Tag: autorët

  • Atentati me 4 të plagosur në Lundër, gjendet në Mullet motori që përdorën autorët, i kishin vënë flakën

    Atentati me 4 të plagosur në Lundër, gjendet në Mullet motori që përdorën autorët, i kishin vënë flakën

    Pasditen e sotme është gjetur në fshatin Fikas, në Mullet, një motor i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. Motori mendohet se është i autorëve që kanë realizuar atentatin me 4 të plagosur disa ditë më parë në Lundër. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

    Njoftimi i policisë
    Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, në Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Policia në kërkim të atentatorëve, pas plagosjes në Tiranë autorët u larguan me motor drejt Elbasanit

    Policia në kërkim të atentatorëve, pas plagosjes në Tiranë autorët u larguan me motor drejt Elbasanit

     Nga Esido Barkaj
    Autorët e plagosjes së katërfishtë, menjëherë pas të shtënave me breshëri plumbash në drejtim të mjetit luksoz tip ‘G-Class’, janë larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.Dy autorët e dyshuar, pasi kanë dalë në autostradë, janë drejtuar drejt Elbasanit, por gjatë rrugës kanë devijuar në disa fshatra, ku edhe kanë humbur gjurmët.Lexo edhe :Related Posts
    Hetuesit kanë dokumentuar përmes kamerave të sigurisë një pjesë të itinerarit të tyre pas atentatit, por për shkak se janë fshehur në rrugë dytësore rurale, kanë arritur të humbin gjurmët, duke përfituar nga mungesa e kamerave të sigurisë në këto zona.

    Gjatë kohës që atentatorët kanë nisur të qëllojnë në drejtim të makinës, përveç shtatë gjurmëve të plumbave që janë gjetur në mjet, një tjetër plumb ka goditur një makinë tjetër që po lëvizte në afërsi. Drejtuesi i saj është larguar menjëherë nga frika, por më vonë ka njoftuar policinë.
    Një tjetër pistë që po verifikohet nga policia është ajo e fajdeve, për të kuptuar nëse familja e dy fëmijëve të mitur që mbetën të plagosur është e përfshirë në këto skema të jashtëligjshme apo jo. Hetuesit dyshojnë se një përplasje me persona të tjerë, për shkak të borxheve të pashlyera, mund të jetë motivi i këtij atentati të rëndë.
    Edhe në këtë pistë, e cila është ende në fazën e verifikimeve, grupi hetimor beson se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër, duke mos ditur se brenda mjetit ndodheshin shoferi i familjes Demiraj, dy djemtë e mitur dhe fqinji i tyre adoleshent.
    Ndërkohë, një tjetër pistë që po hetohet nga Krimet e Rënda është ajo që vrasësit e dyshuar me pagesë mund të kenë pasur si shënjestër eliminimin e gruas së Roan Brahimit dhe jo familjen Demiraj. E veja e Brahimit jeton në vilat luksoze të Lundrës dhe zotëron një automjet të ngjashëm me atë në të cilin po udhëtonin katër personat e plagosur.
    Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në vitin 2024 në Athinë, në sy të një gruaje tjetër dhe të djalit të tyre të mitur, ishte një nga personat që kishte konflikte të ashpra me klanin e “mbretit” të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Madje dyshohet se pas vrasjes me tre viktima në Fushë-Krujë një prej tyre Brilant Martinaj si dhe pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas, qëndronte pikërisht Roan Brahimi. Këto krime mund të jenë kryer në kuadër të hakmarrjeve.
    Mbrëmjen e së enjtes, në të njëjtën ditë që ndodhi atentati në Lundër, në Lezhë u vra babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi. Gruaja e Brahimit është marrë në pyetje të premten nga policia e Tiranës. Ajo ka deklaruar se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët e vrasjes së vjehrrit të saj apo ata të plagosjes së katër personave në Lundër. Megjithatë, ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas ngjarjes në Lezhë të qëndrojnë armiqtë dhe rivalët që kishte bashkëshorti i saj.
    Dy fëmijët e mitur të familjes Demiraj, përkatësisht 17 dhe 11 vjeç, janë nisur për trajtim mjekësor më të specializuar në Itali. Në gjendje kritike për jetën vijon të jetë 11-vjeçari, i cili është prekur nga plumbi në disa organe jetike.
    /vizionplus.tv

