Tag: autoriteti

  • Abuzimet në tregje! ‘Konkurrenca’ kërkon të bëjë hetime si SPAK: Të përgjojmë telefonat

    Abuzimet në tregje! ‘Konkurrenca’ kërkon të bëjë hetime si SPAK: Të përgjojmë telefonat

    Denar Biba

    TIRANË-Në Komisionin e Ekonomisë, Autoriteti i Konkurrencës prezantoi raportin vjetor. Autoriteti u shpreh se nga tregu i spitaleve private, tek sigurimet, karburantet, telefonia celulare, tregjet agro-ushqimore, tregu i çimentos e deri tek bankat, të gjithë sektorë me jetikë, për të cilët hetime janë kryer, janë konstatuar probleme. 
    Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, kërkoi më shumë hapësira ligjore për të kryer hetime në këto tregje sensitive, pasi verifikimi i të dhënave për të faktuar se ka abuzime, në shumicën e rasateve është i pamundur. Biba kërkoi që njëjtë si SPAK, edhe ata të ndërhyjnë në telefonat e kompanive që janë nën hetim nga Konkurrenca.
    Denar Biba: Homologët tanë ju marrin celularët. Ky (celulari) është tradhtari më i madh për çdo lloj gjëje. Nëse do realisht të bësh punë skrupuloze hetimore, kjo është. Edhe ata zotërinjtë e SPAK-ut apo të prokurorisë në Shqipëri shumicën e sukseseve të tyre e kanë pasur nga sky nga Encrochat. Ne nuk e kemi këtë mundësi. Polakët e kanë, turqit e kanë, italianët, gjermane, të gjithë vendet e BE-së i kanë. Kur flet me ta kështu Of Records, të gjithë nxjerrin shpirtin edhe t’i thonë të gjitha. Kur vjen puna për të ofruar një mesazh WhatsApp-i që e ka pasur me grumbulluesin përkatës, thotë mos na merrni në qafë. Ju themi nuk do t’ju nxjerrim, ore kemi detyrim ndaj ligji. Nëse ne ju nxjerrim, ju shkojmë për shpërdorim e tyre, nuk pranojnë në asnjë lloj rrethane. Fenomeni nuk është vetëm shqiptar.
    Edhe deputeti i PD, Eno Bozdo, kërkoi që Autoriteti të përfshijë ndihmën shtetërore për hetimet dhe të paraqesë kërkesat për instrumentet e nevojshme që duhen shtuar apo përmirësuar për të rritur hetimet në tregje.

  • Kontrolli në 4 kompani, Konkurrenca jep alarmin për qumështin: Rrezikohet SHËNDETI i konsumatorëve, AKU të rrisë KONTROLLET!

    Kontrolli në 4 kompani, Konkurrenca jep alarmin për qumështin: Rrezikohet SHËNDETI i konsumatorëve, AKU të rrisë KONTROLLET!

    Autoriteti i Konkurrencës mbylli në fund të vitit 2024 hetimin e thelluar ndaj katër prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend si Erzeni sh.p.k., Adg shpk (Lufra), Gjirofarm dhe Shaka Boboshticë, pas raportimeve mediatike dhe dyshimeve për koordinim në përcaktimin e çmimit të blerjes nga fermerët.
    Komisioni i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se nuk ekziston një marrëveshje e drejtpërdrejtë mes kompanive për uljen e çmimit, pasi këto operojnë në zona të ndryshme dhe furnizohen nga rrjete të ndara fermerësh.
    Inspektorët kanë shqyrtuar librat e blerjeve dhe kanë konstatuar se nuk ka prova për një koordinim të ndaluar nga ligji i konkurrencës.
    Megjithatë, raporti zyrtar ngre shqetësim për faktin se gjatë vitit 2024 kompanitë kanë ulur ndjeshëm çmimin e blerjes së qumështit nga fermerët, krahasuar me vitin 2022, ndërkohë që çmimi përfundimtar në tregun me pakicë është rritur ndjeshëm.
    Kjo përmbysje e raporteve midis prodhuesve dhe konsumatorëve shihet si “kartoni i parë i kuq” për tregun e qumështit në Shqipëri, pasi tregon një disbalancë serioze midis atyre që prodhojnë dhe atyre që paguajnë më shumë për produktin në treg.
    Gjatë hetimit, Autoriteti ka evidentuar edhe një rritje të madhe të importeve të qumështit, sidomos nga kompania Erzeni sh.p.k., e cila ka shtuar ndjeshëm sasinë e importuar gjatë vitit 2024, ndërsa Lufra ka ndjekur të njëjtin trend, por në një shkallë më të ulët.
    Sipas dokumenteve që ka siguruar Skyweb.al, problemi më serioz që del nga raporti nuk lidhet vetëm me çmimet apo importet, por me cilësinë e qumështit që arrin në tregun shqiptar.
    Skyweb.al mëson se Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) të rrisë kapacitetet kontrolluese ndaj kompanive përpunuese dhe të verifikojë treguesit mikrobiologjikë të lëndës së parë.
    “Forcimi i strukturave dhe rolit të AKU-së për zbatimin me rigorozitet të kontrolleve përsa i përket cilësisë dhe parametrave mikrobiologjikë të qumështit lëndë e parë që përdorin kompanitë e përpunimit të qumështit, të cilat të ndodhura përballë presionit të mungesës së qumështit cilësor në treg, detyrohen të pranojnë qumësht jashtë parametrave të përcaktuar nga legjislacioni shqiptar në fuqi, duke rrezikuar në këtë mënyrë shëndetin e konsumatorit“, citohet në dokumentin e siguruar nga Skyweb.al.

