Tag: autorit

  • Gazetarja italiane: Pse hetuesit nuk e besojnë dëshminë e vrasësit të studentes shqiptare

    Gazetarja italiane: Pse hetuesit nuk e besojnë dëshminë e vrasësit të studentes shqiptare

    Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, ajo u shpreh se ka një çështje që duket si ngërç, pasi për hetuesit ka disa të dhëna dhe versione të autorit që nuk përputhen me kohën e vrasjes së shqiptares Ilaria Sula.
    “Autori deklaroi se kishte vepruar pasi kishte zbuluar se Ilaria Sula kishte lidhje me një person tjetër, por hetuesit dhe prokurorët nuk janë shumë të bindur nga ky version dhe po shqyrtojnë nëse ka ndonjë skenar tjetër. Autori thotë se e vrau vajzën në mëngjesin e 26 marsit pasi kishte fjetur te ai.
    Kjo është një deklaratë kontradiktore nga autori, pasi nuk ka arsye, sipas hetuesve, që pasi të jetë ndarë me vajzën, ajo të ketë shkuar dhe të ketë fjetur në shtëpinë e ish-partnerit të saj.
    Prandaj, ky rindërtim nuk përputhet me kohën mes vrasjes së dyshuar dhe tentativës për të fshehur kufomën. Në rast se vrasja njihet si e kryer me paramendim, atëherë dënimi ndaj autorit do të jetë më i madh, dhe Kodi Penal italian parashikon burgimin e përjetshëm”, tha gazetarja italiane.
    Gazetarja Canditto tha se hetuesit po zbërthejnë çdo gjë nga pajisjet elektronike për të parë nëse këto elemente që dalin nga to përputhen me deklaratat e autorit dhe provat e tjera.
    “Hetimet po zhvillohen në mënyrë intensive, kërkohet pak kohë, pasi duhen bërë kontrolle për pajisjet elektronike, si telefonat celularë apo tabletët, dhe për t’i krahasuar të dhënat me versionin që ka dhënë autori i vrasjes. Avokati i familjes Sula tha se e rëndësishme është që hetimet të mos zhvillohen domosdoshmërisht me shpejtësi, por në mënyrën e duhur”, tha ajo.
    Kujtojmë që ish-i dashuri i studentes Ilaria Sula, filipinasi Mark Simson e vrau duke e goditur me thikë shqiptaren dhe më pas e hodhi në një greminë trupin e saj të futur brenda një valixhe.
    Prokuroria po vijon punën për të zbardhur detajet, teksa ka zbuluar se përveç nënës së autorit, edhe dy miq të Samsonit janë përfshirë në fshehjen e trupit të Ilarias.

  • Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet nëna e autorit! Pranon se ka ndihmuar djalin në krim

    Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet nëna e autorit! Pranon se ka ndihmuar djalin në krim

    Nëna e filipinezit Mark Samson, i cili vrau me thikë 22 vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, ka pranuar para autoriteteve italiane se ka ndihmuar djalin e saj në krim.Sipas medias italiane, nëna e të riut, është shprehur se ka ndihmuar Samson të fshijë gjurmët e gjakut të mbetur në banesën e tyre, ku dhe ndodhi krimi i rëndë.
    Ajo sakaq është vënë zyrtarisht nën hetime, për veprën penale “bashkëpunim në fshehjen e një kufome”, sipas Kodit Penal të Italisë.Një pikëpyetje e madhe mbetet se ku ndodhej kryefamiljari Samson, por deri më tani raportohet se ai nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur ka ndodhur krimi i rëndë që tronditi dy shtetet.
    Avokati i autorit të krimit, Fabrizio Gallo, është shprehur se i ati i 23 vjeçarit nuk ndodhej në shtëpi, teksa sqaron se ngjarja ndodhi në mesditë, ndërsa kryefamiljari kthehet në mbrëmje.
    “Nëna e Marc Samson është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e një kufome. Babai i Mark Samson nuk do të dëgjohet sot. Ai nuk ishte në shtëpi dhe kjo është e qartë, ai kthehet në mbrëmje teksa vrasja ndodh në mesditë. Megjithatë, nëna ndodhej në shtëpi dhe tani po sqaron se si ishte sjellja e saj. Tani është koha për të kërkuar falje nga familja e Ilaria Sulës. Është e vetja gjë që fua të them për momentin. Sot është varrimi i Ilarias, ne bashkohemi me dhimbjen e familjes. Ne bëjmë detyrën, por nuk mund të mos themi që djali duhet të paguajë për krimin, e se çështja është e rëndë”, është shprehur avokati i autorit për mediat italiane nga ambientet e jashtme të komisariatit.

