Tag: autorët

  • Makina e djegur në fshatin Halil, autorët kaluan të pashqetësuar pranë Komisariatit të Krujës

    Makina e djegur në fshatin Halil, autorët kaluan të pashqetësuar pranë Komisariatit të Krujës

    Automjeti i autorëve të atentatit në Rinas, automjet tip Toyota me targa greke, është gjetur i djegur në një përrua pranë aksit Fushë Krujë mes fshatrave Halil dhe Zallë.
    Vendi ku është gjetur automjeti i djegur nuk ka rrugë, por kalohet vetëm me këmbë pasi është shteg vetëm për këmbësorë dhe bagëti.
    Është po i njëjti vend që përdorën autorët për të qëlluar në drejtim të hotelit të pronësi të Edmond Vogës disa kohë më parë. Sakaq, Fushë Kruja është blinduar nga forca të shumta policie, ndërsa e paqartë është fakti sesi autorët kanë arritur të pashqëtësuar të vijnë nga Rinasi drejt Fushë Krujës dhe të kalojnë pranë Komisariatit të Krujës, që ndodhet në afërsi të vendit ku u gjet automjeti i djegur.

  • Makina u gjet e djegur në një përrua në Fushë-Krujë, policia jep detaje: Ja çfarë u gjetën në mjet

    Makina u gjet e djegur në një përrua në Fushë-Krujë, policia jep detaje: Ja çfarë u gjetën në mjet

    Policia e Fushë-Krujës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjetjen e mjetit më të cilin kanë lëvizur autorët e atentatit ndaj Gilmando Danit, pranë aeroportit të Rinasit pasditen e sotme.
    Krujë
    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
    Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
    Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Zbulohen detajet tronditëse të atentatit/ Autorët e kanë pritur para aeroportit me kapele e maskë, dhe kanë lëvizur..

    Zbulohen detajet tronditëse të atentatit/ Autorët e kanë pritur para aeroportit me kapele e maskë, dhe kanë lëvizur..

    Zbulohen detaje të tjera nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP-së.
    Nga hetimet paraprake është zbuluar se autorët e kanë pritur para aeroportit dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën.
    Aty nga makina autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti “Benz” eci për disa metra dhe ndaloi nga të shtënat.
    Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë. Më pas, kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës.
    Shaljari ka një plagë plumbi në kokë dhe gjendja e tij është kritike, teksa mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë.
    Po hetohet gjithashtu nëse autorët kanë pasur informacione të detajuara për itinerarin e shënjestrave dhe kush ua ka ‘servirur’ ato.

  • ‘Autorët e atentatit të Rinasit, profesionistë’, Klodiana Lala: Kryen vrasjen pranë zonës VIP, nën mbikqyrje policore

    ‘Autorët e atentatit të Rinasit, profesionistë’, Klodiana Lala: Kryen vrasjen pranë zonës VIP, nën mbikqyrje policore

    Gazetarja Klodiana Lala i ka quajtur autorët e atentatit të ndodhur në Rinas, si profesionistë dhe të mirë organizuar.
    Ajo u shpreh se atentati ndodhi vetëm 50 metra larg komisariatit, si dhe shumë pranë zonës VIP një zonë shumë e sigurt.
    “Autorët jo amatorë. Kryen një krim në një zonë shumë të populluar ku postblloku i policisë duhet të jetë pikërisht aty, sepse është edhe zona vip, ku hyjnë personat e njohur dhe politikanët dhe konsiderohet si zonë shumë e mbrojtur.Ajo që është më tronditës e është se pasi u krye krimi ka pasur tentativë për t’u dhënë ndihmë personave në automjet, por të shohësh polici e godet me këmbë xhamin e makinës, çka tregon si është shkretuar policia. Kërkohet një levë të hapet xhami që të hapet makina.Komisariati i Rinasit është vetëm 50 metra nga vendngjarja”, tha ajo.

  • Detaje të reja nga ekzekutimi në Rinas / Pas breshërisë, një nga autorët del nga makina dhe qëllon sërish mbi Danin dhe Shaljanin

    Detaje të reja nga ekzekutimi në Rinas / Pas breshërisë, një nga autorët del nga makina dhe qëllon sërish mbi Danin dhe Shaljanin

    Janë zbuluar detaje të reja nga atentati i ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij Muçi Shaljani.
    Gazetari i “Vizion Plus”, Esido Barkaj, ka mësuar se makina me të cilën lëviznin autorët e ka pritur sapo ka dalë nga aeroporti dhe kanë lëvizur paralelisht me mjetin në të cilin ndodheshin Dani dhe Shaljani.Lexo edhe :
    Sapo janë afruar në rrethrrotullimin e Rinasit, autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke lënë të vdekur Danin dhe të plagosur rëndë Shaljanin.

