Tag: automjetit

  • Aksident i rëndë në Laç! Automjeti përplas këmbësorin, 59-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

    Aksident i rëndë në Laç! Automjeti përplas këmbësorin, 59-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

    Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”. Mësohet se një automjet ka aksidentuar një 59-vjeçar që po lëvizte në këmbë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ai u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Kurbinit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Gjithashtu drejtuesi i automjetit është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.
    Njoftimi i Policisë:

    Në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

    I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
     
  • Aksident në Fier, ‘Fordi’ përplaset me autobusin, plagoset drejtuesi i automjetit

    Aksident në Fier, ‘Fordi’ përplaset me autobusin, plagoset drejtuesi i automjetit

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portëzës”.
    Sipas burimeve bëhet me dije se automjeti tip “Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec- Fier.
    Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar vetëm drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.
    Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe grupi hetimor, për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ne fjalë.

  • Aksidenti me pasojë vdekjen e një turisteje, arrestohet shoferi i automjetit

    Aksidenti me pasojë vdekjen e një turisteje, arrestohet shoferi i automjetit

    Policia ka vënë në pranga një 52-vjeçar, pasi aksidentoi ditën e djeshme një çift turishtësh, ku si pasojë humbi jetën 63-vjeçarja.
    Aksidenti ndodhi në aksin Himarë-Borsh, ku drejtuesi i automjetit tip “Toyota”, shtetasi D. K., 52 vjeç ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin F. P., 64 vjeç, dhe pasagjere shtetasen R. P., 63 vjeçe, të dy banues në Austri.
    “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për aksidentin rrugor të ndodhur ditën e djeshme në aksin “Himarë-Borsh”, arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesin e automjetit tip “Toyota”, shtetasin D. K., 52 vjeç, banues në Qeparo, pasi dyshohet se ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin F. P., 64 vjeç, dhe pasagjere shtetasen R. P., 63 vjeçe, të dy banues në Austri.
    Si pasojë e aksidentit humbi jetën shtetasja R. P., ndërsa shtetasi F. P. ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • Aksidenti me pasojë vdekjen e një turisteje që lëvizte me motor, arrestohet shoferi i automjetit

    Aksidenti me pasojë vdekjen e një turisteje që lëvizte me motor, arrestohet shoferi i automjetit

    Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për aksidentin rrugor të ndodhur ditën e djeshme në aksin “Himarë-Borsh”, arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesin e automjetit tip “Toyota”, shtetasin D. K., 52 vjeç, banues në Qeparo, pasi dyshohet se ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin F. P., 64 vjeç, dhe pasagjere shtetasen R. P., 63 vjeçe, të dy banues në Austri. Si pasojë e aksidentit humbi jetën shtetasja R. P., ndërsa shtetasi F. P. ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Gj., 49 vjeç, dhe G. Gj., 44 vjeç, të dy banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi dyshohet se më datë 11.05.2025, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin D. K., 50 vjeç, banues në të njëjtin fshat.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Lista me emra qytetarësh, euro dhe tollona! SPAK ‘godet’ krimet zgjedhore në Shkodër

    Lista me emra qytetarësh, euro dhe tollona! SPAK ‘godet’ krimet zgjedhore në Shkodër

    Policia e Shtetit ka reaguar zyrtrisht lidhur me goditjet e krimeve zgjedhore në Shkodër, në bashkëpunim me SPAK.

    Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve.
    Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.
    Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.
    Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.

    Top Channel

  • SPAK “mësyn” Shkodrën për krimet zgjedhore, sekuestrohen 7 celularë, para CASH dhe tollona karburanti

    SPAK “mësyn” Shkodrën për krimet zgjedhore, sekuestrohen 7 celularë, para CASH dhe tollona karburanti

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhore, të koduar “Premtimi“.
    Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.
    Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.
    Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Aksioni i SPAK në Shkodër, Policia kontroll ndaj 6 personave: Sekuestruam para dhe lista me emrat qytetarësh

    Aksioni i SPAK në Shkodër, Policia kontroll ndaj 6 personave: Sekuestruam para dhe lista me emrat qytetarësh