  • Vrasja e shqiptarit në Itali, dalin detaje: Viktima i kafshoi veshin babait të autorit!

    Vrasja e shqiptarit në Itali, dalin detaje: Viktima i kafshoi veshin babait të autorit!

    Mbrëmjen e së dielës së 6 prillit, një 43-vjeçar shqiptar, Vladimir Topjana, u vra në rrugë në Fontanafredda, provinca e Pordenones, pas një konflikti të dhunshëm.
    Sulmuesi, po një shqiptar 30-vjeçar, e qëlloi tre herë me armë zjarri Topjanën, duke e vrarë para syve të kunatit të tij.
    Arratisja e Audi dhe arrestimi
    Menjëherë pas krimit, vrasësi është arratisur me një makinë tip Audi të bardhë, e cila është kërkuar gjatë gjithë natës në zonën e Pordenones. Makina u ndalua në Orsago , në provincën e Trevisos, ku i dyshuari u arrestua së bashku me babain e tij që e shoqëronte.
    Dinamika
    Sipas rikonstruksioneve fillestare, debati mes Topjanës dhe autorit ka nisur në një lokal në via Buonarroti, gjatë transmetimit të një ndeshje futbolli. Pas një debati të ashpër, Topjana dyshohet se ka kafshuar babanë e sulmuesit , duke i këputur veshin. Ky gjest shkaktoi dhunën! 30-vjeçari nxori armën dhe qëlloi dy herë 43-vjeçarin, njëra prej të cilave e kapi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Dëshmitë dhe hetimet
    Dëshmitarët, duke përfshirë disa klientë të bareve, ishin thelbësorë për hetimin. Hetuesit mjeko-ligjorë kontrolluan tërësisht vendin e krimit, duke gjetur një nga gëzhojat e plumbave të qëlluar nga vrasësi. Pavarësisht arratisjes së të dyshuarit, autoritetet kanë mundur ta gjurmojnë dhe ta arrestojnë pas një kontrolli intensiv. Ende po zbardhet motivi i vrasjes, por debati i dhunshëm duket se ka shkaktuar aktin fatal.

  • Krimi që shokoi Italinë/ Zbardhen detajet e vrasjes së Vladimir Topjanës: Autorit i kafshoi veshin…

    Krimi që shokoi Italinë/ Zbardhen detajet e vrasjes së Vladimir Topjanës: Autorit i kafshoi veshin…

    Mbrëmjen e së dielës së 6 prillit, një 43-vjeçar shqiptar, Vladimir Topjana, u vra në rrugë në Fontanafredda , provinca e Pordenones, pas një konflikti të dhunshëm.
    Sulmuesi, po një shqiptar 30-vjeçar, e qëlloi tre herë me armë zjarri Topjanën, duke e vrarë para syve të kunatit të tij.

