Tag: autorët

  • Shkëmbim zjarri në Fier/ Ja si nisi konflikti mes dy familjeve, autorët, babë e bir ende në arrati

    Shkëmbim zjarri në Fier/ Ja si nisi konflikti mes dy familjeve, autorët, babë e bir ende në arrati

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të fshatit Dërmënas, në Fier.

    Hysen dhe Suzana Mërnica, nënë e bir, kanë qenë duke udhëtuar me një motomjet, kur në rrethana ende të paqarta, është plagosur shtetasja Suzana Mërnica.
    Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
    Sipas burimeve nga Policia e Fierit, në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja që i përkasin dy armëve të ndryshme, dhe dyshohet se mund të ketë pasur një shkëmbim zjarri midis palëve të përfshira.
    Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët e dyshuar janë shtetasit Ali Çimili, 66 vjeç, dhe Afrim Çimili, 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim.
    Po të njëjtat burime bëjnë me dije se midis palëve ka pasur një konflikt të mëparshëm, i cili ka agravuar në mesditën e sotme.
    Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje daljet e qytetit të Fierit dhe në akset  Fier-Vlorë dhe  Fier-Lushnjë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të lokalizuar dhe kapur autorët.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e prokurorit, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për mbledhjen e çdo prove që do të ndihmojë në hetim dhe kapjen e autorëve.

    Top Channel

  • Fier – Plagosje me armë zjarri në Dërmënas, babë e bir shpallen në kërkim

    Fier – Plagosje me armë zjarri në Dërmënas, babë e bir shpallen në kërkim

    Fier-Të shtëna me armë zjarri raportohen në fshatin Sulaj të Fierit. 

    Një grua e identifikuar si Suzana Merrnica ka mbetur e plagosur ndërsa janë identifikuar 2 autorët, babë e bir- Afrim dhe Ali Cimili. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Gruaja po lëvizte me me motor me djalin e saj kur autorët të shpallur në kërkim i kanë dalë para dhe kanë qëlluar.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, ku një grua ka mbetur e plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

    Viktima është shtetasja S. M., e cila është plagosur në rrethana ende të paqarta. Nga hetimet paraprake të Policisë, dyshohet se autorët e ngjarjes janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

    Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit, si dhe në akset kryesore Fier–Vlorë dhe Fier–Lushnjë, ndërkohë që po vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e prokurorit po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe për sigurimin e provave që do të çojnë në lokalizimin dhe ndalimin e të dyshuarve.

    Hetimet vijojnë.

  • Të shtënat me armë në Fier/ Qëlluan 50-vjeçaren, shpallen në kërkim autorët, babë e bir

    Të shtënat me armë në Fier/ Qëlluan 50-vjeçaren, shpallen në kërkim autorët, babë e bir

    Policia e Fierit ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë në Fier, ku mbeti i lënduar nja grua rreth 50 vjeçe.

    Sipas uniformave blu, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, babë e bir.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Mbikalimi i Dërmenasit. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
    Njoftimi:
    Fier/Informacion paraprak
    Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).
    Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
    Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
    Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
    Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

    Top Channel

  • 17-vjeçari në Sarandë goditet 3 herë me thikë, parregullsitë në hetim lënë të lirë autorët

    17-vjeçari në Sarandë goditet 3 herë me thikë, parregullsitë në hetim lënë të lirë autorët

