Tag: autorët

  • “Autorët e vrasjes në Lezhë, kryen atentatin në Tiranë”, Karamuço tregon detajet tronditëse: Donin ta vrisnin bashkëshorten e Brahimit në afërsi të banesës së saj

    “Autorët e vrasjes në Lezhë, kryen atentatin në Tiranë”, Karamuço tregon detajet tronditëse: Donin ta vrisnin bashkëshorten e Brahimit në afërsi të banesës së saj

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka dyshime të forta se autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit në Lezhë, janë të njëjtët që kryen atentatin në Tiranë me 4 të plagosur, por që ngatërruan objektiv, pasi donin ekzekutimin e bashkëshortes së Brahimit.
    Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Karamuço u shpreh se bashkëshorten e Brahimit, autorët e kanë ndjekur me një makinë tjetër dhe jo atë që përdorën në vrasjen në Lezhë.
    “Ka dyshime shumë të forta që 3 persona që kanë kryer atentatin në Lezhë, kanë marrë makinë të re dhe kanë marrë armë. Janë nisur në drejtim të bashkëshortes, për ta ekzekutuar atë në një zonë ku nuk ka shumë kamera, afër banesës së saj. Diku janë ngatërruar dhe kanë qëlluar një makinë të ngjashme. Nuk kanë asnjë rekord kriminal,të miturit, as madhorët. Për këtë arsye, po përjashton që të ketë qenë atentat ndaj personave të plagosur. Mendohet se është e njëjta armë e përdorur në Lezhë, janë nisur autorët e Lezhës, për të vrarë bashkëshorten në Tiranë. Arma nuk është gjetur, 3 autorë ishin në Lezhë, 3 ishin në Tiranë. Mbas zhdukjes së këtij personazhi, grupi i tij, edhe me goditjen që u bë në Fushë Krujë, u nda, por mund të jetë ribashkuar. Një prej tyre ishte shpallur në kërkim nga policia.
    Policia ka informacione që pjesëtarë të këtij grupi janë në Shqipëri. Nuk përjashtoj që persona të lidhur me Ervis Martinajn të jetë përfshirë, por nuk mund të abuzoj me informacionin që ai është gjallë. Nuk e konfirmoj dot, sa kohë nuk kemi prova. Duhet të krehin mirë zonat nga ana e policisë”, theksoi ai.

  • Nga Lezha në Tiranë, gjurmët e atentatorëve, Karamuço zbulon lidhjet e vrasjeve dhe 4 të plagosurve: E kishin me…

    Nga Lezha në Tiranë, gjurmët e atentatorëve, Karamuço zbulon lidhjet e vrasjeve dhe 4 të plagosurve: E kishin me…

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka dyshime të forta se autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit në Lezhë, janë të njëjtët që kryen atentatin në Tiranë me 4 të plagosur, por që ngatërruan objektiv, pasi donin ekzekutimin e bashkëshortes së Brahimit.
    Në një intervistë për  një emision televziv, Karamuço u shpreh se bashkëshorten e Brahimit, autorët e kanë ndjekur me një makinë tjetër dhe jo atë që përdorën në vrasjen në Lezhë.
    “Ka dyshime shumë të forta që 3 persona që kanë kryer atentatin në Lezhë, kanë marrë makinë të re dhe kanë marrë armë. Janë nisur në drejtim të bashkëshortes, për ta ekzektuuar atë në një zonë ku nuk ka shumë kamera, afër banesës së saj. Diku janë ngatërruar dhe kanë qëlluar një makinë të ngjashme. Nuk kanë asnjë rekord kriminal,të miturit, as madhorët. Për këtë arsye, po përjashtshton që të ketë qenë atentat ndaj personave të plagosur. Mendohet se është e njëjta armë e përdorur në Lezhë, janë nisur autorët e Lezhës, për të vrarë bashkëshorten në Tiranë. Arma nuk është gjetur, 3 autorë ishin në Lezhë, 3 ishin në Tiranë. Mbas zhdfukjes së këtij personazhi, grupi i tij, edhe me goditjen që u bë në Fushë Krujë, u nda, por mund të jetë rinashkuar. Një prej tyre ishte shpallur në kërkim nga policia. Policia ka informacione që pjesëtarë të këtij grupi janë në Shqipëri. Nuk përjashtoj që persona të lidhur me Ervis Martinajn të jetë përfshirë, por nuk mund të abuzoj me informacionin që ai është gjallë. Nuk e konfirmoj dot, sa kohë nuk kemi prova. Duhet të krehin mirë zonat nga ana e policisë”, theksoi ai.

  • Atentatet e fundit pista e grupit të Martinajt/ Gazetari zbulon detajet: Fëmija 11-vjeçar në gjendje të rëndë, do..