  • Kush ishte shënjestra e atentatit në Tiranë? Zbardhen detaje të reja, 2 autorët ikën me motor ‘Ducati’ drejt Elbasanit, por më pas u ‘zhdukën’

    Kush ishte shënjestra e atentatit në Tiranë? Zbardhen detaje të reja, 2 autorët ikën me motor ‘Ducati’ drejt Elbasanit, por më pas u ‘zhdukën’

    Motoçikleta tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, mbrëmjen e së enjtes, ku mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve 2 të mitur, është larguar në drejtim të Elbasanit.
    Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.
    Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, ku 2 orë para saj u vra babai i Roan Brahimit, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse për të avancuar deri në zbardhjen konkrete të atentatit. Në zonën ku u qëlluan 4 personat lëvizin çdo ditë edhe kontigjentë të tjerë të botës së krimit, të cilët mund të kenë po ashtu shënjestër.
    Burimet i thonë se një pjesë e madhe e tyre po verifikohen një e nga një ku kanë qenë në momentin e atentatit, jo vetëm si pre por edhe autorë të mundshëm.
    Pronarët e kompanisë së sigurisë fizike janë vënë në lupën e hetuesve, për të kuptuar nëse vetë ata kanë qenë shënjestër. Disa të dhëna për veprimtarinë e tyre po mblidhen, përfshirë edhe mundësia e fajdeve, për të parë nëse kanë qenë motiv i ngjarjes, megjithatë deri më tani akoma nuk ka të dhëna bindëse në këtë drejtim.

  • Zbardhen pistat e atentatit në Lundër, autorët u larguan me motor në drejtim të Elbasanit, ja si i shpëtuan policisë

    Zbardhen pistat e atentatit në Lundër, autorët u larguan me motor në drejtim të Elbasanit, ja si i shpëtuan policisë

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Lundrës në Tiranë ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej tyre të mitur.
    Motori tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, është larguar në drejtim të Elbasanit.Lexo edhe :Related Posts
    Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.

    Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse.
    Në zonën ku u qëlluan 4 personat lëvizin kontigjentë të tjerë të botës së krimit, të cilët mund të kenë po ashtu shënjestër, mëson gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj.
    Një pjesë e madhe e tyre po verifikohen një e nga një ku kanë qenë në momentin e atentatit, jo vetëm si shënjestër, por edhe autorë të mundshëm. Pronarët e kompanisë së sigurisë fizike janë vënë në lupën e hetuesve, për të kuptuar nëse vetë ata kanë qenë shënjestër.
    Disa të dhëna për veprimtarinë e tyre po mblidhen, përfshirë edhe mundësia e fajdeve, për të parë nëse kanë qenë motiv i ngjarjes, megjithatë deri më tani akoma nuk ka të dhëna bindëse në këtë drejtim.
    /vizionplus.tv

  • Atentati mafioz në Lundër, autorët u larguan me motor në drejtim të Elbasanit

    Atentati mafioz në Lundër, autorët u larguan me motor në drejtim të Elbasanit

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Lundrës në Tiranë ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej tyre të mitur.

    Motori tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, është larguar në drejtim të Elbasanit.

    Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.

    Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse.

    Në zonën ku u qëlluan 4 personat lëvizin kontigjentë të tjerë të botës së krimit, të cilët mund të kenë po ashtu shënjestër.

    Një pjesë e madhe e tyre po verifikohen një e nga një ku kanë qenë në momentin e atentatit, jo vetëm si shënjestër, por edhe autorë të mundshëm. Pronarët e kompanisë së sigurisë fizike janë vënë në lupën e hetuesve, për të kuptuar nëse vetë ata kanë qenë shënjestër.

    Disa të dhëna për veprimtarinë e tyre po mblidhen, përfshirë edhe mundësia e fajdeve, për të parë nëse kanë qenë motiv i ngjarjes, megjithatë deri më tani akoma nuk ka të dhëna bindëse në këtë drejtim.

