Si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin mesditën e sotme tragetit të linjës Durrës-Bari “Francesca”, i akostuar në kalatë, iu shkëput një nga cimet.Pas këtij incidenti Autoriteti Portual Durrës përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se situata u menaxhua me profesionalizëm, duke bërë të mundur rilidhjen e cimes.
Njoftimi i plotë:
Gjatë fortunalit të sotëm, tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca”, i akostuar në kalatë, iu shkëput një nga cimet (litari lidhës me kalatën).
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të autoriteteve detare, si Kapiteneria e Portit, Autoriteti Portual Durrës dhe Rimorkiatori i ASHD, situata u menaxhua me profesionalizëm dhe siguri, duke bërë të mundur rilidhjen e cimes.
Pas këtij momenti, trageti ka vijuar normalisht lundrimin drejt Barit.
Jemi në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës.
Tag: autoriteti
-

Moti i keq/ Tragetit iu këput cima në portin e Durrësit, Autoriteti Portual: Situata u menaxhua me profesionalizëm
-

TXEX vazhdon të jetë aktive, anëtarët kërcënohen se do humbasin paratë nëse nxjerrin informacion
Pas sinjalizimeve mediatike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me një njoftim publik, ka paralajmëruar mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Sipas AKSK, kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet e AKSK dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale. Autoriteti për Sigurinë Kibernetike paralajmëron për investimet në platformën e palicencuar TXEX Në vijim, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, njoftoi se ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.Pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve shqiptare, informacioni nga pjesëmarrësit në këtë platformë tregon se ajo vazhdon të jetë aktive në tregtim dhe në postimin e informacionit për grupin e investitorëve në aplikacionin Telegram. Në vijim të një mesazhi të mëparshëm, ku pjesëmarrësve u kërkohej të depozitonin 400 dollarë për “të verifikuar përdorimin e duhur të llogarisë”, përdoruesit kanë marrë mesazhe ku përfaqësuesi i platformës i siguron se do të mund të tërheqin fondet e tyre nga llogaria.Madje, një mesazh tjetër paralajmëron se çdo anëtar i platformës që “shtrembëron kushtet e përdorimit ose shpërndan informacion të rremë ose negativ, do të konsiderohet si mashtrues dhe do të përjashtohet nga platforma…duke u cilësuar si përgjegjës për pasojat dhe humbjet e mundshme prej këtij përjashtimi”. Ky mesazh duket se përbën një formë presioni për të mos nxjerrë informacion publik dhe për më tepër dyshime rreth një platforme që autoritetet shtetërore e konsiderojnë si mashtruese.Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) deri tani nuk ka dalë me një komunikim publik rreth TXEX, por në të shkuarën ka këshilluar disa herë investitorët të mos investojnë në platforma të palicencuara në vendin tonë, duke i paralajmëruar se çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme.TXEX është një plaformë investimesh online, kryesisht në kriptovaluta, që ka karakteristikat e një skeme të qartë piramidale. Individët joshen për të investuar në të nëpërmjet platformave të komunikimit me mesazhe, si për shembull Telegram, Signal, etj.. Më tej, përdoruesit inkurajohen të tërheqin përdorues të tjerë në platformë, duke u ofruar bonuse. Herë pas here, investitorët lejohen të kryejnë tërheqje (zakonisht në shuma të vogla), për të fituar besimin e tyre dhe për ta mbajtur në këmbë skemën.Qysh në prill të këtij viti, Autoriteti i Tregjeve Financiare në Zelandën e Re e ka përcaktuar këtë platformë si mashtruese dhe ka paralajmëruar publikun e këtij vendi të shmangë investimet në të apo në platforma të këtij lloji.Mashtruesit shpesh imitojnë bankat, firmat e investimeve dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve financiare për të bindur viktimën e tyre të bashkohet me një grup bisedash për këshilla investimi. Në këtë grup bisedash, viktimat inkurajohen të rekrutojnë miq dhe anëtarë të familjes dhe të bëjnë pagesa në platforma mashtruese investimi.Gjithashtu, forume në internet prej muajsh e përshkruajnë këtë platformë si qartësisht mashtruese./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Autoriteti për Sigurinë Kibernetike paralajmëron për investimet në platformën e palicencuar TXEX
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me një njoftim publik, ka paralajmëruar mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX.
