbrojtjen e të dhënave personale për mënyrën si do të përdoren, nga kush dhe përsa kohë, por në Shqipëri nuk ka një bazë ligjore,” përfundoi ai./ BIRN -

Kujdes/ Autoriteti Kombëtar paralajmëron: Nëse iu vjen në telefon mos e hapni, mesazhi në ‘WhatsApp’ po mashtron..
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apelon tek qytetarët të bëjnë kujdes pasi po shpërndahen mesazhe mashtrimi në platformën “Whatsapp”
“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, apelon AKSK-ja. -

Autoriteti për Sigurinë Kibernetike thirrje qytetarëve: Bëni kujdes! Ja mesazhi në ‘WhatsApp’ që po mashtron shqiptarët
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, pasi në platformën e “Whatsapp-it” po shpërndahenmesazhe mashtrimi.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, AKSK shkruan:
“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues.”Këto mesazhe që dërgohen në telefonat e qytetarëve njihet ndryshe si “phishing”. Përmes tyre synohen vjedhja e të dhënave të përdoruesve. Në të tilla situata qytetarët duhet të bëjnë kujdes të mos klikojnë linqe të tilla, por t’i raportojnë ato pranë autoriteteve përkatëse.
-

“Bëni kujdes!”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: SMS në Whatsapp që po mashtron shqiptarët
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes, pasi po shpërndahen mesazhe mashtrimi në platformën “Whatsapp”.
Përmes një njoftimi AKSK-ja shprehet se mesazhi ka përmbajtjen e një sondazhi.
“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin Whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, apelon AKSK-ja. -

Përplasja që po trondit politikën, Izraeli refuzon deputetet laburiste: Po përhapin gjuhë urrejtje
Abtisam Mohamed dhe Yuan Yang
BRITANI E MADHE- Sekretari i Jashtëm David Lammy ka kritikuar autoritetet izraelite për ndalimin e hyrjes së dy deputetëve laburistë në vend dhe ndalimin e tyre.
Ai e përshkroi masën si “të papranueshme, kundërproduktive dhe thellësisht shqetësuese”, duke shtuar se Ministria e Jashtme kishte qenë në kontakt me të dy deputetët për të ofruar mbështetje.
Abtisam Mohamed dhe Yuan Yang iu refuzua hyrja sepse ata synonin të “përhapnin gjuhën e urrejtjes” kundër Izraelit, tha popullsia izraelite dhe autoriteti i imigracionit në një deklaratë.
Lammy tha: “Unë ua kam bërë të qartë homologëve të mi në qeverinë izraelite se kjo nuk është mënyra për të trajtuar parlamentarët britanikë”.
Yang, deputeti i Earley dhe Woodley, dhe Mohamed, deputeti i Sheffield Central, fluturuan për në vend nga Aeroporti Luton i Londrës me dy ndihmës të shtunën pasdite.
Autoriteti izraelit i imigracionit tha se ministri i Brendshëm Moshe Arbel u kishte ndaluar hyrjen të katër pasagjerëve pasi u morën në pyetje. Ai gjithashtu i akuzoi ata se kishin udhëtuar për të “dokumentuar forcat e sigurisë”.
Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se grupi ishte pjesë e një delegacioni parlamentar.
Autoriteti i imigracionit i Izraelit e kundërshtoi këtë pretendim, duke thënë se delegacioni nuk ishte pranuar nga asnjë zyrtar izraelit.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se deputetët ishin larguar nga vendi që nga ora 06:00 me orën lokale (04:00 BST) të dielën.
Lammy tha në një deklaratë: “Fokusi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbetet sigurimi i një kthimi te armëpushimi dhe negociatat për të ndaluar gjakderdhjen, për të liruar pengjet dhe për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza”. -

Konkurrenca në fokus monitorimin e tregjeve me ndikim në mirëqenien e konsumatorit
Autoriteti i Konkurrencës në përputhje me qëllimin e ligjit për një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg, do të vazhdojë monitorimet, hetimet dhe analizat në tregjet sensitive dhe me impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e konsumatorit shqiptar. Referuar Raportit vjetor për vitin 2024, që AK ka depozituar në Kuvend, gjatë këtij viti në fokus të AK, do të jenë: Tregu i telefonisë celulare; Tregu i hidrokarbureve; Tregu i prokurimeve; Tregu bankar; Tregu i sigurimeve; Tregu farmaceutik; Tregu i grumbullimit të produkteve bujqësore; Tregu i produkteve të shportës ushqimore; Tregu i punës. Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se do të vlerësojë rast pas rasti sjelljen e ndërmarrjeve të cilat gëzojnë pozitë dominuese nëpërmjet marrëveshjeve koncesionare, ndërsa vë theksin në përafrimin institucional me standardet dhe praktikat e BE. Në katërmujorin e dytë të vitit 2025 AK ka parashikuar miratimin nga ana e Autoritetit të Konkurrencës të aktrregullores “Për përjashtimin e disa kategorive të marrëveshjeve të kërkimit dhe zhvillimit”’, në përputhje me acquis e BE, “Rregullorja e Komisionit për disa kategori të marrëveshjeve të kërkimit dhe zhvillimit (C/2023/3443)”.
“Autoriteti i Konkurrencës si përfitues i projektit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për asistencë teknike dhe suport për zbatimin e strategjisë së advokacisë do të mbështesë në realizimin e trajnimit të gjyqtarëve, trajnimin e stafit, organizimin e forumit të përbashkët me Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe organizimit të seminareve me komunitetin e biznesit për advokacinë e konkurrencës”, thuhet në raportin vjetor të AK. -

Siguria ushqimore në mëshirë të fatit/ Mbi 50 kg luleshtrydhe me pesticide në treg, AKU: Nuk kemi çfarë bëjmë!
Pas skandalit me mishin e pulës me salmonelë që është shpërndarë në subjektet tregtare pas neglizhencës së auoriteteve përgjegjëse përt ë kryer kontrolle dhe më pas bllokimin e tyre, një tjetër incident është shënuar në vendin tonë, këtë radhe me luleshtrydhet.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU njofton se 52 kg luleshtrydhe të importuara nga Greqia kanë rezultuar me pesticide, e tipit Clofentezine, pas analizimit laboratorik më 17 shkurt të këtij viti. Për pasojë, inspektorët e AKU, nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtydhe, nuk kanë mundur dot ta tërheqin sasinë e shpërndarë nga tregu, pasi nga të dhënat e Operatorit të Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.
‘Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë’, thuhet në njoftimin e AKU-së.
‘Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia. Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës’, thuhet më tej në njoftim.
Njoftimi
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.
Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.
Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.
Lidhur me prononcimin në media të tre rasteve për njoftimin e AKU-së nga sistemi RASFF, ju bëjmë të ditur se ka qenë AKU që ka njoftuar sistemin RASFF si pasojë e zbatimit me korrektësi të planeve të monitorimit dhe marrjes së mostrave, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në kufi (PIK).
-

52 kg luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU: E gjithë sasia rezulton e shitur
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me lajmin se në Shqipëri janë futur 52 kg luleshtrydhe me pesticide nga Greqia.
AKU informon se kjo ngarkesë rezulton e gjitha e shitur. Më tej në reagim AKU shkruan se ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
Njoftimi i AKU-së:
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.
Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.
Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.
Lidhur me prononcimin në media të tre rasteve për njoftimin e AKU-së nga sistemi RASFF, ju bëjmë të ditur se ka qenë AKU që ka njoftuar sistemin RASFF si pasojë e zbatimit me korrektësi të planeve të monitorimit dhe marrjes së mostrave, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në kufi (PIK).