  • Ek@ekutimi i babait të Roan Brahimit në Lezhë, autorët zhduken pa gjurmë, hapen dosjet e vrasjes në Athinë

    Ek@ekutimi i babait të Roan Brahimit në Lezhë, autorët zhduken pa gjurmë, hapen dosjet e vrasjes në Athinë

    Kur kanë kaluar më shumë 24 orë nga atentati që tronditi Lezhën, policia dhe grupi hetimor nuk kanë mundur ende të gjejnë asnjë gjurmë të vrasësve të Gjovalin Prendit.
    Përgjatë ditës së djeshme, e vetmja punë e konkretizuar e policisë, është gjetja e mjetit luksoz të përdorur nga autorët e krimit në pritën që i zunë Prendit në derën e lokalit të tij, në fshatin Pllanë.

    Policia i humbi shpejt gjurmët e atentatorëve, të cilët dyshohet që e kanë kaluar lehtësisht urën e Milotit për të hyrë nëpër fshatrat e Kurbinit pa u ndjekur nga askush.
    Aty kanë djegur mjetin për t’u larguar në drejtim të paditur. Përgjatë së djeshmes, nuk është bërë me dije asnjë e dhënë tjetër në lidhje me pistat në të cilat është fokusuar hetimi dhe aq më pak të ketë ndonjë shpresë për identifikimin e atentatorëve, që dyshohet që kanë qenë 4, ku dy prej tyre kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar në drejtim të Prendit.
    Gjovalin Prendi
    Referuar të dhënave që vijnë nga Lezha, saktësohet se autorët e kanë djegur mjetin në zonën e Gjormit, jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse policia ka mundur të gjejë pamje të makinës që u përdor në vrasje.
    Nga dëshmitë e personave që e kanë parë mjetin është mësuar lloji, ndërsa makina është gjetur e shkrumbuar, ç`ka u heq mundësinë ekspertëve për të gjetur ndonjë gjurmë të personave që kanë qenë brenda mjetit.
    Nga sa është mësuar pas aktit të rëndë, policia ka kryer pyetjen e shumë personave, mes tyre edhe të afërm me viktimën por që nuk është mësuar asnjë e dhënë në lidhje me konflikte që ka pasur Prendi, ndonëse disa herë më parë ka qenë i shënjestruar, por gjithnjë policia dhe prokuroria e Lezhës nuk kanë hapur hetime duke e konsideruar si kërcënime si mesazh për çështjet në të cilat dyshohej se ishte përfshirë i biri.
    Djali i tij, Sidorel Prendi, që njihet me emrin Roan Brahimi, u ekzekutua me 9 maj të vitit të kaluar në Athinë, teksa kishte mbërritur në Athinë për të kaluar Pashkët me familjen e tij që kishte në Greqi.
    Nga të dhënat e medias greke, aso kohe u mësua, se në makinë me Roanin gjendeshin edhe djali dhe gruaja, por atentatorët kanë qëlluar drejt tij duke mos i dëmtuar pjesën tjetër të familjes.
    DYSHIMET DHE HETIMET
    Grupi hetimor që është rikthyer ditën e djeshme në vendin e ngjarjes, mësohet se ka arritur të kuptojë lëvizjen që kanë bërë autorët për të mbërritur të padyshimtë në lokalin e Prendit.
    Sipas të dhënave, ata kanë ardhur nga Miloti, rrugës së vjetër dhe kanë hyrë në pjesën që duket si garazh për lokalin.
    Nga aty kanë zbritur dy persona, për të cilët nuk dihet nëse kanë qenë të maskuar dhe kanë qëlluar mbi 64-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.
    Ata janë larguar pa kërcënuar askënd tjetër, ndërkohë që kanë marrë rrugën nëpërmjet Pllanës, për të dalë në aksin që lidh Lezhën me Tiranën dhe për t’u zhdukur.
    Grupi hetimor është rikthyer sërish tek aktivitetet e pahetuara të të birit të viktimës, për të parë hollësitë dhe për të shkuar drejt një piste konkrete.
    Roan Brahimi, ose Sidorel Prendi, i cili u vra vetëm një vit më parë, ishte i dyshuar për një sërë aktesh. Madje, Policia e Shtetit e listoi në mes të 5 emrave që duhej të dëshmonte për masakrën e Fushë-Krujës me 4 të vrarë, atentat ku humbi jetën Brilant Martini, si shënjestra kryesore e asaj ngjarjeje horror, që tronditi mbarë opinionin publik.
    Përveç djalit nga Pllana, në listën e personave që duheshin pyetur ishin edhe emra të njohur të botës së krimit në vend dhe që aktualisht janë në kërkim për dosjet e bujshme të grupeve kriminale, por asnjëherë nuk u mësua nëse këta persona u morën në pyetje mbi ngjarjen e frikshme, ku u vranë dhe më pas u dogjën në mes të ditës dhe në mes të rrugës kryesore të vendit katër djem të rinj.

