Një aksident ka ndodhur rreth orës 23:45 në hyrje të tunelit të Murrizit, në aksin Tiranë-Klos. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.
Si rezultat i aksidentit, janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit K.Gj., U.M., dhe F.K. Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë. Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Klos/Informacion paraprak
Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tag: automjetit
-

Aksident në aksin Tiranë-Klos, 4 të plagosur
-

Aksident në aksin Tiranë-Klos! 19-vjeçari humb kontrollin e makinës, 4 të plagosur
Një aksident ka ndodhur rreth orës 23:45 në hyrje të tunelit të Murrizit, në aksin Tiranë-Klos. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.
Si rezultat i aksidentit, janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit K.Gj., U.M., dhe F.K. Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë. Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.Njoftimi i policisë:
Klos/Informacion paraprak
Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. -

Aksidenti tragjik në Korçë/ Këmbësorja 65-vjeçare humb jetën, shpallet në kërkim i riu (Emri)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 65-vjeçare ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, ku shtetasi Guri Metko 27 vjeç, ka përplasur këmbësoren S. Q., e cila ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë një ndjekje intensive dhe analizimit të kamerave të sigurisë, ai është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Policia vazhdon punën për kapjen e tij. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna për kapjen e 27 vjeçarit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

U përplas nga makina në Korçë! Ndërron jetë këmbësorja 65-vjeçare, shpallet në kërkim i riu
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 65-vjeçare ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, ku shtetasi G. M., 27 vjeç, ka përplasur këmbësoren S. Q., e cila ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë një ndjekje intensive dhe analizimit të kamerave të sigurisë, ai është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Policia vazhdon punën për kapjen e tij. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna për kapjen e 27 vjeçarit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-

Aksident i rëndë në autostradën Milot-Morinë, humbin jetën dy persona
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e vona të së marës në autostradën Milot-Morinë. Bëhet e ditur se një automjet tip “Benz” , i drejtuar nga një 50-vjeçar me iniciale A.K ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, 35-vjeçari me iniicale F.Gj. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit. -

Policia me njoftim: Nga 3 prilli gjobat e trafikut do ju vijnë në adresën tuaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 3 prilli do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.
Postimi i plotë:📢 Njoftim nga Policia e Kosovës 🚔
🔹 Dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit
📅 Nga data 3 Prill 2025, Policia e Kosovës do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.
📨 Si do të dërgohen gjobat?✅ Përmes Postës së Kosovës 📬
✅ Përmes platformës e-Kosova 💻
🛑 Çka duhet të dini?
🔸 Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij.
🔸 Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.
🔸 Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.
💰 Lehtësira për qytetarët
✅ Përfitoni -50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor!
✅ Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.
🚗 A keni shitur një automjet?
Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme.
⚠️ Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore! 🚦
Policia e Kosovës 🚔 | Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Çifti nga Fieri kapen në Kakavijë me 63 kg kanabis, arrestohen nga policia
VIDEO
Një operacion i Policisë Kufitare në Kakavijë ka çuar në arrestimin e dy shtetasve nga Fieri, të cilët tentuan të trafikonin drejt Greqisë 63.2 kilogramë kanabis të fshehur në automjetin e tyre.
Gjatë kontrolleve me teknologji të avancuar dhe qen antidrogë, në makinën e tyre u zbuluan 60 pako me lëndë narkotike, të fshehura në parafangot dhe shasinë e automjetit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Të arrestuarit janë Osman Kamberaj, 44 vjeç, dhe Enkeleda Xhemali, 45 vjeçe, të dy banues në Fier. Përveç drogës, policia sekuestroi edhe 1890 euro, tre celularë dhe automjetin e përdorur për trafikim.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Operacioni i koduar “Modifikimi” është pjesë e luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
PKK KakavijëReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Finalizohet operacioni policor i koduar “Modifikimi”.
Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare bazuar dhe në inteligjencën policore, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Gjatë kontrolleve intensive me mjete logjistike bashkëkohore dhe duke përdorur dhe qenin antidrogë, Policia gjen të fshehura në brendësi të një automjeti, 60 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë.
Vihen në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike dhe një shtetase që udhëtonte me të.
Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve, Policia gjeti dhe 1890 euro.
Shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin që drejtohej nga shtetasi O. K.
Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një vend të fshehtë të krijuar posaçërisht në parafangot e automjetit dhe në shasinë e automjetit, 60 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë.
Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:
-O. K., 44 vjeç, banues në Fier, shoferi i automjetit;
-E. Xh., 45 vjeçe, banuese në Fier, pasagjere në automjetin ku u gjet lënda narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63.2 kilogramë Cannabis Sativa, 3 celularë, automjeti dhe 1890 euro.
Strukturat e DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër po vazhdojnë kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduarale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
-

Çift fierak kapet në Kakavijë me 63 kg kanabis, arrestohen nga policia

Aksidenti i rëndë me 4 viktima, policia jep detajet, shoferi i betonierës u largua nga vendngjarja…
Një aksident fatal ka ndodhur në aksin Fushë Krujë- Vorë pak para mesnatës së kaluar. Një makinë është përplasur me një betoniere dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.
Nga përplasja e fortë, makina ka shpërthyer në flakë dhe 4 të rinj janë djegur brenda. Burimet paraprake nga vendngjarja, bëjnë me dije se ‘Benzi’ ka goditur nga pas betonieren e cila ka qenë e parkuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.Continue Reading
-

E frikshme në Durrës! 22-vjeçarja humb kontrollin e makinës, shpëtojnë mrekullisht këmbësorët
Një aksident ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në Bulevardin e Durrësit.
Sipas burimeve, dyshohet se drejtuesja e automjetit, 22-vjeçare ishte duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara, duke humbur kontrollin e mjetit dhe u ngjit mbi trotuar duke marrë dy makina të parkuar përpara.
Fatmirësisht, dy persona që ndodheshin aty pranë nuk kanë pësuar lëndime. Drejtuesja e automjetit është dërguar në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk ka një njoftim nga policia.