Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qendër të Bushatit, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi dhe arrestimin e autorit.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Vau i Dejës, shtetasi B. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, ka goditur me mjet prerës (kosore) shtetasin P. V., 39 vjeç, pas një konflikti që ndodhi në ambientet e një lokali.
Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimi i mjetit prerës që u përdor në ngjarje.
Nga hetimet paraprake rezulton se viktima ka marrë dëmtime në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë një frakturë në krahun e djathtë. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj shtetasit B. Sh. janë ngritur procedurat ligjore përkatëse dhe materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Tag: autorit
-

Vau i Dejës/ Goditi me mjet prerës 39-vjeçarin pas sherrit, përfundon në pranga një person
-

Evien Dako: Vendimi i KKDA, autorët dhe bashkautorët e audiovizualit nuk gëzojnë të drejtën për t’u shpërblyer
Nga Julia Vrapi
Autorët dhe bashkautorët e audiovizualit nuk gëzojnë të drejtën për t’u shpërblyer sipas një vendimi të Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Autorit. Shoqata e Filmit Audiovizual, Artistik dhe Dokumentar-FAAD kundërshton vendimin datë 21.8. 2025 të KKDA, ku sipas tyre të drejtat e autorëve audiovizualë po shkelen. Drejtori i FAAD Evien Dako tregon se ata e kanë kundërshtuar vendimin, ndërsa edhe nga organizmat e huaja është cilësuar si “katastrofik”. Në vendin tonë janë 4 agjenci, ku dy agjenci të licensuara që mbrojnë drejtat e autorit janë Shoqata e Filmit Audiovizual, Artistik dhe Dokumentar-F.A.A.D, që mbron të drejtat e autorëve të prodhimeve audiovizuale dhe “Albautor” për administrimin e të drejtave të autorit të veprave letrare, shkencore dhe artistike (përjashtuar audiovizualin).
Evien Dako thotë se me qëllim përmirësimin e sistemit dhe vendosjen e një raporti të qëndrueshëm ndërmjet përdoruesve dhe agjencive, u krijua sporteli unik SUADA me tagër mbledhjen e shpërblimeve nga përdorimi i veprave për agjenci të licencuara nga ministri përgjegjës, ku gjithashtu për të shmangur përplasjet e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura për përcaktimin e tarifave, u vendos që shpërndarja e shpërblimeve të mbledhura nga SUADA t’u shprehej agjencive sipas përqindjeve, ku: 30 për qind të drejtave të lidhura i takojnë interpretuesve; 30 për qind prodhuesve të fonogrameve, prodhuesve të filmave dhe botuesve; 40 për qind do të shpërndahet ndërmjet autorëve të veprave audiovizuale (F.A.A.D) dhe autorëve të veprave muzikore (Albautor).
“LDA 35/2016, si edhe direktivat kornizë të administrimit kolektiv, vendosin në plan të parë përqindje më të lartë shpërblimi për krijuesin (autorin) dhe më të vogël për të drejtat e lidhura. Por nga funksionimi i SUADA-s rezultoi një problematikë, e cila ndan në rastin më të mirë në mënyrë të barabartë vlerat takuese të përcaktuara në masën 40 për qind ndërmjet F.A.A.D dhe Albautor, ose saktësisht ndërmjet autorëve dhe bashkautorëve të audiovizualit dhe autorëve të muzikës, duke sjellë një disproporcion ndërmjet asaj që përcakton LDA për raportin që duhet të kenë vlerat ndërmjet të drejtave të lidhura dhe autorëve (pra 30 për qind për secilën nga kategoritë e të drejtave të lidhura dhe 20 për qind në rastin më të mirë për secilën agjenci të të drejtave të autorit)”, shprehet Evien Dako drejtor i FDAA.Problemi me të ardhurat e audiovizualit
Drejtori i FAAD tregon se në kushtet kur autorizimet e lëshuara nga SUADA nuk përcaktonin kategorinë e veprës për të cilën është lëshuar autorizimi, apo llojin e të drejtave për të cilat është lëshuar autorizimi, kjo solli debate dhe interpretime të shumta ndërmjet agjencive të autorëve, duke bërë të pamundur vendimmarrjen nga bordi i SUADA-s, ndaj FAAD vendosi t’i drejtohej Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit. “F.A.A.D kishte besim të plotë se më në fund do të kishte një përcaktim dhe nuk do të kishte asnjë keqinterpretim mes F.A.A.D dhe Albautor.
