Tag: autorëve

  • Bën për spital 39-vjeçarin pasi e dhunuan me sende të forta, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve

    Bën për spital 39-vjeçarin pasi e dhunuan me sende të forta, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve

    Një 39-vjeçar, ka përfunduar në spital pasi është dhunuar me sende të forta në Tiranë.

    Ngjarja ka ndodhur të shtunën, në rrugën “Sotir Caci”.
    Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur punën  për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjes së autorëve, të cilët janë ende të paidentifikuar.
    “Në rrugën “Sotir Caci”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur, dyshohet me sende të forta, shtetasin M. P., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve“, thuhet në njoftimin e ploicisë.

    Top Channel

  • Grabitën me dhunë një karburant  dhe hapën zjarr kundër policisë, plagoset njëri (Emrat)

    Grabitën me dhunë një karburant dhe hapën zjarr kundër policisë, plagoset njëri (Emrat)

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy persona që kishin vjedhur një automjet dhe më pas kishin grabitur me dhunë një karburant në Sukth, u përplasën me Policinë.
    Sipas njoftimit zyrtar, autorët u identifikuan nga shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilat u vunë në ndjekje të automjetit të vjedhur. Gjatë tentativës për t’u larguar me shpejtësi, dy personat hapën zjarr ndaj uniformave blu.

    Policia u kundërpërgjigj me zjarr në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, dhe si pasojë u plagos njëri prej autorëve, Ardit Domi, 28 vjeç, banues në Bilalas të Shijakut, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Autori tjetër, Lorenc Çali, 27 vjeç, banues në Bilalas, pas rezistencës së armatosur ndaj efektivëve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.
    Në vendngjarje u sekuestrua një armë zjarri automatike kallashnikov me dy krehra fishekësh, e përdorur nga të dy personat gjatë ndjekjes.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, në afërsi të rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, ku automjeti i autorëve doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë. Përveç Policisë së Durrësit, në operacion u angazhuan edhe shërbime mbështetëse nga DVP Tiranë.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe veprimtarisë kriminale të autorëve.

  • Emrat/ Vodhën automjetin dhe e përdorën për të grabitur një pikë karburanti në Durrës! Autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset një prej tyre

    Emrat/ Vodhën automjetin dhe e përdorën për të grabitur një pikë karburanti në Durrës! Autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset një prej tyre

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy persona që kishin vjedhur një automjet dhe më pas kishin grabitur me dhunë një karburant në Sukth, u përplasën me Policinë.

    Sipas njoftimit zyrtar, autorët u identifikuan nga shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilat u vunë në ndjekje të automjetit të vjedhur. Gjatë tentativës për t’u larguar me shpejtësi, dy personat hapën zjarr ndaj uniformave blu.
    Policia u kundërpërgjigj me zjarr në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, dhe si pasojë u plagos njëri prej autorëve, Ardit Domi, 28 vjeç, banues në Bilalas të Shijakut, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Autori tjetër, Lorenc Çali, 27 vjeç, banues në Bilalas, pas rezistencës së armatosur ndaj efektivëve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.
    Në vendngjarje u sekuestrua një armë zjarri automatike kallashnikov me dy krehra fishekësh, e përdorur nga të dy personat gjatë ndjekjes.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, në afërsi të rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, ku automjeti i autorëve doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë. Përveç Policisë së Durrësit, në operacion u angazhuan edhe shërbime mbështetëse nga DVP Tiranë.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe veprimtarisë kriminale të autorëve.

    Top Channel

  • Vrasja e Renato Hoxhaj! Arrestohet një prej autorëve, PAMJET kur nxirret me forcë pa bluzë nga makina

    Vrasja e Renato Hoxhaj! Arrestohet një prej autorëve, PAMJET kur nxirret me forcë pa bluzë nga makina

    Kleanth Bylyku dhe Reanto Hoxhaj

    TIRANË-Është arrestuar një prej autorëve të vrasjes së Renato Hoxhaj, ngjarje e ndodhur në Vlorë më 27 prill. Policia njofton se autori i dyshuar, Kleanth Bylyku alias Armando Gega është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
    42-vjeçari me dy emra akuzohet si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Bylyku po qarkullonte me këtë mjet të bardh tip Audi në momentin që Forcat Operacionale ndërhyjnë për ta vënë në pranga. Policia ka identifikuar edhe ekzekutorin, një shtetas rumun që është larguar nga Shqipëria duke kaluar përmes pikës kufitare në Qafë Botë.

    Ndër personat e shpallur në kërkim është edhe Alesio Dobrozi, i cili sipas informacioneve të fundit ndodhet në Dubai. Dobrozi është i njohur për autoritetet shqiptare dhe ka qenë më parë i përfshirë në incidente kriminale. Në vitin 2021, ai bashkë me Ramazan Rrajën dhe Roan Brahimin, i vrarë kohë më parë në Athinë kishin hyrë të armatosur në një lokal në Lezhë.

