Tag: automjetin

  • Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

    Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin “Tapizë-Fushë-Krujë”, ku janë përfshirë dy automjete, një tip Mercedes dhe një Audi.
    Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00, kur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 28 vjeç, u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. D., 19 vjeç.

    Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjeri në automjetin e 28-vjeçarit, shtetasi S. H., 30 vjeç. Tre të plagosurit ndodhen në spital.
    Fatmirësisht nuk ka persona të vdekur, siç u raportua më parë. ndërkohë, nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore.
    Qytetarët e pranishëm që u dhanë ndihmën e parë të rinjve denoncuan se ambulanca u vonua 1 orë për të shkuar në vendngjarje.
    “Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.
    Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– njofton policia.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident i dyfishtë në Librazhd, plagosen 4 persona/ Në gjendje më të rënduar, 15 vjeçari niset drejt Traumës

    Aksident i dyfishtë në Librazhd, plagosen 4 persona/ Në gjendje më të rënduar, 15 vjeçari niset drejt Traumës

    Në aksin rrugor “Librazhd-Qafë thanë”, automjeti me drejtues shtetasin R. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç. H..
    Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi Ç. H., dhe 2 shtetas pasagjerë në automjetin e tij, si dhe po transportohet me ambulancë për në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar, një 15-vjeçar, pasagjer po në këtë automjet.Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

  • Aksidenti në aksin Librazhd-Prrenjas, 15-vjeçari transportohet te Trauma në Tiranë

    Aksidenti në aksin Librazhd-Prrenjas, 15-vjeçari transportohet te Trauma në Tiranë

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në askin Librazhd-Qafë Thanë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, njëri prej tyre është dërguar për ndihmë të specializuar.

    Bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin R.D, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç.H.
    Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi Ç. H., dhe 2 shtetas pasagjerë në automjetin e tij, si dhe po transportohet me ambulancë për në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar, një 15-vjeçar, pasagjer po në këtë automjet.

    Njoftimi:
    Në aksin rrugor “Librazhd-Qafë thanë”, automjeti me drejtues shtetasin R. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç.H.
    Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi Ç. H., dhe 2 shtetas pasagjerë në automjetin e tij, si dhe po transportohet me ambulancë për në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar, një 15-vjeçar, pasagjer po në këtë automjet.
    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

  • Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

    Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

    Një 34- vjeçar nga Çekia është vënë në pranga nga policia, pasi vodhi një automjet në Durrës.
    Automjeti ka qenë i parkuar në një prej parkingjeve të portit e më konkretisht te parkingu që ndodhet pranë kalatës “0”. Autori Joan Kol, ka hyrë nga porti i peshkimit të ri pasi hyrja aty është e lirë. Nga aty ka shkuar te parkimi, ka hapur makinën dhe ka dalë po andej nga kishte hyrë.
    Këqyrja e kamerave të sigurisë ka bërë që të identifikohet autori, ndërsa është gjetur dhe sekuestruar automjeti i vjedhur.
    ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 Tiranë, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin e autorit të vjedhjes së një automjeti, në Portin e Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perimetri”.
    Si rezultat i këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Joan Kol, 34 vjeç, banues në Çeki, i cili dyshohet se më datë 13.07.2025, në Portin e Durrësit, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit A. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës’, njoftoi sot polici.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

  • Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën (Detaje)

    Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën (Detaje)

    Elbasan–Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me drejtues K.B.
    Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy pasagjere, ndërsa policia ka nisur hetimin për 27- vjeçarin.
    ‘Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 27 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjetin që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. B., 50 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2  pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin K. B’, njoftoi policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 64-vjeçari në Qafë Thanë! Nën hetim doganieri

    Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 64-vjeçari në Qafë Thanë! Nën hetim doganieri

    Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi blutë i gjetën në makinën që po udhëtonte një depozitë rezervë me një sasi nafte pa dokumentin përkatës.
    64-vjeçari u kap në afërsi të pikës kufitare të Qafë Thanës.
    Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur hetimet edhe për doganierin pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e të arrestuarit.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
    Në afërsi të PKK Qafë Thanë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M. Gjatë kontrollit në automjet u konstatua një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi I. M. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.
    Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 64 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”;
    -referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. B., 56 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier në PKK Qafë Thanë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e shtetasit I. M.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Naftë e paligjshme drejt Shqipërisë? Arrestohet 64-vjeçari në Qafë Thanë, procedohet doganieri

    Naftë e paligjshme drejt Shqipërisë? Arrestohet 64-vjeçari në Qafë Thanë, procedohet doganieri

    Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi blutë i gjetën në makinën që po udhëtonte një depozitë rezervë me një sasi nafte – pa dokumentin përkatës.
    64-vjeçari u kap në afërsi të pikës kufitare të Qafë Thanës.
    Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur hetimet edhe për doganierin pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e të arrestuarit.
    Depozita me naftë u sekuestrua si provë materiale.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. 
    Në afërsi të PKK Qafë Thanë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M. Gjatë kontrollit në automjet u konstatua një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi I. M. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.   
    Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 64 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”;
    -referuan materialet në Prokurori, ku  filloi procedimi penal për shtetasin V. B., 56 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier në PKK Qafë Thanë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e shtetasit I. M.  
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Shpërndante kokainë në doza të vogla, arrestohet i riu në Kamëz

    Shpërndante kokainë në doza të vogla, arrestohet i riu në Kamëz

    Një i ri nga Kamza ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për shpërndarje kokaine. Gjatë kontrollit në automjetin e tij atij iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material së bashku me automjetin.
    Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 26-vjeçari i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit.
    Njoftimi i Policisë Kamëz
    Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.
    Vihet në pranga 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.
    Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet.
    Komisariati i Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, si rezultat  u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e shtetasit:
    -B. D., 26 vjeç, banues në Kamëz.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material sëbashku me automjetin.
    Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 26-vjeçari i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident i rëndë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja, dërgohet menjëherë në spital

    Aksident i rëndë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja, dërgohet menjëherë në spital

    Si pasojë është dëmtuar 21-vjeçarja e cila ishte pasagjere në automjet, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të furgonit.
    Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën e Elbasanit ku një furgon me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një mjet tjetër më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
    Njoftim i Policisë:
    – Më datë 12.07.2025, në Rrugën e Elbasanit, një automjet tip furgon me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes automjetin me drejtues shtetasin M. L., 24 vjeç, dhe pasagjeren shtetasen S. Sh., 21 vjeçe. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 21-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të furgonit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023

    Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023

    Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin e koduar “Fokusi”, duke kapur dhe arrestuar një person në kërkim për disa vepra penale.
    Në njoftimin e saj, Policia thotë se Orgest Mehi, alias Orgest Shehaj, në dhjetor të vitit 2023 kishte rrezikuar jetën e efektivëve të Policisë gjatë një ndjekjeje në Fushë Kuqe.
    Në automjetin e braktisur prej tij ishte gjetur një armë snajper me precizion të lartë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të përdorej për të kryer një vrasje.
    “Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M., alias O. Sh., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë në shërbim për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë”, thuhet në njoftimin e vitit 2023.