Atentati i ndodhur më 11 nëntor në Rinas u mori jetën Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, por të dëmtuar nga masakra nuk mbetën vetëm viktimat.
Plumbat nuk kursyen as vitrinat e objekteve që ofronin shërbime pranë vendit të ngjarjes, ndërsa vetëm fati ndikoi që bilanci i viktimave të mos ishte edhe më i rëndë, duke pasur parasysh faktin që në zonë ishte shumë qytetarë të cilët ishin në lëvizje apo prisnin të afërmit e tyre të mbërrinin në aeroport.
Emisionin “Në shënjestër” ka siguruar edhe dëshminë e një prej personave automjeti i të cilit është dëmtuar nga atentati.
Pjesë nga dokumentari:
Por ndërkohë që policia gjeti makinën e djegur të autorëve, skena e atentatit që ata lanë pas i ngjante asaj të një lufte, me gëzhoja fishekësh që ishin kudo, ku plumbat nuk kursyen as vitrinat e objekteve që ofronin shërbime pranë vendit të ngjarjes.Dhe me një makinë, atë të shënjestrave të bërë shoshë nga plumbat e shumtë tejshpues të cilët pavarësisht se u qëlluan në krahun e pasagjerit kishin depërtuar deri në dritaren e drejtuesit të mjetit.
Muçi Shaljani ishte ende në frymë kur një efektiv policie dhe një i pranishëm i rastit, tentuan ta thyenin dritaren e makinës me shqelma.Një tentativë e dëshpëruar për të nxjerrë të gjallë dy personat e mbetur brenda makinës.Makinë e cila në fillim u tha se ishte e blinduar, por në fakt nuk ishte kështu, gjë që mesa duket e dinin edhe autorët.
“Muçi Shaljani, alias Mustafa Sheqeri u transportua me autoambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale u pa të ishte në gjendje kritike, teksa ndërroi jetë mëngjesin e datës 15 Nëntor. Kurse trupi i viktimës Gilmando Dani u transportua në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në Tiranë, për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore”, thuhet në dosjen hetimore.
Por sikurse thamë makina e autorëve nuk ishte e vetmja që u bë shoshë nga plumbat.Pasi plumbat nuk kursyen as makina të rastit që u ndodhën aty në lëvizje, apo duke pritur të afërmit e tyre që po ktheheshin nga fluturimi i radhës.Këtë herë vetëm fati i mirë ishte më ta dhe nuk i ktheu në viktima sikurse kishte ndodhur në raste të ngjashme ku nga ekspertiza e parë në vendngjarje, u konfirmuan 89 plumba të qitur drejt makinës ‘Mercedes Benz’ me të cilën udhëtonin Dani dhe Shaljani.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ndër të tjera u gjetën të fiksuara, si dhe u administruan në cilësinë e provës materiale 82 copa gëzhojë armë zjarri kalibër 7.62 mm, me kapsollë të goditur, të qëlluara ndaj automjetit të markës ‘Mercedes Benz’ me targa me AB 099 UO.
Automjet që rezultoi i dëmtuar pothuajse në të gjithë sipërfaqen e tij me vrima tejshpuese si ato të shkaktuara nga kalimi i predhave të armëve të zjarrit.
Pasi u bë verifikimi i automjetit ‘Mercedes Benz’ me të cilin udhëtonin viktima Gilmando Dani dhe shoqëruesi i tij Muçi Shaljani, si dhe dëmtimeve tejshpuese që kishte marrë makina me të cilën ata lëviznin, grupi hetues konstatoi dëmtime edhe në fasadën e jashtme (xhamit dhe pllakave) të disa subjekteve private, ku në oborrin përballë zyrës së një kompanie që merret me dhënien e makinave me qira u gjetën dhe u fiksuan disa bërthama predhe. Ashtu si edhe në fasadën e një hoteli pranë vendit të ngjarjes.
Një nga këta drejtues mjetesh që ra pre e atentatit ishte dhe M. T.Makina e të cilit mori disa plumba, ndërsa ai po priste nënën dhe tezen e tij, të zbrisnin nga fluturimi i radhës, që për koicidencë ishin në të njëjtin avion me viktimat, që edhe ato udhëtonin nga Barcelona drejt Tiranës.
“Si pasojë e të shtënave të shumta një nga predhat ka dëmtuar edhe pjesën e pasme, të anës së shoferit, të automjetit të markës Volksëagen, që drejtohej nga shtetasi M. T., cili po lëvizte aty për të shkuar në Aeroportin e Rinasit”, thuhet në dosje.
M.T tha për grupin hetues se ai u tremb aq shumë nga të shtënat, sa nga frika nuk kuptoi se makina e tij kishte marrë disa plumba.
Por ashtu i frikësuar siç ishte, kishte lëvizur për disa metra, derisa ishte ndjerë më i sigurt.Për fatin e tij të mirë, ashtu edhe të familjarëve të tij, ata nuk ishin ngjitur ende në automjet.Pasi siç do të shikohet edhe më tej, predhat e armëve të zjarrit, kishin depërtuar deri në brendësi të makinës.
“Rreth orës 13:10 unë u nisa nga Elbasani në drejtim të aeroportit të Rinasit, Tiranëme qëllim për të marrë familjarët e mi (nënën dhe tezen) që po ktheheshin nga Barcelona.Rreth orës 14:12, unë mbërrita në Rinas dhe e parkova automjetin tim të markës Volksëagen, model Passat në një parking jashtë një hoteli dhe qëndrova brenda në automjet me bllokazh. Por ndërsa po prisja familjarët e mi dëgjova disa zhurma (krisma) të njëpasnjëshme dhe për shkak se u tremba ula kokën dhe vazhdova lëvizjen me automjetin tim për rreth 30-40 metra në drejtim të Tiranës.Pasi ndalova dhe zbrita nga automjeti pashë që u afruar shumë njerëz, të cilët pyesnin njëri tjetrin se çfarë kishte ndodhur. Në këtë moment unë pashë se makina ime kishte marrë dy dëmtime (vrima)”, ka rrëfyer ai.
M.T tha më tej se ai nuk e kishte parë skenën e krimit, pasi në çastin që autorët po qëllonin drejt automjetit ‘MercedesBenz’, ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ai kishte qenë duke parë telefonin.
“M.T tha për grupin hetues që në momentin që dëgjoi të shtënat ai ishte duke parë në telefon dhe nuk i kishte konstatuar veprimet e autorëve.Gjatë kqyrjes fillimisht të automjetit të tij u evidentuan dy dëmtime si ato të shkaktuara nga kalimi i predhave me armë zjarri si dhe u gjet edhe një këmishë predhe si ato të armëve të zjarrit.
Ndërsa gjatë rikqyrjes së këtij automjeti në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë e mundur nxjerrja e një tjetër bërthame predhe me ngjyrë gri”, thuhet në dosje.
Një nga dëshmitarët okularë që u pyet në lidhje me ngjarjen ishte edhe A. Z., i cili në momentin kur po zhvillohej dinamika e atentatit ndodhej në zyrën e tij në kompaninë ku ishte i punësuar, aty ku nga ku mundi të shikojë të gjithë zhvillimin e dinamikës së krimit.
“Unë isha i ulur në tavolinën e zyrës sime të punës në kompaninë ku jam i punësuar, kur dëgjova një kërcitje të fasadës së xhamit.Fillimisht mendova se këto zhurma vinin si pasojë e punimeve që po kryheshin në aeroport.Por pasi u ngrita pashë të parkuar në rreth rrotullim, në anën tjetër të rrugës, nga krahu i terminalit të vjetër, një automjet të markës ‘Toyota’, në dukje gjysëm fuoristradë, me ngjyrë të errët, nga e cila zbritën dy ose tre persona të maskuar dhe të armatosur të cilët filluan të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të një automjeti ‘Mercedes Benz’ me ngjyrë të bardhë. Aty pashë po kështu se njëri prej autorëve rrëshqiti tek bari i rrethrrotullimit, por më pas të gjithë hipën në automjetin ‘Toyota’ dhe u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.
Tag: automjetit
-

