Tag: automjetin

  • Vodhi automjetin në mes të natës për ta shitur për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari

    Vodhi automjetin në mes të natës për ta shitur për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari

    Një 38-vjeçar me precedent penal është arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas një vjedhjeje automjeti në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.

    Menjëherë pas njoftimit për vjedhjen e automjetit në orët e mesnatës, policia organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta, u ndalua shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

    Automjeti i vjedhur u gjet pranë banesës së tij dhe u sekuestrua si provë materiale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

  • MINUTA E FUNDIT – Aksident në aksin Vau Dejës- Bushat, përfundon në spital pasagjeri i makinës…

    MINUTA E FUNDIT – Aksident në aksin Vau Dejës- Bushat, përfundon në spital pasagjeri i makinës…

    Shkodër / Informacion paraprak
    Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S.
    Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin R. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Aksident në rrugën Vau i Dejës-Bushat, makinat përplasen me njëra-tjetrën, detajet e para

    Aksident në rrugën Vau i Dejës-Bushat, makinat përplasen me njëra-tjetrën, detajet e para

    Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”.
    Dy makina u përplasen me njëra-tjetrën, e për pasojë u lëndua një person, pasagjer në një prej automjetet.
    I lënduari, shtetasi me iniciale P.S., ndodhët në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S.
    Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin R. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Aksident i rëndë në vend/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën (Detaje)

    Aksident i rëndë në vend/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën (Detaje)

    Informacion paraprak
    Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S.
    Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin R. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Goditën një person me sende të forta dhe i dëmtuan automjetin në Tiranë, pranga 41-vjeçarit, dy të tjerë të proceduar

    Goditën një person me sende të forta dhe i dëmtuan automjetin në Tiranë, pranga 41-vjeçarit, dy të tjerë të proceduar

    Një 41-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia në Tiranë. Këta shtetas, për motive të dobëta, i pranë rrugën automjetit që drejtohej nga një 46-vjeçar.
    Më pas, ata e kanë goditur 46-vjeçarin me sende të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin. 46-vjeçari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

  • Zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, lihet në burg bashkëshorti! Në automjetin e tij u gjet…

    Zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, lihet në burg bashkëshorti! Në automjetin e tij u gjet…

    Një 48-vjeçare nga Tropoja rezulton e zhdukur prej më shumë se një jave, por sot Gjykata e Kukësit vendosi të lërë pas hekurave bashkëshortin e saj.

    Familjarët e Nadire Shpatës, denoncuan më 22 korrik se 48-vjecarja ishte larguar nga banesa për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshortit.
    Që nga ajo kohë policia e Tropojës po zhvillon kërkime për gruan, madje edhe përtej kufirit, në Gjakovë të Kosovës. Nga hetimet rezultoi se në automjetin e bashkëshortit të saj, Imer Shpata, me profesionin agronom është gjetur celulari i gruas.
    Imer Shpata mohon të ketë informacion mbi vendndodhjen e saj e aq më tepër të jetë autori i ndonjë krimi të mundshëm. Në kushtet kur dyshimet janë të forta, gjykata e Kukësit vendosi të lërë në burg 58 vjeçarin deri në gjetjen e bashkëshortes së tij.
    Çifti, prindër të tre fëmijëve rezulton të kenë pasur probleme të vazhdueshme në familje, madje në vitin 2023 Imeri ishte dënuar për dhunë në familje.

    Top Channel

  • Lushnje/ Tentoi të vidhte automjetin, policia arreston 48 vjeçarin

    Lushnje/ Tentoi të vidhte automjetin, policia arreston 48 vjeçarin

    Arrestohet gjatë tentativës për të vjedhur automjetin një 48-vjeçar në Lushnje.
    I arrestuari është me precedent të theksuar për këtë krim, ndaj uniformat blu sekuestruan mjetet me të cilat ai po ndërhynte në centralinën e automjetit, me qëllim vjedhjen.
    ‘Ditën e djeshme, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi G. K. synonte të vidhte një automjet tip “BMW”, duke ndërhyrë në centralinën e tij. Shtetasi u konstatua nga pronari i automjetit dhe menjëherë u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë që po patrullonin në zonë.
    Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit G. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë’, thuhet në njoftimin e policisë.
    Gjithashtu, vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 48-vjeçari.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
     

  • Terror në Sarandë, kanosi me thikë dhe ndoqi 41 vjeçarin, shpallet në kërkim i riu

    Terror në Sarandë, kanosi me thikë dhe ndoqi 41 vjeçarin, shpallet në kërkim i riu

    Kanosi me thikë një shtetas dhe e ndoqi me makinë, duke i dëmtuar edhe automjetin, shpallet në kërkim 21-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. B., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen nr. 3, Sarandë. Pamje të kësaj ngjarjeje janë bërë publike edhe në rrjetet sociale.Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • I riu në Sarandë kërcënon me thikë një person dhe i dëmton makinën, shpallet në kërkim

    I riu në Sarandë kërcënon me thikë një person dhe i dëmton makinën, shpallet në kërkim

    Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim në Sarandë, pasi ka kanosur me thikë një person dhe më pas e ndoqi me makinë, duke i dëmtuar automjetin.
    Sipas asaj që raporton policia, 21-vjeçari me inicialet M.B., banues në lagjen nr. 3, Sarandë, është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen nr. 3, Sarandë.
    Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident në Memaliaj, 3 të plagosur

    Aksident në Memaliaj, 3 të plagosur

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Ksamil, pasi në aksin rrugor “Buz-Luftinjë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.