Tag: autorëve

  • Hetimet zbulojnë mjet të dytë të autorëve, pas djegies së Audi-t në Mirakë

    Hetimet zbulojnë mjet të dytë të autorëve, pas djegies së Audi-t në Mirakë

    Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi atentatin e mbrëmjes së së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla, i njohur edhe me emrin Edmond Hyka.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Burime policore konfirmojnë se, përveç automjetit tip Audi që u gjet i djegur në Mirakë, policia dyshon se në atentat është përfshirë edhe një automjet tjetër. Ky mjet i dytë, i cili mendohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar pas ekzekutimit, është lokalizuar në qytetin e Durrësit dhe është sekuestruar për ekspertizë të specializuar. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas hetuesve, automjeti i sekuestruar në Durrës dyshohet të jetë përdorur ose në fazat përgatitore të krimit, ose menjëherë pas ekzekutimit për arratisjen e autorëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Të dy automjetet po analizohen nga ekspertët e kriminalistikës për gjurmë biologjike, daktiloskopike dhe çdo provë tjetër materiale që mund të çojë në identifikimin e autorëve të atentatit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet personi që përdori automjetin e autorëve, shoqërohet një tjetër

    Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet personi që përdori automjetin e autorëve, shoqërohet një tjetër

    Naldo Gjini, personi që u shoqërua një ditë më parë si personi që ditëve të fundit ishte parë duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e Mondi Mëhallës në Elbasan, është arrestuar. Gazetari Sokol Dema raporton se ai është arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës.
    Në polici është shoqëruar edhe një person tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor, i cili po verifikohet. Ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
    Biznesmeni Mëhalla, sapo doli nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe hyri në makinën tip “Range Rover”, kur u qëllua 3 herë me plumba pistolete, 2 prej të cilëve e kapën në kokë, çka solli vdekjen e menjëhershme. Sipas dinamikës së zbardhur nga hetuesit e Elbasanit, një prej autorëve ka dalë nga makina tip “Audi”, është afruar dhe ka qëlluar.
    43-vjeçari me 2 emra, nuk ishte person i panjohur për policinë, me precedentë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje. Ai jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa kishte shtrirë prej vitesh aktivitetet e tij të biznesit në Elbasan.
    Aktualisht, pronar i karburantit “Xhaxhi Oil, pranë të cilit u ekzekutua në atentatin mafioz, një shërbimi taksi “El Taxi”, të ngritur së fundmi si dhe deri para pak vitesh posedonte një lokal të njohur në Elbasan, “Hollyëood Lounge Bar”, aktualisht me aktivitet të pezulluar.

  • Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mëhalla në Elbasan, 8 të shoqëruar, mjeti i autorëve gjendet i djegur në Librazhd, brenda…

    Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mëhalla në Elbasan, 8 të shoqëruar, mjeti i autorëve gjendet i djegur në Librazhd, brenda…