    Atentatet e fundit pista e grupit të Martinajt/ Gazetari zbulon detajet: Fëmija 11-vjeçar në gjendje të rëndë, do..

    Gjendja e dy vëllezërve të mitur që u plagosën në atentatin e mbrëmshëm (17 prill) në Tiranë, bashkë me 2 të afërm të tjerë, mbetet ende kritike dhe sidomos ajo e 11-vjeçarit.

    Djemtë e pronarit të shoqërisë së ruajtjes fizike “Pelikani” po trajtohen në spital, por familjarët kanë zgjedhur mjekimin e tyre jashtë vendit, ku mendojnë se do të marrin trajtim edhe më të specializuar.
    Gazetari  Sokol Dema, rrëfeu sot në  një studio televizive detaje nga hetimet e deritanishme për atentatin e ndodhur në periferi të kryeqytetit, në Lundër.
    Ai tha se pistat janë disa, kurse autorët që lëviznin me motoçikletë, nuk përjashtohet që t’i përkasin një grupi vrasësish me pagesë.
    Gjithashtu edhe probabiliteti që autorët e larguar në drejtim të paditur, të kenë ngatërruar shënjestrën, pasi një prej pistave dhe hipotezave është se objektiv ka qenë e veja e Roan Brahimit, i vrarë vjet në Greqi, të cilit dy orë para ngjarjes së Tiranës, iu ekzekutua babai në Pllanë të Lezhës.
    Edhe pse ajo e ka mohuar, tangentja hetimore që lidhet me hakmarrjen pasi Roan Brahimi njihej si armik i Ervis Martinit dhe grupit të tij, mbetet e mundshme dhe vetëm hetimet e mëtejshme do të hedhin më shumë dritë.
    “Të dy vëllezërit janë në spital, në gjendje kritike, 11-vjeçari është më rëndë, kurse 17-vjeçari më stabël. I mituri ka dëmtime të 3 organeve jetësore dhe situata është kritike. Familjarët kanë vendosur që të dërgohen në Itali, bashkë me të vëllanë 17 vjeçar. Janë të dy djemtë e pronarit të një agjencie të sigurisë private. Dy të tjerët janë relativisht më lehtë, të afërm, por po mbahen nën kujdesin e mjekëve. Kishin festuar së bashku në një zonë në periferi të Tiranës, në një zonë ku bëhen edhe gara me makina, kur ka shkuar shoferi i firmës për t’i marrë. Do të vijonin festën e ditëlindjes së 11-vjeçarit në familje, por kur po afroheshin tek banesa, sa kalon unazën, u gjendën nën breshëri të plumbave nga një motor në lëvizje drejt makinës luksoze. Për 1300 metra ka vijuar kjo ecje për t’i shpëtuar plumbave, ose për shkak të prishjes së frenave nga goditjet. Autorët janë larguar rnë drejtim të paditur me motoçikletë dhe janë ndjekur. Të pranishmit i dhanë ndihmë të plagosurve, duke i dërguar me urgjencë me mjete drejt spitalit. Makina ka pasur 7 plumba në trupin e saj”, rrëfeu gazetari dinamikën dhe detajet hetimore.
    I pyetur nga moderatori, nëse dy ngjarjet e Lezhës dhe Tiranës lidheshin mes tyre, Dema u shpreh se është një nga pistat që po verifikohet. Një hipotezë mbetet që shënjestra të ketë qenë e veja e Roan Brahimit, e cila ka shtëpinë afër të plagosurve dhe makinë po të ngjashme.
    “Ka qasje që e çon grupin hetimor drejt një piste të tillë. Ka detaje dhe të dhëna që po verifikohen nga grupi hetimor. Bëhet fjalë për ekzekutimin dje të babait të Roan Brahimit në Pllanë të Lezhës, teksa Roani vetë ishte vrarë më 2024. Lidhja në fakt bëhet për faktin se e veja e Roan Brahimit jeton shumë pranë banesës së të plagosurve. Ka pasur ngjashmëri të makinës së saj me të të plagosurve. Mund të ketë edhe gabim të shënjestrës nga autorët dhe kjo po vlerësohet si pistë e mundshme. Ajo është marrë në pyetje, ka thënë se nuk ka infromacione për autorët apo probleme, edhe pse ka pranuar konfliktet e bashkëshortit të vdekur vitin e kaluar”, u shpreh ai.
    Por a qëndron grupi i Ervis Martinajt pas saj? Gazetari tregoi edhe përplasjen e hershme mes grupeve që mund të ketë kaluar në hakmarrje të përgjakshme.
    “Pista për sagën e hakmarrjes me konfliktet e Ervis Martinajt janë marrë në konsideratë si pistë nga grupi hetimor. Roan Brahimi ka pasur përplasje deri edhe në dëmtim të figurës, për shkak të një borxhi të pashlyer nga Roani ndaj Brilant Martinajt, veprim i këtij të fundit që për shkaqe etike nuk po e përmend. Pas kësaj ka ndodhur edhe atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij. Dyshohet se Roan Brahimi mund të ketë lidhje apo ta ketë porositur. Po pas këtij atentati ka pasur edhe atentat ndaj Ylli brahimit, që nuk kalidhje familjare me Roanin, kurse më pas edhe vrasja e Gentjan Bejtjes, ku përsëri ka dyshime se Roani mund të jetë i implikuar. Të gjitha këto ngjarje Prokuroria dhe Policia i lidh si pista hetimore. Ka dyshime se autorët janë miq të Ervis Martinaj dhe lidhje të tij, që janë autorë të krimeve. Por hetuesit po hetojnë edhe pista të tjera për ngjarjen e Tiranës, atentatin me 4 të plagosur, duke selektuar pistat njëra pas tjetrës. Po verifikohen dhe krahasohen të dhënat. Ngjarja e Lezhës dhe Tiranës kanë një diferencë mes tyre prej dy orësh. Por nuk mund të thuhet nëse janë i njëjti grup kriminal, edhe pse koha, distanca e saj, është e mjaftueshme. Nuk përjashtohet edhe mundësia sipas grupit hetimor, që të jenë atentate me pagesë”, vijoi Dema.
    Për sa kohë që Policia dhe Prokuroria nuk kanë dhënë prononcim zyrtar për fatin biologjik të Ervis Martinajt, nëse është gjallë apo vdekur, probabiliteti për të parën, duke e lidhur edhe me ngjarjet e fundit, mbetet i konsiderueshëm.
    “Policia dhe Prokuroria nuke kanë zgjidhur ende çështjen e Ervis Martinajt, nëse është gjallë apo i vdekur. Ka probabilitet që ai të jetë gjallë, referuar edhe ngjarjeve të fundit, por këtë duhet ta thotë Policia ose Prokuroria, të cilat kanë afatet e tyre për ta shpallur një person të vdekur pas humbjes. Kemi një kthim të rrotës së historisë së këtij rasti,ku në fillim u sulmuan njerëz të Ervis Martinit dhe tani po goditen kundërshtarët e tij. Zona e Kurbin-Milotit mbetet ende problematike apo dhe deri në Fushë-Krujë. Ajo zonë prodhon elementë kriminalë dhe nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë”, tha gazetari.
    Kurse nëlidhje me personazhet e botës së krimit shqiptar që fshihen në Emiratet e Bashkuara Arabe apo gadishullin arabik, ai u shpreh:
    “Për personat e kërkuar në Dubai ka një rrugë tashmë që ka dhënë rezultat, ajo e deportimit, meqë nuk arrihet me anë të ekstradimit, kemi rastin e Plarent Dervishajt, që mund të ndiqet si rrugë edhe me të tjerët”.

