Shqipëria ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar, këtë herë nga NATO.
Në një video të postuar këtë mëngjes, në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë është njohur zyrtarisht nga Aleanca e Atlantikut për Vlefshmërinë Ajrore. Sipas tij, vendi ynë ka përmbushur në mënyrë të plotë të gjitha standardet që kërkohen nga NATO në këtë drejtim.
“MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Një arritje që forcon më tej pozitat e Shqipërisë brenda NATO-s dhe rrit besueshmërinë e infrastrukturës ajrore shqiptare në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.
Tag: autoriteti
-

Shqipëria “fluturon” drejt NATO-s, njihet zyrtarisht Autoriteti i Aviacionit Civil
-

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë bën përditësimet e fundit: Në 12 ferma ka prani të murtajës
Dele në një fermë
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka bërë përditësimet e fundit përsa i përket situatës në vend pas shfaqjes së murtajës tek bagëtitë. Në një postim në faqen zyrtare, shkruhet se aktualisht janë konfirmuar 12 ferma pozitive në 10 vatra të ndryshme të infeksionit. Dy rastet e fundit janë 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lushnjë.
Një ditë më parë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka lëshuar një thirrje urgjente për të gjithë fermerët dhe tregtarët blegtoralë në vend, të cilëve u ka kërkuar që të mos shesin dhe të mos blejnë kafshët e llojit dhen dhe dhi.
Deri më tani janë prekur dhe asgjësuar 1200 krerë. Sëmundja, e cila prek dhen dhe dhi, është jashtëzakonisht ngjitëse për kafshët, por që sipas Ministrisë nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, por nuk ka dhënë detaje që lidhen me asgjësimin e saj.
Njoftimi:
Në kuadër të zbatimit të Planit të Kontigjencës për Murtajën e Ruminantëve të Vegjël (PPR), e gjithë armata e veterinarëve të AKVMB-së është e angazhuar maksimalisht në terren për monitorimin e situatës epizootike në të gjitha fermat me kafshë të imta në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Aktualisht janë konfirmuar 12 ferma pozitive në 10 vatra të ndryshme të infeksionit. Dy rastet e fundit janë 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lushnjë.
Krahas hetimeve epizootologjike dhe kontrollit klinik të kafshëve, po kryhen gjithashtu verifikime përgjatë akseve nacionale, në funksion të zbatimit të Urdhrit të Ministrit, i cili ndalon lëvizjen e kafshëve.
AKVMB apelon me forcë për bashkëpunimin e të gjithë fermerëve, si faktor kyç në frenimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse, e cila në rast shpërthimi mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme, deri në zhdukjen e të gjithë tufës!
Masat themelore të biosigurisë që duhen respektuar:
• Ndalimi i lëvizjes së kafshëve drejt fermave të tjera, kullotave apo tregjeve të kafshëve.
• Kufizimi i hyrjeve të personave të jashtëm në fermë.
• Dezinfektimi i pajisjeve apo në ambientet të qëndrimit të kafshëve. -

Sulmi kibernetik në Bashkinë Tiranë, AKSK: Izoluam përhapjen, hetim me policinë
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë KIbernetike, ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me sulmin kibernetik të bërë ndaj sistemeve të Bashkisë së Tiranës. Në njoftim, thyhet se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë kufizuar përpjekjet për ndikimin e mëtejshëm të sistemeve nga ky sulm kibernetik, si dhe po punohet për rikthimin në gjendje pune të sistemeve të prekura.
“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë.
Nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki.
Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup ka nisur menjëherë punën në terren në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Bashkisë Tiranë për të:
• Kryer analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit;• Izoluar dhe kufizuar përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura;• Ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura;• Hartuar rekomandimet e para për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës në infrastrukturat përkatëse”, njofton AKSK.
Teksa deri më tani janë prekur disa nga shërbimet e dhëna të sistemit të institucionit për qytetarët, siç është ajo e regjistrimit të fëmijëve në kopshte. Për këtë gjë, AKSK, njofton se po ndërmerren hapat e nevojshme për rikthimin sa më shpejt e funksional të këtyre shërbimeve të privuara për shkak të sulmit kibernetik.
“Aktualisht, punonjësit e AKSK-së janë në terren dhe në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit, si edhe AKSHI-n për analizën e malware-t si edhe me institucionet përgjegjëse, për të siguruar një rikthim sa më të shpejtë dhe të sigurt të sistemeve në funksionalitet të plotë”, njofton më tej AKSK. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ka dënuar sulmet kibernetik të bëra ndaj institucionit.
“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.
Në vijim do të ofrojmë përditësime të mëtejshme mbi ecurinë e hetimeve dhe masat e ndërmarra, në përputhje me zhvillimet dhe informacionin e konfirmuar teknikisht. Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen të referohen vetëm në kanalet zyrtare të AKSK”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se në lidhje me këtë sulm, ka marrë përgjegjësinë grupi “Homeland Justice”, i mbështetur nga Irani.
“Bashkia e dashur e Tiranës është tani në duart tona”, deklaroi “Homeland Justice” në Telegram.
Grupi i hakerave fajësoi se shkak për ngjarjen është bërë ndihma që i është dhënë anëtarëve të MEK-ut që ndodhen në vendin tonë.
“Bashkia e Tiranës është jashtë funksionit tani. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ju paralajmëruam që të dëboni terroristët e MEK nga toka shqiptare, por ju i njohët si refugjatë ligjorë dhe u dhatë lehtësira si karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara”, shkroi “Homeland Justice”.
Risjellim në vëmendje se në vitin 2022, disa grupe të sofistikuara hakerash mbështetur nga shteti i Iranit sulmuan shërbimet online në Shqipëri. Këto u bënë shkak që qeveria shqiptare të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit duke dëbuar përfaqësinë diplomatike që ndodhej në Shqipëri, si përgjigje ndaj sulmit kibernetik. Ndërkohë sulmet e “Homeland Justice” kanë vijuar edhe ndaj Kuvendit si dhe disa institucioneve të rëndësishme shtetërore në vitin 2023 dhe ndaj INSTAT në vitin 2024. -