    Më 27 mars 2025, një 17-vjeçar në Sarandë u godit tre herë me thikë në bark nga dy bashkëmoshatarë pas një konflikti për shkak të një vajze. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur 17-vjeçari ishte në takim me të dashurën e tij dhe u ndoq nga autorët.
    Ky ishte sulmi i dytë, pasi më 22 mars ata kishin goditur të riun me sende të forta, por ai nuk e kishte treguar këtë ngjarje nga frika as te prindërit e tij.
    Prindërit e viktimës akuzojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan autoritetet për mosmarrje masash duke theksuar se njëri nuk është proceduar, ndërsa tjetri u la i lirë me detyrim paraqitje. Ata pretendojnë se prokuroria dhe gjykata nuk kanë mbledhur provat e duhura dhe se dy adoleshentët janë lënë të lirë pa u ndëshkuar.
    “Mos paguaj lekë. Mua i ati i tij më tha vetë këtu në shtëpi, mos t’i marrë lekët gjykata, prokuroria e shteti më tha mua. Ato lekë që ke paguar në spital t’i jap unë, më tha mua. Jo i thashë, gjakun e fëmijës unë nuk e laj me lekë”, shprehet babai i 17-vjeçarit.
    Emisioni “Stop” ndërhyn për të siguruar provat e kamerave të sigurisë që tregojnë sulmet.
    Gazetari provon të takojë edhe prokuroren e çështjes, Esmeralda Basho e cila justifikohet duke kërkuar që t’i drejtohet me një shkresë zyrtare.
    Sipas informacioneve të “Stop”, 17-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar pranë spitalit në kryeqytet.

  • 17-vjeçari goditet 3 herë me thikë, parregullsitë në hetim lënë të lirë autorët

    17-vjeçari goditet 3 herë me thikë, parregullsitë në hetim lënë të lirë autorët

    Më 27 mars 2025, një 17-vjeçar në Sarandë u godit tre herë me thikë në bark nga dy bashkëmoshatarë pas një konflikti për shkak të një vajze. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur 17-vjeçari ishte në takim me të dashurën e tij dhe u ndoq nga autorët.Ky ishte sulmi i dytë, pasi më 22 mars ata kishin goditur të riun me sende të forta, por ai nuk e kishte treguar këtë ngjarje nga frika as te prindërit e tij.
    Prindërit e viktimës akuzojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan autoritetet për mosmarrje masash duke theksuar se njëri nuk është proceduar, ndërsa tjetri u la i lirë me detyrim paraqitje. Ata pretendojnë se prokuroria dhe gjykata nuk kanë mbledhur provat e duhura dhe se dy adoleshentët janë lënë të lirë pa u ndëshkuar.
    “Mos paguaj lekë. Mua i ati i tij më tha vetë këtu në shtëpi, mos t’i marrë lekët gjykata, prokuroria e shteti më tha mua. Ato lekë që ke paguar në spital t’i jap unë, më tha mua. Jo i thashë, gjakun e fëmijës unë nuk e laj me lekë”, shprehet babai i 17-vjeçarit.
    Emisioni “Stop” ndërhyn për të siguruar provat e kamerave të sigurisë që tregojnë sulmet.
    Gazetari provon të takojë edhe prokuroren  e çështjes,  Esmeralda Basho e cila justifikohet duke kërkuar që t’i drejtohet me një shkresë zyrtare.
    Sipas informacioneve të “Stop”, 17-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar pranë spitalit në kryeqytet./tvklan.al

  • “Na vranë për herë të dytë”, lirohen 3 adoleshentët që i morën jetën 18-vjeçarit në mars 2024

    “Na vranë për herë të dytë”, lirohen 3 adoleshentët që i morën jetën 18-vjeçarit në mars 2024

    Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë ka liruar 3 nga 4 autorët që vranë më 31 mars 2024 Aureljo Dervishin, 18 vjeç, në afërsi të rrethrrotullimit në Shkozë.