  • Shënjestra e atentatit në Tiranë? Zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit: Nuk e di kush mund të jenë autorët! 

    Shënjestra e atentatit në Tiranë? Zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit: Nuk e di kush mund të jenë autorët! 

    Gruaja e Roan Brahimit, e cila dyshohet se ishte shënjestra e atentatit mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj, Gjovalin Prendin në Lezhë apo në lidhje me plagosjen e katër personave në Lundër.
    Mediat raportojnë se ajo ka deklaruar para hetuesve se nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj me të tjerë.Gruaja e Roan Brahimit, gjatë kohës së atentatit ka qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë, çka dyshohet se atentatorët kanë pasur informacion për këtë.Mësohet se ajo nuk i ka marrëdhëniet e mira me familjarët e Roanit.

  • E shkrumbuar plotësisht/ Gjendet e djegur makina me të cilën, dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të…

    E shkrumbuar plotësisht/ Gjendet e djegur makina me të cilën, dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të…

    Një automjet është gjetur i djegur në afërsi të fshatit Fushë Gjorm ku dyshohet që mund të jetë përdorur në ngjarjen e djeshme në Fshatin Pllanë. Ekspertet e krimeve po ekzaminojnë mjetin e djegur për të zbardhur ndonjë detaj nga kjo ngjarje e rëndë.
    Mjeti është gjetur rreth 300 metra larg autostradës pranë një kanali. Si në çdo ngjarje kriminale, autorët pasi kanë kryer krimin në Fshatin Pllanë, janë larguar nga vendngjarja dhe e kanë djegur makinën e tyre, më pas janë larguar sërish në drejtim të padiur. Ende nuk dihet se cilët janë autorët dhe motivi i vrasjes së 65-vjeçari.

