Dy drejtues automjetesh do të hetohen në gjendje të lirë pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.
Një 55-vjeçar i ofroi efektivëve 3000 lekë pasi gjatë një kontrolli u konstatua se nuk ishte me vete, lejen e drejtimit, si dhe se nuk kishte kryer kontrollin teknik periodik të automjetit.
“Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisisë Rrugore të Durrësit iu bënë shenjë ndalimi, te mbikalimi i Shkozetit, automjeteve me drejtues shtetasit:
R. K., 55 vjeç, banues në Durrës, i cili gjatë verifikimeve u konstatua se nuk ishte me vete, lejen e drejtimit, si dhe se nuk kishte kryer kontrollin teknik periodik të automjetit. Për të shmangur masën administrative për këto shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 3000 lekë”, njoftoi sot policia.
Ndërkohë një 20-vjeçar i ofroi Rrugores 1000 lekë pasi u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.
“G. B., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 1000 lekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për të dy shtetasit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet më tej në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Tag: automjetit
-

Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore, nis hetimi për 2 shoferët në Durrës
-

Patenta e re në BE – Çfarë do të ndryshojë?
Bashkimi Europian është gati për lejet e reja të drejtimit të automjetit. Parlamenti Europian do të votojë për masën e re sot dhe anëtarët pritet të votojnë pro. Ky është votimi i fundit përpara se rregullat të zbatohen nga qeveritë e BE-së. Megjithatë, vendet anëtare kanë njëfarë lirie veprimi kombëtare.
Qëllimi kryesor i rregullores së re është uniformiteti i patentave brenda BE, veçanërisht kjo do duhet të luajë rol në çështjet e sigurisë. “Ne kemi 20,000 vdekje në aksidente rrugore çdo vit në BE – këto janë shumë”, shpjegon eurodeputeti italian Matteo Ricci. Socialdemokrati luajti një rol udhëheqës në negociatat e gjata me shtetet anëtare të BE-së dhe Komisionin Europian. Tani, zbatimi i gjobave duhet të jetë më uniform dhe më i drejtë.
Një pikë e rëndësishme: Kushdo që duhet ta dorëzojë lejen e drejtimit të automjetit në një vend tjetër të BE-së nuk duhet të lejohet të vazhdojë thjesht të ngasë makinën në vendin e tij. Kjo do të thotë që pezullimi i patentës së drejtimit duhet të njihet dhe të zbatohet në të gjithë BE-në. Informacioni duhet të shkëmbehet.
Leja digjitale e drejtimit të automjetit
E re: Patenta digjitale. Leja e drejtimit të automjetit do të jetë aksesueshme përmes smartphone-it. “Kjo është veçanërisht e mirë për të rinjtë që kanë gjithçka në telefonat e tyre celularë”, thotë deputetja e BE-së, Jutta Paulus. Po ashtu një kohë prove dy vjeçare e patentës për të rinjtë kudo në BE nga mosha 17 vjeç.
Rregullore të reja për ata që mësojnë drejtimin e automjetit: Do të kërkohet më shumë vetëdijësim për rreziqet e të quajtur këndit të verbër si edhe përdorimit të telefonave celularë në automjet. Po ashtu t’u kushtohet më shumë vëmendje këmbësorëve, fëmijëve, atyre me biçikletë dhe të tjerëve të pambrojtur në rrugë. Sa i përket lejeve të drejtimit të makinave të vogla: Limiti i peshës së përgjithshme për automjetet me sisteme alternative të drejtimit do të rritet ndjeshëm.
Pas debatesh të mëdha nuk do të ketë kontroll shëndetësor për drejtuesit e moshuar të automjetit. Shtetet e BE mund të vendosin vetë për këtë.
Durim deri në zbatim
Se kur reforma do të hyjë në fuqi varet nga qeveritë e BE-së. Si kujtesë: Në vitin 1980, u miratua në ato që atëherë ishin nëntë shtete anëtare direktiva e parë për lejet e drejtimit për një leje drejtimi të uniformuar ngjyrë rozë – dokumenti i ri hyri në fuqi vetëm gjashtë vjet më vonë. DW -