    Në pranga në lidhje me ngjarjen është vendosur më herët edhe Eris Mehmetaj i dyshuar se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Mehmetaj akuzohet se i ka dhënë automjetin e tij autorit të krimit dhe ai e ka pohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se i ka lënë makinën një miku, pa e ditur se për çfarë do të përdorej më pas.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës.
    I arrestuari, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
    Si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 27.04.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.
    Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.
    Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
    Renato Hoxhaj u ekzekutua me katër plumba mëngjesin e 27 prillit. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Autori ende i paidentifikuar ka lëvizur me një makinë tip “Range Rover” që është pikasur para dhe pas krimit dhe më pas ka humbur çdo gjurmë, ndërsa rezulton se ky mjet është blerë rreth 3 javë para krimit në Tiranë. Vrasja dyshohet të jetë porositur nga Dubai, ndërsa për të vënë në jetë planin e ekzekutimit të Hoxhajt më 27 prill, autorët kanë përdorur 3 automjete./ZËRI

  • Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë

    Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë

    Policia e Vlorës ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ngjarje e ndodhur më 27 prill të këtij viti.
    Sipas uniformave blu i arrestuari është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
    “Si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 27.04.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.
    Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.
    Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë./Opinion.al

  • VIDEO – EMRI/ Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një prej autorëve të dyshuar, policia e shtrin përtokë

    VIDEO – EMRI/ Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një prej autorëve të dyshuar, policia e shtrin përtokë

    Policia ka vendosur në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhaj.

    I arrestuari, sipas policsë, është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

    Gjatë operacionit policor i koduar “Në gjurmë” është vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës.

    I arrestuari është Kleanth Bylyku alias Armando Gega.

    Njoftimi:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës.

    I arrestuari, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 27.04.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.

    Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.

    Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

  • Vrasja e rojes Renato Hoxhaj në Vlorë, arrestohet një prej autorëve

    Vrasja e rojes Renato Hoxhaj në Vlorë, arrestohet një prej autorëve

    PAMJE NGA ARRESTIMI

    TIRANË-Është arrestuar një prej autorëve të vrasjes së Renato Hoxhaj, ngjarje e ndodhur në Vlorë më 27 prill. Policia njofton se autori i dyshuar, Kleanth Bylyku alias Armando Gega është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
    42-vjeçari me dy emra akuzohet si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Policia ka identifikuar edhe ekzekutorin, një shtetas rumun që është larguar nga Shqipëria.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës.
    I arrestuari, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
    Si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 27.04.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.
    Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.
    Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

  • Vrasja e rojes, kapet një prej autorëve! Ekzekutori rumun u largua nga Shqipëria

    Vrasja e rojes, kapet një prej autorëve! Ekzekutori rumun u largua nga Shqipëria

    Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së rojes Renato Hoxha në Vlorë më 27 prill. Në pranga ka rënë Kleanth Bylyku alias Armando Gega. Po ashtu blutë e Vlorës kanë identifikuar edhe ekzekutorin, një shtetas rumun që është larguar nga Shqipëria. ”Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R.H, 58-vjeç. Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë”,-informon Policia e Vlorës.
    Postimi i plotë

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës. I arrestuari, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

    Si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 27.04.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R.H, 58-vjeç.
    Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K.B, alias A.G, 42-vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R.H, 58-vjeç. Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

  • Vrasja misterioze e Renato Hoxhajt në Vlorë, pranga njërit prej autorëve (DETAJE)

    Vrasja misterioze e Renato Hoxhajt në Vlorë, pranga njërit prej autorëve (DETAJE)

    Policia e Vlorës ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ngjarje që ka ndodhur më 27 prill të këtij viti. I arrestuari është një 42-vjeçar me iniciale K. B., alias A. G., 42 vjeç.
    Ai dyshohet si bashkëautor në vrasjen me paramendim të 58-vjeçarit. Bazuar në prova, ai ishte në kërkim nga policia pasi i është caktuar më 30 korrik masa e sigurisë arrest me burg.
    Ky është edhe momenti i arrestimit të tij teksa udhëtonte si pasagjer me një makinë tip “Audi”.

    58-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Në bazë të hetimeve rezultoi se Hoxhaj u qëllua nga 2 armë zjarri.
    Ndonëse Hoxhaj nuk rezultonte një person me precedentë, hetuesit dyshojnë se ekzekutimi i tij mund të ketë ardhur për shkak të lidhjes që ai kishte me një grup kriminal. Po ashtu ka dyshime se Renato Hoxhaj të kishte dijeni për një vrasje të ndodhur në qytetin e Vlorës muaj më parë.

  • Panik në Tiranë/ Shpërthim me tritol në një lokal në ‘Rrugën e Durrësit’, policia në ndjekje të autorëve

    Panik në Tiranë/ Shpërthim me tritol në një lokal në ‘Rrugën e Durrësit’, policia në ndjekje të autorëve

    Një sasi e vogël lënde plasëse ka plasur në derën e një lokali në ‘rrugën e Durrësit’, në kryeqytet.
    Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:45).
    Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar vetëm për dëme materiale.
    Blutë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ autorëve.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.