    Foto ilustruese

    SHKODËR- Policia e Shtetit ka reaguar pas aksionit të Prokurorisë së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në qarkun e Shkodrës. Sipas Policsë, në kuadër të goditjes së krimit zgjedhor u zbatuan vendimet për kontroll personal dhe të automjeteve të 6 personave. Gjatë operacionit janë sekuestruar disa celularë, para dhe lista me emrat e qytetarëve që iu gjetën gjatë kontrolleve.
    Me urdhër të SPAK u ushtrua kontroll ndaj F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës.
    Po ashtu, bëhet me dije se është ushtruar kontroll në disa automjete:
    -automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;
    -automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;
    -automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;
    -automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;
    -2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.; 
    -3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.  
    “Punë intensive në bashkëpunim me SPAK, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve. U zhvillua në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit policor të koduar “Premtimi”. Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve. 
    Sekuestrohen celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që u gjetën këtyre shtetasve.
    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhire, të koduar “Premtimi”.
    Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

    Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti. Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë”, njofton Policia.
    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lëshoi 6 urdhër-kontrolle në qytetin e Shkodrës. Mësohet se kontrollet u ushtruan në disa shtabe elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga deputeti Tom Doshi në kryeqendrën e Veriut. Aksioni ka nisur që sot në mëngjes dhe në terren ishte edhe vetë kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani./ZËRI

  • Aksioni i SPAK në Shkodër, Policia kontroll ndaj 6 personave: Sekuestruam para dhe lista me emërat e qytetarëve

    Aksioni i SPAK në Shkodër, Policia kontroll ndaj 6 personave: Sekuestruam para dhe lista me emërat e qytetarëve

    Foto ilustruese

    SHKODËR- Policia e Shtetit ka reaguar pas aksionit të Prokurorisë së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në qarkun e Shkodrës. Sipas Policsë, në kuadër të goditjes së krimit zgjedhor u zbatuan vendimet për kontroll personal dhe të automjeteve të 6 personave. Gjatë operacionit janë sekuestruar disa celularë, para dhe lista me emrat e qytetarëve që iu gjetën gjatë kontrolleve.
    Me urhdër të SPAK u ushtrua kontroll ndaj F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës.
    Po ashtu, bëhet me dije se është ushtruar kontroll në disa automjete:
    -automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;
    -automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;
    -automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;
    -automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;
    -2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.; 
    -3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.  
    “Punë intensive në bashkëpunim me SPAK, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve. U zhvillua në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit policor të koduar “Premtimi”. Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve. 
    Sekuestrohen celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që u gjetën këtyre shtetasve.
    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhire, të koduar “Premtimi”.
    Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;
    -automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;
    -automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;
    -automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;
    -automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;
    -2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.; 
    -3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.  
    Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti. Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë”, njofton Policia.
    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lëshoi 6 urdhër-kontrolle në qytetin e Shkodrës. Mësohet se kontrollet u ushtruan në disa shtabe elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga deputeti Tom Doshi në kryeqendrën e Veriut. Aksioni ka nisur që sot në mëngjes dhe në terren ishte edhe vetë kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani./ZËRI

  • Arrestohet shoferi 31-vjeçar në Kukës/ U gjet i dehur pas testit të alkoolit, dhe nuk iu bind urdhrit të policit rrugor

    Arrestohet shoferi 31-vjeçar në Kukës/ U gjet i dehur pas testit të alkoolit, dhe nuk iu bind urdhrit të policit rrugor

    Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin dhe përplasi një automjet të parkuar gjatë arratisjes. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor njoftuan sot (8 maj) se arrestuan në flagrancë K. Ll., 31 vjeç, banues në Has, për veprat penale “drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
    “Në qytetin e Krumës, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur një automjet të parkuar. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. Ll. iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur, në masën 1.23 mg/l”, informoi policia vendore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Ekzekutimi me pushkë në Has/ Del fotoja e viktimës brenda automjetit ku u gjet i vrarë

    Ekzekutimi me pushkë në Has/ Del fotoja e viktimës brenda automjetit ku u gjet i vrarë

    Ylber Jaku është autori i vrasjes së Ryshyt Sallahu këtë pasdite në fshatin Pla në Has.

    Ai është arrestuar pak minuta më parë, pas ngjarjes së rëndë.
    Gazetari Eraldo Harlicaj ka siguruar edhe foton e automjetit ku viktima u gjet i vrarë.
    Një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34 vjeç është gjetur i vrarë me pushkë.
    “Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie
    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

    Top Channel