BE ndryshon rregullat për shoferët: Nëse humb patentën jashtë vendit, ndalohet të drejtosh makinën
Parlamenti Europian
STRASBURG- Bashkimi Europian është gati për lejet e reja të drejtimit të automjetit. Parlamenti Europian do të votojë për masën e re sot dhe anëtarët pritet të votojnë pro. Ky është votimi i fundit përpara se rregullat të zbatohen nga qeveritë e BE-së. Megjithatë, vendet anëtare kanë njëfarë lirie veprimi kombëtare.
Qëllimi kryesor i rregullores së re është uniformiteti i patentave brenda BE, veçanërisht kjo do duhet të luajë rol në çështjet e sigurisë. “Ne kemi 20,000 vdekje në aksidente rrugore çdo vit në BE – këto janë shumë”, shpjegon eurodeputeti italian Matteo Ricci. Socialdemokrati luajti një rol udhëheqës në negociatat e gjata me shtetet anëtare të BE-së dhe Komisionin Europian. Tani, zbatimi i gjobave duhet të jetë më uniform dhe më i drejtë.
Një pikë e rëndësishme: Kushdo që duhet ta dorëzojë lejen e drejtimit të automjetit në një vend tjetër të BE-së nuk duhet të lejohet të vazhdojë thjesht të ngasë makinën në vendin e tij. Kjo do të thotë që pezullimi i patentës së drejtimit duhet të njihet dhe të zbatohet në të gjithë BE-në. Informacioni duhet të shkëmbehet.
Leja digjitale e drejtimit të automjetitE re: Patenta digjitale. Leja e drejtimit të automjetit do të jetë aksesueshme përmes smartphone-it. “Kjo është veçanërisht e mirë për të rinjtë që kanë gjithçka në telefonat e tyre celularë”, thotë deputetja e BE-së, Jutta Paulus. Po ashtu një kohë prove dy vjeçare e patentës për të rinjtë kudo në BE nga mosha 17 vjeç.
Rregullore të reja për ata që mësojnë drejtimin e automjetit: Do të kërkohet më shumë vetëdijësim për rreziqet e të quajtur këndit të verbër si edhe përdorimit të telefonave celularë në automjet. Po ashtu t’u kushtohet më shumë vëmendje këmbësorëve, fëmijëve, atyre me biçikletë dhe të tjerëve të pambrojtur në rrugë. Sa i përket lejeve të drejtimit të makinave të vogla: Limiti i peshës së përgjithshme për automjetet me sisteme alternative të drejtimit do të rritet ndjeshëm.
Pas debatesh të mëdha nuk do të ketë kontroll shëndetësor për drejtuesit e moshuar të automjetit. Shtetet e BE mund të vendosin vetë për këtë.
Durim deri në zbatimSe kur reforma do të hyjë në fuqi varet nga qeveritë e BE-së. Si kujtesë: Në vitin 1980, u miratua në ato që atëherë ishin nëntë shtete anëtare direktiva e parë për lejet e drejtimit për një leje drejtimi të uniformuar ngjyrë rozë – dokumenti i ri hyri në fuqi vetëm gjashtë vjet më vonë./DW -

Autobus përfshihet nga flakët, të paktën 20 viktima dhe mbi 10 të plagosur
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në autostradën Jaisalmer–Jodhpur në shtetin perëndimor indian të Rajasthanit, ku një autobus pasagjerësh u përfshi nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave dhe plagosjen e mbi 10 të tjerëve.
Autobusi, i cili po transportonte 57 pasagjerë, shpërtheu papritur në flakë ndërsa ishte në lëvizje. Dëshmitarët raportojnë se fillimisht është vërejtur tym që dilte nga pjesa e pasme e automjetit. Shoferi ka reaguar menjëherë, duke ndaluar mjetin në anë të rrugës, por fatkeqësisht brenda pak minutash flakët kanë përfshirë të gjithë autobusin, duke bllokuar brenda shumë pasagjerë.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalet më të afërta për trajtim mjekësor. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se numri i viktimave është 20 dhe për disa prej tyre po kërkohet identifikimi përmes testit të ADN-së, për shkak të djegieve të rënda që i kanë bërë të pamundur njohjen.
Sipas hetimeve paraprake, shkaku i incidentit besohet të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik. Ndërkohë, hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar saktësisht shkaqet dhe për të parë nëse ka pasur neglizhenca në mirëmbajtjen e automjetit. -

E rëndë/ Makina shpërthen në flakë teksa ishte në lëvizje, shoferi shpëton për mrekulli (Detaje)
Mbrëmjen e së martës, një automjet ka marrë flakë gjatë lëvizjes në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur Bushtricë.Automjeti, i cili sipas informacioneve paraprake funksiononte me benzinë dhe gaz, është përfshirë nga flakët në ecje dhe është djegur plotësisht brenda pak minutash.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe ka shpëtuar pa lëndime. Bëhet fjalë për një emigrant i cili po kthehej në vendlindje për të vizituar familjen dhe prindërit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi forcat zjarrfikëse të Bashkisë Librazhd, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë flakët në një kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme.
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se mund të jetë një defekt teknik në sistemin e gazit të automjetit. Grupi hetimor dhe shërbimet përkatëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit. -

