Tag: automjetin

  • I vodhi një shtetasi automjetin e marrë me qera, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

    I vodhi një shtetasi automjetin e marrë me qera, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

    Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një 49-vjeçar, pasi i vodhi një shtetasi një makinë të marrë me qera.
    Arrestimi i tij erdhi pas kallëzimit të një shtetasi në Belsh, se i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në Belsh, i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetasit L. D., 49 vjeç, banues në Belsh”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja”./Opinion.al

  • I riu i merr automjetin me dhunë 24-vjeçarit në Durrës, arrestohet nga Policia

    I riu i merr automjetin me dhunë 24-vjeçarit në Durrës, arrestohet nga Policia

    Një 31-vjeçar, shtetasi Enkeliano Aliko, ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi dyshohet se i mori me dhunë automjetin një 24-vjeçari.
    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Sektor Rina, Fllakë.
    31-vjeçari do të hetohet për veprën penale ‘vjedhja me dhunë’, ndërkohë që vijon punë për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
    Njoftimi i Policisë:
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një shtetas i kishte marrë me dhunë automjetin, një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.  
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
    Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. 

  • Tentuan të kalonin kufirin me drogë të fshehur në automjet, arrestohen dy shtetas në Morinë

    Tentuan të kalonin kufirin me drogë të fshehur në automjet, arrestohen dy shtetas në Morinë

    Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Kukësit pasi tentuan të kalonin kufirin me një automjet në të cilin kishin fshehur një sasi lënde narkotike.
    Blutë kanë sekuestruar doza kanabisi në formë çokollate dhe automjetin.
    Njoftim i Policisë:
    Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Suzuki Vitara”, me drejtues shtetasin R. V. dhe pasagjer shtetasin M. C.
    Gjatë kontrollitmnë automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në kroskot, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. V. iu gjet një sasi lënde e dyshuar kanabis në formë çokollate. Lënda e dyshuar narkotike kanabis u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit R. V., 29 vjeç, dhe M. C., 31 vjeç, të dy banues në Gjermani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.–Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B. dhe Xh. M., pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
    Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • I mori me dhunë automjetin një shtetasi në rrugë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës (Emri)

    I mori me dhunë automjetin një shtetasi në rrugë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës (Emri)

    Një 31-vjeçar i identifikuar si Enkeliano Aliko është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka marrë me dhunë automjetin e një shtetasi në rrugë.
    Blutë po punojnë për gjetjen e automjetit, dhe personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
    Njoftim i Policisë:
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një shtetas i kishte marrë me dhunë automjetin, një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
    Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

  • Vrasja e Renis Dobrës, Apeli lë në burg dy autorët e dyshuar

    Vrasja e Renis Dobrës, Apeli lë në burg dy autorët e dyshuar

    Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Dibrës për masën e sigurisë ndaj dy autorëve të dyshuar të rrëmbimit dhe vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra nga fshati Zenisht i Matit.

    Apeli la në fuqi masën arrest me burg për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën që u arrestuan me 16 Korrik. Çakrri u arrestua në fshatin Lekbibaj të Tropojës, ndërsa Fatjon Bushgjoka në Tiranë.Lexo edhe :Related Posts
    Në kërkim nga policia janë edhe dy vëllezërit e tjerë të Fatjonit, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj të cilët dyshohet se janë arratisur jashtë shtetit nëpërmjet Kosovës.

    Ngjarja e rëndë ndodhi Mbrëmjen e 9 Korrikut katër personat i zunë pritë 23 vjeçarit Renis Dobra rreth orës 21 e 30 minuta në afërsi të banesës së tij. Ata e rrëmbyen bashkë me automjetin e babait dhe përdorën rrugën e vjetër Burrel – Skuraj.
    Dyshohet se gjatë rrugës ata e kanë dhunuar rëndë dhe në tentativë për ta bërë të flasë e kanë mbytur me litar. Më pas ata e hodhën bashkë me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit por gjatë rrokullisjes së mjetit tip Benz trupi i 23 vjeçarit mbeti pak metra pa rënë në ujë.
    Ndërkohë e gjithë ngjarja është zbuluar nëpërmjet kamerave të sigurisë në rrugën Burrel – Zenisht, qytetin e Burrelit dhe Burrel – Skuraj.
    Tre vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri dyshohet se e kanë ndjekur 23 vjeçarin dhe i kanë zënë pritë, më pas e kanë rrëmbyer bashkë me automjetin e tij.
    /vizionplus.tv
     

  • Detaje nga aksidenti me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Shkodër, kamioni përplasi dy automjete, trupi i viktimës ende në mjet 

    Detaje nga aksidenti me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Shkodër, kamioni përplasi dy automjete, trupi i viktimës ende në mjet 

    Trupi i viktimës, që humbi jetën në aksidentin e rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, ka mbetur i bllokuar tek njëra prej automjeteve të aksidentuara.
    Po punohet për nxjerrjen jashtë makinës të trupit të viktimës, i identifikuar si Altin Lulo.
    Personat e tjerë të aksidentuar Mateo Luli, Laura Luli e Hilmi Shkrelaj u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Mësohet se rreth orës 12:10 të mesdites së sotme (18 Gusht), kamioni me drejtues shtetasin me iniciale H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues Altin Lulon dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.
    Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.
    Njoftimi i policisë:
    Shkodër/Informacion paraprak
    Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.
    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Horror në Durrës! 32-vjeçari i dehur tenton të vrasë komshiun, pas sherrit mori makinën…

    Horror në Durrës! 32-vjeçari i dehur tenton të vrasë komshiun, pas sherrit mori makinën…

    Një ngjarje e rëndë është raportuar në Durrës, ku një 32-vjeçar ka tentuar të vrasë komshiun.

    Pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), i riu tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth.
    Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.
    Pas kontrollit, rezultoi se autori ishte i dehur pasi kishte konsumuar alkool.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l”, njofton polica.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Drejtonin automjetet e tyre në gjendje të dehur, policia e Shkodrës arreston dy shoferët….

    Drejtonin automjetet e tyre në gjendje të dehur, policia e Shkodrës arreston dy shoferët….

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
    -I. L., 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;-O. K., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Gjykata e dënoi me 3 muaj burg për vjedhje të energjisë, policia e Shkodrës ndalon 59- vjeçarin…

    Gjykata e dënoi me 3 muaj burg për vjedhje të energjisë, policia e Shkodrës ndalon 59- vjeçarin…

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit B. R., 59 vjeç, të cilin Gjykata e Shkodrës e ka dënuar 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
    Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan shtetasin G. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur në rrugën “Marin Biçikeni”, me automjetin që drejtonte shtetasja B. B., 47 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar lehtë, një pasagjer në automjetin që drejtonte kjo e fundit;

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Aksident në aksin Fushë Arrëz-Pukë/ Makina del nga rruga, lëndohen 2 persona

    Aksident në aksin Fushë Arrëz-Pukë/ Makina del nga rruga, lëndohen 2 persona

    Pukë / Informacion paraprak
    Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Fushë Arrëz – Pukë”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalur nga rruga.
    Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasit A. Z., dhe R.L., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.