    Dy ditë pas atentatit ku mbeti i vrarë Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, mister mbeten autorët. Deri në këtë fazë të hetimit, grupi i posaçëm që po filtron çdo provë për të zbardhur ngjarjen, shoqëroi të paktën 7 persona për t’u marrë në pyetje, kryesisht dëshmitarë dhe familjarë të viktimës 43 vjeç. Deklarimet e tyre bëhet me dije se nuk kanë ndihmuar për të avancuar në hetime. Autorët, të cilët mendohen se ishin të paktën 2 persona, u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë të zezë, tip “Audi”, të cilën e shkrumbuan 15 kilometër më tutje në mes të asfaltit në afërsi të fshatit Mirakë, në drejtim të Librazhdit. Brenda saj hetuesit gjetën një pistoletë “Beretta”, e njëjta që dyshohet se u përdor në krim.
    Nga aty, hetuesit nuk kanë më asnjë gjurmë të autorëve, të cilët dyshohet se u morën nga një makinë tjetër për t’u arratisur. Biznesmeni Mëhalla, sapo doli nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe hyri në makinën tip “Range Rover”, kur u qëllua 3 herë me plumba pistolete, 2 prej të cilëve e kapën në kokë, çka solli vdekjen e menjëhershme. Sipas dinamikës së zbardhur nga hetuesit e Elbasanit, një prej autorëve ka dalë nga makina tip “Audi”, është afruar dhe ka qëlluar. 43-vjeçari me 2 emra, nuk ishte person i panjohur për policinë, me precedentë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje. Ai jetonte në Tiranë në zonën e Komuna e Parisit, ndërsa kishte shtrirë prej vitesh aktivitetet e tij të biznesit në Elbasan. Aktualisht, pronar i karburantit “Xhaxhi Oil, pranë të cilit u ekzekutua në atentatin mafioz, një shërbimi taksi “El Taxi”, të ngritur së fundmi si dhe deri para pak vitesh posedonte një lokal të njohur në Elbasan, “Hollywood Lounge Bar”, aktualisht me aktivitet të pezulluar. Ndërkohë një person i identifikuar si Naldo Gjini nga Lezha është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Policinë e Elbasanit. Ai dyshohet se ka përdorur ditët e fundit automjetin tip Audi, i cili u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla alias Edmond Hyka.
    Gjini është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traut e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit.  Me arrestimin e Naldo Gjini ka shkuar në 8 numri i të shoqëruarve për vrasjen e biznesmenit Hyka. “Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, ku mbeti i vrarë shtetasi M. M., alias E. H., 43 vjeç, ditën e sotme u konstatua në fshatin Mirakë, automjeti tip “Audi”, i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, njoftoi dje policia. Ngjarja po hetohet në disa pista, nga e shkuara e tij, deri te konfliktet e kohëve të fundit, të cilat mund të jenë motiv për eliminimin fizik.

  • Vrasja e biznesmenit, “Audi” i autorëve ishte në emër të kompanisë së viktimës

    Vrasja e biznesmenit, “Audi” i autorëve ishte në emër të kompanisë së viktimës

    mondi mehalla-vendngjarja-makina e dyshuar e autoreve

    ELBASAN- Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i biznesmenit 43-vjeçar Edmond Mëhalla në Elbasan, i cili u qëllua pranë biznesit të tij sapo hipi në makinë, mbrëmjen e së dielës. Autorët, të cilët sipas hetuesve, njëri ka qenë qitësi dhe tjetri ka drejtuar makinën me të cilën janë larguar nga vendi i ngjarjes, vazhdojnë të mbeten mister.
    Ndërkohë, burime për mediat kanë zbuluar se makina e autorëve të dyshuar të krimit, tip “Audi” ngjyrë e zezë, ka qenë në pronësi të vetë kompanisë së biznesmenit. Automjeti në fjalë u gjet i djegur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Mirakë. 

    Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të Librazhdit. 
    Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash./ZËRI

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

    Është gjetur në fshatin Mirakë të Librazhdit një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve që vranë Mond Mëhallën mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
    Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit.
    Biznesmeni Mëhalla u ekzekutua me armë zjarri me dy plumba në kokë, në automjetin e tij tip “Range Rover”, pak momente sapo kishte lënë biznesin e tij.

  • Vlorë/ Shpërthim me tritol para banesës së 63-vjeçares, policia në kërkim të autorëve

    Vlorë/ Shpërthim me tritol para banesës së 63-vjeçares, policia në kërkim të autorëve

    Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë rreth orës 23:38. Policia informon se lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës në pronësi të 63-vjeçares Bakie Zoto.
    Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    “Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka referuar materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres.”, njofton policia.
    gijotina.com/

  • Dy persona të maskuar kanë qëlluar drejt makinës së Julian Sulos/ Zbulohet fotoja e autorëve në Lushnjë

    Dy persona të maskuar kanë qëlluar drejt makinës së Julian Sulos/ Zbulohet fotoja e autorëve në Lushnjë

    Publikohen pamjet e autorëve, që i bënë atentat rivalit të Aldo Bares në qytetin e Lushnjës. Në foton e siguruar, shihen dy autorë teska qëllojnë me armë zjarri mbi makinën e Julian Sulos, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.
    BMW e zezë të Sulos është parë të hyjë në rrugë, autorët zbritën nga mjeti dhe hapën zjarr ndaj tij, njëri me kallashnikov, tjetri me pistoletë. Ata nuk e kapën menjëherë shënjestrën, pasi makina e 45-vjeçarit kaloi me shpejtësi, duke shtuar mundësinë për t’i shpëtuar sulmit.
    10 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, 25 persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje për atentatin. I pyetur nga grupi hetimor, Sulo deklaroi se nuk ka konflikt me askënd, ndërsa personat që qëlluan në drejtim të tij, shtoi se nuk i njeh.

