Tag: autorët

  • EMRI/ Sherri nisi për një vajzë, ja kush është 35-vjeçari që u dhunua në Lezhë

    EMRI/ Sherri nisi për një vajzë, ja kush është 35-vjeçari që u dhunua në Lezhë

    Petrit Pepkola është 35-vjeçari që u dhunua sot me sende të forta në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë. Dyshohet se shkak për sherrin mes 35-vjeçarit dhe autorëve të ketë qenë një vajzë.

    Mësohet se Pepkola është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta ( shkopa bejsbolli) nga autorët.

    Fillimisht ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

    Sipas burimeve gjendja e tij është e rënduar. Ndërsa autorët janë ende të pa identifikuar. I dhunuari në deklaratën e parë ka thënë se nuk i ka njohur autorët. Sipas burimeve, Peploka nuk është person i skeduar dhe policia po heton për ndonjë konflikt të fundit.

    Po këqyren gjithashtu kamerat e sigurisë të bizneseve për të pare lëvizjet e mundshme te autorit/ëve.

  • EMRI – U godit me shkop bejsbolli dhe përfundoi tek Trauma, zbulohet identiteti i 35- vjeçarit…

    EMRI – U godit me shkop bejsbolli dhe përfundoi tek Trauma, zbulohet identiteti i 35- vjeçarit…

    Petrit Pepkola është 35-vjeçari që u dhunua sot me sende të forta në Lezhë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë. Dyshohet se shkak për sherrin mes 35-vjeçarit dhe autorëve të ketë qenë një vajzë.
    Mësohet se Pepkola është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta ( shkopinj bejsbolli) nga autorët.
    Fillimisht ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
    Sipas burimeve gjendja e tij është e rënduar. Ndërsa autorët janë ende të pa identifikuar. I dhunuari në deklaratën e parë ka thënë se nuk i ka njohur autorët.
    Sipas burimeve, Peploka nuk është person i skeduar dhe policia po heton për ndonjë konflikt të fundit. Po këqyren gjithashtu kamerat e sigurisë të bizneseve për të pare lëvizjet e mundshme te autorit/ëve.
    Njoftimi i Policisë
    Lezhë / Informacion paraprak
    Rreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë “Kryqëzimit të Rrilës”, Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. P., rreth 35 vjeç.
    Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Dhunimi i të riut në Lezhë, zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit nga Spitali i Traumës

    Dhunimi i të riut në Lezhë, zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit nga Spitali i Traumës

    Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e sotme në Lezhë.
    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku personi në fjale është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.
    Ai ka deklaruar nga Spitali i Traumës, aty ku po merr mjekim, se nuk i ka identifikuar autorët pasi ka qenë errësirë, teksa ata kanë përdorur shkop bejsbolli.
    I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
    Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.
    gijotina.com/

  • “Nuk i njoh autorët”/  U godit me shkop bejsbolli, zbardhet dëshmia e të riut (EMRI)

    “Nuk i njoh autorët”/ U godit me shkop bejsbolli, zbardhet dëshmia e të riut (EMRI)

    Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Lezhë ku një i ri u dhuna nga disa persona. Mësohet se i plagosur ka mbetur Petrit Paloka. Në dëshminë e siguruara, Paloka ka thënë se nuk i ka njohur autorët dhe se është goditur me shkop bejsbolli.
    Sipas informacioneve i dhunuari nuk është person i skeduar dhe policia po heton për ndonjë konflikt te fundit, por ndërkohë po shikohen edhe kamera sigurie të bizneseve për të parë lëvizjet e mundshme te personave të përfshirë.

  • SYRI siguron pamje nga atentati: Çasti kur autori me kapuç në kokë godet për vdekje biznesmenin Mondi Mëhalla

    SYRI siguron pamje nga atentati: Çasti kur autori me kapuç në kokë godet për vdekje biznesmenin Mondi Mëhalla

    Pamjet ekskluzive të siguruara nga SYRI hedhin dritë mbi momentet e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së dielës, 30 nëntor 2025, ku u ekzekutua biznesmeni i njohur elbasanas Mondi Mëhalla, 43 vjeç.

    Në fotografinë e siguruar shihet një nga autorët, tërësisht i maskuar, teksa drejton armën drejt viktimës në çastet vendimtare të ngjarjes. Figura e autorit është e mbuluar, ndërsa qëndrimi dhe drejtimi i armës tregojnë se atentati është kryer me qetësi dhe saktësi të lartë.

    Pak orë më parë policia ka arrestuar ish ortakun e Mëhallës në biznesin taksi (“EL-TAXI”), Xhino Ago pasi ‘nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani’. 

