Tag: autorëve

  • Tronditet Saranda/ Dy të plagosur me armë, policia në kërkim të autorëve (Emrat)

    Tronditet Saranda/ Dy të plagosur me armë, policia në kërkim të autorëve (Emrat)

    Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Sarandës, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë.
    Të plagosurit janë identifikuar si Ernest Lama, 24 vjeç, dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç nga Kamza.
    Sipas mjekëve të Spitalit Rajonal të Sarandës, të dy kanë marrë plagë të rënda në bark dhe në zonën e legenit, dhe u transportuan me helikopter drejt spitalit në Tiranë. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete.
    Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të dyshuar, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH).
    Sipas policise të dyshuarit për plagosjen janë dy vëllezër, Ramadan Zoto (Canaj) 43 vjeç dhe Erjon Canaj 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.
    Grupet hetimore ndodhen në terren dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

  • Vodhën dy herë të njëjtën tabakino, arrestohen dy të rinj, procedohen dhe 2 të mitur

    Vodhën dy herë të njëjtën tabakino, arrestohen dy të rinj, procedohen dhe 2 të mitur

    Dy vjedhje të ndodhura brenda pak ditëve në të njëjtën tabakino në kryeqytet janë zbardhur nga policia.
    Blutë e Tiranës kanë arrestuar 2 prej autorëve të dyshuar dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë, të mitur.
    “Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Tabachino”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes në një tabakino.  Si rezultat i operacionit janë identifikuar 4 autorët e dyshuar, shtetasit: E. S., 22 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të cilët janë kapur dhe vënë në pranga, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë”, njofton policia.
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 16.07.2025 dhe 30.06.2025, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80.000 lekë, në tabakinon e shtetases B. K.

  • Bie në prangat e policisë 38-vjeçari/ Vodhën biznesin gjatë natës, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

    Bie në prangat e policisë 38-vjeçari/ Vodhën biznesin gjatë natës, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

    Vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Savër, vihet në pranga njëri prej autorëve, shpallet në kërkim autori tjetër.
    Veprime hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga shtetasi I. S., se në biznesin e tij në lagjen “Savër”, i kishin vjedhur sende të ndryshme, gjatë natës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e vjedhjes dhe identifikimin e autorëve.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është bërë e mundur identifikimi i autorëve. Në vijim të veprimeve operacionale u bë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., 38 vjeç, banues në Pirrë, si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë. Po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 34-vjeçarit.
    Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Vodhën gjatë natës katër motomjete elektrike në një biznes në Lushnjë, arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

    Vodhën gjatë natës katër motomjete elektrike në një biznes në Lushnjë, arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

    Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Lushnjë.

    Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.P., 38 vjeç, banues në Pirrë, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale O.D., banues në Lushnjë.
    Njoftimi:
    Lushnjë/Veprime hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre.
    Vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Savër, vihet në pranga njëri prej autorëve, shpallet në kërkim autori tjetër.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga shtetasi I. S., se në biznesin e tij në lagjen “Savër”, i kishin vjedhur sende të ndryshme, gjatë natës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e vjedhjes dhe identifikimin e autorëve.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është bërë e mundur identifikimi i autorëve.
    Në vijim të veprimeve operacionale u bë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., 38 vjeç, banues në Pirrë, si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë. Po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 34-vjeçarit.
    Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Dedja u ndoq dhe u qëllua sapo parkoi makinën, gjendet një mjet i djegur në Gërdec, dyshohet se i përket autorëve

    Dedja u ndoq dhe u qëllua sapo parkoi makinën, gjendet një mjet i djegur në Gërdec, dyshohet se i përket autorëve

    Ermir Dedja u ekzekutua me armë pas mesnatës në Durrës. Ai u qëllua poshtë një pallati dhe humbi jetën në spital.
    Mësohet se një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Gërdecit dhe dyshohet se u përket autorëve të krimit.
    Makina tip Seat është shkrumbuar totalisht. Mjeti rezulton me targa të vjedhura, ndërkohë në sediljet pas efektivët kanë gjetur edhe një kallashnikov, armë e dyshuar se është përdorur në vrasje. Mjeti është marrë nga policia e Durrësit ku po verifikohet nr i shasisë.

