Tag: autorët

  • 10 sekonda atentat ndaj rivalit të Aldo Bares! PAMJET-Autorët e maskuar me kallash në dorë qëllojnë drejt Julian Sulos

    10 sekonda atentat ndaj rivalit të Aldo Bares! PAMJET-Autorët e maskuar me kallash në dorë qëllojnë drejt Julian Sulos

    Julian Sula

    LUSHNJË-Janë publikuar pamjet nga atentati i ndodhur në Lushnjë, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt automjetit të 45-vjeçarit Julian Sula. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kanë fokusuar momentin e gjuajtjes me armë.
    Sipas policisë, dy persona kanë dalë nga makina të cilën e kanë parkuar në kthesën e rrugës ‘Misto Mame’. Autorët shihen me maskë të zezë në fytyrë dhe kapele, ndërsa kanë dalë nga mjeti me kallash në duar dhe kanë qëlluar drejt automjetit tip ‘BMW’ e zezë, në të cilin ndodhej ‘Juli i Pashakos’. Pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën.

    autorët

    Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda, ku 6 plumba kane prekur makinën e Sulës ndërsa një plumb e ka prekur në këmbë. 45-vjeçari ka arritur të shpëtojë, ku u largua menjëherë me shpejtësi drejt lokalin të tij në Karbunarë dhe më pas në shtëpi. Sula ka qëndruar disa minuta në banesë dhe më pas shkoi të mjekonte këmbën në spital.

    Sa i përket ngjarjes, Sula ka deklaruar se nuk i njeh autorët dhe nuk ka konflikte me njeri. “Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes. Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e drogës, dhe bizneset. /ZËRI

    jjjjpng

    ghhhpng

  • Atentati në Lushnjë! Autorët i bënë pritë, ‘Juli i Pashakos’ ‘kyç gojën’ para Policisë! 6 të shoqëruar

    Atentati në Lushnjë! Autorët i bënë pritë, ‘Juli i Pashakos’ ‘kyç gojën’ para Policisë! 6 të shoqëruar

    Julian Sula

    LUSHNJË-Policia ka shoqëruar 6 persona në Komisariat në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e sotme në Lushnjë, ku tre persona qëlluan me breshëri kallashnikovi ndaj Julian Sulos. Ky i fundit i njohur edhe si ‘Juli i Pashakos’ është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij, por deri tani ka preferuar të heshtë në lidhje me ngjarjen. 
    45-vjeçari rreth orës 11 të kësaj të marte sapo kishte dalë nga banesa e tij në Karbunarë pa e ditur se në hyrje të Lushnjes do të binte pre e një atentati nga 3 persona që i kishin ngritur pritë. Sula po qarkullonte me makinë pranë stadiumit, drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi nga 3 persona që dolën nga një mjet i parkuar në zonë.
    Sula u gjet i plagosur në këmbë dhe mjekët ligjor do të saktësojnë rrethanat e këtij dëmtimi. Ndërkohë pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën. Brenda mjetit u gjet edhe një kallash, i cili do të analizohet me imtësi nga ana e Policisë me qëllim identifikimin e autorëve./ZËRI