  • Atentati në Lushnje/ Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares, zbulohet lëvizjet e autorëve para breshërive ndaj 45-vjeçarit

    Atentati në Lushnje/ Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares, zbulohet lëvizjet e autorëve para breshërive ndaj 45-vjeçarit

    45 vjeçari Juljan Sula, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, rreth orës 11 të kësaj të marte sapo kishte dalë nga banesa e tij në Karbunarë pa e ditur se në hyrje të Lushnjes do të binte pre e një atentati nga 3 persona që i kishin ngritur pritë. 

    Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se kur po qarkullonte me makinë pranë stadiumit, drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi nga 3 persona që dolën nga një mjet i parkuar në zonë.
    Për t’i shpëtuar rrezes së sulmit Sula u largua me mjet drejt banesës së tij në afërsi të së cilës e gjeti dhe policia.  45-vjeçari u gjet i plagosur në këmbë dhe mjekët ligjor do të saktësojnë rrethanat e këtij dëmtimi.
    Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Lushnjës mes spitalit dhe stadiumit të qytetit ku qytetarë të rastësishëm shpëtuan mrekullisht nga të shtënat me breshëri.
    Pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën.  Në brendësi të të cilit policia gjeti një kallashnikov dhe një pistoletë që dyshohet se u përkiste autorëve të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Të dhënat e mjetit dhe të armëve do të analizohen me imtësi nga ana e policisë me qëllim identifikimin e autorëve.
    Po ashtu po punohet me pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbuluar itenerarin e tyre dhe të dhëna që mund të çojnë në gjurmë të tyre.
    Juljan Sula është një person me dritëhije kriminale shpesh herë i dyshuar nga policia për ngjarje të rënda kriminale e të tjera herë si objekt i sulmeve.
    Pikërisht tek kjo e shkuar policia do të kërkojë të dhëna mbi konfliktet e mundshme që sollën atentatin e kësaj të marte ndaj tij.
    Ai njihet si kundërshtarë i të dënuarit përjetë Aldo Bares, dhe mik me Laert Haxhinë, sërish i dënuar përjetë.
     

    Top Channel

  • Kush ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, zbulohen detaje

    Kush ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, zbulohen detaje

    Kronikë E Martë, 25 Nëntor 2025 12:44
    Atentati me armë zjarri në Lushnje kishte objektiv 45-vjeçarin J. Sulo. Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se nga një automjet në lëvizje e sipër është qëlluar me armë zjarri në drejtim të 45-vjeçarit, i cili mbeti i plagosur në këmbë.
    Pak minuta më vonë, automjeti që dyshohet se u përket autorëve është gjetur i djegur në fshatin Lifaj. Brenda në makinë është gjetur edhe një pistoletë.

    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    J. Sulo njihet si një nga kundërshtarët e Aldo Bares, pjesëtar i bandës së Lushnjes. Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Ndërsa ka qenë i dyshuar edhe në atentatin ndaj J. Hoxhës dhe Z. Latifit, miq të nipit të Aldo Bares.

  • Dhjetra gëzhoja në rrugë dhe mjeti i djegur i autorëve, çfarë la pas atentati ndaj rivalit të Aldo Bares

    Dhjetra gëzhoja në rrugë dhe mjeti i djegur i autorëve, çfarë la pas atentati ndaj rivalit të Aldo Bares

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    LUSHNJË-Julian Sula i njohur si ‘Juli i Pashakos’ dhe rival i Aldo Bares, i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në qytetin e Lushnjës. Sula po lëvizte me makinë në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur autori/ët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi.
    Si pasojë e të shtënave ‘Juli i Pashakos’ ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhjetra gëzhoja. Ndërkohë në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Mjeti i djegur tip ‘Nissan’ rezulton me targa greke, bënda të cilit u gjetën armë zjarri. 

    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ZËRI