Tag: autorët

  • DETAJE nga vrasja në Rinas! Autorët qëlluan drejt një Benzi të bardhë, vetë u larguan me Toyota Yaris

    DETAJE nga vrasja në Rinas! Autorët qëlluan drejt një Benzi të bardhë, vetë u larguan me Toyota Yaris

    Mjeti tip “Benz”

    TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Rinas, ku dy persona dyshohet të jenë vrarë dhe një i tretë ka mbetur i plagosur. Raportohet se është qëlluar në drejtim të një mjeti tip “Benz” në të cilin udhëtonin të paktën dy persona. Autorët janë larguar me një makinë tip Toyota Yaris. 
    Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u drejtuar në zonën e Fushë-Krujës. Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në disa akse të qarkullimit, ndërsa po kontrollohen rrugët dytësore dhe fshatrat përreth për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
    Nga dinamika e ngjarjes dhe mënyra e ekzekutimit, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat me prapavijë mafioze, ndoshta në vazhdën e konflikteve të mëparshme mes grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Fushë-Krujës dhe Tiranës./ZËRI

  • Detaje nga atentati/ Autorët e ndoqën makinën për rreth 3 kilometra, RENEA e FNSH drejt Fushë Krujës

    Detaje nga atentati/ Autorët e ndoqën makinën për rreth 3 kilometra, RENEA e FNSH drejt Fushë Krujës

    Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur pranë Rinasit. Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është ekzekutuar. Ai po lëvizte bashkë me një person tjetër me një mjet Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Shoferi ka mbetur i plagosur rëndë. Nga informacionet e para, mjeti është në pronësi të Elvis Kosovës
    Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke. Dani me precedentë të mëparshëm kriminalë. Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra.
    Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët. Efektivët arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. Shoferi nuk lëviz, por është duke marrë frymë me vështirësi. Ndërsa viktima dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit me kokën poshtë.

  • Morën peng të riun dhe e dhunuan për 5 mijë euro, identifikohen 5 autorët, arrestohen 2 prej tyre

    Morën peng të riun dhe e dhunuan për 5 mijë euro, identifikohen 5 autorët, arrestohen 2 prej tyre

    Një 27-vjeçar është marrë peng për disa orë në Tiranë dhe është dhunuar fizikisht.

    Ngjarja ka ndodhur në një apartament në kryeqytet, ku të riut i është kërkuar shuma prej 5 mijë eurosh.
    Policia njofton sot se janë identifikuar pesë autorët.  Në pranga ranë L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
    Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash.
    Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit).
    Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Qëlluan me armë drejt shtëpisë së një personi, shpallen në kërkim dy autorët në Shkodër

    Qëlluan me armë drejt shtëpisë së një personi, shpallen në kërkim dy autorët në Shkodër

    FOTO ILUSTRUESE

    SHKODËR-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e djeshme (8 nëntor) në Shkodër. Dy persona raportohet të kenë qëlluar drejt një banese në pronësi të një 48-vjeçari. Autorët janë shpallur në kërkim, ndërsa ende nuk dihet motivi i ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe A. K., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se, më datë 08.11.2025, në fshatin Likaj, për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. L., 48 vjeç. Vijon puna për kapjen e tyre.

  • Çmimi “Jakov Xoxa”, përzgjidhen autorët e rinj dhe do të shpallen edhe fituesit në fund të muajit dhjetor

    Çmimi “Jakov Xoxa”, përzgjidhen autorët e rinj dhe do të shpallen edhe fituesit në fund të muajit dhjetor

    Çmimi “Jakov Xoxa”, i kthyer tashmë në traditë për të vlerësuar autorët e rinj, nis edicionin e dytë.

    Juria prej pesë anëtarësh, e kryesuar nga Rexhep Qosja do të gjykojë kandidatët mbi disa kritere, sidomos origjinaliteti e qëndrueshmëria e veprës, humanizmi dhe përcjellja e realitetit.

    “Ky çmim vjen si mundësi për të gjithë autorët e rinj shqiptarë, që këto vite kanë shkruar vepra, proza apo poezi. Është mundësi e mirë që ne të njohim përmes gjykimit të një jurie të dedikuar, që drejtohet nga një personalitet si Rexhep Qosja për të parë cilat janë vokacionet e letërsisë së re shqipe”, u shpreh Alda Bardhyli.