Vdekja e tmerrshme e studentëve në Kaliforni/ U dogjën të gjallë në Tesla Cybertruck, familjet ndërmarrin veprime ligjore
Një studente humbi jetën në një aksident me Tesla Cybertruck pasi mbeti e bllokuar brenda automjetit që shpërtheu në flakë për shkak të një defekti, sipas një padie të ngritur nga familja e saj.
Krista Michelle Tsukahara, 19 vjeç, ishte një nga tre pasagjerët që vdiqën kur automjeti u përplas me një pemë me shpejtësi të lartë në Piedmont, Kaliforni, në nëntor 2024. Prindërit e saj tani kanë ngritur një padi, duke pretenduar se Tesla e Elon Musk e dinte për defektin në dizajn për vite me radhë, por nuk arriti ta rregullonte atë, sipas Daily Mail.
Krista, studente e vitit të dytë në Kolegjin Savannah, po udhëtonte në Cybertruck me 19-vjeçarin Soren Dixon, shoferin, dhe 20-vjeçarët Jack Nelson dhe Jordan Miller. Krista, Soren dhe Jack vdiqën në aksident, ndërsa i katërti u plagos.
Carl dhe Noelle Tsukahara ngritën një padi kundër prodhuesit të automjeteve në prill dhe tani e kanë ndryshuar atë me një padi të detajuar prej 36 faqesh. Sipas padisë, Krista fillimisht pësoi lëndime të lehta, por kur bateria e Cybertruck u përfshi nga flakët, ajo vdiq nga djegiet dhe thithja e tymit.
Padia thotë se dyert e automjetit mund të keqfunksionojnë në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe se Krista nuk mundi të shpëtonte sepse hapja manuale e derës ishte shumë e vështirë për t’u gjetur. Krista “vuajti dhimbje dhe shqetësim emocional të paimagjinueshëm” ndërsa ishte e bllokuar në pjesën e pasme të automjetit që po digjej, thotë padia.
Në një intervistë me New York Times, babai i Kristës tha se jeta e vajzës së tij mund të ishte shpëtuar nëse do të kishte qenë më e lehtë për të të dilte nga makina: “Krista ishte një vajzë e re e zgjuar, e sjellshme dhe e suksesshme me gjithë jetën përpara. “Ne po vuajmë jo vetëm nga humbja e vajzës sonë, por edhe nga heshtja rreth asaj se si ndodhi kjo dhe pse ajo nuk mundi të dilte nga makina. Kjo kompani vlen një trilion dollarë, si mund ta lësh në shitje një makinë që është e pasigurt në kaq shumë mënyra?”.
Avokati i familjes, Roger Dreyer, shtoi: “Kjo padi ka të bëjë me të vërtetën dhe përgjegjësinë. Dizajni i këtij automjeti e zhgënjeu Kristën. Nuk kishte asnjë sistem funksional dhe të aksesueshëm për mbivendosje manuale ose lëshim emergjent që ajo të shpëtonte. Vdekja e saj ishte e parandalueshme.”
Të tre të rinjtë kishin qenë duke vizituar shtëpitë e tyre për Ditën e Falënderimeve. Një pasagjer i katërt, Jordan Miller, ishte i vetmi i mbijetuar pasi një dëshmitar përdori një degë peme për të thyer një dritare dhe për ta shpëtuar atë. Testet toksikologjike treguan se Soren Dixon, i cili po drejtonte makinën, kishte konsumuar drogë dhe alkool.
Hetimi paraprak i policisë arriti në përfundimin se alkooli, ndikimi i drogës dhe shpejtësia e tepërt bënë që drejtuesi i mjetit të humbiste kontrollin.
-

Tentoi tu ikte ‘Shqiponjave’, ky është 31-vjeçari që përplasi 9 makina dhe plagosi 2 persona (Foto)
Ky është Imer Krrashi, 31-vjeçari me precedentë penalë që përplasi 9 makina tek Liqeni i Thatë, në tentativë arratisje nga policia.
Sipas policisë, në rrugë operative kishte marrë njoftim që një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur.
“Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit se ndaj tij dhe automjetit do të ushtrohej kontroll.
Në momentin që drejtuesi i automjetit është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për kontroll dhe është larguar me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar punonjësit e Policisë që ishin duke komunikuar me të”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës.
Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë.
Shtetasi I. K., me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme procedurale. -

