FIER-Një atentat i dështuar ka ndodhur sot (9 prill) në Fier. Dy persona, babë e bir kanë qëlluar me armë zjarri drejt një motori që po lëvizte në fshatin Sulaj. Fillimisht u raportua se gruaja që po udhëtonte me djalin e saj ishte plagosur, por burime nga policia informojnë se Suzana Merrnica u lëndua si pasojë e rënies nga motori.
Autorët të identifkuar si Afrim dhe Ali Cimili janë shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se kanë lëvizur me makinë. Policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset rrugore “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë” për kapjen e tyre. Paraprakisht, burime për Report Tv bëjnë me dije se 2 autorët para një viti kishin pasur një konflikt me të lënduarën. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Fier-Seman, në degën që lidh këtë aks me rrugën drejt fshatrave Sulaj dhe Hamil. Suzana Mërnica ishte në motomjet, të cilin e drejtonte i biri, duke u kthyer në shtëpinë e tyre në fshatin Sulaj. Në dalje të rrugës dytësore, ata janë përballur me të shtëna arme zjarri nga një makinë në ecje. 46-vjeçarja mori plagë pas rënies nga motori, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Gruaja ndodhet në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Gazetarja Marsela Topi informon se sipas Policisë vendore, autorët u identifikuan pas dëshmisë së djalit të Mërnicës, i cili tha se u qëlluan nga Afrim dhe Ali Cimili. Këta të fundit u shpallën në kërkim dhe për kapjen e tyre janë ngritur postblloqe në akset hyrëse dhe dalëse të Fierit.
Dyshohet se mes familjeve Mërnica dhe Cimili ka ndodhur një konflikt 6 muaj më parë, por nuk dhanë sqarime për natyrën e konfliktit. Hetimet vazhdojnë paralelisht, me kërkimet për kapjen e autorëve. Sipas hetimit, ka qenë tentativë e pastër për vrasje, por plumbat nuk goditën objektivin dhe gruaja plagët i ka marrë pas rënies nga motori.
“Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve”, njoftoi policia.