    Juria e përzgjedhur bën një analizë në veprat e botuara ndër vite për të evidentuar një figurë që ka spikatur më shumë dhe që me veprën e tij ka sjellë një qasje ndryshe, një evoluim në kulturën e shkrimit shqip.

    Procesi i vlerësimit është ndarë në tre faza, në të cilat përzgjidhen kandidatët deri në 10 dhjetor dhe në fund të vitit do të shpallet fituesi, që do të përfitojë një shumë monetare dhe mundësinë e botimit të një libri.

    Anëtari i bordit ekzekutiv të Çmimit “Jakov Xoxa”, Fatos Çoçoli tha: “Juria kërkon zërat e rinj, krijuesit e rinj, energji të reja në nivel të lartë letrar. Autorët e rinj kanë shumë botë, kanë shumë përsiatje të modernizmit, kështu që gjykoj se edicioni i dytë do të jetë më i mirë se i pari. Do të japë atë që kemi nevojë, një traditë, një dimension të traditës, të letrave tona të mrekullueshme, që çdo vit përjetojnë një zhvillim të ri”.

    “Për ne është kënaqësi e madhe të mbështesim këtë lloj letërsie, këta autorë që pas viteve ’90, po çlirojnë talentin e tyre”, u shpreh Agron Xoxa.

    Ky çmim që mbështet dhe motivon autorët e rinj, njëkohësisht nderon një ndër romancierët më të rëndësishëm të shekullit XX, që biri, Agron Xoxa, e kujton me emocion si krijuesin që i jepte shpirt personazheve që krijonte.

    “Për ne, Jakovi mbetet gjithmonë po ai njeri modest, shumë familjar, me një pasion të jashtëzakonshëm, për letërsinë në radhë të parë, për personazhet e tij. Kujtoj se kur e ndiente që po largohej, tha ‘unë po iki, por po lë jetim personazhet e mia’”, tha Xoxa.

    Duke paraqitur jetën e myzeqarit me të gjitha sfidat dhe vështirësitë e kohës, Jakov Xoxa la pas një krijimtari të gjerë, por vepra më përfaqësuese e tij është romani “Lumi i Vdekur” që tematizon fenomenin e natyrës dhe kulturës, ku natyralja paraqitet si kundërpeshë e arrogancës së njeriut./tch

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FESTIVALI “FLAUTI MAGJIK” EDICIONI I 12-TË NË RTSH, NË PROGRAM KOMPOZITORË TË MIRËNJOHUR BOTËRORË

  • VIDEO/ Grabitje spektakolare në një dyqan bizhuterish në Los Angelos! Punonjësi tenton të largojë autorët, qëllohet me armë roja

    VIDEO/ Grabitje spektakolare në një dyqan bizhuterish në Los Angelos! Punonjësi tenton të largojë autorët, qëllohet me armë roja

    Një kamerë sigurie ka regjistruar momentet dramatike të një grabitjeje që ndodhi në një dyqan bizhuterish në Los Angeles, të hënën pasdite.
    Pamjet tregojnë një grup grabitësish të maskuar teksa hyjnë me forcë në dyqan dhe, nën kërcënimin e armëve, kërkojnë bizhuteri nga dy punonjësit e pranishëm.
    “Jo! Jo! Jo! Dilni jashtë!”, dëgjohet duke bërtitur njëri prej punonjësve, ndërsa alarmi i sigurisë aktivizohet.

    Ngjarja shënon grabitjen e dytë në të njëjtin dyqan brenda dy vjetësh.

    Sipas vajzës së pronarit, një prej punonjëseve “filloi ta godiste një nga grabitësit për ta detyruar të largohej”.
    Pak sekonda pasi autorët braktisën vendngjarjen, u dëgjuan të shtëna armësh që lanë të plagosur rëndë një roje sigurie 50-vjeçar.
    Policia e Los Angeles njoftoi se një prej të dyshuarve është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë ende në arrati.
    Dyqani i bizhuterive, i cili operon prej 40 vjetësh, sipas pronarit nuk ka pasur kurrë më parë incidente të tilla.

