Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i cili ndodhi pak para mesdite në autostradën Fier-Lushnjë,pranë vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit” me pasojë tre të plagosur. Policia njoftoi se ka humbur jetën pasagjerja 60- vjeçare, automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M. Ndërsa kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Tag: automjetin
-

Aksidenti në autostradën Fier-Lushnjë, humb jetën 60-vjeçarja
-

I riu nga Tepelena nuk i bindet policisë për ndalim, më vonë i gjejnë armë në makinë
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël municioni luftarak, 1 fenelinë si ato të Policisë dhe 2 armë të ftohta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar automjetin që drejtonte, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër
Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar mjetin.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël municioni luftarak, 1 fenelinë dhe 2 armë të ftohta.
Njoftim i Policisë:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël municioni luftarak, 1 fenelinë si ato të Policisë dhe 2 armë të ftohta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Goditën dhe vunë në rrezik jetën e efektivëve të policisë, arrestohen 4 persona në Tiranë, dy prej tyre të mitur
Një 20-vjeçar u arrestua nga oficerët e komisariatit nr.1 pasi është konstatuar në rrugën “Dervish Hima” duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Por në momentin që i është kërkuar që të ndalojë, ka rritur shpejtësinë, ka përplasur automjetin e policisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Një 42-vjeçar u arrestua nga policët e komisariatit nr.2 pasi kishte penguar lëvizjen për shkak se kishte parkuar makinën në mënyrë të parregullt. Në këtë moment, kur i është kërkuar që të lëvizë mjetin, ka kundërshtuar dhe në tentativë për t’u larguar, ka shkelur me gomën këmbën e punonjëses së policisë.
Edhe dy të mitur, të moshës 16-vjeç, u arrestuan nga efektivët e komisariatit nr.5 pasi kishin shkelur masën e arrestit në shtëpi. Ata nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë dhe njëri prej tyre ka kundërshtuar.
Ndërkohë, një 17-vjeçar është vënë nën hetim pasi ka goditur punonjësen e policisë që po e shoqëronte në komisariat pas një konflikti me një person tjetër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. S., 20 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Hima” është konstatuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. 20-vjeçarit në momentin që i është bërë shenjë ndalimi ka rritur shpejtësinë e automjetit dhe ka përplasur automjetin e policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë në detyrë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi është konstatuar se kishte parkuar automjetin në menyrë të parregullt duke penguar lëvizjen. Në momentin që i është kërkuar ta lëvizë automjetin, ai ka kundërshtuar dhe në tentativë për tu larguar, me gomën e automjetit i ka shkelur këmbën punonjëses së policisë në detyrë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:-arrestuan dy shtetas të mitur 16 vjeç, pasi janë konstatuar jashtë banese, në cënim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. 2 të miturit nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë, njëri prej tyre i ka kundërshtuar me qëllim shmangien e shoqërimit në Komisariat;-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit e mitur 17 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin R. B. Gjatë shoqërimit, njëri prej të mitur ka goditur punonjësen e policisë”, njofton policia. -

Arrestohet 42-vjeçari/ Në tentativë për t’i shpëtuar policisë, lëndoi efektiven gjatë largimit
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi është konstatuar se kishte parkuar automjetin në menyrë të parregullt duke penguar lëvizjen.
Në momentin që i është kërkuar ta lëvizë automjetin, ai ka kundërshtuar dhe në tentativë për tu larguar, me gomën e automjetit i ka shkelur këmbën punonjëses së policisë në detyrë. -

Aksidentoi këmbësoren, policia vë në pranga 39-vjeçarin
Kronikë E Premte, 12 Shtator 2025 11:48
Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësoren dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Berat, pasi më datë 11.09.2025, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësoren M. M., 63 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasja M. M. ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-

Aksidentoi këmbësoren, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë
Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësoren dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Aktualisht 63-vjeçarja ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim i Policisë:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Berat, pasi më datë 11.09.2025, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësoren M. M., 63 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasja M. M. ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Aksidenti me dy të plagosur në Kukës, shpallet në kërkim 21-vjeçari
Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet A. Gj., 21 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Agjencia”, automjeti që ai drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. H. dhe më pas shtetasi A. Gj. ka braktisur automjetin dhe është larguar.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasit G. Ll. dhe R. G., banues në Kukës, pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetasi A. Gj., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, kanë pësuar dëme edhe 2 automjete të parkuara.
Policia po vijon punën për kapjen e shtetasit A. Gj. dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. -

Aksidenti në Kukës/ Vdes edhe pasagjeri, shkon në 2 numri i viktimave
Ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte Zef Ngjeçi, pasagjer në automjetin tip “Benz” me drejtues N.S., i cili po ashtu humbi jetën ditën e djeshme, pasi u aksidentuan në Golaj të Hasit, me një makinë të të njëjtit lloj, dhe me shofer N.L..
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:50, ndërsa shoferi me inicialet N.S. u tranposrtua në spital pas dëmtive që mori nga përplasja automobilistike.
“Krumë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”,- njoftonte dje policia. -

Ngjarja në Shkodër/ Autori u aksidentua në tentativë për t’i ikur policisë! Braktisi automjetin dhe..
Autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur në një lokal në Shkodër ka bërë aksidenti në dalje të qytetit në tentativë për t’iu larguar policisë. Mësohet se ai është aksidentuar te ura e trenit dhe më pas në këmbë ka tentuar që t’i ikë policisë në pjesën e lumit Kir.
Ai është vënë në pranga nga forcat Shqiponja, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. Mësohet se ai krimin e ka kryer me një motor ndërsa më pas ka tentuar të largohet me automjetin tip BMW.