    Arsyeja është se procesi gjyqësor ndaj autorëve është zvarritur në hetim dhe gjykim. Babai i viktimës dha një intervistë ekskluzive për Fiks Fare, teksa pohoi se “po na vrasin për herë të dytë, djali im është në dhe, ata që e vranë pranë familjes”.
    Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër kur autorët adoleshentë, pa mbushur 18 vjeç, lirohen nga gjykata pa u dhënë dënim. Rasti i parë, i transmetuar në Fiks Fare, ishte në dhjetor 2024, ku autorët që vranë 15-vjeçarin Fatjon Bici në Gramsh dolën disa javë nga qelia, për shkak të zvarritjeve të hetimeve dhe gjykimeve. Juristët kërkojnë që çështje të tilla, me autorë dhe viktima të mitur, të hetohen dhe gjykohen me shpejtësi.
    Në muajin dhjetor 2024, Fiks Fare transmetoi thirrjen e prindërve të 15-vjeçarit Fatjon Bici, i vrarë në muajin maj 2023 nga disa bashkëmoshatarë. Autorët kryesorë të sulmit që i morën jetën u liruan beftas nga Gjykata e Apelit në Tiranë, pasi çështja ishte zvarritur në hetim dhe gjykim. Disa javë pas këtij rasti, në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një tjetër skandal, kësaj herë u liruan 3 nga 4 autorët që vranë 18-vjeçarin Aureljo Dervishi në datën 31 mars 2024.
    Babai i viktimës: Ishte në vendin dhe momentin e gabuar!
    Në datën 25 mars 2025, disa ditë para se të mbushte një vit nga ngjarja, Gjykata e Apelit i liroi me arsyetimin se kishte humbur fuqia e paraburgimit. Babai i viktimës kërkon ndihmën e Fiks Fare për të rivënë në vend drejtësinë, pasi, siç thotë ai, “deri tani ia ka lënë drejtësisë, nëse nuk vepron do të marrë masa vetë”.
    Azbi Dervishi tregon se ka pasur dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Në mars 2024, djali i tij Aureljo sapo kishte mbushur 18 vjeç, kishte dalë nga banesa e tij në Shkozë të Tiranës dhe kishte takuar disa shokë. Thotë se nuk kishte pasur konflikt me njeri, as me shokë e të tjerë. “Ishte punëtor, e merrja në punën time si elektricist. Më prenë krahët”, thotë babai.
    Ditën e ngjarjes, Azbiu shton se e kanë marrë disa shokë në telefon, ka dalë dhe kanë shkuar në një pastiçeri. Bashkë me ta ishin edhe dy vajza. Kur kanë shkuar te pastiçeria, atje ishin disa djem, ku njëra prej këtyre vajzave kishte pasur një lidhje. S’kanë bërë asnjë fjalë dhe kanë ikur me makinë. Djemtë i kanë ndjekur nga pas dhe i kanë ndaluar te rrethrrotullimi i Shkozës. Kanë debatuar dhe më pas makina e viktimës ka ikur nga rrethrrotullimi për te Brryli, ku, pasi kanë bërë vetëm 300 metra, makina e autorëve u ka dalë para.
    “I kanë prerë rrugën dhe aty kanë dalë të gjithë. Më pas, njëri prej autorëve, Shahin Hafizi, që emrin s’dua t’ia përmend, i shtyrë nga të tjerët, e ka qëlluar me thikë. Djali im nuk ka pasur asnjë konflikt me këta persona, as i njihte. Ka qenë në vendin dhe momentin e gabuar”, pohon babai i tij.
    Mbaruan afatet e paraburgimit, Apeli liron 3 autorët
    Babai i viktimës tregon se prej shumë muajsh, çështja gjyqësore vijon në Gjykatën Penale të Tiranës. “E zvarrisin, njëherë mungon njëri avokat dhe njëherë tjetri. E kanë bërë modë këtë. Gjithmonë mungon dikush. Vetëm kur, në datën 25 mars 2025, Gjykata e Apelit liroi 3 nga 4 autorët. Liroi edhe atë që e qëlloi me thikë. Ata janë nga 16 dhe 17 vjeç, po edhe djali im sapo kishte mbushur 18 vjeç. Janë bashkëmoshatarë”, thotë Azbiu.