  • Grabitja në Salamina, autorët torturuan për vdekje të moshuarën, i biri: E masakruan me urrejtje

    Grabitja në Salamina, autorët torturuan për vdekje të moshuarën, i biri: E masakruan me urrejtje

    Detaje të rënda kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e një të moshuare në Greqi, e cila u torturua nga grabitësit. Një grua 75-vjeçare duket se ka përjetuar një vdekje brutale dhe torturuese, pasi grabitës të pamëshirshëm e vranë dhe pas grabitën sende në banesën e saj, u zhdukën pa gjurmë. Ngjarja ndodhi në Salamina.
    Raporti i autopsisë mbi trupin e gruas së moshuar, i paraqitur nga protothema.gr, tregon se vdekja e saj erdhi si pasojë e lëndimeve të rënda në kokë, qafë dhe gjoks nga goditjet me një mjet të ngjashëm me shkopinj, një kaçavidë dhe një thikë. “E torturuan me urrejtje”, thotë djali i saj. Aktualisht ka dy skenarë që po hetohen, ose grabitësit nuk hezituan ta vrisnin të moshuarën, ose kjo e fundit i ka njohur dhe ata janë detyruar ta eliminojnë.
    Është gjithashtu e mundur që autorët të kenë pasur informacione “të brendshme” në lidhje 8,000-10,000 eurot dhe disa bizhuteri të rralla që ndodheshin në banesën e saj.

  • ‘Më jep paratë’/ 6 persona shantazhonin një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, arrestohet një nga autorët

    ‘Më jep paratë’/ 6 persona shantazhonin një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, arrestohet një nga autorët

    Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Pretendimi”.
    Kanosën dhe shantazhuan një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash që pretendonin se këta shtetas ia kishin borxh, identifikohen 6 autorët e dyshuar (3 prej tyre vëllezër).
    Vihet në pranga 1 prej tyre, procedohen penalisht 4, punohet për kapjen e tjetrit.
    Sekuestrohet 1 automjet.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas njoftimit të marrë se një 29-vjeçar dhe familjarët e tij po kanoseshin për dhënien e një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pretendimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar, nga të cilët:-u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 26 vjeç;-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 35 vjeç, R. B., 35 vjeç, S. B., 19 vjeç, banues në Librazhd dhe L. F., 32 vjeç, banues në Peshkopi;-u shpall në kërkim shtetasi A. C., 28 vjeç, vëllai i 26-vjeçarit të arrestuar dhe i 35-vjeçarit të proceduar.
    Nga hetimet dyshohet se këta 6 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe shantazhuar nëpërmjet celularit, 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, me pretendimin se këta shtetas i kishin borxh një shumë të konsiderueshme parash.

  • Vjedhja SPEKTAKOLARE e Muzeut të Luvrit! Arrestohet i dyshuari i tretë, bizhuteritë ende pa asnjë ‘gjurmë’

    Vjedhja SPEKTAKOLARE e Muzeut të Luvrit! Arrestohet i dyshuari i tretë, bizhuteritë ende pa asnjë ‘gjurmë’

    Autoritetet franceze bënë një arrestim të ri të mërkurën në mbrëmje në lidhje me vjedhjen në muzeun e Luvrit. Sipas BFMTV, arrestimi i tretë u bë në Paris dhe i dyshuari është marrë në pyetje në atë që është përshkruar si “vjedhja e shekullit”. Sipas të njëjtit burim, burri që u arrestua ishte i pranishëm në vjedhjen që ndodhi më 19 tetor.

    Dy të arrestuarit e parë u lanë në paraburgim. Dje, të mërkurën, dy të dyshuarit u arrestuan dhe u akuzuan për “vjedhje nga një bandë e organizuar dhe formimin e një grupi kriminal me qëllim kryerjen e një krimi të rëndë”, njoftoi  Prokuroria e Parisit. Të dy u dërguan në burg, pasi këshilli gjyqësor vendosi se kishte prova të mjaftueshme për fajësinë e tyre në grabitjen filmike të Muzeut të Luvrit.