    Arratisja e Audi dhe arrestimi
    Menjëherë pas krimit, vrasësi është arratisur me një makinë tip Audi të bardhë, e cila është kërkuar gjatë gjithë natës në zonën e Pordenones. Makina u ndalua në Orsago , në provincën e Trevisos, ku i dyshuari u arrestua së bashku me babain e tij që e shoqëronte.
    Dinamika
    Sipas rikonstruksioneve fillestare, debati mes Topjanës dhe autorit ka nisur në një lokal në via Buonarroti, gjatë transmetimit të një ndeshje futbolli. Pas një debati të ashpër, Topjana dyshohet se ka kafshuar babanë e sulmuesit , duke i këputur veshin. Ky gjest shkaktoi dhunën! 30-vjeçari nxori armën dhe qëlloi dy herë 43-vjeçarin, njëra prej të cilave e kapi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Dëshmitë dhe hetimet
    Dëshmitarët, duke përfshirë disa klientë të bareve, ishin thelbësorë për hetimin. Hetuesit mjeko-ligjorë kontrolluan tërësisht vendin e krimit, duke gjetur një nga gëzhojat e plumbave të qëlluar nga vrasësi. Pavarësisht arratisjes së të dyshuarit, autoritetet kanë mundur ta gjurmojnë dhe ta arrestojnë pas një kontrolli intensiv. Ende po zbardhet motivi i vrasjes, por debati i dhunshëm duket se ka shkaktuar aktin fatal.
     

  • Po shihte ndeshjen me të birin, vritet me plumb në kokë shqiptari në Itali, pranga autorit

    Po shihte ndeshjen me të birin, vritet me plumb në kokë shqiptari në Itali, pranga autorit

    Pamje nga vendngjarja

    ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Itali nga një bashkëatdhetar i tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fontanafredda.
    Mediat italiane raportojnë se viktima Vladimir Topjana, pak para ngjarjes ndodhej me një të afërm pak hapa nga një lokal i mbushur me njerëz për ndeshjen e futbollit mes Romës dhe Juventusit. Mësohet se vrasja e Topjanës erdhi pas një debati mes tij dhe autorit bashkëatdhetar. Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët.
    Autori 30-vjeçar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Pas krimit 30-vjeçari është arratisur nga vendngjarja me një autmojet tip Audi të bardhë, por u arrestua pak orë pas vrasjes./ZËRI

  • Vrau me thikë partneren shqiptare, lihet në burg autori. I riu filipinas: U bëra xheloz

    Vrau me thikë partneren shqiptare, lihet në burg autori. I riu filipinas: U bëra xheloz

    Fakti që policia është ende e përqendruar në shtëpinë e familjes filipinase në kërkim të armës së vrasjes është konfirmim i skepticizmit që ekziston për të paktën një pjesë të deklaratave të studentit të arkitekturës.
    Policia tashmë po kontrollon kompjuterin e autorit, së bashku me atë të viktimës, të cilin i riu tentoi ta hiqte nga shtëpia e 22-vjeçares në San Lorenzo vetëm pak orë para krimit.
    Dyshimet janë se në kompjuter mund te gjenden shkëmbimet më të fundit të mesazheve, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
    Sipas autorit, ajo që e shtyu të godiste vajzën me thikë ishte zbulimi i një ose më shumë mesazheve në Tinder të dërguara nga një student tjetër.
    Në pritje të gjetjeve të reja hetimore, prindërve të autorit u është ndaluar largimi nga Italia. Nga sa rezulton deri më tani, nëna e Mark Samsonit nuk e shikonte me sy të mirë Ilaria Sulën, e cila frekuentonte shpesh shtëpinë e tyre për një vit.
    “Nuk doja që Marku ta sillte gjithmonë Ilarian në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë nga studimet e tij”, mësohet se ka thënë ajo para hetuesve ndërsa pritet që të pyetet. Për autoritetet roli i prindërve është i dyshimtë në këtë histori.
    Ndërkohë, mbetet ende enigmë se ku përfundoi thika me të cilën i riu kreu krimin dhe telefoni i viktimës të cilin ai e përdori edhe 1 javë pas ngjarjes.

  • Hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës, dyshime për përfshirjen e prindërve të autorit

    Hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës, dyshime për përfshirjen e prindërve të autorit

    Detaje tronditëse janë publikuar nga mediat italiane në lidhje me vrasjen e studentes 22-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, Ilaria Sula.
    I dashuri i saj, Mark Antony Samson, 23 vjeç, e goditi atë tri herë me thikë në fyt më 25 mars 2025, në banesën e tij, ku jetonte bashkë me familjen.
    Pas kësaj ngjarjeje tragjike, trupin e saj e mbajti të fshehur për më shumë se 20 orë në dhomën e tij dhe më pas e transportoi në një valixhe për ta hedhur në një zonë të largët.
    Trupi i Ilaria u gjet një javë më vonë, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah detaje të rënda për veprimet e autorit dhe mundësinë e përfshirjes së prindërve të tij në mbulimin e krimit.
    Në orët e vona të 26 marsit, një pajisje e instaluar nga Bashkia e Polit regjistroi targën e makinës së familjes Samson pranë vendit ku u gjet trupi i viktimës. Hetuesit kanë dyshime se nuk mund të jetë bërë vetëm nga Mark Antony transportimi i trupit të viktimës, duke marrë parasysh që ai mund të ketë pasur ndihmë nga dikush tjetër, ndoshta edhe nga prindërit e tij. Babai dhe nëna e tij dhanë versione të pabesueshme për vendndodhjen e tyre atë natë, duke ngritur dyshime për rolin e mundshëm të tyre në mbulimin e krimit.
    Autopsia e kryer në institutin e mjekësisë ligjore ka treguar se Ilaria ka pësuar tre plagë të shkaktuara nga thika në fyt, që shkaktuan vdekjen e saj për shkak të humbjes së gjakut. Përveç këtyre plagëve, janë gjetur edhe shenja të plagëve të tjera që sugjerojnë se viktima ka tentuar të mbrohej gjatë një sherri. Gjaku i gjetur në dhomën e autorit tregon për një përleshje fizike, ndërsa pastrimi i dhomës sugjeron përpjekje për të fshehur provat.
    Mark Antony Samson ka pranuar përballë hetuesve se humbi kontrollin dhe nuk kishte ndërmend ta vriste Ilarian, duke kërkuar falje për veprimin e tij. Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe për fshehje të kufomës. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse prindërit e tij janë përfshirë në ndihmën e fshehjes së krimit. Pas këtij krimi tronditës, autoritetet janë duke hetuar më tej për të zbuluar të vërtetën e plotë të ngjarjes.

  • MISTERI! Ilaria Sula tentoi të vetëmbrohet, 20 orë e pajetë në banesën e vrasësit, nëna e autorit: Isha në gjumë

    MISTERI! Ilaria Sula tentoi të vetëmbrohet, 20 orë e pajetë në banesën e vrasësit, nëna e autorit: Isha në gjumë