    Ndërkohë viktima rezulton se është ndjekur nga pas dhe është qëlluar sapo ka parkuar makinën e tij tip “BMW”. Në zonë ai kishte miq të tij të cilët janë marrë në pyetje por me dëshminë e tyre nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorëve që dyshohet se kanë qenë dy persona.
    “Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje”, njofton policia.
    Ermir Dedja rezulton person me precedent penalë. Në vitin 2015, ai është arrestuar pasi i kishte shitur drogë një grupi personash që synonin ta transportonin atë drejt Kosovës.
    Rasti ishte pjesë e operacionit policor të koduar “Jupa 1”.
    Në një tjetër rast, në vitin 2017, ai është arrestuar pasi kishte përkrahur Ismail Nuredinin në një plagosje në Shijak./vizionplus.tv

  • Vrasja e Ermir Dedjas/ Autorët e dogjën makinën në Gërdec, ‘Seat-i’ i autorëve ishte me targa të vjedhura

    Vrasja e Ermir Dedjas/ Autorët e dogjën makinën në Gërdec, ‘Seat-i’ i autorëve ishte me targa të vjedhura

    NJOFTIMI I POLICISË:
    Durrës/Informacion shtesë
    Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Atentati në Durrës, gjendet arma e krimit në makinën e djegur të autorëve

    Atentati në Durrës, gjendet arma e krimit në makinën e djegur të autorëve

    Është gjetur makina e djegur në afërsi të Gërdecit, që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes së Durrësit, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ermir Dedja. A2 CNN mëson se brenda mjetit të djegur totalisht është gjetur arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
    Ngjarja ndodhi pas mesnate në lagjen 18 të Durrësit, ku u qëllua me armë zjarri 29-vjeçari Ermir Dedja, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

    Në foto viktima Ermir Dedja

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë qendrës shëndetësore të lagjes, ku viktima po lëvizte në këmbë, i veshur me kostum sportiv. Persona të maskuar kanë shfrytëzuar momentin që ai po ecte në trotuarin e një pallati dhe e kanë qëlluar me armë automatike nga pas, në zonën e shpatullave, bëhet me dije sipas burimeve.
    Viktima ishte emër i njohur për policinë pasi në vitin 2017 ishte përfshirë në një plagosje në Shijak, ku ka ndihmuar autorin e ngjarjes, ndërsa në vitin 2015 është arrestuar në Morinë me drogë.
    Durrës/Informacion shtesë
    Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dosja e autorëve të dyshuar, kalohet për gjykim

    Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dosja e autorëve të dyshuar, kalohet për gjykim

    Ngjarje e shënuar në mars të 2024 në Larushk të Fushë-Krujës, Gjykata e Tiranës kaloi sot për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas.
    Në seancën e kësaj të premte, mungoi Ilir Beqaraj i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.
    Të pandehur në këtë proces janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, ndërsa në kërkim ndërkombëtar vijojn të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai. Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet.

  • Me paratë e pengmarrjes paguan borxhin në ‘IuteCredit’, burg 6 autorëve, njëri pranon fajin

    Me paratë e pengmarrjes paguan borxhin në ‘IuteCredit’, burg 6 autorëve, njëri pranon fajin

    Togat e zeza të Dhomës Penale në Gjykatën e Tiranës vendosën arrest në burg për 5 shtetas të përfshirë në një pengmarrje me qëllim përfitimi financiar. Vëllezërit Sulejman dhe Klinton Sina dhe shtetasit Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu e Nikoleta Begolli u lanë në qeli nga gjyqtarja Oleda Lice, ndërsa vepra penale që akuzohen nëse shpallen fajtor, rrezikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burg.