89 plumba u zbrazën drejt “Mercedesit” të Gilmando Danit/ Si shpëtuan mrekullisht dy gratë në atentatin e Rinasit! Dëshmitari: Nga frika..
-

Qëlluan me armë zjarri e dhunuan 42-vjeçarin në Koplik, arrestohen 2 vëllezërit në Shkodër
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Koplik ku u qëllua me armë zjarrinë drejtim të automjetit që po drejtohej nga Edison Tirana 42 vjeç.
Të arrestuar janë vëllezërit Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj ndërsa në kërkim është shpallur në 34-vjeçar. Vëllezërit Gjekaj, pas një konflikti për motive të dobëta me Edison Tiranën, qëlluan më armë zjarri në drejtim të automjetit të tij e më pas e kanë dhunuar me sende të forta.
“Malësi e Madhe/ Kanosën me armë zjarri pistoletë dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga dy vellezër dhe shpallet në kërkim një 34-vjeçar.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, si dhe 4 automjete.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin rrugor “Koplik – Shkodër” një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, organizuan punën për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Gj. Gj., 63 vjeç, dhe P. Gj., 51 vjeç, banues në fshatin Bajzë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Bajzë.
Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit dhe pas ndalimit në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Koplikut, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E. T.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia -

Tragjike në Rrogozhinë! 27-vjeçari përplas të miturën teksa po kthente mjetin, humb jetën 2-vjeçarja
FOTO ILUSTRUESE
RROGOZHINË-Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur mesdinën e sotme, ku shoferi 27-vjeçar ishte duke kthyer mjetin në rrugicën e lagjes dhe ka përplasur një 2-vjeçare. Fatkeqësisht e mitura ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i automjetit është sjoqëruar në Polici.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit. -