Dëshira për të mos pasur keqkuptime ndërmjet F.A.A.D dhe Albautor u shpreh edhe në seancën dëgjimore në KKDA, ku përfaqësuesi i agjencisë Albautor deklaroi se nuk ka pretendime për audiovizualin, por vetëm për audion. Por më 21 gusht 2025, KKDA del me vendim, i konsideruar nga organizmat e huaja “katastrofik”, duke vendosur se shpërblimet që do të mblidhen nga operatorët audiovizualë do t’i kalojnë agjencisë së muzikës Albautor, ndërsa shpërblimet që do të vijnë nga dhomat e hoteleve apo kudo ku ka një aparat TV, i cili bën të mundur komunikimin dhe përcjelljen në publik të veprave audiovizuale, do t’i kalojnë 100 për qind agjencisë së muzikës.
Çfarë dëmi ka shkaktuar ky vendim: 1. Autorët dhe bashkautorët e audiovizualit nuk gëzojnë të drejtën për t’u shpërblyer, por vetëm kompozitori i muzikës; 2. Një televizion, të cilit i hiqen të drejtat e bashkautorëve të audiovizualit (pra veprat audiovizuale në kuptim të LDA), konsiderohet si radio, për sa kohë paguan vetëm kompozimin dhe tekstin, nëse ka; 3. Kjo begaton pa shkak anëtarët e Albautor, jo me kërkesë të tyre, por me detyrim nga KKDA, duke u dhënë atyre të ardhurat e audiovizualit”, shprehet av.Evien Dako drejtor i FAAD.
Dëmtim i industrisë audiovizuale
Problemet me të drejtën e autorit në vendin tonë janë bërë me dije herë pas here nga autorë të ndryshëm, ku edhe vendimet që po jepen nga këshilla të krijuar pranë ministrisë përgjegjëse për të drejtë e autorit në vend sjellin diskutime për përmbajtjen e tyre. Evien Dako vëren se kjo është një mosmarrëveshje madhore brenda kuadrit të të drejtave të autorit në vend ndërkohë që gjithë ky vendim bie ndesh sipas tij me Konventën e Bernës dhe ligjit aktual kombëtar, duke dëmtuar financiarisht industrinë audiovizuale. Drejtori i FAAD Dako shprehet se LDA dhe Konventa e Bernës përcaktojnë se autorët, duke përfshirë të gjitha kategoritë e krijuesve, gëzojnë të drejtën për të shpërblyer për komunikimin publik, por vendimi i KKDA vendos se duhet të shpërblehen vetëm autorët e muzikës.
“Gabimi që KKDA ka me vetveten kur trajton çështjet: 1. Vendimi nr. 2 i po asaj date për përcaktimin e tarifave të përdoruesve: për operatorët transmetues audiovizualë, nuk bën zbritjen e tarifave që I takojnë dhe shpërblejnë autorët dhe bashkautorët e audiovizualit, pra një operator në logjikën e tyre detyrohet të shpërblejë për veprat audiovizuale, por SUADA këto shpërblime duhet t’i transferojë te agjencia e muzikës. 2. Vendosja e një tarife 50 për qind, pra ndarje të barabartë ndërmjet autorëve të muzikës dhe autorëve të audiovizualit, por a mund të konsiderohet përdorim i barabartë i veprave audiovizuale dhe kolonave zanore në një ritransmetues?”, thotë av. Evin Dako drejtor i FAAD.