    “Gjithashtu, gjatë operacionit të koduar ‘Strike” u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike” thuhet në njoftimin e policisë ku nuk zbulohet motivi i këtij krimi.

    Sipas hetimeve të para, autorët kanë ndjekur me kujdes lëvizjet e biznesmenit. Pasi janë bindur se momenti ishte i përshtatshëm, kanë hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur me dy plumba në kokë, ndërsa Mëhalla sapo kishte dalë nga pika e karburantit të tij “Xhaxhi Oil” dhe po përgatitej të largohej me automjetin “Range Rover”.

     

     

  • Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Policia: Shpallen në kërkim dy autorët

    Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Policia: Shpallen në kërkim dy autorët

    Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Bëhet fjalë për Marselo Arani, 32-vjeç, dhe Armando Kola.
    Në pranga është vënë ish-ortaku i tij, Xhino Ago, i dyshuar si bashkëpunëtor, dhe Kujtim Pisha, roja i karburantit ku ndodhi ngjarja. Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi. Njëri nga autorët, Marselo Arani ishte në arrest shtëpie për pastrim parash.
    Policia thotë se nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.
    Njoftimi i policisë: 
    Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit.
    Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.
    Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.
    Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).
    Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.
    Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.
    Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.
    Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
    Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:
    Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
    K.P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
    Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.
    Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Ekzekutimi i Mëhallës, del FOTO – ja e Marselo Aranit, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit

    Ekzekutimi i Mëhallës, del FOTO – ja e Marselo Aranit, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit

    Personi në foto është Marselo Arani, i dyshuar se një nga autorët e atentatit ndaj biznesmenit, Mondi Mëhalla.

    Biznesmeni u ekzekutua mbrëmjen e të dielës, në makinën e tij. Ndërkohë policia e Elbasanit, ka vënë në pranga Xhino Ago (ish-ortak me viktimën) dhe Kujtim Pisha (roja i karburantit në pronësi të Mëhallës)

    Biznesmeni Mëhalla, zotëronte disa aktivitete; Club-in “Hollyëood Lounge bar”; pikën e karburantit “Xhaxhi Oil”, si edhe kompaninë e taksive dhe transportit “El-Taxi”.

    Rolet në vrasje

    Kujtim Pisha (roja i karburantit) – Bashkëpunëtor në krim

    Xhino Ago – Ish-ortak me Mondi Mëhallën, porositës i krimit, i dyshuar

    Marselo Arani dhe Armando Kola – Autorët e e dyshuar të atentatit.

    Marselo Arani

    LEXO EDHE: Kush është 32-vjeçari i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Mëhalla! Pastrim parash e i dënuar për prostitucion në Itali …

  • Policia e Elbasanit zbardh vrasjen e Mondi Mëhallës: Në kërkim dy autorët

    Policia e Elbasanit zbardh vrasjen e Mondi Mëhallës: Në kërkim dy autorët

    Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen biznesmetin Mondi Mëhalla. Policia thotë se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim autorët e dyshuar.
    Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit: 

    Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit.

    Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.

    Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.
    Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).
    Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.
    Gjithashtu, u sekuestruan dokumente shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.
    Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.
    Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
    Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:
    Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
    K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
    Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.
    Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Vrasja e Mondi Mëhallës, njëri nga autorët i dënuar për prostitucion në Itali, në qershor iu sekuestruan 14 pasuri

    Vrasja e Mondi Mëhallës, njëri nga autorët i dënuar për prostitucion në Itali, në qershor iu sekuestruan 14 pasuri

    Marselo Arani, i shpallur në kërkim nga policia si një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, është një emër i njohur për autoritetet.
    32 vjeçari ishte në arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë që në muajin qershor, Prokuroriae Elbasanit  i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij.
    Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë hetimeve është provoar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian.

  • Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallen në kërkim dy autorët, njëri prej tyre duhej të ishte në ‘arrest shtëpie’

    mondi mehalla

    ELBASAN- Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, duke shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve duhet të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë. Dy personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar janë Armando Kola dhe Marselo Arani. Ndërkohë që dy persona janë arrestuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Shtetasi Xhino Ago, tashmë i vënë në pranga, dyshohet se iu ka vënë në dispozicion autorëve makinën që u përdor për vrasjen e Mëhallës. Ndërsa në pranga është vënë dhe roja e karburantit Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë që në njoftimin e policisë nuk thuhet ende shkaku që ka çuar në vrasjen e biznesmenit, dhe nëse dy autorët e kanë kryer krimin kundrejt pagesës, apo kanë pasur konflikte personale me viktimën.
    NJOFTIMI I POLICISË
    Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit.
    Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.
    Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.
    Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).
    Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.
    Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.
    Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.
    Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
    Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:
    Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
    K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
    Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.
    Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

    Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës (30 Nëntor) në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.
    Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë. /ZËRI