Tragjedi në Rrogozhinë, 24-vjeçari përplas me makinë për vdekje një vajzë 2-vjeçare
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Rrogozhinë, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën.
Policia bën me dije se e mitura është përplasur për vdekje me makinë nga 24-vjeçari me iniciale F.Xh.
Mësohet se i riu ka qenë duke kthyer mjetin në momentin që ka përplasur të miturën, e cila ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
-

Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë
Procedohet një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi më datë 12.11.2025, në aksin rrugor Aliban–Novoselë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë, gjithashtu të mitur, kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel
-

Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, lëndohet shoferi dhe dy pasagjeret në Durrës
Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një 26-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit, të cilin po drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e kësaj është plagosur shoferi dhe dy pasagjeret, të cilat ndodheshin në automjetin që 26-vjeçari po drejtonte. Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, ndërsa bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
A. L., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin “Plepa – Rromonat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan 26-vjeçari dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. -

Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi u bë pasi gjatë drejtimit të automjetit ai ka përplasur nga pas një tjetër mjet, duke shkaktuar dëmtimin e shtetases P. K., e cila u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Testi i alkoolit tregoi se efektivi drejtonte mjetin me 0.94 mg/l alkool në frymëmarrje.
Njoftimi i policisë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku për pasojë është dëmtuar shtetasja P. K., e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.94 mg/l.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].
Për ankesa me Whatsapp 0694151511Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.
gijotina.com/ -

“Fast & Furious” në Vlorë, drifti “merr në qafë” shoferin, heqje patente dhe sekuestrim i mjetit
pamje nga policia
VLORË- Një 22-vjeçar është gjobitur nga policia e Vlorës, pasi rrezikoi sigurinë publike me manovra të rrezikshme. I riu është gjobitur me masë administrative në vlerën 5200 lekë, heqje patente dhe sekuestrim të automjetit. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga policia, 22-vjeçari bën drift me makinën e tij tip “BMW” e tij, duke xhiruar gomat në mënyrë të përsëritur. Sipas bluve të Vlorës, i riu u shndërrua në një rrezik për qytetarët dhe automjetet e tjera që qarkullonin në atë zonë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të patrullës së përgjithshme për të ndaluar.
Njoftimi
Vlorë/ Procedohet penalisht, gjobitet dhe i sekuestrohet automjeti një drejtuesi mjeti që rrezikoi sigurinë publike me manovra të rrezikshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ngarkim të shtetasit D. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në vendin e quajtur “Kapelja”, ka xhiruar gomat e automjetit tip “BMë”, në mënyrë të përsëritur, duke u shndërruar në një rrezik për qytetarët dhe automjetet e tjera që qarkullonin në atë zonë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të patrullës së përgjithshme për të ndaluar.
Njëkohësisht, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Vlorë i vendosën këtij shtetasi masë administrative në vlerën 5200 lekë, për shkelje të neneve 139/8, 153/5, 139/3, 190/1-6 dhe 120/1-6 të Kodit Rrugor, si dhe masën plotësuese të tërheqjes së lejes së drejtimit.
Në përfundim të të gjitha veprimeve procedurale dhe administrative, u bë edhe sekuestrimi i automjetit.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. -

Drift me “BMW” në mes të Vlorës, policia i heq patentën dhe i sekuestron automjetin 22-vjeçarit (VIDEO)
Një 22-vjeçar u procedua penalisht, u gjobit dhe iu sekuestrua makina tip Mercedes, pasi kreu me të manovre të rrezikshme në rrugë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ngarkim të shtetasit D. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në vendin e quajtur “Kapelja”, ka xhiruar gomat e automjetit tip “BMW”, në mënyrë të përsëritur, duke u shndërruar në një rrezik për qytetarët dhe automjetet e tjera që qarkullonin në atë zonë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të patrullës së përgjithshme për të ndaluar.
Njëkohësisht, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Vlorë i vendosën këtij shtetasi masë administrative në vlerën 5200 lekë, për shkelje të neneve 139/8, 153/5, 139/3, 190/1-6 dhe 120/1-6 të Kodit Rrugor, si dhe masën plotësuese të tërheqjes së lejes së drejtimit.
Në përfundim të të gjitha veprimeve procedurale dhe administrative, u bë edhe sekuestrimi i automjetit. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
-

Aksidenti i Lamborghinit, 100 mijë euro dëm për pak sekonda shpejtësie!
Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Kroaci, ku një shofer me targa zvicerane ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një parmak mbrojtës.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, të cilat kapin vlerën e rreth 100,000 eurove, me shoferin që ka shpëtuar pa lëndime.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme të shoferit, i cili është lindur në vitin 2002.
Policia nuk ka dhënë informacion për markën e automjetit, por një foto e publikuar nga vendi i aksidentit sugjeron se bëhet fjalë për një makinë sportive, me forma që ngjajnë me ato të Lamborghini Huracan.
Ky model është prodhuar nga viti 2014 deri në vitin 2024, me çmime që variojnë nga 160 mijë euro për versionet bazë, deri në mbi 300 mijë euro për modelet më të reja.