Sipas AKSK, kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet e AKSK dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale.
Sipas AKSK, platforma TXEX përdor reklama joshëse dhe të rreme në rrjete sociale (p.sh. Instagram, TikTok); krijimin e grupeve të simuluara komunikimi në Telegram, WhatsApp, Signal; prezantimin e fitimeve të fabrikuara për të ndërtuar besueshmëri tek viktimat; kërkimin e pagesave shtesë me arsyetimin për “verifikim” apo “tërheqje fondesh”; mbledhjen e dokumenteve personale sensitive (ID, foto), duke shtuar rrezikun për keqpërdorim të të dhënave personale.
AKSK paralajmëron qytetarët shqiptarë se përfshirja në këtë platformë sjell humbje financiare të parikuperueshme; rrezik të lartë për cenimin e privatësisë dhe identitetit digjital dhe mundësi për keqpërdorim të mëtejshëm të të dhënave personale nga rrjete kriminale.
Sipas AKSK, qytetarët duhet të kenë parasysh se asnjë subjekt i palicencuar nuk ka të drejtë të ofrojë shërbime financiare apo investimi në Shqipëri dhe premtimet për fitime të shpejta dhe të garantuara janë indikator klasik i mashtrimeve online. Gjithashtu, asnjë platformë e ligjshme nuk kërkon pagesa shtesë apo të dhëna personale për tërheqjen e fondeve.
Për të mbrojtur veten dhe të tjerët, AKSK u bën thirrje qytetarëve që të mos kryejnë transaksione financiare me këtë platformë, të mos ndajnë të dhëna personale sensitive me subjekte të panjohura dhe të raportojnë menjëherë rastet e dyshimta.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thekson se siguria kibernetike është pjesë përbërëse e sigurisë kombëtare, dhe se mbrojtja nga mashtrimet digjitale kërkon kujdes të shtuar, ndërgjegjësim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të qytetarëve me institucionet përgjegjëse.
“Me vigjilencë, raportim dhe kujdes individual, secili kontribuon në krijimin e një mjedisi kibernetik të sigurt, të besueshëm dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë shqiptare,” thuhet në njoftimin e AKSK.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal. -

Konkurrenca thellon hetimin për sigurimin e kredive, fton qytetarët të japin informacion
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Autoriteti i Konkurrencës është duke hetuar mënyrën se si bankat e nivelit të dytë përzgjedhin kompanitë e sigurimit të jetës për klientët që marrin kredi hipotekore.
Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës:
Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës pranë bankave të nivelit të dytë të kontribuojnë me informacion mbi mënyrën sesi është bërë përzgjedhja nga ana e tyre e shoqërisë ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021 – 2025.
Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës pranë bankave të nivelit të dytë të kontribuojnë me informacion mbi mënyrën sesi është bërë përzgjedhja nga ana e tyre e shoqërisë ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021 – 2025.
Autoriteti i Konkurrencës është në një faze të avancuar të hetimit të thelluar lidhur me praktikat e bankave të nivelit të dytë në tregun e sigurimit të jetës të lidhur me kreditë.
Qëllimi kryesor i këtij hetimi është forcimi i konkurrencës nëpërmjet ekzistencës së një tregu të lirë dhe konkurrues, ku kredimarrësit të kenë mundësi të zgjedhin lirisht, ofertën më të mirë
Hetimi mbulon periudhën 07.11.2021 deri më 26.03.2025 dhe ka si objekt verifikimin e rrethanave në të cilat kredimarrësit kanë realizuar sigurimin e jetës për kreditë e tyre gjatë kësaj periudhe.
Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës që ka marrë kredi dhe ka paguar në lidhje me sigurimin e jetës për kredinë, të japë me dëshirë informacion dhe dëshmi mbi eksperiencën e tyre. Në mënyrë të veçantë, kërkohet që kredimarrësit të informojnë Autoritetin për çdo rast kur:
1. nuk u është dhënë mundësia të zgjedhin lirisht shoqërinë e sigurimit të jetës, apo;
2.vlerësojnë se kanë pasur pengesa apo detyrime të imponuara nga bankat lidhur me këtë zgjedhje.
