Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku u dogj një automjet në pronësi të një 43-vjeçareje. Në pranga është vënë një 34-vjeçari Danjel Bushka, i cili akuzohet se mbrëmjen e 3 shtatorit ka djegur automjetin tip “Citroen” në rrugën “Frang Bardhi” për motive të dobëta.
Policia ka publikuar videon që tregon momentin kur i riu afrohet pranë makinës dhe i vë flakën. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Daniel Bushka nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton se në vitin 2016, të jetë arrestuar për një sërë vjedhjesh në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Arsonist”.
Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.
Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Tag: automjetin
-

Dogji automjetin e një gruaje në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari. Ja momenti kur i vë flakën (VIDEO)
-

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen 2 mjete, 3 persona të plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.
Sipas policisë, automjeti me drejtues R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga F. P. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në një nga automjetet si dhe të dy drejtuesit.
‘Lezhë/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. P.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V., si dhe të dy drejtuesit e automjeteve. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore’, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. -

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan/ 25-vjeçarja përplaset nga makina, plagosen dy persona
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, ku një automjet i drejtuar nga shtetasja E. M., 25 vjeçe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin gjerman I. M., 36 vjeç.
Raportohet se policia e Elbasanit ka referuar materialet në prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasen E. M..
Si pasojë e aksidentit të plagosur mbetën dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin që drejtohej nga 25-vjeçarja.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. M., 25 vjeçe, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti që ajo drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin gjerman I. M., 36 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në automjetin me drejtuese shtetasen E. M..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. -

Tiranë/ Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 38-vjeçari nga Burreli
Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre, i dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte armë zjarri në automjetin me të cilin lëvizte, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat i operacionit të koduar “Armed” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin.
B. B., 38 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Në rrugën e Arbërit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “BMW”, me drejtues shtetasin B.B. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. -

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 38-vjeçari nga Burreli
Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre, i dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte armë zjarri në automjetin me të cilin lëvizte, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat i operacionit të koduar “Armed” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin:
B. B., 38 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Në rrugën e Arbërit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “BMW”, me drejtues shtetasin B.B. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.Top Channel
-

Drejtonte motomjetin elektrik pa leje, 17-vjeçari përplaset me automjetin në Shkodër, përfundon në spital
Një motomjet elektrik i drejtuar pa leje nga një i mitur është aksidentuar me një automjet në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Skënderbeg”, motomjeti elektrik që drejtonte pa leje është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T. U., 62 vjeç, banues në fshatin Bratosh.
Nga aksidenti është dëmtuar 17-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.Top Channel
-

Aksident i rëndë/ I riu me monopatinë përplaset me automjetin, ndodhet në gjendje…
Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit, ku një i ri që drejtonte një monopatinë u përplas me një automjet tip BMW.
Sipas informacioneve paraprake, monopatina ishte duke lëvizur në drejtim të kryqëzimit kur ndodhi përplasja me automjetin që ishte duke hyrë nga rruga kryesore. Si pasojë e goditjes, drejtuesi i monopatinës ka pësuar dëmtime në krah dhe është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për sqarimin e rrethanave. Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit BMW ka deklaruar se ishte monopatina ajo që e goditi automjetin.
Ngjarja ka rindezur shqetësimet për sigurinë rrugore, sidomos lidhur me përdorimin e monopatinave nga të rinj dhe fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët shpesh qarkullojnë në rrugë pa njohuri të mjaftueshme mbi rregullat e trafikut, duke u bërë shkak për incidente dhe aksidente të shpeshta. -

EMRI / 49-vjeçari vjedh një makinë në Belsh, arrestohet nga Policia
Një 49-vjeçar, banues në Belsh, ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se vodhi një automjet.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi që bëri kallëzim në Komisariat, e kishte marrë makinën me qira.
Policia ka gjetur automjetin e vjedhur, ndërkohë që materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Cërrik-Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera pas kallëzimit për vjedhjen e një automjeti, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes dhe gjen automjetin e vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në Belsh, i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetasit L. D., 49 vjeç, banues në Belsh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja”. -

I vodhi një shtatsi automjetin e marrë me qera, arrestohet 49-vjeçari në Belsh (Emri)
Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera pas kallëzimit për vjedhjen e një automjeti, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes dhe gjen automjetin e vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në Belsh, i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetasit Leonidha Dervishi., 49 vjeç, banues në Belsh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja”. -

I mori me dhunë automjetin një shtetasi në rrugë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, pasi i mori me dhunë automjetin, një shtetasi, në rrugë.
Mësohet se është arrestuar shtetasi E. A., 31 vjeç i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një shtetas i kishte marrë me dhunë automjetin, një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./Opinion.al