  • Nga ngjashmëria e makinave te…/ Ngatërresa me gruan e Roan Brahimit, si u qëlluan gabimisht 4 të rinjtë në Tiranë

    Nga ngjashmëria e makinave te…/ Ngatërresa me gruan e Roan Brahimit, si u qëlluan gabimisht 4 të rinjtë në Tiranë

    Një atentat me 4 të plagosur tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, ndërsa siç është raportuar edhe më herët besohet se autorët kanë ngatërruar shënjestrën.

    Shënjestër e atentatit nuk kanë qenë familjarët e “Pelikani Security”, por në të vërtetë plumbat ishin nisur për gruan e Roan Brahimit, babai i të cilit u eliminua ditën e djeshme në Lezhë, vetëm 45 minuta përpara se të ndodhte atentati ndaj 4 të rinjve. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Igli Çelmeta, gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Po ashtu kjo e fundit përdor të njëjtin model makine si mjeti me të cilin udhëtonin 4 të rinjtë mbrëmë. Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër ndryshe dhe një gërmë ndryshe nga targa e mjetit ku ndodheshin të rinjtë

    Natën e kaluar ajo ka qenë në Pllanë të Lezhës ku iu vra vjehrri.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Hetuesit janë të bindur që atentati ka qenë ngatërrim shenjestre dhe po hetojnë disa pista të ngatërrimit të shënjestrës, ndërsa kanë dyshime që autorët mund ta kenë pritur që gruaja e Brahimit të kthehej në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën Mercedes-Benz G Class dhe kanë hapur zjarr.

    Nga ana tjetër po hetohet dhe badigardi.

    Paralelisht me këto pista policia dyshon se mund të kemi dhe një ngatërrim objektivi pasi makina G Class e zezë është thuajse identike me disa të tjera në kompleks.

    Ky dyshim bazohet edhe në faktin që autorët kishin ngritur kurth në një rrugë ku sipas badigardit kjo makinë po kalonte për herë të parë natën e ngjarjes.

    Në automjetin tip “G Class” udhëtonin dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Sicurity”, miku i tyre Kian Mullai 19 vjeç dhe badigardi në të njëjtën kohë edhe shoferi Arenc Atafa 34 vjeç.

    Të katërt ndodhen në spital, por dy djemtë e mitur ndodhen në gjendje më të rëndë.

    Badigardi Arenc Stafa, i cili po drejtonte makinë në momentin e atentatit është marrë  në pyetje, ku ka thënë se nuk ka konflikte dhe se në momentin e ngjarjes nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë.

    Ai tha se po shoqëronte fëmijët nga Durrësi ku ishin në një festë drejt shtëpisë dhe për herë të parë ndoqi një tjetër itinerar për në shtëpi duke u futur rrugës së Lundrës me qëllim shmangien e trafikut.

    Në makinën që ai drejtonte u gjet një pistoletë me leje nga kompania e sigurisë.

  • “Autorët e vrasjes në Lezhë, kryen atentatin në Tiranë”/ Karamuço: Donin ta vrisnin bashkëshorten e Brahimit në afërsi të banesës së saj

    “Autorët e vrasjes në Lezhë, kryen atentatin në Tiranë”/ Karamuço: Donin ta vrisnin bashkëshorten e Brahimit në afërsi të banesës së saj

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka dyshime të forta se autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit në Lezhë, janë të njëjtët që kryen atentatin në Tiranë me 4 të plagosur, por që ngatërruan objektiv, pasi donin ekzekutimin e bashkëshortes së Brahimit.

    Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Karamuço u shpreh se bashkëshorten e Brahimit, autorët e kanë ndjekur me një makinë tjetër dhe jo atë që përdorën në vrasjen në Lezhë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    “Ka dyshime shumë të forta që 3 persona që kanë kryer atentatin në Lezhë, kanë marrë makinë të re dhe kanë marrë armë. Janë nisur në drejtim të bashkëshortes, për ta ekzektuuar atë në një zonë ku nuk ka shumë kamera, afër banesës së saj. Diku janë ngatërruar dhe kanë qëlluar një makinë të ngjashme. Nuk kanë asnjë rekord kriminal,të miturit, as madhorët. Për këtë arsye, po përjashtshton që të ketë qenë atentat ndaj personave të plagosur. Mendohet se është e njëjta armë e përdorur në Lezhë, janë nisur autorët e Lezhës, për të vrarë bashkëshorten në Tiranë. Arma nuk është gjetur, 3 autorë ishin në Lezhë, 3 ishin në Tiranë. Mbas zhdfukjes së këtij personazhi, grupi i tij, edhe me goditjen që u bë në Fushë Krujë, u nda, por mund të jetë rinashkuar. Një prej tyre ishte shpallur në kërkim nga policia. Policia ka informacione që pjesëtarë të këtij grupi janë në Shqipëri. Nuk përjashtoj që persona të lidhur me Ervis Martinajn të jetë përfshirë, por nuk mund të abuzoj me informacionin që ai është gjallë. Nuk e konfirmoj dot, sa kohë nuk kemi prova. Duhet të krehin mirë zonat nga ana e policisë”, theksoi ai.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • U plagosën nga breshëria e plumbave që nuk ishin për ta, dy vëllezërit e mitur në gjendje të rëndë, nisen drejt Italisë

    U plagosën nga breshëria e plumbave që nuk ishin për ta, dy vëllezërit e mitur në gjendje të rëndë, nisen drejt Italisë

    Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit që mbeti i plagosur një natë më parë në Tiranë bashkë me të vëllanë dhe 2 persona të tjerë, mbetet kritike.

    Të dy vëllezërit priten të transportohen me avion sanitar në spitalin “Bambin Xhezu” në Romë për një trajtim mjekësor më të specializuar.
    Ekipi mjekësor i spitalit të Traumës ka ndërhyrë duke mbajtur në parametra të qëndrueshëm të miturin, i cili në vend që të fikte qirinjtë për të festuar 11 vjetorin, u qëllua pa mëshirë ndonëse nuk kishte aspak lidhje me hakmarrjen që kërkonin autorët e kësaj ngjarje.
    Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër dhe se personi që kanë dashur të vrasin lidhet me familjen e Roan Brahimit.

    Top Channel

  • Nga vrasja e vjehrrit në Lezhë te konfliktet e bashkëshortit, zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit pas atentatit në Tiranë: Isha në…

    Nga vrasja e vjehrrit në Lezhë te konfliktet e bashkëshortit, zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit pas atentatit në Tiranë: Isha në…

    Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit që mbeti i plagosur një natë më parë në Tiranë bashkë me të vëllanë dhe 2 persona të tjerë, mbetet kritike.

    Të dy vëllezërit priten të transportohen me avion sanitar në spitalin “Bambin Xhezu” në Romë për një trajtim mjekësor më të specializuar. Ekipi mjekësor i spitalit të Traumës ka ndërhyrë duke mbajtur në parametra  të qëndrueshëm të miturin, i cili në vend që të fikte qirinjtë për të festuar 11 vjetorin, u qëllua pa mëshirë ndonëse nuk kishte aspak lidhje me hakmarrjen që kërkonin autorët e kësaj ngjarje.
    Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër dhe se personi që kanë dashur të vrasin  lidhet me familjen e Roan Brahimit.
    Ky atentat ka ndodhur një orë pasi ndodhi atentati në Lezhë ku u vra babai i tij. Gruaja e tij në Shqipëri jeton  në një vilë, në të njëjtën rezidencë ku jetojnë edhe dy të miturit. Si të mos mjaftonte kjo gruaja e Brahimit, lëviz me një makinë ‘G Class’, të njëjtë si ajo me të cilën po udhëtonin 4 të rinjtë  dhe se targat ndryshonin vetëm nga një germë.
    Gruaja e Roan Brahimit ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj në Lezhë apo në lidhje me plagosjen e 4 personave në Lundër. Ajo ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj. Ajo ka thënë se gjatë kohës së atentatit ka qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë, çka dyshohet se atentatorët kanë pasur informacion për këtë.
    Me një historik të gjatë krimesh dhe vrasjesh hetuesit janë shpërndarë në pista se kush mund të ketë dashur të vrasë babanë dhe gruan e Roan Brahimit një vit pasi e ekzekutuan të riun në Greqi.

    Top Channel