Vendimi cënon të drejtat e autorëve të veprave audiovizuale
Vendimi i Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Autorit, sipas FAAD cënon të drejtat e autorëve të veprave audiovizuale regjisorëve, skenaristëve dhe bashkautorëve të tjerë. Ndërsa drejtori FAAD Evien Dako shprehet se për problematikat që po hasin ata do ti drejtohen gjykatës. “A mund të justifikojmë që një këshill prej 5 personash, pa frikë për ndëshkueshmërinë përpara ligjit për pasojat që shkaktuan, dhe që bëri që sot ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to të zbatohet vetëm për autorët e muzikës dhe jo për ata të audiovizualit? Një këshill me një mandat të kufizuar, të cilët sot janë dhe nesër jo, vendosën për fatin e autorëve dhe veprave që kanë ekzistuar prej vitesh, ekzistojnë dhe duhet të mbrohen sipas LDA-së deri në 70 vite pas vdekjes së autorit. Pavarësisht kërkesave tona për rishikim apo dhe anulim të aktit, heshtja e KKDA na ka bërë të kuptojmë se duhet të shkojmë në gjykatë. Por pasojat, kush do i paguajë? Shkelja e Kushtetutës, pasi autorëve krijues të audiovizualit u është shkelur e drejta për të shpërblyer për krijimet e tyre.
Pa mundësinë për të zbatuar LDA-n, raportimi për MSA dhe Progres Raportin duhet të shprehet se autorëve të audiovizualit u është hequr e drejta e shpërblimit për komunikimin publik dhe përcjelljen në publik të veprave të tyre”, thotë Dako ndër të tjera. Në reagimin e tij, drejtori i FAAD ndalet dhe tek qëndrimi i Ministrisë së Kulturës, ku përballë mosmarrëveshje që lindin për shkak të vendimeve që merren për të drejtën e autorit thotë se edhe agjencitë e tjera duhet të reagonin. “Besojmë se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sot Ministria e Kulturës, për shkak të ndryshimeve në emërtim, strukturë dhe elemente të tjera të detyrueshme, nuk ka qenë në vëmendjen e duhur për t’u shprehur, dhe nuk mund ta mendojmë se po e le këtë çështje në mëshirë të fatit, por KKDA duhej të kishte reaguar.
Këtu, bashkë me ne duhej të ishin edhe agjencitë e tjera dhe komunitetet e tjera të përfshira në të drejtën e autorit, por nuk mund t’i detyrojmë të dalin hapur; thjesht u themi se këto lloj vendimesh, nëse lejohet të ndodhin, sot ishte radha jonë, nesër do të jetë e juaja”, thotë av.Evien Dako drejtuesi i F.A.A.D. Ndërsa Shoqata e Filmit Audiovizual, Artistik dhe Dokumentar-FAAD kundërshton vendimin datë 21 gusht 2025 të Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Autorit (KKDA), më parë pati një reagim edhe nga Shoqëria e Autorëve Audiovizualë me bazë në Bruksel, ku përmes një letre zyrtare e cilësonte katastrofik vendimin e marrë. Në vendin tonë herë pas here janë bërë me dije problemet për të drejtën e autorit, çka ka sjellë edh reagime të autorëve të ndryshëm, ndërsa kritikat e tyre kanë vijuar edhe në drejtim të institucioneve për zbatimin e ligjit. -

“Armën që përdori e kishte pa leje”, avokati i Elvis Shkambit: Familja e tij ka vuajtur më çështjet civile, ka hyrë dhe në borxhe
Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Në përfundim të seancës, avokati i autorit bëri me dije se arma e përdorur në krim ishte pa leje.
“Kishte disa vite që mbante armë me vete për shkak të punës, ka punuar në disa institucione sigurie.
Kjo familje ka vuajtur shumë në këtë proces ka hyrë në shumë borxhe.
Ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike. Arma ka qenë pa leje”, deklaruar avokati i autorit.Top Channel
-

‘Avni Rustem, të lumtë dora!’/ Mijëra komente pro autorit të vrasjes barbare të gjyqtarit Astrit Kalaja, çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare?
foto ilustruese
TIRANË- Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, përbën një nga ngjarjet më të rënda në historinë e drejtësisë shqiptare dhe shtetit shqiptar. Vrasja brenda mureve të tempullit të drejtësisë, ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik. Ndërsa, siguria dhe autoriteti i institucioneve të drejtësisë është vënë tashmë në pikëpyetje.
Reagime të shumta janë publikuar menjëherë pas ngjarjes nga zyrtarë, politikanë dhe institucione të drejtësisë, ndërsa rrjeti ‘vendi ku mblidhen’ qytetarët, ka shpërthyer nga komentet. Nëse keni ndalur të lexoni komentet në rrjetet sociale, me siguri iu ka rënë në sy një prirje e fortë e njerëzve për të komentuar negatisht. Për autorin që kreu krimin? Jo, shumë të rralla. Në fakt, figura e autorit po trajtohet mes komentuesve ‘si një hero’, diku si dikush që vuri drejtësi, ndërsa komentet negative i adresoheshin drejtësisë, sistemit, tek i cili aq pak duket se besojnë.
