Tag: autorin

  • Ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin! Zbardhet dëshmia e bashkëjetueses

    Ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin! Zbardhet dëshmia e bashkëjetueses

    Një 58-vjeçar u ekzekutua me tre plumba mëngjesin e djeshëm, 27 prill, në Vlorë, në afërsi të banesës së tij.
    Viktima Renato Hoxhaj, punonte prej 5 vitesh si roje në një objekt pranë shtëpisë së tij në lagjen “Hajro Çakërri”.Lexo edhe :Related Posts
    Gazetarja e Vizion Plus, Efrosina Papa mëson detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

    Një prej kamerave të sigurisë  ka arritur të filmojë  autorin e kamufluar me kapele dhe shall për të mos zbuluar fytyrën.
    Nga kamera shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës së  58-vjeçarit.
    Sipas informacioneve nga policia në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të goditura nga një armë tip pistolete 9 mm.
    Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup.
    Deri më tani kamera e sigurisë ka filmuar autorin, i cili është  larguar po nga e njëjta rrugë pranë kodrës së Kuzumbabasë.
    Grupi hetimor po mbledh kamerat edhe në zonën përreth me qëllim për të mbledhur të dhëna që  mund të çojnë në  identifikimin e autorit.
    Policia deri më tani ka shoqëruar 5 persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen.
    Bashkëjetuesjsa e viktimës është shprehur  para grupit hetimor  se nuk di që 58-vjeçari të ketë patur konflikt.
    Ajo ka theksuar se ka dëgjuar të shtënat, por kishte menduar se  ishin fishekzjarre./vizionplus.tv

  • Dhunimi me sende të forta i punonjëses së OSHEE, pas 38-vjeçarit, arrestohet edhe një i ri!

    Dhunimi me sende të forta i punonjëses së OSHEE, pas 38-vjeçarit, arrestohet edhe një i ri!

    Policia ka vendosur në pranga një 28-vjeçar, i cili akuzohet se ndihmoi të arratisej autorin e dhunimit të punonjëses së OSHEE, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme (25 prill) në rrugën “Artan Lenja”.
    Raportohet se i riu me iniciale L. M., banues në Tiranë, në bashkëpunim me 30-vjeçarin me iniciale J. S (i arrestuar mbrëmjen e djeshme), kanë larguar autorin nga vendi i ngjarjes.
    Ndërkohë dhunuesi i dyshuar i punonjëses së OSHEE-së, 38-vjeçarin me iniciale S. C., i cili ndodhet ende në arrati.
    Njoftimi i policisë:
    Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ku u dëmtua me sende të forta punonjësia e Oshee-së.
    Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J. S(i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes, nga vendi i ngjarjes.
    Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes 38-vjeçarit S. C.
    Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e Oshee-s, është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar shtetasin J. S, 30 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme), që të largonte nga vendi i ngjarjes, autorin shtetasin S. C.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Dhunimi me sende të forta të punonjëses së OSHEE, pas 38-vjeçarit, arrestohet edhe një i ri!

    Dhunimi me sende të forta të punonjëses së OSHEE, pas 38-vjeçarit, arrestohet edhe një i ri!

    Policia ka vendosur në pranga një 28-vjeçar, i cili akuzohet se ndihmoi të arratisej autorin e dhunimit të punonjëses së OSHEE, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme (25 prill) në rrugën “Artan Lenja”.
    Raportohet se i riu me iniciale L. M., banues në Tiranë, në bashkëpunim me 30-vjeçarin me iniciale J. S (i arrestuar mbrëmjen e djeshme), kanë larguar autorin nga vendi i ngjarjes.
    Ndërkohë dhunuesi i dyshuar i punonjëses së OSHEE-së, 38-vjeçarin me iniciale S. C., i cili ndodhet ende në arrati.
    Njoftimi i policisë:
    Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ku u dëmtua me sende të forta punonjësia e Oshee-së.
    Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J. S(i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes, nga vendi i ngjarjes.
    Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes 38-vjeçarit S. C.
    Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e Oshee-s, është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar shtetasin J. S, 30 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme), që të largonte nga vendi i ngjarjes, autorin shtetasin S. C.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Ndihmoi autorin që goditi punonjësen e OSHEE-së të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari në Tiranë

    Ndihmoi autorin që goditi punonjësen e OSHEE-së të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari në Tiranë

    30-vjeçari i cili ndihmoi autorin e plagosjes së punonjëses së OSHEE-së është vënë në pranga këtë mbrëmje.

    Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja R. H., 37 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”.
    Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin S. C., 38 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.
    Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 38-vjeçarit, ndërsa është sekuestruar automjeti i 30-vjeçarit, me të cilin u largua autori.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Top Channel

  • Tiranë/ Prokuroria çon për gjykim Isuf Hasën, autorin e vrasjes së Xhemal Metas

    Tiranë/ Prokuroria çon për gjykim Isuf Hasën, autorin e vrasjes së Xhemal Metas

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Isuf Hasën, autorin e vrasjes së Xhemal Metas.

    Sipas burimeve nga hetimet, i pandehuri ka hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij dhe e ka goditur me mjete të forta, duke shkaktuar vdekjen e tij. Ngjarja ka ndodhur më 13 janar 2025 në fshatin Shëngjin i Vogël.

    Autori ka pranuar akuzat gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet, duke deklaruar se e kishte kryer veprën penale për shkak të ofendimeve që fqinji kishte bërë ndaj bashkëshortes së tij.

    Pas krimit, Isuf Hasa ka marrë një sasi parash nga viktima dhe më pas ka fshehur armën e krimit në banesën e vajzës së tij në Vorë.

  • Merr fund arratia e autorit të plagosjes me thikë në Pogradec

    Merr fund arratia e autorit të plagosjes me thikë në Pogradec

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 36-vjeçar është plagosur me thikë për motive të dobëta.

    Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, 54-vjeçarin L. O., ndërsa është proceduar në gjendje të lirë 38-vjeçari A. B., i cili ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në lagjen nr. 3 të qytetit. Pas marrjes së njoftimit për plagosjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë organizuar menjëherë veprimet e nevojshme dhe kanë shkuar në vendngjarje. Falë veprimeve hetimore dhe operative, policia ka identifikuar autorin e plagosjes.

    Sipas hetimeve, pas konfliktit, L. O. është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”, i ndihmuar nga A. B. Pas disa orësh kërkimesh, policia ka arritur të kapë autorin e dyshuar.

    L. O. është arrestuar për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa A. B. është proceduar për “Përkrahja e autorit të krimit”.

    Si prova materiale, janë sekuestruar automjeti dhe mjeti prerës. I plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.