Kontributi i qytetarëve është i një rëndësie të veçantë për të mundësuar një hetim të plotë, të drejtë dhe transparent në mbrojtje të konkurrencës së lirë dhe të ndershme në treg. -

Drafti ligjor/ ERE, ERRU, AKEP nga agjenci të pavarura në autonome, qeveria: Analizë çdo institucioni
Një pjesë e institucioneve të pavarura, pjesë e administratës shtetërore, ente dhe autoritete, si Enti Rregullator i Energjisë, ai i Ujit, Komisioni i Prokurimit Publik, AKEP, etj pritet të mos jenë më institucione tërësisht të pavarura nga qeveria.
Drafti i ri ligjor, i hedhur në konsultim publik thotë se këto autoritete apo ente që aktualisht operojnë plotësisht të pavarura, cenojnë llogaridhënien qeveritare, prandaj në rikonceptimin e tyre
“Mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtë mbikëqyrjes së qeverisë, sjell problematika në zbatimin e parimit të ndarjes së pushteteve, fragmentarizmin e aftësisë/përgjegjësisë së qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe vakum në sistemin e përgjegjësisë e llogaridhënies qeveritare. Madje, distanca e tyre nga ekzekutivi mund të minojë llogaridhënien institucionale lidhur me performancën e tyre të përgjithshme”, thuhet në relacionin e përgatitur nga Ministria e Shtetit pwr Administratwn Publike dhe Antikorrupsionin.
Varësinë këto agjenci rregullatore, parashikohet ta kenë nga ministritë përgjegjëse të fushave që mbulojnë.
I gjithë ky ndryshim i rëndësishëm ligjor vjen si kërkesë e institucioneve ndërkombëtare, si Bashkimi Europian dhe OECD/SIGMA-s, të cilët përmes raportit të fundit e cilësojnë defekt faktin që një numër i madh organesh me natyrë ekzekutive i raportojnë Parlamentit, duke dëmtuar llogaridhënien dhe qeverisjen e tyre efektive. Nga 25 autoritetet që aktualisht janë nën varësinë e Parlamentit, 11 janë me natyrë ekzekutive, duke përfshirë disa nga agjencitë rregullatorë”, thotë SIGMA , duke renditur institucione si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Instituti i Statistikave, Autoriteti i Konkurrencës, Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Depozitave, Autoriteti për Informacion mbi Dokumentet e Sigurisë Shtetërore, Instituti i Studimeve mbi Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, Autoriteti i Medias Audiovizuale, Autoriteti i Rregullatorit të Energjisë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Autoriteti Rregullator i Furnizimit me Ujë.
Megjithatë burime për Report Tv nga Ministria që ka propozuar projektligjin tha se AMF, AMA dhe Autoriteti iu Konkurrencës do të mbeten kështu siç janë sipas standardeve evropiane, ndërsa çdo institucione tjetër do të merret në analizë me SIGMA por edhe me vetë Bashkimin Evropian. Mbetet ende për t’u përcaktuar nga të gjithë insitutucionet e listuara në raportin e OECDSIGMA se cilat do të cilesohen si agjenci autonome dhe cilat do të mbeten si institucione të pavarura.
Entet dhe autoritetet që do të preken nga ky ligj do të konsiderohen si Autoritete Autonome, ndërsa drafti për projektligjin për “Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore” parashikon gjithashtu shkrirjen në një të vetme, institucionet e varësisë dhe agjencitë aktuale autonome, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që janë aktualisht në 2, me qëllim rritjen e funksionimit dhe llogaridhënies.