    Mark Samson dhe Ilaria Sula

    ITALI-Mister mbetet roli i prindërve të autorit të vrasjes së 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sulës. Prindërit e 23-vjeçarit, Mark  Samson sipas akuzës ndodheshin në shtëpi. 
    “Unë nuk isha atje”, u tha babai i autorit hetuesve. “Po flija”, ishte versioni i mamasë. Dy dëshmi që konsiderohen të pabesueshme. 
    Ilaria Sula u vra më 25 mars
    Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, ndërsa ende nuk dihen arsyet pasi thuhet se çifti ishin ndarë. 20 orë ose edhe më shumë, pjesërisht të mbuluara me mister.
    Në orët e vona të pasdites së të martës, Ilaria ka dalë me miqtë e saj dhe më pas u ka thënë atyre se do të shkonte në shtëpinë e të dashurit të saj. Lidhja e tyre vazhdonte ende, edhe pse në krizë. Pra, një mbrëmje si të tjerat, duke qenë se e reja ndalonte shpesh për të fjetur te Mark Antony Samson.
    Megjithatë, në orën 18:00 të datës 26 Mars, një pajisje e instaluar nga Bashkia e Polit fokusoi targën e makinës së familjes Samson (e vetmja, një fuoristradë e zezë) pranë shkëmbit ku trupi i vajzës u gjet në një valixhe një javë më vonë. Makina shkon drejt asaj pike dhe pak minuta më vonë largohet. Pajisja e instaluar për të kapur vetëm ata që hedhin mbeturina në landfillin e paligjshëm kap vetëm targën, por jo makinën.
    Por, për ta futur trupin e viktimës në valixhe dhe për ta vendosur në bagazhin e makinës, duket e paimagjinueshme që Mark Antony Samson ta ketë bërë i vetëm.
    Pikëpyetjet e hetimit
    Përveç tre plagëve me thikë, autopsia e kryer në institutin e mjekësisë ligjore Sapienza u fokusua në plagë sipërfaqësore që i atribuohen një sherri. Ndaj mendohet se Ilaria ka tentuar të mbrohej. Gjaku i gjetur në dhomën e 23-vjeçarit është i tij. Gjurmët shumë të vogla gjaku në krahasim me plagët e shkaktuara dhe shenja se dhoma është pastruar. Nga kush dhe kur është një pyetje tjetër që të çon te çifti Samson.
    Sa orë ka mbetur kufoma në shtëpinë e tyre? Nëse udhëtimi për ta hequr qafe është në pasditen e 26 marsit, në çfarë ore është vendosur në makinë? Logjika sugjeron se gjatë mbrëmje së 25 Marsit për të mos u vënë re, shkruan Corriere della Serra.
    Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI

  • Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, nën hetim dhe prindërit e autorit

    Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, nën hetim dhe prindërit e autorit

    Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, tronditi Italinë një ditë më parë, kur u mësua se studentja që jetonte në Romë, u vra nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson.

    23-vjeçari me origjinë filipinase, në debat e sipër, goditi me thikë Ilarian, duke i marrë jetën, teksa më pas e futi trupin e saj në valixhe dhe më pas duke e hedhur në një zonë pyjore larg Romës.

    Pasi pranoi krimin, hetimet kaluan dhe te prindërit e autorit, të cilët, sipas mediave italiane, ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

    Hetuesit po punojnë për të konstatuar ndonjë përfshirje të mundshme në fshehjen e trupit të vajzës nga babai dhe nëna e 23-vjeçarit, të cilët u morën në pyetje dje në komisariat.

    Gjithashtu, një kamera sigurie ka kapur makinën e Samson, rreth orës 18:00 të datës 26 mars, në zonën e Polit, ku i riu ka hequr qafe trupin e vajzës, të mbyllur në një valixhe, duke e hedhur nga një shkëmb.

  • Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri/ Nën hetim dhe prindërit e autorit, dyshohet se bashkëpunuan në fshehjen e trupit

    Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri/ Nën hetim dhe prindërit e autorit, dyshohet se bashkëpunuan në fshehjen e trupit

    Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, tronditi Italinë një ditë më parë, kur u mësua se studentja që jetonte në Romë, u vra nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson.

    23-vjeçari me origjinë filipinase, në debat e sipër, goditi me thikë Ilarian, duke i marrë jetën, teksa më pas e futi trupin e saj në valixhe dhe më pas duke e hedhur në një zonë pyjore larg Romës.
    Pasi pranoi krimin, hetimet kaluan dhe te prindërit e autorit, të cilët, sipas mediave italiane, ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja.
    Hetuesit po punojnë për të konstatuar ndonjë përfshirje të mundshme në fshehjen e trupit të vajzës nga babai dhe nëna e 23-vjeçarit, të cilët u morën në pyetje dje në komisariat.
    Gjithashtu, një kamera sigurie ka kapur makinën e Samson, rreth orës 18:00 të datës 26 mars, në zonën e Polit, ku i riu ka hequr qafe trupin e vajzës, të mbyllur në një valixhe, duke e hedhur nga një shkëmb.

    Top Channel