    Më tej shton se as nuk e kanë thirrur në Gjykatën e Apelit, ku u ndryshua masa e sigurisë për 3 nga 4 autorët. “As na thirrën në Apel dhe asnjë gjë. Nuk e di si e bënë, po ata tani janë në familjet e tyre dhe djali im në dhe. Kush mban përgjegjësi? Ta hetojnë dhe gjykojnë shpejt, vetëm e vetëm zvarritet”, thotë babai i viktimës, teksa ka edhe një apel për drejtësinë. “Të veprojnë ata, atyre ua kam lënë deri tani. Mos të veprojmë ne familjarët”, shton ai.
    Fiks Fare ka mësuar se në datën 25 mars 2025, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit vendosi të lirojë autorin kryesor Shahin Hafizi dhe dy të tjerët nga burgu, duke dhënë masën e arrestit shtëpiak. Arsyeja ishte se kanë përfunduar afatet e paraburgimit, ku në vepra penale që dënohen deri në 10 vite burg, afati është vetëm 6 muaj në hetim dhe 6 muaj në gjykim.
    Zvarritjet lirojnë vrasësit e të miturve!
    Fiksi mësoi se “precedenti i rrezikshëm i Gramshit” është përdorur sërish nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Çështja u zvarrit në gjykim dhe, duke qenë se mbaruan afatet e paraburgimit, 3 nga 4 autorët e mitur u liruan.
    Emisioni Fiks Fare bisedoi me juristin Eugen Beci, i cili tha se në të tilla raste duhet një hetim dhe gjykim i shpejtë. “Në rastin konkret, kanë mbaruar afatet e paraburgimit. Nëse vepra penale ka një dënim nga 10 deri në 20 vite burg, afati i hetimit është 1 vit. Gjithashtu edhe afati i gjykimit është 1 vit. Në rastin konkret, masa e dënimit për të miturit përgjysmohet dhe dënimi është më pak se 1 vit. Në këtë rast, masa e paraburgimit është vetëm 6 muaj gjatë hetimeve dhe 6 muaj të tjerë gjatë gjykimit. Duhet një gjykim i shpejtë, pasi në çështje me të mitur kemi edhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur”, thotë ai.
    Fiksi e pyeti juristin nëse duhet të ndryshojë legjislacioni apo të ketë hetim dhe gjykim të shpejtë. “Mendoj se duhet një hetim dhe gjykim i shpejtë, i drejtpërdrejt, mos të kemi më të tilla raste! Ndryshimi i legjislacionit është shkelje e të drejtave të njeriut”, përfundon Beci.
    Rasti i fundit është i ngjashëm me “precedentin” e Gramshit, të transmetuar në Fiks Fare në muajin dhjetor 2024. Në atë kohë, redaksia transmetoi thirrjen e prindërve të viktimës, 15-vjeçarit Fatjon Bici. Prindërit ishin të shqetësuar për seancat gjyqësore, njëherë nuk vinte gjykatësi, njëherë tjetër prokurori. 2 prej autorëve, ku njëri prej tyre është kryesori Ergi Karaj, i dënuar me 27 vite burg (gjykim të shkurtuar 18 vite), u kthyen në shtëpi me arrest shtëpie.
    Nëna e viktimës, gjatë intervistës në dhjetor 2024 për Fiksin, thotë se “ia morën djalin”. “Nuk ka shtet, ata duhet të jenë në burg, djali im është në dhe, kush do të mendojë për atë. Po luajnë me gjakun e djalit tim”, thotë Afërdita Bici. Fiksi ndoqi disa ditë rastin në atë kohë dhe u interesua edhe në Gjykatën e Apelit. Disa ditë pas intervistës, personat u dënuan me vendim të formës së prerë dhe u rikthyen në qeli.
    Por, nisur nga këto dy raste, natyrshëm lind pyetja: A do të ketë të njëjtin fat edhe ngjarja e rëndë e vrasjes së Martin Canit?!
    Top Channel