“Legjislacioni në fuqi (ligji 90 dhe legjislacioni tjetër sektorial) parashikon tre lloje të trupave joministrore: Institucionet e Varësisë (IV), Agjencitë Autonome (AA), të dyja në varësi të ministrive dhe që kryejnë të njëjtat funksione të zbatimit të politikave, por me regjime të ndryshme juridike të organizimit dhe funksionimit, dhe Autoritetet apo Entet Rregullatore (ARr) që janë krijuar me ligje të veçanta, dhe që i raportojnë Kuvendit dhe kryejnë gjithashtu funksione të zbatimit të politikave, por specifikisht të natyrës rregullatore (tregjeve dhe industrive). Dallimi aktual midis institucioneve të varësisë dhe agjencive autonome nuk bazohet në kritere të dallimit funksional. Gjithashtu, mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtë mbikëqyrjes së qeverisë, sjell problematika në zbatimin e parimit të ndarjes së pushteteve, fragmentarizmin e aftësisë/përgjegjësisë së qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe vakum në sistemin e përgjegjësisë e llogaridhënies qeveritare. Në raportin e fundit të vlerësimit për Shqipërinë për vitin 2024, OECD/SIGMA është shprehur se “Autonomia e autoriteteve rregullatore sa i përket funksionimit të përditshëm është e siguruar; megjithatë, ato raportojnë para Parlamentit, gjë që nuk është thelbësore për ruajtjen e pavarësisë së tyre funksionale. Përkundrazi, madje distanca e tyre nga ekzekutivi mund të minojë llogaridhënien institucionale lidhur me performancën e tyre të përgjithshme.” Propozimi:Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave joministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë (IV) ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar një autonomi funksionale të plotë në kryerjen e funksioneve rregullatore, siç kërkohet nga legjislacioni evropian për secilin nga rregullatorët”, thuhet në relacionin e projektligjit.
Projektligji, propozon gjithashtu krijimin e një sistemi të detyrueshëm, të uniformizuar të mbikëqyrjes/llogaridhënies së trupave joministrore bazuar në rezultatet e institucionit. Projektligji propozon shtimin e disa dispozitave për krijimin e institucioneve në varësi të Kryeministrit. Më shumë kompetencave i jepen krerëve të institucioneve drejtori. Ndërsa në draft propozohen rregulla të reja për kontroll më të fortë të ndryshimeve institucionale, duke kërkuar analiza të detajuara nga ministritë para krijimit të institucioneve të reja dhe duke i besuar Departamentit të Administratës Publike rolin kryesor në këtë proces./Shqiptarja.com(Kliko këtu për të lexuar Relacionin e plote)
(Kliko këtu për të lexuar projektligjin e plote)
-

Pasojat e zjarreve/ Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë në terren: Inventar dëmeve! Groposini bagëtitë e djegura
Foto ilustruese
TIRANË- Në operacion për situatën kritike të zjarreve në vend jo vetëm zjarrfikësit, por edhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë. Institucioni ka nisur punën për evidentimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori tek fermerët dhe bujqit në zonat e prekura. Ndërkohë që po bënhet inventari i dëmeve të shkaktuara, ka edhe një thirrje për të gjithë që të groposin kafshët e djegura. Kështu, mund të shmangin ndonjë epidemi.
“Në të gjithë vendin në terren kanë dalë edhe ekipet e Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe të Agjencisë Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, për të vlerësuar dëmet e bëra në bujqësi dhe blegtori. Në të gjitha zonat ku ka rënë zjarri por që tashmë flakët janë shuar, ekipet e ministrisë do të bëjnë një inventar mbi humbjet jo vetëm tek bagëtitë, por edhe tek të mbjellat apo pemëtari të qytetarëve të dëmtuar”, njofton Ministria e Bujqësisë.
Deri më tani nuk ka një bilanc për dëmin që i është shkaktuar banorëve të prekur nga zjarret, por me siguri janë disa qindra hektarë tokë e ullishte që janë shkrumbuar nga flakët./ZËRI -

Njohja e hapësirës ajrore shqiptare nga NATO, strategjike
Pak ditë më parë, Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore.
Kreu i këtij autoriteti rendit disa nga avantazhet që vijnë nga kjo njohje, që nga rëndësia strategjike, por edhe niveli operacional në fushën ajrore.