  • Detaje të reja nga vrasja e Gjovalin Prendit/ Ja ku u pozicionuan autorët, pasi qëlluan u larguan drejt Urës së Milotit

    Detaje të reja nga vrasja e Gjovalin Prendit/ Ja ku u pozicionuan autorët, pasi qëlluan u larguan drejt Urës së Milotit

    Viktima Gjovalin Prendi dyshohet të jetë qëlluar nga ana e majtë e lokalit, ashtu siç bën me dije grupi hetimor.

    Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy autorët kane ardhur nga aksi rrugor i vjetër duke dalë në pjesën anësore të biznesit familjar ku kanë qëlluar dhe Prendin.
    Më pas në një moment është fiksuar nga kamerat një veturë e autorëve e cila është larguar pas atentatit drejt Urës së Milotit.

    Top Channel

  • Atentati me katër të plagosur në Lundër/ ‘G-Classi’ u zu në pritë, dyshohet se autorët i ndoqën nga…

    Atentati me katër të plagosur në Lundër/ ‘G-Classi’ u zu në pritë, dyshohet se autorët i ndoqën nga…

    Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Lundrës në Tiranë, ku si pasojë e një atentati kanë mbetur të plagosur 4 persona.

    Katër personat e plagosur, Arens Stafa 34 vjeç, Kian Mullaj 19 vjeç dhe dy të mitur të moshave 11 dhe 17 vjeç ishin kthyer nga Durrësi me një automjet tip G class ku janë zënë në pritë në një zonë të pandriçuar në Lundër.
    Dyshohet se atentatorët kanë qenë të fshehur dhe më pas kanë hapur zjarr në drejtim të automjetit.
    Autorët kanë nisur të qëllojnë në rrethrrotullimin e Shkozës dhe më pas për t’ju shmangur drejtuesi Arens Stafa u largua në drejtim të Lundrës, ku është përplasur me një mur rrethues të një banese.
    Menjëherë ata janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku plagë më të rënda kanë marrë dy të miturit.
    Ndërkohë nuk ka asnjë gjurmë për autorët të cilët mendohet se kanë qenë tre persona.

    Top Channel

  • Autorët ngatërruan objektiv? Ja pistat e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë, u qëllua me breshëri plumbash drejt “G Class”-it

    Autorët ngatërruan objektiv? Ja pistat e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë, u qëllua me breshëri plumbash drejt “G Class”-it

    Disa pista po hetohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Lundër.

    Nga familja Demiraj dhe Mullai nuk është raportuar ndonjë konflikt i hapur.
    Nga ana tjetër po hetohet dhe badigardi.
    Paralelisht me këto pista policia dyshon se mund të kemi dhe një ngatërrim objektivi pasi makina G Class e zezë është thuajse identike me disa të tjera në kompleks, sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.
    Ky dyshim bazohet edhe në faktin që autorët kishin ngritur kurth në një rrugë ku sipas badigardit kjo makinë po kalonte për herë të parë natën e ngjarjes.
    Në automjetin tip “G Class” udhëtonin dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Sicurity”, miku i tyre Kian Mullai 19 vjeç dhe badigardi në të njëjtën kohë edhe shoferi Arenc Atafa 34 vjeç.
    Të katërt ndodhen në spital, por dy djemtë e mitur ndodhen në gjendje më të rëndë.
    Badigardi Arenc Stafa, i cili po drejtonte makinë në momentin e atentatit është marrë  në pyetje sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ku ka thënë se nuk ka konflikte dhe se në momentin e ngjarjes nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë.
    Ai tha se po shoqëronte fëmijët nga Durrësi ku ishin në një festë drejt shtëpisë dhe për herë të parë ndoqi një tjetër itinerar për në shtëpi duke u futur rrugës së Lundrës me qëllim shmangien e trafikut.
    Në makinën që ai drejtonte u gjet një pistoletë me leje nga kompania e sigurisë.

    Top Channel

  • Autorët në Tiranë dyshohet se ngatërruan makinën e të rinjve me makinën e gruas së Roan Brahimit

    Autorët në Tiranë dyshohet se ngatërruan makinën e të rinjve me makinën e gruas së Roan Brahimit

    Vendi është tronditur mbrëmjen e djeshme nga dy atentate mafioze. Në Lezhë, autorë të maskuar ekzekutuan me armë zjarri Gjovalin Prendin, 65-vjeç, bababi i Sidorel Prendit të njohur më shumë si Roan Brahimi. 

    Rreth një orë më vonë, në kryeqytet në zonën e Lundrës, tre të rinj dhe shoferi i tyre, u plagosën pasi persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash automjetin e tyre tip “G-Class”. Dyshohet se pikërisht lloji i makinës së të rinjve i lidh dy atentatet mafioze me njëri-tjetrin.

    Autorët e plagosjes në Tiranë ka dyshime se kanë ngatërruar makinën e tre të plagosurve në Lundër me automjetin e gruas së Roan Brahimit. Edhe ajo lëvizte me makinë tip “G-Class”.