  • Lezhë/ 35-vjeçari merret peng pas një sherri në lokal, autorët e braktisin në rrugë pasi policia iu vu nga pas

    Lezhë/ 35-vjeçari merret peng pas një sherri në lokal, autorët e braktisin në rrugë pasi policia iu vu nga pas

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në autostradën Lezhë-Tiranë, ku një person është marrë me forcë nga disa individë në një biznes pranë rrugës. Sipas informacioneve paraprake, viktima e pengmarrjes është shtetasi D.GJ., 35 vjeç, banues në Lezhë.
    Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka identifikuar tre persona si autorët e dyshuar: K. P., B. V. dhe Xh. E., të gjithë banues në fshatin Tresh. Për të ndaluar autorët dhe për të shpëtuar të rrëmbyerin, forcat policore ngritën pika kontrolli në disa akse kryesore, përfshirë rrugët drejt Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit.
    Si rezultat i këtij reagimi të shpejtë, autorët dyshohet se e kanë liruar të rrëmbyerin, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Ndërkohë, policia po vijon kontrollet për të arrestuar autorët dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
    Njoftimi i polcisë:
    Lezhë/Informacion paraprak
    Rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në përimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.
    Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.
    Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
    Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorëve.

  • E shkuara kriminale e personit që u rrëmbye në Lezhë, precedent penal për gjobëvënie

    E shkuara kriminale e personit që u rrëmbye në Lezhë, precedent penal për gjobëvënie

    Shtetasi D. Gj., i cili u rrëmbye sot në autostradën Lezhë-Tiranë dhe më pas u lirua, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai ka precedentë të rëndë penalë, pasi në vitin 2017 u arrestua për vendosjen e një gjobe prej 25 mijë euro ndaj një biznesmeni, duke e kërcënuar se do t’i vriste djalin.
    Në atë kohë, policia organizoi një operacion të kontrolluar dhe arrestoi D. Gj. së bashku me bashkëpunëtorin e tij, shtetasin L.Ç.  nga Shkodra, në momentin që po merrnin paratë nga viktima në fshatin Malecaj të Lezhës.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 mijë eurot, dylbi, telefona celularë dhe automjeti që përdorej nga autorët. Hetimet zbuluan se biznesmeni kishte konflikte të vjetra pronësore dhe dyshohet se persona të tretë kishin porositur të arrestuarit për të marrë borxhin e pretenduar.
    Një nga autorët kishte qenë më parë i dënuar për tentativë vrasjeje. Policia vijon hetimet për të zbardhur motivet e rrëmbimit të sotëm të D. Gj..

  • Merret peng një person në rrugën “Lezhë-Tiranë”, autorët e futën me forcë në makinë pas një konflikti

    Merret peng një person në rrugën “Lezhë-Tiranë”, autorët e futën me forcë në makinë pas një konflikti

    Një person dyshohet se është marrë peng në rrugën Lezhë-Tiranë.

    Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se shtetasi që është rrëmbyer është Dod Gjoka.
    Dyshohet se mes tij dhe autor/ëve, ka pasur një konflikt në një lokal. Kur kanë dalë jashtë, në zonën e parkimit, e kanë futur Gjokën me forcë në automjet.
    Policia thotë se ka identifikuar autorët, por emrat e tyre nuk i ka bërë ende publikë.

    Top Channel

  • Tre persona e dhunuan dhe e rrëmbyen! Pas ndjekjes nga policia, autorët lirojnë  35-vjeçarin

    Tre persona e dhunuan dhe e rrëmbyen! Pas ndjekjes nga policia, autorët lirojnë 35-vjeçarin

    Një 35-vjeçar u mor peng nga tre persona këtë mesditë në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

    Dyshohet se ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti çasti mes tyre në ambientet e parkimit të një lokali. Sipas policisë, shtetasit me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh, dhunuan dhe më pas futën me forcë në makinë Dod Gjokën.
    Pasi policia ngriti pika kontrolli akset rrugore drejt Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit, autorët e kanë zbritur 35-vjeçarin nga makina. Gjoka po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Top Channel