  • Atentati në Rinas/ Policia ende pa prova për autorët

    Atentati në Rinas/ Policia ende pa prova për autorët

    Një javë pas atentatit në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe pas disa ditësh në spital ndërroi jetë edhe miku i tij, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani, hetimet e policisë dhe të prokurorisë mbeten ende pa një drejtim të qartë.
    Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se, pavarësisht verifikimeve të kryera në vendngjarje dhe marrjes në pyetje të disa personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, deri më tani nuk është siguruar asnjë provë që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
    Deri më tani hetuesit kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë si dhe gjurmët e mbetura në vendngjarje, por rezultatet nuk kanë prodhuar të dhëna të vlefshme. Kjo pasi edhe autorët kenë vepruar me profesionalizëm, duke shmangur lënien e provave të drejtpërdrejta.
    Policia është përqendruar tek grupet kriminale në Nikël dhe në Fushë-Krujë si të dyshuar për atentatin nga ku dyshohet të jetë dhënë edhe urdhri për shkak të përplasjeve të vjetra mes grupeve rivale.
    Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit bashkë me Muçi Shaljanin sapo u kthyen nga Spanja kur iu zu pritë në Rinas. Për të verifikuar lëvizjet e tyre, autoritetet shqiptare i kërkuan informacion Spanjës nëse mund të siguronin ndonjë të dhënë të vlefshme. Por deri më tani hetuesit nuk kanë mundur të marrin ende përgjigje prej tyre.
    Pas atentatit në Krujë u zbulua një banesë e kthyer në një bazë të tërë armatimi, ndërsa në kërkim u shpall poseduesi Ylli Zalla. Dyshimet e hetuesve janë se prej andej mund të ketë lëvizur automjeti Toyota i atentatorëve, por pa pasur sërish prova konkrete për fajësi.
    4 autorët, 3 prej të cilëve dolën nga makina dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi ishin nisur nga zona e Krujës para se të kryenin vrasjen, nga dhe u larguan sërish pasi kryen krimin.
    Në fshatin Halil ata dogjën makinën bashkë me 4 armët e zjarrit brenda, por edhe ekspertiza balistike e tyre nuk ka nxjerrë prova të rëndësishme, për shkak se armët ishin të dëmtuara nga zjarri.

  • Hetohen bandat e Fushë Krujës, dyshohet se qëndrojnë pas atentatit mafioz të Rinasit me dy viktima

    Hetohen bandat e Fushë Krujës, dyshohet se qëndrojnë pas atentatit mafioz të Rinasit me dy viktima

    Një nga pistat ku është përqendruar policia e Tiranës në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit, atentat në të cilin mbeti i plagosur e më pas humbi jetën në spital Muçi Sheqeri, janë hakmarrja nga bandat kriminale që donimojnë zonën e Niklës dhe të Fushë-Krujës.
    Kjo pistë ku janë fokusuar hetimet e Krimeve të Rënda të Tiranës vjen për shkak të përplasjeve të herëpashershme që grupi ku bënte pjesë Gilmando Dani kishte prej vitesh me ato rivale në Nikël.
    Megjithatë, blutë ende nuk kanë prova, por hetimet janë fokusuar në këtë zonë pas dyshimeve të forta që lidhen me lëvizjet që 4 autorët kanë kryer duke treguar se e njohin mirë zonën.

    Jo vetëm kaq, por një ditë pas ngjarjes së rëndë, në banesën e Ylli Zallës, i cili është në kërkim, u gjetën arsenal armësh. Grupi hetimor ka informacione se Zalla i shërbente grupeve të Niklës dhe në këtë ngjarje sipas burimeve mund të ketë lidhje indirekte me autorët, pasi besohet se armët mund të jenë siguruar prej tij.
    Armët e gjetura brenda makinës tip Toyota sipas ekspertizës janë plotësisht të shkatërruara dhe nuk kanë dhënë prova për hetuesit që mund ti ndihmojë ata në zbulimin e autorëve.
    Nga ana tjetër, policia është ende në pritje të një përgjgje nga Spanja në lidhje me të gjitha lëvizjet që dy viktimat kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre 4 ditor në Barcelonë.
    Jo vetëm kaq, por pikë kyçe për policinë është edhe informatori që ka vënë në dijeni autorët për lëvizjet e dy viktimave nga momenti që kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit deri sa kanë dalë nga parkimi.
    Ndaj hetuesit po kqyrin të gjithë personat e dyshuar që kanë qënë pranë Gilmando Danit dhe Muçi Sheqerit kur kanë mbërritur në aeroport ku po verifikohen në sistemin TIMS të gjitha lëvizjet e tyre./vizionplus.tv

  • Ekzekutimi i Gentian Bejtjas në derën e shtëpisë/ Prokuroria kërkon 23 vite burg për një nga autorët

    Ekzekutimi i Gentian Bejtjas në derën e shtëpisë/ Prokuroria kërkon 23 vite burg për një nga autorët

