Tag: automjetit

  • EMRI/ Një person përplas disa makina në Sauk, plagosen dy persona, ndiqet nga policia, i gjendet armë…

    EMRI/ Një person përplas disa makina në Sauk, plagosen dy persona, ndiqet nga policia, i gjendet armë…

    Ku person mësohet se nuk i është përgjigjur patrullës së Shqiponjave në zonën e Saukut për të ndaluar, duke u larguar.

    Gazetari i Syri tv Klajdi Bodlli njofton se, “policia e ka ndjekur dhe gjate ndjekjes personi ka demtuar disa makina. ai është kapur në zonën e TEG-ut dhe gjatë kontrollit i është gjetur një armë”.

    I ndaluar nga policia është Imer Krrashi 31-vjeçar.

    Ndërkohë mesohet se gjatë ndjekjes ai ka përplasur disa makina në Sauk dhe një person është në gjendje të rëndë.

    Edhe bashkëshortja e ketij te fundit mësohet se është e plagosur. kane qenë duke udhëtuar me motor.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

    Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

    Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

    Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale.

  • Përplasi këmbësoren në vija e bardha dhe u largua, arrestohet shoferi

    Përplasi këmbësoren në vija e bardha dhe u largua, arrestohet shoferi

    Policia në Vlorë ka zbardhur një aksident të ndodhur në qytet, ku drejtuesi i automjetit pasi përplasi një këmbësore në vijat e bardha, u largua nga vendi i ngjarjes.
    “Më datë 30.09.2025, rreth orës 16:00, në segmentin rrugor “Gjergj Kastrioti”, një shtetas, gjatë drejtimit të automjetit të tij, aksidentoi këmbësoren Z. M., 55 vjeçe, e cila ishte duke kaluar në vendkalimin e këmbësorëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë 55-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
    Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe mbledhjes së dëshmive nga shërbimet e Policisë Rrugore Vlorë, u bë e mundur identifikimi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe drejtuesit të tij.
    “Në vijim të veprimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Xh. R, 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi kishte aksidentuar shtetasen Z. M, tentoi t’i shmangej përgjegjësisë duke fshehur edhe automjetin, i cili u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën me dije policia.

  • Aksident i rëndë/ Makina përplaset me autobusin, një i vdekur dhe katër të plagosur

    Aksident i rëndë/ Makina përplaset me autobusin, një i vdekur dhe katër të plagosur

    Një aksident i rëndë i ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Suharekë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke kaluar në korsinë e kundërt të rrugës dhe është përplasur me një autobus që po vinte nga kahu i kundërt. Si pasojë e përplasjes, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe katër persona të tjerë, përfshirë drejtuesin e automjetit, kanë pësuar lëndime trupore.
    Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, ndërsa shoferi i automjetit, i cili ka marrë lëndime të rënda, është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Sakaq, po punohet për sqarimin e rrethanave.

  • Durrës/ U përpoq të vriste 55-vjeçarin, e përplasi me makinë dhe u arratis

    Durrës/ U përpoq të vriste 55-vjeçarin, e përplasi me makinë dhe u arratis

    Uniformat blu bëjnë me dije se më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, Besnik (Azem) Koldashi, 55 vjeç, banues në Durrës.

     

     

    Drejtuesi i automjetit, i identifikuar me emrin  Abdyl Bodlli, pasi goditi 55-vjeçarin u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.
    Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin Abdyl Bodlli, së bashku me automjetin.
    Ndërkohë mësohet se i plagosuri, Besnik (Azem) Koldashi është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.
    Njoftimi i policisë
    Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin.
    Vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin.
    Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës.
    Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.

  • Durrës, përplasi me makinë një 55-vjeçar/ Dyshohet se donte ta vriste, shpallet në kërkim shoferi

    Durrës, përplasi me makinë një 55-vjeçar/ Dyshohet se donte ta vriste, shpallet në kërkim shoferi

    Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit. 
    Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin. 
    Vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin. 
    Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës. 
    Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin. 
    Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. 
    Specialistët e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe Specialistët e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, intensifikuan veprimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit. 
    Si rezultat i veprimeve intensive, rezultoi se automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, ka goditur 55-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 
    Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. B., së bashku me automjetin. 
    Shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra. 
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. 
     
     
     

  • Dy autovetura përplasen në rrugën Fier-Patos, një prej tyre përfundon në kanal

    Dy autovetura përplasen në rrugën Fier-Patos, një prej tyre përfundon në kanal

    Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz” në Fier. Dy automjete, një tip Renault dhe një Volkswagen, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke çuar në daljen nga rruga të automjetit të tipit Renault, i cili ka përfunduar në kanalin anësor.
    Sipas informacioneve nga vendngjarja, drejtuesi i automjetit Renault ka shpëtuar mrekullisht dhe nuk ka pësuar lëndime të rënda. Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme materiale që ka shkaktuar aksidenti, situata nuk ka shkaktuar viktima ose lëndime të mëdha.
    Për nxjerrjen e mjetit të dalë nga rruga dhe për të siguruar që vendi të ishte i sigurt për kalimtarët dhe automjetet e tjera, ka shkuar në ndihmë një mjet zjarrfikës.
    Grupi hetimor dhe policia janë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident.
    gijotina.com/

  • Procedohet penalisht 36-vjeçari/ Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë që të shmangte ndëshkimin…

    Procedohet penalisht 36-vjeçari/ Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë që të shmangte ndëshkimin…

    Një 36-vjeçar është proceduar nga Policia e Durrësit pasi pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e kryer gjatë drejtimit të automjetit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 2 000 lekë të rinj.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
    Njoftim i Policisë:
    Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit penal dhe administrativ për shkeljet e kryera.
    -u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e kryer gjatë drejtimit të automjetit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 2 000 lekë të rinj.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
    Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

  • Durrës/ I dehur në timon, policët nuk ia pranojnë lekët

    Durrës/ I dehur në timon, policët nuk ia pranojnë lekët

    Është arrestuar një 55-vjeçar, i cili tentoi t’i jepte lekë punonjësit të Policisë Rrugore pasi u kap në gjendje të dehur.
    Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.
    Njoftimi:
    Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.
    Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.
    Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”.
    Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.
    gijotina.com/

  • Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore pasi u kap i dehur në timon, pranga 55-vjeçarit në Durrës

    Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore pasi u kap i dehur në timon, pranga 55-vjeçarit në Durrës

    Është arrestuar një 55-vjeçar, i cili tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore pasi u kap në gjendje të dehur.

    Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.
    Njoftimi:
    Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.
    Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.
    Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”.
    Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

    Top Channel

  • “Tapë” në timon/ Tentoi të korruptonte policinë, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

    “Tapë” në timon/ Tentoi të korruptonte policinë, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

    Pamje nga policia

    DURRËS- Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se në momentin që i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, shoferi në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit. Ndaj 55-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”. 

    Njoftimi:
    Durrës/ Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.
    Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.
    Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”.
    Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë./ZËRI