Hakerimi i faqes së Bashkisë Tiranë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike jep detaje për situatën
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar pas sulmit kibernetik të kryer ndaj faqes online të Bashkisë së Tiranës, duke informuar se është ngritur një grup pune që po verifikon pikat e hyrjes së sulmit dhe po merren masat për garantimin e sigurisë.
Sipas AKSK-së, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve të Bashkisë së Tiranës. Autoriteti tha se grupi i ngritur po punon në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe me stafin teknik të bashkisë për të analizuar dëmet, kufizuar përhapjen e sulmit dhe rikthyer shërbimet në funksion sa më shpejt.
Sulmi është marrë përsipër nga rrjeti iranian i hakerëve Homeland Justice, të cilët pretendojnë se jo vetëm kanë rrëzuar faqen, por edhe kanë nxjerrë të dhëna dhe kanë fshirë serverat.
AKSK ka theksuar se mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë kibernetike dhe integritetin e sistemeve të teknologjisë së informacionit në Shqipëri. Autoriteti u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që të referohen vetëm te komunikimet zyrtare të AKSK për informacion të saktë mbi situatën.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë.
Nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki.
Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup ka nisur menjëherë punën në terren në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Bashkisë Tiranë për të:Kryer analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit;
Izoluar dhe kufizuar përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura;
Ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura;
Hartuar rekomandimet e para për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës në infrastrukturat përkatëse.Aktualisht, punonjësit e AKSK-së janë në terren dhe në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit, si edhe AKSHI-n për analizën e malware-t si edhe me institucionet përgjegjëse, për të siguruar një rikthim sa më të shpejtë dhe të sigurt të sistemeve në funksionalitet të plotë.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.
Në vijim do të ofrojmë përditësime të mëtejshme mbi ecurinë e hetimeve dhe masat e ndërmarra, në përputhje me zhvillimet dhe informacionin e konfirmuar teknikisht.
Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen të referohen vetëm në kanalet zyrtare të AKSK.
-

“Kujdes me kriptovalutat”/ AMF reagon për një nga platformat që operon në Shqipëri: E rrezikshme, nuk e kemi licencuar
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, as e regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Sipas AMF-së, mbështetur në ligjin “Për Tregjet e Kapitalit” dhe ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e njësive digjitale dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar apo njohur më parë nga ky Autoritet.
“Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme.”
Kjo platformë mundëson investimet online, në tregtimin e kriptovalutave, kryesisht në Bitcoin. Investitorët duhet të jenë të qartë se nuk do t’u mbrohen interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara, të paregjistruara apo të panjohura nga AMF.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thekson se lista e subjekteve të licencuara ndodhet në rubrikën “Regjistri i të Licencuarve” në faqen zyrtare të Autoritetit, listë e cila përfshin vetëm bankat tregtare, Postën Shqiptare dhe një shoqëri për ofrimin e shërbimeve të investimit.
Pavarësisht se ky ligj është në fuqi prej 5 vitesh, deri më sot AMF nuk ka licencuar asnjë subjekt që ofron shërbime të investimit në kriptovaluta.Top Channel
-

“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Sipas AMF-së, mbështetur në ligjin “Për Tregjet e Kapitalit” dhe ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e njësive digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar, apo njohur më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
“Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme”, bën të ditur AMF, shkruan A2.
Investitorët, thekson AMF, duhet të jenë të qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF.
Lista e subjekteve të licencuara nga autoriteti ndodhet në rubrikën “Regjistri i të Licencuarve” në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. -