Ky është një rast, por jo i vetmi! Komentet pas çdo ngjarje të rëndë, të tilla që mbeshtesin ‘autorët’ e krimit (çfarëdo qoftë) është kthyer në një fenomen. Por çfarë fshihet pas këtij fenomeni? A janë vërtet njerëzit kaq kritikë ndaj të tjerëve, apo pas çdo fjalie të hidhur fshihet një plagë personale? Mesa duket, punët me drejtësinë, të gjithë i shikojnë nga i njëjti këndvështrim.
Le të kthehemi sërish te ngjarja e momentit, për të cilën po zien rrjeti. Komentet e kapura nën ‘lupën’ e ZËRI, tregojnë qartë që opinioni i qytetarëve për rastin, jo vetëm që nuk është i ndarë në dysh, por anojnë të gjithë në një anë. Një çështje pronësie që shërbeu si ‘mollë e sherrit’, nga komentuesit interpretohet si padrejtësi nga ana e institucioneve që kanë vërdallisur prej vitesh familjet e përfshira.
“Ky duhet të deklarohet i pafajshëm, si Avni Rustemi që deklaroi në Paris, e vrava në emër të popullit”, shkruan një komentues.Komentet vijojnë edhe me ‘duartrokitje’, ka nga ato që i thonë ‘të lumtë’. I tillë është ky komenti: “Zoti gjykatës në emër të popullit, je i pushkatuar, rroft Shqipëria, rroft populli shqiptar, të bekoftë zoti mor djal”.
“Gjyqtarët janë kanë sjellë shpirtin në majë të hundës këtij populli, bravo”, është një tjetër koment që mbështet haptas veprimin e autorit.
“Qoftë halla gjini nanës ty respect”, shkruan një tjetër.Komentet poshtë një video ku shfaqet xhaxhai i autorit, i cili një vit më parë fliste se prona ‘e konfliktit’ i përkiste atij me dokumeneta, janë akoma dhe më të habitshme. Në mbështetje të plotë të deklaratës së tij, komentuesit madje, ofrohen ta ndihmojnë. “Bravo i qoftë e i lumtë dora ooo zotri hap një numër llogarie dhe ta ndihmojmë të gjithë me sa kemi mundësi.”
“Akt heroik ndaj sistemit…”, vijojnë komentet.
“Filloj saga edhe për gjyqtarët, uroj që shumë shpejt të ndodhë edhe në zyrën e kryeministrit”, shprehet një tjetër komentues.
Një mbështetje e tillë popullore është e habitshme por është tregues i qartë se shoqëria shqiptare po e mbështet dhunën dhe përhapjen e saj. Një padrejtësi e sistemit, nuk mund të jetë arsye për të marrë jetë!
Si ndodhi ngjarja?
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t’i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI -

Atentati në Sarandë/ “Isuf Jaçaj e paralajmëroi të birin: Dorëzohu, ndryshe do të të gjej vetë, katër ditë më pas, u vra”
Një shpërthim i fuqishëm tritoli tronditi mbrëmjen e 5 tetorit lagjen nr. 3 të Sarandës, duke i marrë jetën 58-vjeçarit Isuf Jaçaj, një emër i njohur në zonë për aktivitetin e tij në fushën e turizmit. Viktima u vra në mënyrë mafioze, pasi rreth 800 gramë eksploziv ishin vendosur poshtë automjetit të tij, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.
Isuf Jaçaj ishte babai i Kalus Jaçajt, 31 vjeç, aktualisht i burgosur për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të mëparshme që lidhet me një konflikt për pronën në bregdet. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes së strukturuar, që përfshin plagosjen e dy personave në muajt e fundit dhe një seri ngjarjesh të dhunshme që kanë përshkallëzuar tensionet mes disa familjeve në qytet.