    Sulejman Sina mori përsipër fajin lidhur me rrëmbimin e 68 vjeçari Edvar Agalliu, duke detyruar bashkëshorten e tij të jepte 20 milionë lekë në këmbim të lirimit të pengut. Organi i akuzës përfaqësuar nga prokurori Enklid Gjini relatoi se hetimet që përfshijnë këqyrjen e kamerave të sigurisë, por edhe dëshmitë e marra, treguan se dy vëllezërit në bashkëpunim me Idajet Mashollarin në rrugën “George W Bush” morën me forcë në automjet 68-vjeçarin, të cilin me pas e dërguan në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë.

    Pas këtij veprimi telefonuan bashkëshorten e Edvar Agalliut duke e kërcënuar se nëse nuk jepte 20 milionë lekë të vjetra, do e vrisnin të shoqin e saj. Kjo e fundit, iu bind urdhërit të telefonuesit dhe dërgoi në adresën përkatëse shumën e parave, madje nuk e denoncoi menjëherë rastin, dyshohet për shkak të frikës.

    Këtë shumë parash ia ka dhënë shtetasit Bajram Ibraliu në zonën e Saukut. Autorët i do ti ndanin paratë në mënyrë të barabartë, teksa burime nga grupi hetues konfirmuan se shuma prej rreth 3 milionë lekësh që nuk u gjetën gjatë kontrolleve, janë përdorur nga të paktën 2 prej autorëve për të shlyer kreditë e tyre në institucionin financiar “IuteCredit”. Policia sekuestroi rreth 17 milionë lekë të vjetra brenda automjetit që drejtohej nga Sulejman Sina, ku pasagjere ishte shtetasja  Nikoleta Begolli.

  • Detaje nga plagosja në Lundër, gjenden sende që dyshohet se u përkasin autorëve

    Detaje nga plagosja në Lundër, gjenden sende që dyshohet se u përkasin autorëve

    Nga Esido Barkaj
    Pinca, një shall dhe disa mjete të tjera pune janë sendet që policia e Tiranës shpreson që mund ti ndihmojnë hetuesit për zbulimin e identitetit të autorëve të dyshuar të atentatit me 4 të plagosur në Lundër, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 17 prillit. Në këtë atentat dy prej te plagosurve ishin të mitur.Lexo edhe :Related Posts
    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se sendet e gjetura shumë pranë vendit të atentatit, dyshohet se mund ti përkasin autorëve. Pasi janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore, mbi këto sende janë gjetur 17 profile mikse ADN, ku dy prej tyre janë profile të pastra dhe të plota.

    Kjo është një dritë jeshile për efektivët, pasi lënia e gjurmëve mund ti drejtojë ata drejt zbulimin të personave që qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të mjetit luksoz tip G Class në pronësi të familjes së biznesmenit Demiraj. Mjeti drejtohej nga shoferi i familjes, i cili mbeti i plagosur.
    Plumbave nuk i shpëtuan as dy fëmijët e mitur të familjes, përkatësisht 17 dhe 11 vjeç, ndërkohë i plagosur mbeti edhe pasagjeri tjetër fqinji i tyre 19-vjeçar.
    Burimet shtojnë se këto profile pritet të verifikohen nëse u përkasin apo jo autorëve, edhe përmes krahasimit me të gjitha ADN-të që laboratori ka në dispozicion në të shkuarën të personave që janë përfshirë më parë në aktivitete kriminale.
    Mister ende mbetet shënjestra e atentatit. Grupi hetimor ende nuk ka të qartë se kush ishte shënjestra, nëse ishte pikërisht biznesmeni Demiraj, apo ndonjë person tjetër që banon në zonën e vilave në Lundër që disponon mjet të ngjashëm me makinën ku po udhëtonin 4 të plagosurit.
    Policia dyshon se autorët kanë qenë dy persona, të cilët pasi kanë qëlluar me plumba janë larguar me motor në drejtim të Elbasanit, duke humbur gjurmët në zonat rurale të Tiranës. Plumbat madje prekën dhe një automjet që po lëvizte pranë zonës, ku pronari i saj bëri denoncimin në polici.
    Në zonën e Mulletit, blutë gjetën një motor të djegur, i dyshuar se është përdorur nga autorët.
    /vizionplus.tv