    Pas breshërisë, mjeti “Benz” ku ndodheshin Dani dhe Shaljani ecën edhe disa metra dhe ndalon, ndërkohë një nga autorët me kapele dhe i maskuar zbret nga mjeti tjetër, afrohet dhe qëllon disa herë me pistoletë për t’u siguruar që shënjestra të ketë vdekur.
    Më pas, kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë Krujës. Ndërkohë, disa minuta më vonë, në afërsi të fshatit Halil në Fushë Krujë, policia gjen një makinë të djegur tip “Toyota”, e dyshuar se është përdorur nga autorët.
    Nga hetimet e para rezulton se në atentat janë përdorur 4 armë zjarri.
    Njoftimi:
    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
    Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
    Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Detaje të reja nga atentati mafioz, viktima sapo erdhi nga Barcelona, u ekzekutua. Autorët i bën pritë

    Detaje të reja nga atentati mafioz, viktima sapo erdhi nga Barcelona, u ekzekutua. Autorët i bën pritë

    Autorët i kishin ngritur pritë Gilmando Danit, për ta ekzekutuar atë.
    Dani, i njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sapo kishte ardhur nga Barcelona, u eliminua në atentat mafioz.
    Ndërsa Muçi Shaljani (Sheqeri) që mbeti i palgosur kishte dalë që të merrte me makinë të blinduar Danin.

    “Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. 
    Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
    Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.  
    Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

  • Gilmando Dani u kthye sot nga Barcelona

    Gilmando Dani u kthye sot nga Barcelona

    Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 16:05
    Gilmando Dani i cili u vra në një atentat mafioz, mësohet se sapo ishte kthyer nga Barcelona. Ai kishte udhëtuar këtë mëngjes nga qyteti spanjoll në drejtim të Shqipërisë.
    Autorët dyshohet se kanë pasur informacione të sakta për 47-vjeçarin dhe autorët, të dyshuar si dy qitës dhe një shofer i makinës “Toyota” me targa greke, i kanë bërë pritë në dalje të aeroportit.
    Gilmando Dani lëvizte si pasagjer në automjetin e blinduar, ndërsa në timon ndodhej shtetasi Muçi Shaljani (alias Sheqeri), i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe sipas policisë ndodhet në gjendje kritike për jetën. Dani është viktima e 42-të për vitin 2025 në vendin tonë nga ngjarjet kriminale dhe atentatet mafioze.

  • Gilmando Dani u kthye nga Barcelona, atentati pak minuta pasi zbriti në aeroport. Autorët kishin informacion për lëvizjet e objektivit

    Gilmando Dani u kthye nga Barcelona, atentati pak minuta pasi zbriti në aeroport. Autorët kishin informacion për lëvizjet e objektivit

    Një atentat mafioz ka tronditur pasditen e sotme zonën pranë aeroportit të Rinasit, ku një person është ekzekutuar dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas burimeve zyrtare, viktima është Gilmando Dani, i cili sapo kishte mbërritur në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit. Në dalje të terminalit, atë e priste Muçi Shaljani, i njohur ndryshe si Sheqeri, i cili u plagos gjatë breshërisë së plumbave dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Për momentin, policia e ka identifikuar përmes të dhënave operative, pasi ai nuk kishte me vete dokument identifikimi. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Pak minuta pas ngjarjes, në fshatin Halil është gjetur duke u djegur një automjet, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit. Ndërkohë, po verifikohet edhe një makinë tjetër, pasi dyshohet se në ngjarje mund të kenë marrë pjesë dy automjete.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Gilmando Dani ishte një emër i njohur për drejtësinë. Ai akuzohej në vitin 2022 për veprat penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrje pasurie”, të kryer në formën e “grupit të strukturuar kriminal”.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sipas dosjes hetimore, Dani, në bashkëpunim me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kishte kërcënuar dhe gjobitur biznesmenin Ylvi Beqja, duke i marrë pesë herë çeqe bankare si edhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës.

    Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e atentatit që tronditi një nga zonat më të sigurta të vendit.

  • Detaje të reja nga atentati në Rinas, autorët e ndoqën makinën për rreth 3 kilometra, RENEA e FNSH drejt Fushë Krujës

    Detaje të reja nga atentati në Rinas, autorët e ndoqën makinën për rreth 3 kilometra, RENEA e FNSH drejt Fushë Krujës

    Detaje të reja janë raportuar në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në një zonë mjaft të frekuentuar, pranë aeroportit të Rinasit, ku një person është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. 
    Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, ku kanë vrarë një person dhe kanë plagosur një tjetër. Mësohet se viktima është shtetasi Gilmando Dani me precedentë të mëparshëm kriminalë. 
    Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra. 
    Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët. 

  • Atentati në Rinas, autorët dyshohet se u arratisën me një mjet me targa greke! Digjet një makinë në zonën e Krujës

    Atentati në Rinas, autorët dyshohet se u arratisën me një mjet me targa greke! Digjet një makinë në zonën e Krujës

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin mafioz që u regjistrua mesditën e sotme pranë rrethrrotullimit në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku mbeti viktimë krahu i djathtë i grupit kriminal të Emiljano Shullazit.
    Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj një automjeti në lëvizje, ku ndodheshin dy persona.
    Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i vrarë në vendngjarje shoferi i mjetit, i identifikuar si Gilmando Dani, ndërsa pasagjeri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes me një automjet tip Toyota me targa greke, i cili po kërkohet nga policia.
    Forca të shumta policie ndodhen në zonë, ndërsa është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e autorëve.
    Ende nuk dihen motivet e sulmit, por dyshohet se ngjarja ka prapavijë mafioze.