Tag: autorin

  • Plagosi kunatin me pistoletë/ Zbulohen detaje nga krimi në Kombinat: Autori në pranga

    Arma e përdorur në krim

    TIRANË- Policia e Tiranës ka vendosur në pranga autorin e plagosjes së 56-vjeçatit në Kombinat. Mësohet se 41 vjeçari ka plagosur kunatin e tij për motive të dobëta, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në banesën e të plagosurit në rrugën “Llambi Bonata” me një armë tip pistoletë.
    Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin dhe ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar, i cili ndodhej në banesë në momentin që ndodhi krimi. Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa56-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi i Policisë:
    Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes. Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje. Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen. Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
    Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi M. T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./ZËRI

  • Tritoli në vilën e Xhelal Mziut/ Kamerat fiksuan autorin, me kapuç dhe biçikletë, gjurmët…

    Tritoli në vilën e Xhelal Mziut/ Kamerat fiksuan autorin, me kapuç dhe biçikletë, gjurmët…

    Kamerat e sigurisë së banesave pranë asaj të Xhelal Mziut kanë fiksuar autorin i cili vjen me një biçikletë. Ai ndalon para banesës së deputetit Mziu dhe vendos në pjesën e murit rrethues sasinë e vogël të tritolit.
    Më pas menjëherë largohet me biçikletë. Në pamje ai duket se ka vepruar i vetëm. Kamerat e kanë fiksuar deri në afërsi të Institutit Bujqësor dhe më pas i humbasin gjurmët. Autori ishte veshur me rroba të errëta dhe me kapuç.
    Ndërkohë Xhelal Mziu është marrë sërish në pyetje ku ka thënë se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

  • Tritoli në vilën e Xhelal Mziut/ Kamerat fiksuan autorin, me kapuç dhe biçikletë! Humb gjurmët te Universiteti Bujqësor

    Tritoli në vilën e Xhelal Mziut/ Kamerat fiksuan autorin, me kapuç dhe biçikletë! Humb gjurmët te Universiteti Bujqësor

    Kamerat e sigurisë së banesave pranë asaj të Xhelal Mziut kanë fiksuar autorin i cili vjen me një biçikletë. Ai ndalon para banesës së deputetit Mziu dhe vendos në pjesën e murit rrethues sasinë e vogël të tritolit.
    Më pas menjëherë largohet me biçikletë. Në pamje ai duket se ka vepruar i vetëm. Kamerat e kanë fiksuar deri në afërsi të Institutit Bujqësor dhe më pas i humbasin gjurmët. Autori ishte veshur me rroba të errëta dhe me kapuç.
    Ndërkohë Xhelal Mziu është marrë sërish në pyetje ku ka thënë se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

  • Rrihet polici, ishte konfliktuar më herët me autorin

    Rrihet polici, ishte konfliktuar më herët me autorin

    Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 21:27

    Një efektiv policie është dhunuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur teksa efektivi ka qenë duke parkuar makinën e tij, jashtë shërbimit. Polici ka dëshmuar se e njeh dhunuesin, pasi më parë ka pasur një sherr me të. Autori është shpallur në kërkim nga blutë.

  • Polici sulmohet në Fushë-Krujë nga një i njohur, autori në kërkim

    Polici sulmohet në Fushë-Krujë nga një i njohur, autori në kërkim

    Një efektiv policie është dhunuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fushë-Krujës, teksa ishte jashtë shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur ai po parkonte automjetin e tij.
    Sipas dëshmisë së dhënë për hetuesit, efektivi deklaroi se e njeh autorin e ngjarjes dhe se më herët ka pasur një konflikt me të. Menjëherë pas denoncimit, policia ka shpallur autorin në kërkim dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
    Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitet, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se dhuna ndaj punonjësve të rendit, edhe kur janë jashtë detyrës, nuk do të tolerohet. Hetimet për rastin vijojnë.

  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, Gjykata cakton arrest me burg për autorin e dyshuar

    Vrasja e dyfishtë në Shkodër, Gjykata cakton arrest me burg për autorin e dyshuar

    Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ragip Gilën, autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Shkodër.

     Mësohet se në seancë, Gila nuk ka bërë asnjë reagim para trupit gjykues.
    Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila u miratua nga gjyqtari.

    Top Channel

  • Gjykata jep vendimin për autorin e masakrës së Shkodrës, Ragip Gila do të vazhdojë të qendrojë në burg

    Gjykata jep vendimin për autorin e masakrës së Shkodrës, Ragip Gila do të vazhdojë të qendrojë në burg