Në lagjen nr. 4 të Sarandës, Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, 43 vjeç, plagosi me armë zjarri Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza. Pas ngjarjes, policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar së bashku me vëllain e tij, Erjon Canaj, Artan Muratajn dhe Kalus Jaçajn, për “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje të autorit”. Sipas burimeve të News24, Kalus Jaçaj kishte strehuar autorin e plagosjes në shtëpinë e tij për ta mbrojtur nga një hakmarrje e mundshme. Vetëm disa ditë më vonë, Canaj u arrestua në Korçë ndërsa tentonte të kalonte kufirin për në Greqi, me një armë të gatshme për qitje.
Në komunikimet e siguruara nga hetuesit, babai i Kalusit, Isuf Jaçaj, kishte tentuar ta bindte të birin që të dorëzohej në polici. “Duhet të dorëzohesh vetë në polici për përkrahjen e autorit të krimit, në të kundërt do të vij unë të gjej ku je fshehur dhe të dorëzoj me duart e mia”, i kishte thënë ai në një telefonatë.
Por vetëm katër ditë pas ndihmës që i dha autorit të plagosjes, më 22 korrik, makina e Kalus Jaçajt u hodh në erë me tritol. Në mesazhet kërcënuese që i ishin dërguar, shkruhej: “Dorëzo Ramadan Canaj, autorin e plagosjes, në të kundërt do të vrasim ty dhe familjarët e tu.”
Ngjarja e mbrëmjes së 5 tetorit duket se është akti kulmor i një hakmarrjeje të përgjakshme, ku viktimë ra Isuf Jaçaj. Megjithëse kishte precedentë penalë, ai njihej në komunitetin e Sarandës për punën e tij në sektorin turistik dhe përpjekjet për të qëndruar larg përplasjeve të të birit.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar autorët e vërtetë të shpërthimit dhe për të çmontuar rrjetin e përfshirë në këtë seri ngjarjesh që po e kthejnë Sarandën në një skenë përplasjesh mafioze me motive pronësie. -

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet xhaxhai i autorit dhe punonjësi i sigurisë
Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj.
Gjon Shkambi u arrestua për ‘vrasje në bashkëpunim’, ndërsa punonjësi i sigurisë për ‘shpërdorim detyre’. Ky i fundit kishte gjashtë muaj që kishte nisur punë tek detektori.
Sakaq, burime për Anila Hoxhën thonë se Astrit Kalaja ka qenë gjyqtari i vetëm në proces dhe këtë e provon procesverbali. Dy gjyqtarët e tjerë kanë qenë duke dalë sa kanë mbaruar gjyqin. Kamerat e sigurese tregojnë se sa u shpall vendimi, dy gjyqtarët e tjerë u larguan nga salla e gjyqit.Top Channel
-

Prokuroria arreston edhe xhaxhain e autorit të vrasjes së gjyqtarit
Pas ngjarjes së rëndë ku u vra në ambientet e punës gjyqtari Astrit Kalaja mësohet se policia në vijim të hetimeve për të zbardhur ngjarjen e rëndë ka prangosur në orët e fundit edhe xhaxhain e autorit të krimit.
Gjon Shkambi është xhaxhai i Elvis Shkambit, i cili mesditën e 6 tetorit u fut në ambjentet e gjykatës së Apelit me armë vrau gjyqtarin dhe plagosi dy të tjerë, mësohet nga burime policore..Ai akuzohet për vrasje në bashkëpunim. -

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në krye të detyrës pasditen e 6 tetorit, ndërsa ngjarja tronditëse ka autor 30-vjeçarin Elvis Shkëmbi.
Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkëmbin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit.
Si pasojë e plagëve të marra, gjyqtari ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur babë e bir, Rakip e Ervis Kurtaj, palë në procesin gjyqësor.
Autori ka mundur të fusë armën e zjarrit duke e fshehur në xhupin e tij, ndihmuar edhe nga fakti se detektorët kishin disa kohë që nuk funksionin në gjykatën e Apelit.
Grupi i hetimit thotë se autori ka qenë brenda në sallë në seancën gjyqësore që ka nisur rreth orës 14:00 dhe në përfundim gjyqtari ka qenë duke dhënë vendim në favor të të plagosurve, dhe jo të tij. Pas disa minutash gjyqtari ka dalë në korridor ku është qëlluar nga autori dhe menjëherë armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës.