    Redaksia mësoi se gjatë verifikimeve në terren, inspektorët kanë konstatuar raste ku qumështi nuk përmbush standardet minimale higjieno-sanitare.
    /skyweb.al/

  • Moti i keq në vend/ Pezullohen lundrimet e linjës Durrës-Bari

    Moti i keq në vend/ Pezullohen lundrimet e linjës Durrës-Bari

    Autoriteti Portual në Durrës njofton se për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar.
    Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme.
    Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë publikun dhe udhëtarët në kohë reale për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve.

  • Moti i keq pezullon lundrimet në Detin Adriatik, anulohen lëvizjet detare Durrës-Bari dhe anasjelltas

    Moti i keq pezullon lundrimet në Detin Adriatik, anulohen lëvizjet detare Durrës-Bari dhe anasjelltas

    Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar.

    Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme.
    Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve.

    Top Channel

  • AKU: Kanë hyrë pjeshkë me pesticide nga Greqia

    AKU: Kanë hyrë pjeshkë me pesticide nga Greqia

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se nga kontrollet ka rezultuar se në Shqipëri kanë hyrë pjeshkë nga Greqia me nivel të lartë pesticidesh.Sipas një njoftimi për shtyp, bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:Kategoria e produktit: fruta – perimeEmri i produktit: pjeshkëOperatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Automjeti juaj është gjobitur”/ AKSK: Mos e hapni këtë mesazh mashtrues

    “Automjeti juaj është gjobitur”/ AKSK: Mos e hapni këtë mesazh mashtrues

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nga mesazhet që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre, pasi kanë të bëjnë me mashtrim.

    Synimi duket se është vjedhja e të dhënave bankare të qytetarëve, për t’u grabitur më pas shumat e lekëve që kanë në llogaritë e tyre.
    Grupi që qëndron pas mesazheve tenton ti mashtrojë qytetarët sikur kanë marrë gjoba makinash, teksa AKSK apelon që mesazezhe të tilla në celular nuk duhen klikuar.
    Njoftimi i AKSK:
    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
    Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.
    AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.
    Ju bëjmë thirrje qytetarëve:
    Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.
    Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.
    Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla.

    gijotina.com/

  • “Jeni gjobitur”, AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto SMS në telefonin tuaj

    “Jeni gjobitur”, AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto SMS në telefonin tuaj

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nga mesazhet që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre, pasi kanë të bëjnë me një mashtrim.
    Sipas AKSK një mesazh mashtrues që njofton për marrje gjobash, ka për qëllim marrjen e të dhënave personale, prandaj sms të tilla në telefon nuk duhen klikuar.