    Gjykata jep vendimin për autorin e masakrës së Shkodrës, Ragip Gila, i cili dyshohet se vrau brenda një lokali mëngjesin e 8 Shtatorit dy persona dhe plagosi dy të tjerë.
    Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. 28-vjeçari Ragip Gila mësohet se nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër.
    Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”, ndërsa avokati mbrojtës ishte caktuar kryesisht nga gjykata pasi i dyshuari nuk kishte përfaqësues ligjor.
    Avokati ia la në dorë gjykatës vleftësimin për masën e sigurisë, ndërsa gjyqtarja Ermira Dedja vendosi masën “arrest me burg”.
    Sipas hetimeve paraprake, Gila akuzohet për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Kraja alias Lushi, si dhe për plagosjen e rëndë të Erogen Vasos Brajoviç dhe Meri Kacerit, kamariere e lokalit, gjatë një atentati që ndodhi më 8 Shtator në qendër të qytetit të Shkodrës.
    Autori i dyshuar i masakrës, Ragip Gila u vendos në pranga disa minuta pas ngjarjes së rëndë në tentativë për t’u arratisur.
    28 vjeçari, banues në Shkodër, u arrestua për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
    Pas të shtënave, autori Ragip Gila u largua nga dera e pasme e lokalit dhe braktisi motorin, duke ecur në këmbë për disa metra.
    Më pas, Gila ndaloi një qytetar dhe nën kërcënimin e armës i mori makinën BMW ngjyrë gri, me të cilën u largua me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur ai qarkullon me makinën e vjedhur në përpjekje për t’u arratisur. Arriti deri në lagjen Skënderbeg, por gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, u përfshi në një aksident duke u përplasur me disa mjete të tjera. Pas përplasjes, e braktisi automjetin dhe tentoi të largohej në këmbë në drejtim të lumit Kir.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • I dënuar me 5 vjet burg, si gjykata e Shkodrës liroi në mars autorin e dyshuar të vrasjes Ragip Gila

    I dënuar me 5 vjet burg, si gjykata e Shkodrës liroi në mars autorin e dyshuar të vrasjes Ragip Gila

    A2 CNN ka zbardhur detaje të reja në lidhje me autorin e dyshuar të atentatit me dy viktima dhe dy të plagosur në qytetin e Shkodrës. Në një vendim të gjykatës së Shkodrës rezulton se Ragip Gila ka qenë i dënuar me 5 vjet burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve, por i është ulur në 3 vjet e 4 muaj burg dhe më 4 mars të këtij viti gjykata e Shkodrës  ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg duke e liruar me kusht, që për 5 vite të mos bëjë asnjë vepër penale dhe me shërbim prove.

    Ngjarja e rëndë që tronditi sot mbarë opinionin, ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër, kur autori i dyshuar pasi ka ndjekur viktimat brenda lokalit, ka qëlluar ndaj tyre. Ai ka dalë jashtë nga një derë dytësore dhe ka ecur në këmbë me armë në dorë për afro 300 metra nga lokali në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash.
    Aty ka grabitur një automjet duke i vënë armën në kokë drejtuesit të makinës. Me makinën e grabitur dhe skafandë në kokë brenda automjetit, ka tentuar që të largohet derisa ka bërë një aksident në zonën e Sarreqit dhe më pas policia i është vënë në ndjekie duke e arrestuar poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir.
    Për momentin mbeten ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje që përveç viktimave ka rrezikuar jetën edhe të shumë personave të tjerë që ndodheshin në lokal. Gjithashtu ende nuk dihet se kush nga tre personat që ishin bashke mund të ketë qenë shënjestra e vërtetë e këtij atentati.
     
     
     
     
     

  • VIDEO – Bilanc tragjik në qendër të Shkodrës, një i vrarë dhe tre të plagosur në atentat…

    VIDEO – Bilanc tragjik në qendër të Shkodrës, një i vrarë dhe tre të plagosur në atentat…

    Nga burime jozyrtare, bëhet me dije se policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës sot, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën shtetasi Armando Pali dhe mbeti i plagosur Erogen Vaso. Të plagosur kanë mbetur edhe kamarieri dhe një grua, jashtë rrezikut për jetën.
    Ngjarja ndodhi në lokalin “Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh.
    
    Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
    Mësohet se Erogen Vaso, i plagosuri në këtë ngjarje, është vëllai i Denis Brajoviç, një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar më herët për çështje kriminale.
    Viktima, Armando Pali

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Në makinë me autorin e atentatit në Fallkë! Pranga edhe Ferhat Kajës, dhunoi pronarin e lokalit ‘Tokyo’ në Tiranë

    Në makinë me autorin e atentatit në Fallkë! Pranga edhe Ferhat Kajës, dhunoi pronarin e lokalit ‘Tokyo’ në Tiranë

    Laret Kasaj dhe Ferhat Kaja

    TIRANË-Një operacion i policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e të riut që dhunoi pronarin e lokal ‘Tokyo’ Laret Kasaj, pas sherrit të dyshuar për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Ferhat Kaja ndodhej në makinë me Kid Kazain, autorin e atentatit ndaj Arbër Gorejas më 30 maj.

    Ferhat Kaja dhe Oltian Kaja, pronarët të lokalit “Stockholm” u shpallën në kërkim si autorë të dhunës brutale ndaj pronarit të restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj në Deliorgj. Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut, dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme.
    Vetë biznesmeni, Laert Kasaj ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij dhe pretendon se shkaku i sulmit ka qenë një postim i shpërndarë nga një portal online, ku përmendej dhe lokali “Stockholm”./ZËRI