VIDEO +FOTO/ Tentoi t’u ikte ‘Shqiponjave’, 31-vjeçari i rrezikshëm që përplasi 9 makina, pjesë e grupit të Marklen Hakës
Ky është 31-vjeçari Imer Krrashi, i cili tentoi t’i shpëtojë policisë gjatë një kontrolli pas informacioneve se ky shtetas qarkullonte me armë zjarri pa leje.
Krrashi përfundoi në prangat e bluve të kryeqytetit, ndërsa të dëmtuar mbetën 9 automjete dhe 1 motor.
Drejtuesi i motoçikletës, një punonjës policie jashtë shërbimit, po udhëtonte së bashku me bashkëshorten nga Liqeni Thatë në drejtim të zonës së Teg-ut, kur u përplas nga Krrashi dhe për pasojë përfundoi përpara një tjetër mjeti që u përfshi në aksident.
Shkak për aksidentimin e 9 automjeteve dhe të motorit, u bë refuzimi nga ana e 31-vjeçarit për t’iu nënshtruar kontrollit.
‘Në momentin që drejtuesi i automjetit është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për kontroll dhe është larguar me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar punonjësit e Policisë që ishin duke komunikuar me të’, thuhet në njoftimin e Policisë.
Dy të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
31-vjeçarit iu gjet në makinë arma për të cilën forcat Shqiponja kishin dyshime, që në momentin që e ndaluan.
Imer Krrashi, rezulton person me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme procedurale.
31-vjeçari, Imer Krrashi më herët quhej Imer Masha nga Kruja dhe dyshohet se është pjesë e grupit të Marklen Hakës.
Njoftimi
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të personave që mund të qarkullojnë me armë zjarri apo të transportojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacionin e marrë në rrugë operative se një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur, rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit se ndaj tij dhe automjetit do të ushtrohej kontroll. Në momentin që drejtuesi i automjetit është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për kontroll dhe është larguar me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar punonjësit e Policisë që ishin duke komunikuar me të.
Bazuar në informacionin e marrë se ky shtetas mund të kishte armë me vete, në refuzimin për kontroll nga drejtuesi i automjetit dhe largimin me shpejtësi në drejtim të TEG-ut, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili, për shkak edhe të trafikut të rënduar, ka përplasur 9 automjete dhe 1 motomjet, në të cilin qarkullonin shtetasit E. R., 52 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 46 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, pas një ndjekjeje intensive, bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij, shtetasit I. K, alias I. M, alias I. U.
Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë.
Shtetasi I. K., me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme procedurale.
-

VIDEO/ ‘Djali, siguroje pak mjetin, zbrit’, dalin pamjet, si u largua duke tentuar të shtypë efektivët Imer Krrashi
Momenti i kontrollit
TIRANE- Janë publikuar pamjet e momentit kur 31-vjeçari, i cili u përplas me nëntë automjete në zonën e Saukut, tenton të arratiset. Policia e Shtetit sqaron se Imer Krrashi, i njohur më parë për precedentë penalë, ishte në vëzhgim nga policia pas dyshimeve se mbante armë me vete.
Në çastin kur efektivët i kanë kërkuar të ndalojë dhe t’i nënshtrohet kontrollit, ai ka tentuar të largohet me shpejtësi nga vendngjarja.
“Djali, fike pak makinën, siguroje mjetin”,-dëgjohen efektivët në video, ndërsa sapo i kanë kërkuar të zbresë ai i ka dhënë gaz makinës, duke u largua nga pika e kontrollit.
Gjatë arratisjes, 31-vjeçari ka goditur nëntë makina dhe një motor. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar drejtuesi i motorit një efektiv policie jashtë shërbimit dhe bashkëshortja e tij. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. I riu është arrestuar pas ndjekjes nga Policia, ndërsa iu gjet edhe arma, për të cilën u dha edhe shenja e ndalimit.NJOFTIMI I PLOTË:
Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital. Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale./ZËRI -

(VIDEO) Momenti kur i kën policisë 31-vjeçari që përplasi 9 makina tek Liqeni i Thatë
Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e mesditës në zonën e Liqenit të Thatë ku një person 31-vjeç, i identifikuar si Imer Krrashi, në tentativë për t’ju larguar policisë, përplasi disa makina.
Policia njofton senë rrugë operative kishte marrë njoftim që një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur.

gijotina.com/