    23 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për një nga vrasësit e Gentjan Bejtjas në atentatin e 15 marsit 2024 në oborrin e banesës së tij.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar shpalljen fajtor të shtetasit Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari.
    Nga hetimet ka rezultuar se ditën e atentatit, persona të armatosur pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Gentjan Bejtjas kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur.
    Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip Land Rover, që është përdoruar nga autorët në vendngjarje.
    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon shpalljen fajtor të shtetasit, I. B alias B alias M për veprat penale ‘Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” , në formën e mbajtjes në banesë dhe “Falsifikimi apo përdorimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave të falsifikuara” , parashikuar nga nenet 78/1 e 25,  278/4 dhe 189/1  i i Kodit Penal.
    Nga hetimet e procedimit penal nr.1944 të vitit 2024, rezultoi se më datë 15.03.2024, persona të armatosur pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së shtetasit G.B, kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të shtetasit G.B, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen e mjenjëhershme. Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip Land Rover, që është përdoruar nga autorët në vendngjarje.
    Nga provat e administruara rezulton se i pandehuri I.B në kohë të ndryshme përpara kësaj ngjarje me mjetin e tij ka qenë në afërsi të vendit ku ndodhet banesa e shtetasit G.B, kjo gjë provohet nga kqyrja e GPS të automjetit të cilin e ka të marrë me qera.
    Nga akti i ekspertimit biologjik të AND-së, është konluduar se: automjeti i markës Volksagen Golf me ngjyre të zezë, në pronësi të shtetasit E.H (arrestuar në datë 19.03.2024), që është përdorur nga autorët për t’u larguar menjeherë pas djegies së automjeti markës “Land Rover”, në fshatin Hasan, Fushë Krujë, dhe në të është përftuar profil gjenetik i shtetasëve I.B, alias I.B, alias I.M (arrestuar ne datë 19.03.2024) dhe F.P, alias F.Si, alis F,M, të cilët dyshohen se kanë pasur rol në ekzekutimin/vrasjen e shtetasit G.B, me datë 15.03.2024, në fshatin  Larush, Fushë Krujë.
    Pas kryerjes së veprime hetimore është urdhëruar regjistrimi i emrave të  personave nën hetim në lidhje me procedimin penal nr 1944 të vitit 2024, ku për shtetasin I.B më datë 28.02.2025 është bërë veçimi i procedimit penal nr.1944/2 e vitit 2024 i cili referuar provave të grumbulluara gjatë hetimit të këtij procedimi penal, mekanizmi i ngjarjes është i atillë në të cilin i pandehuri I.B rezulton se ka bashkëpunuar me personat e tjerë duke luajtur rolin e ndihmësit dhe këtë vepër penale e ka kryer në bashkëpunim”-thuhet në njoftim.

    Top Channel

  • (EMRAT Atentati në Shkodër/ Zbardhet dinamika arrestohen 2 autorët

    (EMRAT Atentati në Shkodër/ Zbardhet dinamika arrestohen 2 autorët

    Policia vendore e Shkodrës ka zbardhur dinamikën e atentatit që ndodhi mbrëmjen e kalur në këtë qytet, ku u qëllua me armë zjarri ndaj shtetasit Edison Tirana.
    Lidhur me rastin janë arrestuar dy autorët e ngjarjes Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tyre.
    Këta dy shtetas dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë automjetin e shtetasit Edison Tirana, 42 vjeç banues në fshatin Trush të njësisë Bërdicë në Shkodër dhe më pas e kanë rrahur atë.
    Si nisi sherri
    Konflikti mes tyre ka nisur që në doganën e Hanit të Hotit për çështje parakalimi. Dy automjetet kanë parakaluar disa herë njëra tjetrën ndërsa kanë bërë edhe një debat fillimisht mes tyre
    Pas parakalimeve, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, shtetasit Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme automjetin tip “Mercedes Benz” të Edison Tiranës.
    42 vjeçari nga plumbat që ka marrë edhe në gomat e makinës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e një karburanti. Edison Tirana ka dale nga automjeti  dhe është futur në një tokë aty afër për t’i shpëtuar ndjekies së autorëve.
    Autorët e dyshuar i janë vënë pas dhe pasi e kanë gjetur në vendin ku tentoi të fshihej e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëme në trup.
    42 vjeçari Edison Tirana rreth orës 19:30 u paraqit në spitalin e Shkodrës ndërsa është jashtë rrezikut për jetën dhe pasi mori mjekim dha dëshminë e tij në polici duke treguar konfliktin që nisi për parakalimin që nga dogana e Hanit të Hotit.
    Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 15 nëntorit.