“E para është auditi ndërkombëtar nga ICAO ku Autoriteti i Aviacionit Civil u vlerësua me 89% implementim efektiv të standardeve. E dyta është raporti i Komisionit Europian ku Shqipëria vlerësohet me risk të ulët për sa i përket operimeve. E treta është suporti dhe shtytja që ne i japim turizmit në vend.
E katërta është strategjikisht dhe politikisht arritja më e madhe, rritja e kapaciteteve të Shqipërisë dhe rritja e aseteve të NATO-s për vlefshmërinë e avionëve të saj për misionet e tyre”, tha Maksim Et’hemaj, drejtor ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.
Vlefshmëria e kësaj njohjeje nga NATO është pa kushte, për aq kohë sa ruhen standardet e përcaktuara.
Shqipëria mbetet një partnere e rëndësishme e Aleancës së Atlantikut Verior, e sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor për operacione të ndryshme strategjike.
Klan News -

A ka patur Sulltane femra? Po, por…
“Ajo sundoi me autoritet absolut për katër vjet, kalëronte si burrë, e armatosur me harqe dhe me shpata, e rrethuar nga oborrtarët, dhe nuk e mbulonte fytyrën … Shëtiste nëpër tregje e veshur si burrat dhe ulej mes tyre për të dëgjuar tyre “ankesat”.
Kështu historianët muslimanë e përshkruanin Raddiyah, princesha turke e kurorëzuar Sulltane në Delhi në vitin 1236. Në Islamin perandorak, Sulltani ishte autoriteti më i lartë politik: i vetmi që do të lëvdohej në lutjet e të premtes; ishte edhe komandant i ushtrisë. Nëse kalifi, autoriteti më i lartë fetar, ishte një rol mashkullor, disa gra u bënë sulltane.
Studimet e fundit kanë numëruar 17: dy turke, gjashtë mongoleze, katër indoneziane, dhe dy jemenite. Jo rastësisht, të gjithë popuj në traditë njihnin edhe mbret edhe mbretëreshë. Sipas intelektuales marokene Fatima Mernissi, kujtimi i këtyre sovraneve islame është mohuar për shekuj me radhë, për të privuar gratë muslimane nga modelet politike. /bota.al
-

Sistemi i ndihmës ekonomike, KPP anulon vendimin e AKSHI-t për tenderin 2.26 mln euro
Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të pranojë ankimimin e një operatori për tenderin me fond limit 226 milionë lekë, apo 2.26 milionë euro, lidhur me përmirësimin e sistemit të ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuara dhe shërbimit social.Në vendimin e Komisionit thuhet se autoriteti kontraktor – në këtë rast Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit duhet të anulojë vendimin e saj të mëparshëm.“Komisioni vendos: Të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik BOE ‘Advanced Business Solutions – ABS’ SHPK & ‘Synapse ATS’ SHPK, për procedurën e prokurimit ‘E hapur, mbi kufirin e lartë monetar’, me Nr. REF-30573-11-21-2024, me objekt ‘Përmirësimi dhe integrimi i sistemeve të menaxhimit të informacionit për ndihmën ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe shërbimin social’, me fond limit 226,460,451.00 lekë pa TVSH, zhvilluar më datë 26.12.2024 nga autoriteti kontraktor, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin për anulimin e procedurës së mësipërme të prokurimit dhe ta rikthejë atë në fazën para anulimit të procedurës së prokurimit.Autoriteti kontraktor, brenda 5 ditëve, të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e vendimit, duke dokumentuar veprimet e kryera,” thuhet në vendim.Projekti për sisteminTenderi me një fond limit 2.26 milionë euro u hap në nëntor dhe u mbyll në dhjetor të vitit të kaluar. Pas fazës së parë, AKSHI anuloi procedurën me argumentin se nuk ishte dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme.Përmirësimi i sistemit synon që t’i bashkojë në një të vetëm tre sisteme të ndara, për të bërë proceset e punës më efikase. Ky integrim do të eliminojë përsëritjen e disa proceseve si dhe parashikon të krijojë bazën e të dhënave më të saktë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë njihet nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, Rama: Përmbush standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njiohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore.
Ai thekson se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë përmbush plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut.
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.Top Channel