AMF paralajmëron investitorët për aktivitetin e platformës NetherexPro
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar sot një njoftim zyrtar, ku paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, regjistruar dhe as e njohur nga ky institucion.NetherexPro është një platformë investimi online, që mundëson tregtimin e kriptovalutave, kryesisht të Bitcoin.AMF sjell në vëmendje se, mbështetur në Ligjin nr. 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe Ligjin nr. 66/2020, datë 21.05.2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e tokenëve digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar, apo njohur më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.Pavarësisht se ky ligj është në fuqi prej pesë vitesh, deri më sot AMF nuk ka licencuar asnjë subjekt që ofron shërbime të investimit në kriptovaluta.Sipas AMF-së, çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme.Investitorët duhet të jenë të qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF.Lista e subjekteve të licencuara nga Autoriteti ndodhet e publikuar në rubrikën “Regjistri i të Licencuarve” në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Autoriteti Palestinez, do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara, shpreson në ringjalljen e procesit të paqes
Autoriteti Palestinez tha se do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, me shpresën për të ringjallur një proces të paqes që prej kohësh është bllokuar.
Ky autoritet, përfaqësuesi i palestinezëve që njihet ndërkombëtarisht, përballet me një detyrë të vështirë. Ai nuk është popullor në mesin e popullatës dhe është i dobësuar për shkak të viteve të tëra të përçarjeve të brendshme palestineze dhe për shkak të konfliktit me Izraelin.
Megjithatë, kryeministri Mohammed Mustafa i tha gazetarëve në qytetin e Ramallahut në Bregun e pushtuar Perëndimor të enjten se mbledhja e diplomatëve dhe liderëve botërorë në Nju Jork javën e ardhshme ofron vendin e përshtatshëm për të ringjallur përpjekjet për paqe.
“Shpresojmë që kjo të jetë një fillim i ri për rifillimin e një procesi serioz, me afate kohore dhe drejtësi”, tha ai.Konferenca, që pritet të nisë të martën, më 17 qershor, synon të rinovojë mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Përderisa çdo deklaratë pritet të jetë kryesisht simbolike, Mustafa tha se një shfaqje e madhe e mbështetjes ndërkombëtare do të vinte në pah rëndësinë e autoritetit.
“Ne ende duam të shohim që kjo të çojë në negociata dypalëshe midis nesh dhe Izraelit që do të zgjidhnin çështjet e hapura”, shtoi ai.
Rundi i fundit i bisedimeve të mirëfillta për paqe ishte mbajtur mbi një dekadë më parë dhe gjasat që bisedimet të rinisin janë të pakta, veçmas në kohën kur lufta në Gazë po vazhdon. Qeveria e Izraelit është e dominuar nga ultranacionalistët të cilët e kundërshtojnë pavarësinë palestineze.
Autoriteti Palestinez administron në disa zona të vogla në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe ky autoritet po tenton që të bëhet lojtar në Gazën e pasluftës.
Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e kishin rrëzuar nga pushteti Autoritetin Palestinez, kur mori kontrollin e Gazës më 2007.
Para konferencës së OKB-së, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i ka shkruar një letër presidentit francez, Emmanuel Macron, duke bërë thirrje për armëpushim në Gazë, për zbatimin e një plani arab për rindërtim dhe që një qeveri palestineze të marrë nën kontroll Rripin e Gazës pas luftës.
Në letër, ai ka dënuar sulmin e 7 tetorit 2023 të kryer nga Hamasi në Izrael, që nxiti luftën në Gazë, dhe po ashtu Abbas ka bërë thirrje për lirimin e të gjitha pengjeve që ende mbahen nga Hamasi në Gazë.
OKB-ja ka thënë se konferenca synon rikthimin e fokusit në zgjidhjen me dy shtete, ku shteti i Izraelit dhe një shtet palestinez do të ekzistonin pranë njëri-tjetrit.
Mustafa tha se përparimi në këtë drejtim duhet të nisë me një armëpushim në Gazë.
Palestinezët kërkojnë që të krijojnë shtetin e tyre në Bregun Perëndimor, Gazë dhe Jerusalemin Lindor – zona që Izraeli ka okupuar në Luftën e Lindjes së Mesme më 1967. /RELTop Channel
-

Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes
Autoriteti Palestinez tha se do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, me shpresën për të ringjallur një proces të paqes që prej kohësh është bllokuar.
Ky autoritet, përfaqësuesi i palestinezëve që njihet ndërkombëtarisht, përballet me një detyrë të vështirë. Ai nuk është popullor në mesin e popullatës dhe është i dobësuar për shkak të viteve të tëra të përçarjeve të brendshme palestineze dhe për shkak të konfliktit me Izraelin.
Megjithatë, kryeministri Mohammed Mustafa i tha gazetarëve në qytetin e Ramallahut në Bregun e pushtuar Perëndimor të enjten se mbledhja e diplomatëve dhe liderëve botërorë në Nju Jork javën e ardhshme ofron vendin e përshtatshëm për të ringjallur përpjekjet për paqe.
“Shpresojmë që kjo të jetë një fillim i ri për rifillimin e një procesi serioz, me afate kohore dhe drejtësi”, tha ai.