    Njoftimi i AKSK:
    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
    Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.
    AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.
    Ju bëjmë thirrje qytetarëve:
    Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.
    Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.
    Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla.
    #AKSK

  • Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tregun e telefonisë celulare

    Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tregun e telefonisë celulare

    Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, që përfshin ndërmarrjet Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, për periudhën 1 janar 2022 – 25 korrik 2025. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, ky hetim synon të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, duke garantuar një treg sa më të lirë dhe konkurrent, ku secili përdorues të ketë mundësinë të zgjedhë shërbimin që i përshtatet më shumë, me cilësi dhe me çmime të drejta. Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës fton të gjithë përdoruesit e shërbimeve celulare që dëshirojnë të ndajnë ankesat, problematikat apo shqetësimet e tyre lidhur me këtë treg, t’i adresojnë pranë këtij institucioni.
    Qytetarët mund të paraqiten fizikisht pranë Autoritetit të Konkurrencës ose të kontaktojnë në mënyrë elektronike në adresën zyrtare elektronike: [email protected]. “Ky hetim është pjesë e angazhimit të Autoritetit për të siguruar një treg të ndershëm, të hapur dhe konkurrues, me cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës. Referuar të dhënave të fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë tremujorit të parë 2025 arriti në rreth 2,4 milionë.

  • Nis hetimi, Autoriteti i Konkurrencës: Qytetarët që kanë ankesa ndaj kompanive celulare të na drejtohen ne

    Nis hetimi, Autoriteti i Konkurrencës: Qytetarët që kanë ankesa ndaj kompanive celulare të na drejtohen ne

    Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë thirrje qytetarëve që duan të paraqesin ankesat e tyre ndaj kompanive të shërbimeve celulare në vend që ti adresohen këtij institucioni.
    Në një njoftim për mediat Autoriteti ka bërë të ditur se ka nisur një hetim për periudhën nga 1 janari 2022 deri në 25 korrik 2025.
    “Ky hetim synon të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, duke garantuar një treg sa më të lirë dhe konkurrent, ku secili përdorues të ketë mundësinë të zgjedhë shërbimin që i përshtatet më shumë, me cilësi dhe me çmime të drejta”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.
    Ndërkohë që bëhet e ditur se hetimi përfshin edhe dy kompani, ai është ende në fazën paraprake dhe kjo nuk nënkupton se dy kompanitë janë kapur në shkelje të ligjit.

  • Autoriteti i Konkurrencës konstaton situatë monopol në favor të Sigal Life tek Raiffeisen Bank

    Autoriteti i Konkurrencës konstaton situatë monopol në favor të Sigal Life tek Raiffeisen Bank

    Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një konsultim publik me qytetarët kredimarrës, rreth mënyrës se si bankat e nivelit të dytë bëjnë përzgjedhjen se ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021–2025.
    Shqetësimet pasojnë një hetim të Autoritetit të Konkurrencës ku rezulton se për kreditë konsumatore, banka Raiffeisen ka lidhur kontratë monopol me Sigal Life, duke e bërë atë të vetmen shoqëri sigurimi ku klientët mund të merrnin policën e detyrueshme.
    Autoriteti i Konkurrencës është në një fazë të avancuar të hetimit të thelluar lidhur me praktikat e bankave të nivelit të dytë në tregun e sigurimit të jetës të lidhur me kreditë. Qëllimi kryesor i këtij hetimi është forcimi i konkurrencës nëpërmjet ekzistencës së një tregu të lirë dhe konkurrues, ku kredimarrësit të kenë mundësi të zgjedhin lirisht ofertën më të mirë.
    Hetimi mbulon periudhën 07.11.2021 deri më 26.03.2025 dhe ka si objekt verifikimin e rrethanave në të cilat kredimarrësit kanë realizuar sigurimin e jetës për kreditë e tyre gjatë kësaj periudhe.
    Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës që ka marrë kredi dhe ka paguar në lidhje me sigurimin e jetës për kredinë, të japë me dëshirë informacion dhe dëshmi mbi eksperiencën e tyre. Në mënyrë të veçantë, kërkohet që kredimarrësit të informojnë Autoritetin për çdo rast kur:1. Nuk u është dhënë mundësia të zgjedhin lirisht shoqërinë e sigurimit të jetës, apo;2. Vlerësojnë se kanë pasur pengesa apo detyrime të imponuara nga bankat lidhur me këtë zgjedhje.
    Gjatë periudhës së hetimit janë prerë rreth 39,000 polica sigurimi vetëm pranë Sigal Life, e cila ka përfituar mbi 90% të tregut të sigurimit të jetës për kreditë pranë Raiffeisen Bank. Për rrjedhojë, banka ka arkëtuar të ardhura të konsiderueshme nga komisionet e marra prej kësaj shoqërie.
    Në përfundim, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se sjellja e Raiffeisen Bank SHA ka kufizuar zgjedhjet e klientëve dhe ka ndikuar në konkurrencën e tregut.