Sendet e gjetura në vendin e ngjarjes ku mbetën të plagosur 4 të rinj, mund të çojnë Policinë e Tiranës drejt identifikimit të dy autorëve që ishin me motor dhe qëlluan me armë zjarri.
Pas analizave laboratorike janë përfituar ADN mikse dhe tashmë po bëhen krahasimet me databazën e AND-ve që ka policia.
Sendet që dyshohet se u përkasin autorëve janë gjetur në vendin ku autorët pritën për herë të fundit mjetin tip G Clas me të cilin udhëtonin të rinjtë. Blutë kanë gjetur çanta, doreza dhe pinca, këto të fundit dyshohet se janë përdorur për të prerë telin e rrethimit ku ishin fshehur. Dy autorët të fshehën në një pikë përballë tregut ushqimor ku qëlluan me breshëri.
Hetimet janë përqendruar dhe tek pamjet të kamerave të sigurisë, jo vetëm ditën e ngjarjes por dhe disa ditë para saj. Nga pamjet ka rezultuar se ato kanë lëvizur me motor për disa ditë pranë vendit të ngjarjes por dhe në zonën e Lundrës.
Dyshimet janë se lëvizjet e tyre kanë qenë të qëllimshme për të ruajtur objektivin dhe për të studiuar zonën. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se deri më tani janë përftuar të dhëna të rëndësishme dhe se tashmë po bëhet analizimi i provave të mbledhura.
Po punohet dhe për të përcaktuar se cili ka qenë objektivi real i autorëve duke qenë se vijojnë dyshimet se ato mund të kenë gabuar shënjestër.
Në 17 prill rreth orës 21:00, një mjet tip G Glas u qëllua me breshëri automatikësh duke lënë të plagosur 4 persona. Mjeti u ndoq nga Ura e Shkozës deri tek Tregu Ushqimor nga dy persona me motor.
Të plagosur mbetën Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Demiraj, 17 vjeç dhe Dior Demiraj, 11 vjeç. Të rinjtë kishin qenë në Shijak ku kishin festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit, Dior Demiraj. Dyshimet janë se ata nga Shijaku deri në Tiranë janë ndjekur nga një grup tjetër, të cilët kanë lajmëruar dy persona me motor.