  • Plumba, ndjekje dhe rrahje, policia arreston autorët e sulmit ndaj Edison Tiranës

    Plumba, ndjekje dhe rrahje, policia arreston autorët e sulmit ndaj Edison Tiranës

    Policia vendore e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes së mbrëmshme që qëlluan me armë zjarri dhe goditën me sende të forta shtetasin Edison Tirana.
    Efektivët kanë bërë ndalimin e dy vëllezërve Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tyre.
    Këta dy shtetas dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë automjetin e shtetasin Edison Tirana, 42 vjeç banues në fshatin Trush të njësisë Bërdicë në Shkodër dhe më pas e kanë rrahur atë.
    Konflikti mes tyre ka nisur që në doganën e Hanit të Hotit për çështje parakalimi. Dy automjetet kanë parakaluar disa herë njëra tjetrën ndërsa kanë bërë edhe një debat fillimisht mes tyre.
    Pas parakalimeve, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, shtetasit Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme automjetin tip Benz të Edison Tiranës.
    42-vjeçari nga plumbat që ka marrë edhe në gomat e makinës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e një karburanti. Edison Tirana ka dalë nga automjeti dhe është futur në një tokë aty afër për t’i shpëtuar ndjekjes së autorëve.
    Autorët e dyshuar i janë vënë pas dhe pasi e kanë gjetur në vendin ku tentoi të fshihej e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëme në trup.
    42-vjeçari Edison Tirana rreth orës 19:30 u paraqit në spitalin e Shkodrës ndërsa është jashtë rrezikut për jetën dhe pasi mori mjekim dha dëshminë e tij në polici duke treguar konfliktin që nisi për parakalimin që nga dogana e Hanit të Hotit.
    Policia nisi menjëherë punën duke arritur të identifikojë autorët e dyshuar dy vëllezërit Gjovalin dhe Pëllumb Gjekaj, ndërsa shpalli në kërkim nipin e tyre.
    Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 15 nëntorit.

  • Plas sherri mes tre personave në Vlorë, plagoset rëndë me thikë njëri prej tyre/ Shoqërohen në polici autorët e dyshuar (EMRAT)

    Plas sherri mes tre personave në Vlorë, plagoset rëndë me thikë njëri prej tyre/ Shoqërohen në polici autorët e dyshuar (EMRAT)

    Një konflikt mes tre personave ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Ujit të Ftohtë. 
    Konflikti verbal i nisur në zonën e Ujit të Ftohtë në rrugë ka agravuar në shkelma dhe grushte dhe më pas në përdorimin e thikës. Raportohet se për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person. Bëhet fjalë për Vladimir Krsmanovic, ndërsa dy autorët e dyshuar janë Damjan Selimaj dhe Geraldo Prenci. 
    I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje tepër të rëndë, ku ka marrë ndihmën mjekësore në kohë dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve. 
    Policia ka shoqëruar në komisariat personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 

  • Plagoset me thikë 39-vjeçari në Vlorë, shoqërohen dy autorët e dyshuar

    Plagoset me thikë 39-vjeçari në Vlorë, shoqërohen dy autorët e dyshuar

    Një konflikt i ndodhur herët në mëngjes ka përfunduar me plagosjen e një personi në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë. Sipas policisë, rreth orës 04:30, një sherr për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorimin e një mjeti prerës.

    Dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë, kanë goditur me thikë shtetasin V. K., 39 vjeç. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar

    Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar

    Kamëz/Informacion paraprak
    Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.