Pas krimit, autori ka dalë tek dera e gjykatës, ku i ka konfirmuar patrullës se ishte ai autori i vrasjes duke thënë ndër të tjera se ka qenë i detyruar ta kryejë për shkak se i është bërë padrejtësi. -

Vrasja e gjyqtarit, gazetarja: Autori i vrasjes ishte në konflikt me 31 familje që në 2012
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, 31 familjet e strehuara në ish-Shkollën e Rezervave në Shkodër kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e gjyqtarit dhe kanë reaguar publikisht, duke deklaruar se familja Shkambi nuk zotëron asnjë dokument pronësor për godinën në fjalë.
Ata gjithashtu akuzuan këtë familje për falsifikime dhe manipulime të dokumenteve në procesin gjyqësor që vazhdon prej vitesh.
Në emisionin “3D” në RTSH 1, gazetarja Lusi Përgjegji dha detaje të historisë së konfliktit mes 31 familjeve dhe të afërmve të autorit të ngjarjes, 30-vjeçari Elvis Shkëmbi.
“Ka nisur një seancë në orën 14:00 në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku gjyqtari fillimisht ka relatuar pretendimet e të dyja palëve dhe më pas ka dhënë vendimin. Seanca ka zgjatur më shumë se një orë dhe rreth orës 13:45, kur gjyqtari Kalaja vendosi për çështjen në favor të 31 familjeve të cilat pretendonin pronësinë e kësaj godine dhe kundër autorit Elvis Shkëmbi, në atë moment 30-vjeçari nxori armën dhe ka qëlluar tri herë në drejtim të gjyqtarit. Më pas ka qëlluar edhe ndaj palës tjetër që fituan seancën, babë e bir. Rakip K. i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës. Ai mori një plagë në kraharor dhe në këmbë, ndërsa i biri, një plagë në dorë.
Sa i përket 30-vjeçari, pasi ka kryer aktin e rëndë ndaj gjyqtarit, i ka dorëzuar armën oficerit privat të sigurisë së Gjykatës dhe ka dalë menjëherë në oborrin e gjykatës, ku ka pritur për disa minuta dhe policia më pas e ka prangosur. Ai nuk bëri rezistencë dhe është vetëdorëzuar. Policia sekuestroi edhe armën e krimit. Mësohet se në deklarimet e para para policisë ai ka thënë se e kreu veprimin pasi gjyqtari dha një vendim kundër familjes së tij, duke i hequr pronësinë e godinës që pretendonin në qytetin e Shkodrës. Ai nuk ka shfaqur pendesë.
Historia e këtij konflikti daton në vitin 1992 kur 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në një repart të rezervave të ndërtimit, një godinë shtetërore nga koha e komunizmit. Bashkia e Shkodrës ka vendosur që këta persona, një pjesë e tyre edhe me funksione publike, të merrnin një banesë në këtë godinë. Më pas, familja Shkambi në vitin 2012 ka nisur një proces gjyqësor fillimisht në Gjykatën e Shkodrës, ku e ka humbur këtë proces në shkallën e parë. Në Gjykatën e Apelit çështja shqyrtohej prej vitit 2020. Sa i përket familjes Shkambi, ata pretendojnë se kanë dokumente pronësie për këtë pronë. Ata kishin kryer edhe një akt shitjeje mes dy vëllezërve, pra, babai i autorit dhe vëllai, që ishte futur si pjesë e seancës. Për sa i përket xhaxhait të autorit të ngjarjes, ai kishte dhënë edhe më herët deklarime në medie. Sipas tij, vendimi i Shkallës së Parë i Shkodrës ishte i padrejtë,” tha gazetarja. -

“Kemi pronësinë e ish-Shkollës së Rezervave”, çfarë thoshte babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja
Ndryshim të dinamikës në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit.
Mësohet se autori i ngjarjes nuk është Gjon Shkambi, por djali i tij, Elvis Shkambi.
Babai i autorit, Gjon Shkambi, pak vite më parë në një reagim për mediat kishte deklaruar se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër.
Ai thotë se është pronari i godinave ku jetonin 31 familje dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt që i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.
Shkëmbi kërkonte nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të tij.
Në vitin 1992, 31 familjet me vendim të bashkisë Shkodër u vendosën në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit.