Tag: autorin

  • Emrat/ Vrasja me armë zjarri në Shkodër! Policia identifikon autorin, ishte kushëri me viktimën

    Emrat/ Vrasja me armë zjarri në Shkodër! Policia identifikon autorin, ishte kushëri me viktimën

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër. Viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri.

    Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Ndoc Maçaj, i cili pas ngjarjes është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim.
    Sipas burimeve paraprake, viktima dhe autori i dyshuar ishin kushërinj mes tyre dhe ngjarja dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të hershëm.
    Forca të shumta policie janë nisur nga Shkodra drejt zonës së thellë malore të Shalës për të bërë të mundur kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Top Channel

  • EMRAT/ Vrau 61-vjeçarin në Shkodër! Policia identifikon autorin, ishte afërm i viktimës

    EMRAT/ Vrau 61-vjeçarin në Shkodër! Policia identifikon autorin, ishte afërm i viktimës

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër. Viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri.
    Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Ndoc Maçaj, i cili pas ngjarjes është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim.
    Sipas burimeve paraprake, viktima dhe autori i dyshuar ishin kushërinj mes tyre dhe ngjarja dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të hershëm.
    Forca të shumta policie janë nisur nga Shkodra drejt zonës së thellë malore të Shalës për të bërë të mundur kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Kombinati në kaos! Të shtëna me armë pas sherrit, policia shpall autorin në kërkim

    Kombinati në kaos! Të shtëna me armë pas sherrit, policia shpall autorin në kërkim

    Të shtëna me amë zjarri raportohen në Kombinat. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
    Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punoj për kapjen e tij.
    Ai ka qëlluar me armë pas sherrit me një person tjetër.

  • Sulmuan të riun tek Fresku, zbulohet autori dhe dy shokët e tij, njëri në pranga

    Sulmuan të riun tek Fresku, zbulohet autori dhe dy shokët e tij, njëri në pranga

    Një ditë pas plagosjes me armë të 27-vjeçarit Juglen Abazi në Fresk, Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes. Burime zyrtare bëjnë me dije se është shpallur në kërkim autori 27-vjeçar Klejvis Caka (Lusha). Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Po ashtu blutë kanë identifikuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes. Njëri prej tyre është arrestuar, Xhonatan Qerimi 27 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur Andi Gurra 26-vjeç. Arsyeja e plagosjes dyshohet të ketë qenë sherri për një vajzë.
    “Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
    Në vijim të veprimeve proceduriale: -U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
    -U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”; U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja”, njoftoi Policia e Tiranës.
    Ndërkohë, 27-vjeçari i plagosur u paraqit vetë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

  • Zbardhen detajet/ Plagosja e të riut në Fresk, identifikohet autori, u ndihmua dhe nga 2 persona të tjerë

    Zbardhen detajet/ Plagosja e të riut në Fresk, identifikohet autori, u ndihmua dhe nga 2 persona të tjerë

    Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 27-vjeçarit Juglen Abazi në Fresk. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa njëri prej bashkëpunëtorëve të tij është vënë në pranga. Një tjetër po ashtu në kërkim.
    Njoftimi i plote:
    Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.
    Identifkohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Freskut.
    Arrestohet njëri prej bashkëpunëtorëve të tij, shpallet në kërkim tjetri.
    Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
    Në vijim të veprimeve proceduriale:
    -U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
    -U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;
    -U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.
    Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Plagosje me thikë, policia arreston autorin

    Plagosje me thikë, policia arreston autorin

    Aktualitet E Enjte, 31 Korrik 2025 19:08

    Një konflikt mes dy personave ka ndodhur pranë ish-Degës në Shkodër. Sipas informacioneve të fundit, një person mbeti i plagosur me thikë dhe u transportua në spitalin e Shkodrës. Autori është arrestuar dhe policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

  • I riu shkon i plagosur me thikë te Spitali i Traumës, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes

    I riu shkon i plagosur me thikë te Spitali i Traumës, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes

    Një person i plagosur me thikë është paraqitur në Spitalin e Traumës pak pas mesnatës, duke zbardhur dita e sotme (22 korrik).
    I plagosuri është identifikuar si Arben Ujka, 24 vjeç, i cili ka plagë në gjoks dhe kofshë.
    Sipas mjekëve, plagët janë të shkaktuara nga një mjet prerës.
    I riu nuk ka pranuar që të tregojë autorin apo shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë.

  • Plagosja e të miturit në Ali Dem, policia vë në pranga autorin

    Plagosja e të miturit në Ali Dem, policia vë në pranga autorin

    Pas dy ditësh në arrati, policia e kryeqytetit ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili  plagosi një 15-vjeçar në një piceri pasditen e së dielës në zonën e “Ali Dem”, në Tiranë.
    Uniformat blu kanë vënë në pranga Aldi Nezirin i cili akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
    Ndërsa vijon të jetë në kërkim administratori i picerisë, Leonardo Mejdani.
    Për këtë konflikt policia arrestoi 3 punonjësit e picerisë, Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
     

  • Kapet autori që vr*u shqiptarin në Greqi, engimë shkaku i krim*t

    Kapet autori që vr*u shqiptarin në Greqi, engimë shkaku i krim*t

    Policia greke ka arrestuar këtë të premte autorin e vrasjes së 41-vjeçarit Altin Arapaj në zonën e Rafinës. Autori është identifikuar nga mediat helene si Mikel Selimaj, 46 vjeç, me origjinë nga Vlora. Ai u gjet në një apartament të marrë me qira në Glyka Nera.
    Ishte pronari i banesës që lajmëroi autoritetet pasi qiramarrësi nuk përgjigjej prej shumë orësh. Kur zjarrfikësit dhe policia kanë hapur derën ata kanë gjetur personin e shpallur në kërkim për vrasjen. Në makinën e tij u gjetën gjurmë gjaku dhe një gëzhojë. Autori u identifikua nga vetë viktima që para se të ndërronte jetë kishte telefonuar bashkëshorten duke i treguar edhe emrin e personit që e qëlloi.

    Nga hetimet mësohet se viktima ishte takuar me autorin dhe dy shqiptarë të tjerë të shpallur në kërkim. Së bashku kishin udhëtuar deri në vendin ku ndodhi ngjarja. Policia është duke hetuar për motivet e krimit. Dyshimet janë për një prishje të pazareve nga përfshirja në aktivitete të paligjshme duke pasur parasysh se edhe viktima edhe autori kishin precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

  • Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë/ Kamerat e sigurisë filmuan autorin e maskuar, shoqërohen 8 persona! Zbardhet dëshmia e partneres

    Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë/ Kamerat e sigurisë filmuan autorin e maskuar, shoqërohen 8 persona! Zbardhet dëshmia e partneres

    Detaje të tjera janë zbardhur nga blutë e Vlorës mbi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku u ekzekutua 58-vjeçari Renato Hoxhaj.

    Një prej kamerave të sigurisë ka arritur të filmojë autorin e kamufluar me kapelë dhe mbuluar me shall për të mos zbuluar fytyrën. Nga kamera, shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit. Sipas informacioneve nga policia, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të shtëna nga një armë tip pistoletë 9 mm. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup.
    Kamera e sigurisë ka filmuar autorin, i cili është larguar po nga e njëjta rrugë pranë kodrës së Kuzum Babasë. Grupi hetimor po mbledh kamerat edhe në zonën përreth me qëllim për të mbledhur të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorit. Policia deri më tani, ka shoqëruar 8 persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë deri më tani detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen.
    Bashkëjetuesja e viktimës është shprehur para grupit hetimor se nuk di që 58-vjeçari të ketë pasur konflikt. Ajo ka theksuar se ka dëgjuar të shtënat, por duke menduar se ishin fishekzjarre.
    Policia po heton të shkuarën e viktimës, i cili nuk ka qenë i skeduar në listat e policisë si person me probleme me ligjin.

    Top Channel