    Avokatët e njërit prej të pandehurve deklaruan se “ekziston një ndryshim i madh midis natyrës së këtij rasti dhe personalitetit krejtësisht të zakonshëm të klientit tonë”, duke theksuar nevojën për “respekt absolut për konfidencialitetin e hetimit dhe marrjes në pyetje”, sipas Le Monde.

    “Ata i pranuan pjesërisht faktet”

    Prokurorja e Parisit, Laure Beko, tha se të dy burrat i kishin “pranuar pjesërisht ngjarjet”. Sipas saj, ata konsiderohen autorët natyrorë të grabitjes që zgjati më pak se tetë minuta në Galerinë Apollo.

    I dyshuari i parë, një shtetas algjerian 34-vjeçar, u arrestua të shtunën, më 25 tetor, në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle, pak para se të nisej për në Algjeri pa biletë vajtje-ardhje. I dyti, një burrë 39-vjeçar, u arrestua gjysmë ore më vonë pranë shtëpisë së tij në Aubervilliers, një periferi të Parisit.

    Autoritetet arritën të identifikonin autorët falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në një nga skuterët që përdorën për t’u arratisur. 34-vjeçari, banor i Francës që nga viti 2010, ishte i njohur tashmë për autoritetet për shkelje të Aktit të Trafikut Rrugor dhe një dënim për vjedhje.

    39-vjeçari, gjithashtu banor i Aubervilliers, deklaroi se punon ilegalisht si shofer taksie, ndërsa në të kaluarën kishte punuar edhe si shpërndarës. Ai ishte dënuar për vjedhje të rënda në vitet 2008 dhe 2014, dhe është nën kontroll gjyqësor për një çështje tjetër që do të dëgjohet në nëntor. ADN-ja e tij u gjet në vitrina të thyera dhe objekte që autorët i braktisën gjatë arratisjes së tyre.

    Tetë bizhuteri me vlerë 88 milionë euro

    Sipas prokurorit, autorët e krimit vodhën tetë xhevahire të kurorës franceze, me vlerë 88 milionë euro. “Këto xhevahire tani janë absolutisht të pamundura për t’u shitur”, theksoi Beko, duke vënë në dukje se “kushdo që i blen ato do të jetë fajtor për pranimin e të ardhurave nga krimi”.

    Policia po heton nëse ka pasur një rrjet më të gjerë apo një mendje të mundshme organizatori. Deri më tani, pjesëmarrja e katër autorëve është identifikuar me siguri, pa asnjë shenjë të bashkëpunimit të brendshëm në muze.

     

  • Skandal në Gjermani/ Shqiptari u shtir si polic, ja çfarë bëri

    Skandal në Gjermani/ Shqiptari u shtir si polic, ja çfarë bëri

    Policia gjermane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ishte një nga autorët e grabitjes së një autobusi me udhëtarë në Bavarinë e Poshtme.
    Ngjarja ndodhi gjatë natës së djeshme në autostradën A93, pranë daljes Aiglsbach, ku tre persona ndaluan autobusin duke përdorur shenja që imitonin ato të policisë. Shoferi, duke menduar se bëhej fjalë për një kontroll rutinë, ndaloi mjetin në anë të rrugës.
    Pasi hynë në autobus, autorët improvizuan një “kontroll të rremë”, gjatë të cilit i morën shoferit para dhe dokumente personale, e më pas u larguan me makinë pas pak minutash, raportojnë mediat gjermane.
    Policia njofton se i arrestuari ishte në kërkim edhe për një tjetër vepër penale, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij vijojnë të jenë në arrati. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre po zhvillohen “me intensitet të lartë”.
    Sipas informacioneve fillestare, autorët kishin me vete armë zjarri, por nuk kanë kërcënuar apo lënduar askënd gjatë grabitjes. Autobusi po udhëtonte nga jashtë Gjermanisë, ndërsa pasagjerët nuk u prekën fizikisht nga autorët.
    Policia gjermane e ka cilësuar ngjarjen si “jashtëzakonisht të pazakontë”, duke e krahasuar me një skemë tipike filmash kriminalë.
    Shënim: Fotoja e përdorur në artikull është ilustruese .