Tag: automjetit

  • I dehur në timon tentoi të korruptonte policin, bie në pranga 55-vjeçari

    I dehur në timon tentoi të korruptonte policin, bie në pranga 55-vjeçari

    Kronikë E Shtunë, 13 Shtator 2025 11:55
    Është arrestuar një 55-vjeçar, i cili tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore pasi u kap në gjendje të dehur.
    Njoftimi i Policisë: 

    Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.
    Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.
    Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”.
    Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

  • I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

    I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

    Durrës/ Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.
    Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.
    Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”.
    Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

  • “Tap” në timon/ Tentoi të korruptonte policinë, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

    “Tap” në timon/ Tentoi të korruptonte policinë, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

    Pamje nga policia

    DURRËS- Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se në momentin që i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, shoferi në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit. Ndaj 55-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”. 

    Njoftimi:
    Durrës/ Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.
    Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.
    Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”.
    Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë./ZËRI

  • Dogji makinën e 43-vjeçares në Tiranë, arrestohet autori, kamerat kapin momentin kur i ve flakën automjetit

    Dogji makinën e 43-vjeçares në Tiranë, arrestohet autori, kamerat kapin momentin kur i ve flakën automjetit

    Një 34-vjeçar akuzohet për zjarrvënien e qëllimshme të një makine në Tiranë.

     
    Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.
    Menjëherë pas njoftimit se me datë
    Ngjarja ndodhi në 03 shtator, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi”, kur u dogj automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje.
    Pas hetimeve, rezultoi se shtetasi me iniciale D.B. i ka vënë flakën automjetit. Nga hetimet, dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

    Top Channel

  • Ndërron jetë shoferi, udhëtari plagoset rëndë në autostradën Fier-Vlorë, makina e turistes goditi nga pas kamionçinën

    Ndërron jetë shoferi, udhëtari plagoset rëndë në autostradën Fier-Vlorë, makina e turistes goditi nga pas kamionçinën

    Një automjet tip kamionçinë është përplasur me trafik-ndarësen.
    Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.
    Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës është dëmtuar rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht.
    Nga verifikimet në terren të kryera nga Policia Rrugore, dyshohet se automjeti tip Dacia me targa AA 408 XY, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj, ishte shkaktari i aksidentit. Drejtuesja e automjetit, një shtetase e huaj dhe femër, dyshohet se ka goditur nga pas një kamionçinë, duke shkaktuar spostimin e këtij të fundit, i cili është përplasur me barrierën ndarëse të autostradës.
    Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit Dacia dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
    Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke prerë pjesën metalike të deformuar të automjetit dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të drejtuesit të kamionçinës. Ndërkohë, pasagjeri që ndodhej në kabinën e kamionçinës është në gjendje të rëndë në spital.
    gijotina.com/

  • Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

    Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

    Sipas informacioneve të policisë, drejtuesi i automjetit, një shtetas 73-vjeçar, ka shkaktuar aksidentin, si pasojë e të cilit viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    “Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.”, njofton policia.

  • Aksident i rëndë në Shkodër/ Shoferi humb kontrollin e automjetit, plagosen 3 pasagjerë, transportohen në spital

    Aksident i rëndë në Shkodër/ Shoferi humb kontrollin e automjetit, plagosen 3 pasagjerë, transportohen në spital

    Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës.
    Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
    Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasit tre pasagjerë, të gjithë familjarë. Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Dy të arrestuar për të shtënat në Kombinat, policia zbardh ngjarjen: 28-vjeçari qëlloi ndaj automjetit të personave që u konfliktua

    Dy të arrestuar për të shtënat në Kombinat, policia zbardh ngjarjen: 28-vjeçari qëlloi ndaj automjetit të personave që u konfliktua

    Dy të rinj janë arrestuar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti. Sipas policisë, në pranga ka rënë Oltjon Asllani (Vodollari), 28-vjeç, i cili qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin lëviznin dy persona pas një konflikti me ta.
    Personi tjetër i arrestuar është shoku i tij që drejtonte makinën nga ku u qëllua me armë, 30-vjeçari  Serxho Bajza. Nën hetim janë vënë edhe 4 të tjerë me inicialet R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M. Këta të fundit, sipas policisë, janë konfliktuar fizikisht me dy të arrestuarit, dhe më pas është qëlluar ndaj mjetit të tyre.
    Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Kamerat e sigurisë në zonë e kanë kapur Oltjon Asllanin teksa del në një moment nga automjeti dhe lëviz me kallashnikov në dorë. Sipas policisë, nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    “Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:10, në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në kuadër të operacionit “Quick Response”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:•    O. A(V)., 28 vjeç•    S. B., 30 vjeç, të dy banues në Kombinat
    Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M.
    Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 4 shtetasit e proceduar penalisht janë konfliktuar fizikisht me 2 autorët e ngjarjes. Pas konfliktit, për motive të dobëta, shtetasi O. A(V). ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 38-vjeçarit, ndërsa shtetasi S. B. drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri 28-vjeçari.”, njofton policia.

  • Zbardhet ngjarja në Kombinat/ Konflikti degradoi në të shtëna që rrezikuan jetën e kalimtarëve (Emrat)

    Zbardhet ngjarja në Kombinat/ Konflikti degradoi në të shtëna që rrezikuan jetën e kalimtarëve (Emrat)

    Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në zonën e Kombinatit në kryeqytet është zbardhur nga policia.  Sipas informacioneve zyrtare, pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeç Oltjon Asllani (Vodollari) ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy shtetas, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve aty pranë.
    28-vjeçari është vënë tashmë në pranga nga policia, ndërsa është arrestuar dhe 30-vjeçari, Serxho Bajza, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga ku autori qëlloi me armë zjarri.
    Bëhet po ashtu me dije se lidhur me ngjarjen janë proceduar penalisht edhe katër persona të tjerë, të cilët janë konfliktuar fizikisht me 2 të arrestuarit. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
    NJOFTIMI I POLICISË: 
    Tiranë
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Response”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, në Kombinat.
    Qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me ta, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve në afërsi, vihet në pranga autori.
    Në pranga vihet edhe një 30-vjeçar, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku autori qëlloi me armë zjarri.
    Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët gjatë ngjarjes, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.
    Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:10, në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në kuadër të operacionit “Quick Response”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:• O. A(V)., 28 vjeç• S. B., 30 vjeç, të dy banues në Kombinat
    Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M.
    Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 4 shtetasit e proceduar penalisht janë konfliktuar fizikisht me 2 autorët e ngjarjes. Pas konfliktit, për motive të dobëta, shtetasi O. A(V). ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 38-vjeçarit, ndërsa shtetasi S. B. drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri 28-vjeçari.
    Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Të shtëna me armë në Tiranë, qëllohet drejt automjetit të një 37-vjeçari

    Të shtëna me armë në Tiranë, qëllohet drejt automjetit të një 37-vjeçari

    Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme në Tiranë.
    Policia bën me dije se rreth  orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç.
    Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

    Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe vijon puna për kapjen e tij.